Xhamia e Çarshisë

E vendosur në anën perëndimore të Muzeut të Kosovës, Xhamia e Çarshisë u ndërtua me qëllim të shënimit të fitores së Sulltan Muratit I dhe ushtrisë së tij në Betejën e Kosovës të vitit 1389. Ndonëse e ndërtuar në shekullin XV nga Sulltan Bajaziti I për nderë të atit të tij Sulltan Muratit I, ajo bartë emrin Xhamia e Çarshisë pasi që kishte pasur përballë Çarshinë e Vjetër e cila u shkatërrua në fillim të viteve ‘60-të. Xhamia e Çarshisë ka pësuar transformime radikale prej të cilave vetëm minarja ka mbetur e paprekur duke e ruajtur pamjen e saj origjinale.