Pallati i Shtypit Rilindja

Gazetarët e Prishtinës festuan inagurimin e Pallatit të Shtypit Rilindja disa herë para se ndërtimi të fillonte në lokacionin e tanishëm në vitin 1972. Në atë kohë, ishte ndërtesa më e lartë në qendrën e sapo zgjeruar të qytetit. Ishte një hapësirë multikulturore e punës për redaksitë e gazetave “Rilindja”, “Jedinstvo” dhe “Tan”. Që nga lufta e vitit 1999, fasada dhe funksioni kanë ndryshuar deri në atë masë, sa që ndërtesa u bë e paidentifikueshme për arkitektin e saj Georgi Konstantinovski. Megjithatë, karakteristikat stilistike brutaliste janë ende të dukshme në krahun e majtë dhe të djathtë të ndërtesës. Në përputhje me këto ndërhyrje, në vitin 2015, u shtua një shtatore socialiste realiste e heroit kombëtar shqiptar Ismail Qemali, aty ku më parë ishte kopshti me trëndafila. Sot, ndërtesa akomodon katër ministri, një disko klub, një kafene, dy stacione televizive, dy gazeta ditore dhe një palestër sportive.