Radio Prishtina

Projektuar nga Oton Gaspari në vitin 1966, Radio Prishtina është një shembull markant i arkitekturës brutaliste që ende qëndron në qendër të qytetit. Ajo u ndërtua për të strehuar një nga institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme kulturore në vend, e cila filloi transmetimin në vitin 1945. Përveç studiove ende funksionale të radios, ndërtesa përmban një studio të madhe inçizimi që shfrytëzohej nga muzikantët e Kosovës të të gjitha moshave dhe kombësive. Sot, ndërtesa është një nga të paktat që nuk ka ndryshuar funksionin apo formën e saj. Megjithatë, studioja e inçizimit dhe arkivi i saj kurrë nuk u hapën  më pas mbylljes në vitin 1990.