Varrezat e Dëshmorëve Partizan

E vendosur në zonën e banimit të Velanisë, ky park  tre hektarësh papritmas u bë ekspoze e një historie politike shumë dinamike të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. E njohur si Varrezat e Dëshmorëve Partizanë që nga viti 1961, memoriali në formë të yllit me një glob në qendër ishte projektuar nga Svetislav Liçina, përkujtim për të rënët në Luftën e Dytë Botërore. Pas vitit 1999, politikanët dhe luftëtarët që përfaqësonin të gjithë spektrin politik filluan të  negociojnë hapësirën e tyre në këtë park përkujtimor. Filloi me veteranët e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare, të cilët shtuan një pllakë të re. Më pas u ndërtua një varrezë për të përkujtuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vitit 1999. Presidenti Ibrahim Rugova gjithashtu është varrosur këtu, dhe së fundi në vitin 2018, ish i burgosuri politik dhe shkrimtari Adem Demaçi u varros këtu gjithashtu. Parku memorial është një mësim gjithëpërfshirës në historinë e Kosovës të shekullit të XX-të.