Katedralja Nënë Tereza

E dekoruar me vitrazhe të cilat ilustrojnë jetën e Krishtit dhe martirëve katolikë shqiptarë, Katedralja e Nënë Terezës u projektua në stilin neo-romantik  nga arkitekti me bazë në Romë, Livio Sterlicchio. Fillimisht, plani ishte të ndërtohen dy kulla por, aktualisht ajo ka vetëm një që përdoret si mirador nga i cili vizitorët mund ta shohin gjithë qytetin e Prishtinës. Katedralja nderon jetën e Nënë Terezës që u shenjtërua në njëqind vjetorin e lindjes së saj më 26 gusht, 2010.