Kurrizi është një emërtim anatomik që përshkruan dizajn ndërtesash të larta banimi të cilat përcillen nga zinxhirë dyqanesh të vendosura njëra pas tjetrës, duke marrë kështu pamjen e një kurrizi. Ato u ndërtuan në vitet ‘80 për të akomoduar klasën aspiruese të mesme të Prishtinës. Ekipi projektues u drejtua nga Drazhen Jankoviç dhe Darko Kozjak, dhe u ndërtua nga organizata shoqërore ndërtimore Ramiz Sadiku. Përderisa në fillim të viteve të ‘90 konditat politike që ndërtuan Kurrizin morën kahje për të keq, kompleksi arriti ta ruaj ndjenjën e lirisë; u shndërrua në qendër kulturore për komunitetin shqiptarë të de-institucionalizuar. Edhe pse policia e regjimit të Millosheviqit shpesh ka bastisur Kurrizin, për rininë shqiptare të viteve ‘90-të kjo hapësirë gjithnjë ka përfaqësuar vend të sigurtë.