Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

Ndoshta ndër të parat që do të ndërtohen pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1948, objekti kishte për qëllim të prezantoj një fjalor të ri arkitekturor në Prishtinë si një version i zmadhuar i arkitekturës popullore të Kosovës. Duke dështuar t’i paraqiste cilësitë arkitekturale të kësaj tradite, dizajni i arkitektit Bogdan Nestoroviq u ripërpunua në vitin 1962 nga Juraj Neidhardt, bashkëpunëtor i ngushtë i Le Corbusier. Duke qenë se ky i fundit erdhi nga një traditë moderniste, ndërhyrjet kryesore nga ana e tij shprehin atë gjuhë estetike. Dritare të mëdha të qelqit të ngjyrosur janë instaluar,  të gjitha shikojnë kah rruga kryesore, fasada u ndryshua dhe u vesh me mermer, duke theksuar shtyllat e gjata dhe linjat e tyre elegante. Hyrjet kryesore u ridizajnuan për të krijuar fluiditet të lëvizjes, jo vetëm përbrenda ndërtesës, por edhe me ndërtesa të tjera përreth. Që nga viti 2008, ndërtesa ka pësuar shumë ndryshime, të cilat i bëjnë të padukshme ndërhyrjet e Neidhardtit. Megjithatë, ajo vazhdon të shërbejë si ndërtesë e Kuvendit.