Hani i Dy Robertëve

“Hani i Dy Robertëve” është restorant dhe hapësirë ekspozuese të cilin e mbajnë dy njohës vendor të artit, Merita dhe Fadil Dragaj. Përgjatë viteve ‘90-të ishte me lokacion në Kurriz, restorani e mbanë emrin e tavernës fiktive në romanin e Ismail Kadaresë “Ura me Tri Harqe”. Komuniteti i artistëve shqiptarë gjente një strehë dhe hapësirë ekspozuese në “Hanin e Dy Robertëve”. Për shkak të mungesës së qasjes në Galerinë e Arteve të Prishtinës, ekspozita vjetore “Salloni i Nëntorit” gjithashtu u zhvendos në “Hanin e Dy Robertëve” . Ngjashëm, restorantet si “Koha” dhe “Fjala” luajtën një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e gjallërisë dhe relevancës së jetës kulturore. “Hani” shpesh kishte ndërruar lokacionin e restorantit. Sot, tradita e tyre vazhdon nën emrin e njëjtë me lokacion në Aktash.