Marshi i Grave Bukë për Drenicën


Muaji mars i vitit 1998 ishte muaj i protestave të shumta. Rrjeti joformal i grave organizoi tetë nga tetëmbëdhjetë protestat paqësore të mbajtura në atë muaj. Protestat u organizuan kundër dhunës së ushtruar nga regjimi i Millosheviqit në Drenicë të Kosovës.


Marshi i Grave Bukë për Drenicën u organizua më 16 mars 1998 për të treguar solidaritet me njerëzit nën rrethim në Drenicë, të cilët nuk kishin qasje në ushqim dhe medikamente. Marshi i grave është ndërprerë nga policia serbe në Fushë Kosovë. Mosarritja në destinacionin e tyre përfundimtar nuk do të thotë se mesazhi i tyre politik dhe humanitar nuk u përçua. Protestat e organizuara nga gratë aktiviste gjatë muajit mars 1998 patën një ndikim të madh dhe sollën vizibilitet ndërkombëtar ndaj dhunës që po ndodhte në Drenicë.


Ekstraktet nga intervistat sjellin përvoja dhe kujtime të grave që organizuan dhe morën pjesë në Marshin e Grave Bukë për Drenicën. Intervistat e historisë gojore u zhvilluan midis viteve 2012 dhe 2023. 


 

Ekipi i Projektit

Elton Ferati, Donjet Behluli, Erëmirë Krasniqi dhe Renea Begolli. Identiteti vizual nga Nita Salihu Hoxha - Studio Permanent

“Pjesëmarrja ka qenë e madhe, ka pasë shumë gra. Dhe e mbaj në mend që në rend të parë kanë qenë, domethonë n’atë kohë…. Kemi majtë bukën në dorë naltë ashtu si në shenjë proteste, domethonë, ‘Lejoni, kanë nevojë për ushqim fëmijët, nanat, familjet.’” ~ Albertina Ajeti Binaku

MARSHI I GRAVE BUKË PËR DRENICËN / Mars 8, 2023

  • Dëgjo

  • Transkripti

  • Kopjo