PAM DAWES NA TREGON RRETH ZËRAVE TË KOSOVËS NË MANCHESTER, NJË PROJEKT I HISTORISË GOJORE.

Pam Dawes Muzeun e Historisë së Popullit [People's History Museum], Manchester.

Pam Dawes Muzeun e Historisë së Popullit [People’s History Museum], Manchester.

Kam folur me Pam Dawes pasi që ajo kontaktoi faqën e Iniciativës Kosovare për Histori Gojore. Si anëtare e MaK-ut (Manchester Aid to Kosovo) ajo dëshironte të na tregonte rreth projektit të tyre të historisë gojore të quajtur Zërat e Kosovës në Manchester (Voices of Kosovo in Manchester) (http://www.vokim.org), një përmbledhje intervistash me individë të cilët shkuan në qytezën e saj si refugjatë nga lufta në Kosovë. MaK u themelua në Urmston, në periferi të Manchesterit, më saktësisht në një bar të quajtur ‘The Britannia’. Ishte java e parë e luftës së NATO-së së vitit 1999, dhe qindra mijëra shqiptarë përjashtoheshin nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe të sigurisë. Disa nga pronarët e bareve mendonin se mund t’ia ndalonin vetes një pije dhe në vend të asaj sollën ndihma në kampet e refugjatëve. Të tjerat pasuan.

Tregimi humanitar që Pam më rrëfeu mua, shumë i jashtëzakonshëm në thjeshtësinë e tij, është i prezantuar këtu, i thurur nga fjalët e saj.