HISTORIA E GOJORE E KOSOVËS DHE PROJEKTI I SUNDIMIT TË LIGJIT NË PUNËTORINË E QENDËS SË UNIVESITETIT COLUMBIA PËR HISTORI GOJORE

Qendra e Universitetit Columbia për Histori Gojore mbajti një seminar një ditorë në Shkollën e Gazetarisë Columbia në New York më 28 janar, 2017. Drejtoresha e Qendrës, Profesoresha Mari Marshall Clark, ftoi Profesoreshën Anna Di Lellio të mbajnë së bashku ligjeratën për Historinë Gojore dhe të Drejtat e njeriut, dhe të bëjë një prezantim mbi punën e Inciativës së Historisë Gojore të Kosovës. Audienca me rreth tridhjetë studiues dhe praktikues të rinjë diskutuan se si historia gojore, lidhet dhe e mbështetë punën e aktivistave për të drejtat e njeriut. Rastet e presantuara dhe të diskutuara, ndër të tjera, ishin: intervistat me gratë aktiviste të mbledhura nga OHI, që janë përdorur tashmë nga Shkolla Verore Feministe në Kosovë për të prezantuar modele të aktivizmit, dhe hulumtimi i OHI mbi Fushatën e Pajtimit të Gjaqeve, që tregon se si praktikat e zgjidhjës se konflikteve dhe solidariteti përbrenda komunitetit mund të parandalojnë dhe\ose të shmangin konfliktin.

Profesoresha Clark prezantoi përdorimin e historisë gojore për të nxjerrë në pah dhe për të diskutuar sfidat kushtetuese, politike dhe morale të përdorimit të objekteve të paraburgimit në Gantànamo Bay, pjesë më e gjerë e Projektit Sundimi i Ligjit Historia Gojore.