Isuf Beqiri

Bajgorë | Date: 21 maj, 2021 | Duration: 78 minuta

Po bisedojshim që asnjo gjallë me dalë jo, për pa dhonë dorëheqje. Edhe nejtëm tetë ditë e tetë netë. Aty u smujshin do, me zor i kanë qit se nuk dojshin me dalë përjashtë do pleq të lodhtë, nuk dojshin me dalë. Dilke atje pak merrke naj kokërr diçka, u kthejke apet në minierë.[…] Ata tash kush u smu ka pasë, a din u konë ambullanta aty. U konë shumë i ligë e u kthye, do kanë nejt, u konë ambullanta aty. Tani veç të kuptohëm, pajtimi i gjaqeve ka fillu në minierë mrena. U ardhë njeri ka thonë, ‘Falë ju koftë gjaku minatorëve të ‘Trepçës’’. E ka pasë gjak, a din ja ka vra dikush naj familjarë, ja ka falë gjakun. Ka pasë gru, më fal, femër u ardhë, e ka falë dukatin e ka pru. Ka ardhë njeri te porta lopën e ka pru e ka lidhë për porte. U konë, kanë dhonë ndihma tetonë a, tonë përkrahje kena pasë, tetonë prej krejt Kosovës, prej shiptarëve po du me thonë. Prej studentave, tani edhe studentat janë nguju atje në fakultet, ka pasë studenta që kanë hi në grevë urie si minatorët, as ata s’kanë ngronë.


Anita Susuri (Intervistuesja), Korab Krasniqi (Intervistuesi), Besarta Breznica (Kamera)

Isuf Beqiri u lind në vitin 1959 në Bajgorë, Komuna e Mitrovicës. Ai ishte praktikant në “Trepçë” për katër vite dhe përfundoi shkollën e mesme teknike në vitin 1978, ku në po të njëjtin vit, ai u punësua aty si agjistator. Gjatë viteve të ‘90-ta, pasi që e kanë larguar nga vendi i punës është marrur me biznes privat. Me përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, z. Beqiri u punësua prapë në “Trepçë” dhe ende është i angazhuar në atë punë. Aktualisht, ai jeton me familjen e tij në fshatin Bajgorë.

Isuf Beqiri

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Zoti Isuf nëse mundeni me u prezantu, vitin e lindjes, diçka për familjen, prejardhjen e juj? 

Isuf Beqiri: Une quhem Isuf Beqiri, jom i lindun me 24. 5. 1959-tën, nga fshati Bajgorë. Punoj në minierë prej ‘78-tën, po de 1978-tën. Tri vjet jom konë në praktikë prej 1974 dej ‘77-tën, ‘78-tën jom punësue.  

Anita Susuri: Deshta diçka ma shumë me ditë për prejardhjen e juj, na tregut nji histori të babgjyshit të juj. 

Isuf Beqiri: Stërgjyshi.

Anita Susuri: Stërgjyshi.

Isuf Beqiri: Stërgjyshi jem u konë ushtar i Osman Pashës edhe u nxinë rob atje që knohen konga “Plemë e Vogël”, babgjyshi jem kur e ngojke atë kongë kajke. Ai u shkue përpara i kanë thonë bedel qysh u shku për dy vllazni e për veti. Edhe e kanë nxonë në Pleme të Vogël e kanë zonë rusët, e kanë zonë rob. Tani e kanë çu prej ni vendi për me e çu në burg, ai tu shku rrugës u ra në ujë edhe ju kanë mërdhi komët. Ata rusët nuk e kanë pushkatu veç e kanë lonë në stom [anash] rruge. Tani u ardhë ni muslimon me, na i thojna sajë {përshkruan me duar} me kije u ardhë e kanë ngarkue e kanë çu në spital edhe tre muj ka nejt në spital. Si ja kanë marrë të dhonat mas tre muje e kanë çu te të burgosunit, kur e kanë pa ata shoqnia atina i kanë thonë, “Latif bre, na kena kujtu që ke, që ke… të kanë hongër dhelpnat, ke vdekë në bjeshkë atje”. Tani kur u ardhë, u ardhë plak me mjekërr.

[Këtu ndërprehet intervista]

Isuf Beqiri: Kur u ardhë u ardhë plak, u ardhë me mjekërr {tregon gjatësinë e mjekrrës}, me mjekërr të bardhë. 

Anita Susuri: E ai qysh u bashku me ata?

Isuf Beqiri: E kanë çu, se kur u konë turku këtu u duft me shkue, se u shku ushtar edhe për veti edhe për vllazni. Ka nejt 14 vjet, ushtar i turkut. 

Anita Susuri: E babgjyshi juj, ai me çka është marrë?

Isuf Beqiri: Babgjyshi jem ka punu në minierë, baba në minierë, une në minierë, domethonë tri shokë që kena punu në minierë.

Anita Susuri: Tash babgjyshi juj p’i bjen që ka punu në vitin 1920, a kur kanë ardhë atëherë në fillim anglezët që jonë konë, a osht’ qajo kohë?  

Isuf Beqiri: Po anglezët.

Anita Susuri: Qysh u konë atëherë a e din? 

Isuf Beqiri: Atëherë u konë shumë thjeshtë, me llama të karbitit i kanë thonë përpara, me do llama të karbitit, as s’kanë pasë vegla të punës. Tani baba u hi mas Luftës [së Dytë Botërore]… baba, babgjyshi ka punu para Luftës së Dytë Botnore, a baba u hi ‘47-tën domethonë mas Luftës së Dytë, mas, hale jonë konë, përpara i kanë thonë ballistat jonë konë, jonë konë në mal. Ai u shku u punësue në “Trepçe”.     

Anita Susuri: E babgjyshi juj pse ka fillu me punu aty? Kur kanë fillu domethonë me hulumtime këta anglezët i kanë marrë këta të rrethit me punu?

Isuf Beqiri: Po ç’a janë konë të rrethit i kanë marrë, tanaj do i kanë marrë, s’kanë dashtë, do me zor, apet s’jonë shku, veç kryesore… A babgjyshi e ka pasë penzinë prej, prej miniere edhe baba.

Anita Susuri: Qysh i kanë detyru, pse i kanë detyru? 

Isuf Beqiri: Se osht’ rrezik në minierë, kuptohet që me hi hin po nashta nuk del a, qashtu.

Anita Susuri: E qysh i kanë detyru?

Isuf Beqiri: Po i kanë detyru me punu aty thjesht, tash osht’ pak ma… 

Anita Susuri: Ushtria ndoshta?

Isuf Beqiri: Po sigurisht po. Atëherë jonë konë qaq të shkelun shiptartë maqinën s’ja ka dhonë me çpue. Veç me thy me çekiç, kanë thy blloka, kanë thye, a sërbët jonë konë në maqinë, këta jonë konë të thjeshtë.  

Anita Susuri: Çka të kujtohet ty najsen tjetër që të ka kallxu babgjyshi, për atë se qysh u konë e rregullume ajo pjesa e Stantërgut atje?

[Këtu ndërprehet intervista]

Anita Susuri: Në vitet e ‘20-ta e përmendëm që këtu kanë qenë anglezët, janë ardhë për me i bo hulumtimet e para. E a ju kujtohet juve diçka që ju ka kallxu babgjyshi ose baba qysh u konë ai vendi atje?

Isuf Beqiri: Po u konë, ata tash kanë… osht’ nifarë kërrshi aty dej vonë u konë që kanë flejt, qysh kanë flejt, kanë flejt përjashtë, veç jonë konë kushtet shumë të fshtira. Tani masi janë shku anglezët, domethonë Sërbia e ka shfrytëzue, kush s’ka punu i ka rreh. Ata i kanë rreh, kush s’ka punu i kanë rreh.  

Anita Susuri: Qekjo periudha e sërbëve që po thoni, u konë atëherë Mbretëria Jugosllave po më duket para Luftës së Dytë.

Isuf Beqiri: Jugosllave, po, po.

Anita Susuri: E çka kallxon baba për këto? Po i bjen baba juj me punu në qat’ kohë a po?

Isuf Beqiri: Mas Luftës së Dytë, baba ka punu, a kështu Sërbia e ka pasë, Serbia. Shumë edhe atëherë kushte të fshtira. Thojke, “Që s’punojshe të rrehshin”. Në komë, kanë udhëtu në komë prej “Trepçe” në Llap, janë shku në komë a. Se ka pasë edhe të Llapit shumë që kanë punu në minierë, aty u konë ni furrë u konë, e kanë marrë ka ni bukë, ka ni bukë edhe tha, “Na qitke ai furraxhia do bukë, do krypë {hap pëllëmbën dhe bën sikur vendos diçka në të} këtu na qitke në dorë e tani t’u ardhë prej…” udha u konë, rruga shumë e keqe, tu e ngjy qata bukë, tu e hongër bukën në dorë dej jonë ardhë te shpia. Ka pasë shumë, kanë punu me tri ndrrime. 

Anita Susuri: Eh, a tregon ai diçka për Luftën e Dytë qysh u konë? 

Isuf Beqiri: Veç e di që partizanët këtu 56 prej Bajgore i kanë marrë i kanë çu në Banat, e gjysa s’jonë kthye. Bile, nji djalë i hasretit masi e kanë lëshu e kanë kthye, ai u shku u djeg në Banat. 

Anita Susuri: E baba juj a u konë?

Isuf Beqiri: Jo, baba jem s’u konë, nuk u konë. 

Anita Susuri: Qysh kallxojke ai, qysh u konë me jetu në qat’ kohë?

Isuf Beqiri: U konë shumë, shumë fshtirë u konë, se tash për shembull ja kanë shkru ata, tash e kanë zatetë partizanët {bën sikur shkruan} ja ka shkru sërbisht ni letër i ka thonë, “Si të bjen në grup të parë me pushkatu”, ata s’kanë ditë shkrim-lexim, si i kanë zatetë ata i kanë pushkatu tjerët. E tash prej këtu osht’ edhe ni kilometër, u konë austro-hungaria, bugarët, se përpara e kanë nda atëherë Kosovën e kanë pasë bugarët. Baba jem, domethonë babgjyshi jem i ka pasë miqtë në Llap, u duft me marrë letër me shku anena. 

Anita Susuri: Une kom ni diçka që edhe i kanë detyru ose me shku në luftë ose me punu në minierë, a u konë edhe qikjo, a të kujtohet naj tregim? 

Isuf Beqiri: Tash unë e di që me zor i kanë çue, tash a din. E në luftë baba jem u konë atëherë 16 vjet, veç i kanë çu taj, do jonë konë në ushtri të gjermanit. Po të kallxoj që këtu kanë nejt edhe gjermontë, kanë nejt edhe gjermontë. A partizanët, po du me thonë, gjermanët i kanë vra partizanët këtu shumë te na, e ka pasë edhe ballista. Tash të kuptohëm ballista që ju kanë thonë, ballista të Ballit Kombëtarë, në krejt të Kosovës janë vra të Shalës ‘47-tën, ma së mromti jonë vra në Shalë u konë Bislim Bajgora {kthehet mbrapa, tregon me gisht} që ku e kom fotografinë aty. Bislim Bajgora, Ukshin Kovaçica, Imer Selaci jonë konë ata të kuptohëm, ma të mramit ballista jonë vra ballistat e Shalës, domethonë në Luftën e Dytë Botërore. 

Anita Susuri: E familja juj a u konë në kësi lëvizjë?

Isuf Beqiri: Familja, jo diçka, nuk muna me thonë, se tash ju ka nimu atyne bukë e mish e, atyne ballistave ju ka nimue.  

Anita Susuri: E qysh u konë qekjo te ju familjarisht, domethonë kanë punu edhe babgjyshi edhe baba në minierë, qysh u konë ni familje e minatorëvë? Gjithë me frigë keni jetu, gjithë… a po të kujtohet ty si fëmi kur je konë kur e ke pa babën, babgjyshin çka ke menu?   

Isuf Beqiri: E tash çka ki me bo bre vallahi, po t’u miratojka, se ma së pari shumë fshtirë osht’, po po u mësojke njeri, po u mësojke. Tash une vet kur jom hi ma së pari thojsha, “Veç me mujt me dalë niherë në dritë, mo kurrë s’vi!” Po si e pinë ata ujë mo ta miraton edhe jet’.

Anita Susuri: Çka ke menu ti si fëmi kur e ke pa babën, ai sigurisht ka ardhë zi krejt? 

Isuf Beqiri: Po qy na s’kena pasë, qe po të kallxoj, këtu në katun, po domethonë fshati Shala në përgjithësi osht’ toka shumë e ligë s’kanë pasë. Ç’a u bo, patatet jonë bo, tërshonë, elb, misri s’u bo, gruni veç i rusit, s’u bo…. Eh, tash ata tjetër rrugëdalje s’kanë pasë, me shku në minierë.    

Anita Susuri: Po, domethonë me punu token s’kanë mujt.

Isuf Beqiri: Po e kanë punu po s’e ka bo.

Anita Susuri: Po.

Isuf Beqiri: Do patate i ka mjellë, kurgjo.

Anita Susuri: E a kanë pasë, kom ni që edhe ushqimin e veçantë e kanë pasë, me tomël me, qysh u konë atëherë? 

Isuf Beqiri: Atëherë?

Anita Susuri: A të kujtohet për babën, babgjyshin?

Isuf Beqiri: Po tash ata amerikanët, anglezët ja u kanë pru do qumësht, a din ja kanë da do qumësht.

Anita Susuri: Osht’ e mirë për mushkni më doket, për m’u pastru.

Isuf Beqiri: Po qashtu, qumështi po.

Anita Susuri: E si fëmi tjetër çka të kujtohet ty, ti je rritë edhe je lindë këtu në Bajgorë osht’ ni vend natyra shumë e bukur… 

Isuf Beqiri: Osht’ shumë, jo diçka po përpara para lufte jonë konë 200, 200 familje tash jena met 70-80 familje, kënaqësi u konë a. Po tash p’e sheh edhe vet vallahi fshtirë, s’po do kërkush mo.  

Anita Susuri: Shkollën a e ke pasë këtu afër?

Isuf Beqiri: Shkollën po, shkollën qe {tregon drejtimin me kokë} ku e kem këtu, shkolla o afër e kena pasë. Shkollën fillore e kom kry në Bajgorë, të mesmen e kom kry përpara u thirrë, më falni “Boris Kidriç” teknikën edhe jom punësue në “Trepçe”. 

Anita Susuri: E qysh t’u ka dok ty si fëmi qekjo, krejt qeky rreth domethonë, keni jetu prej minierave, jeni rritë me nji vend qishtu malor? 

Isuf Beqiri: Paj tani na kena majtë edhe bagëti, e tani kena majtë dele, lopë edhe baba ka punue. E kena pasë nifarë jete, jo të mirë veç jena bo idare.

Anita Susuri: Ti prej që je konë fëmi nashta e ke pasë në mendje që, “Kom me punu edhe unë qet’ punë najherë”, çka ke mendu ti? 

Isuf Beqiri: Tash unë, a di diçka, e kryva shkollën… 

Anita Susuri: Shkollën fillore.

Isuf Beqiri: {pohon me kokë}. E kryva shkollën, baba dul në penzije. Me shku jashtë dikun më vike keq, a di, kom mujt me shkue a din. Po tani hina në minierë qaty edhe meta.

Anita Susuri: E që po thu, e kom vazhdu shkollën e mesme, deshta niherë edhe pak me fol për familjen se më tregove për babgjyshin e për babën, po a ke pasë axhallarë, a kanë punu edhe ata në minierë? 

Isuf Beqiri: Po, e kom pasë mixhën, po ka punu edhe mixha jem, ka punu para lufte, ai ka vdekë, u konë minator, ai u vdekë. A mixha i dytë, ai ‘56-tën u ikë domethonë prej Rankoviqi, i kanë lyp pare, s’ka ditë, s’ka pa tjetër rrugëdalje u shku në Bosnje, sot e ka familjen në Bosnje.

Anita Susuri: E deshta me fol pak për qet periudhë, mirë ma kujtut, për axhën e juj që ka shku në periudhën e Rankoviqit, se u konë kohë kur shumë shiptarë janë largu prej këtu. Qysh u konë qekjo, qysh u prit prej babgjyshit, babës tond? A kanë pasë edhe ata me shku?

Isuf Beqiri: Babgjyshi jem i ka shitë, krejt i ka shitë ka nisë me shku në Turkie se i ka shku motra në Turki. Në cilin vit janë shku ata, a di tash… Ka nis me shku në Turki, tani masi u nisë u duft me shku m’u bo banor i Maqedonisë, prej Maqedonisë me kalu ma aty. Tani u bllokue, u kthye.  

Anita Susuri: Domethonë babgjyshi yt ka shku vetëm deri në Maqedoni edhe u kthy?

Isuf Beqiri: Në Maqedoni e u kthye, ka pasë me shku në Turki edhe ai.

Anita Susuri: Domethonë, jeni kthy apet në vendin e juj.

Isuf Beqiri: Jemi kthy në vendin tonë, po. Se tokën s’e ka shitë, veç e ka shitë gjonë e këto senet ç’a i ka pasë.

Anita Susuri: E baba juj tani qysh, qysh… ju po thoni që shumicën e pasurisë e kini shitë tani qysh ka funksionu?

Isuf Beqiri: Baba jem tani mas Luftës Dytë Botnore ka punu dy vjet në minierë, në krye dy vjete u shku në ushtri, në ushtri të Jugosllavisë atëhere. E i ka krye ushtrimet ushtarake të Rusisë, i ka kry të Rusisë, u konë ushtar në Mal të Zi.

Anita Susuri: Në cilin vit p’i bjen që u konë ai?

Isuf Beqiri: Ai u konë ‘28-sh vallai, tash ai ‘47-tën, ‘49-tën, qaty tri vjet ka nejt. 

Anita Susuri: Domethonë mas Luftës Dytë Botërore.

Isuf Beqiri: Mas luftës, tri vjet ka nejt ushtar.

Anita Susuri: Po. E a ju kujtohet diçka çka ka tregu ai?

Isuf Beqiri: Ai tregojke, tha… se kur e kanë nda kufinin me Shipninë, ky u konë atje në kufi me Shipni. Tha, “Ata ushtria e Shipnisë” tha, “gjujshin fishekë me dritë” na i thojmë me dritë. “E kallshin bjeshkën” tha, “s’kishin çka me bo e kallshin bjeshkën. Tani na u dufke me i shym. Nuk kishim drejt me i gju veç e shkymshëm zjermin”. Veç kanë hjek. 

Anita Susuri: Domethon,ë u konë në kufi me Shipninë… 

Isuf Beqiri: Me Shipninë, po. Ka hjek, ka hjek.

Anita Susuri: U konë fshtirë, kushtet apo ka qenë…?

Isuf Beqiri: Po kanë ni që o shiptar, po de që jonë konë shiptarë kanë hjek. As s’e ka ditë gjuhën, s’e ka ditë.

Anita Susuri: Diçka tjetër që deshta me ju pyt, tregut për këtë haraçin që e kanë marrë, bagëti e… 

Isuf Beqiri: Po, kanë marrë mish, taj kanë marrë, kanë marrë mish, e kanë marrë aty vo, patate, e kanë marrë drithin. Tash janë ardhë {shikon përreth} e kanë matë shpinë për shembull, e kanë matë shpinë tak {onomatope} aty se ka pasë njeri që ka mshef do. E kanë matë, kanë marrë çka kanë gjetë ja kanë marrë. Na ju thojmë me krahë të pulës ja ka fshi, osht’ ajo magjja që e kanë lonë përpara miellin, thojnë që me krahë të pulës e kanë fshi miellin ja ka marrë s’ja ka lonë në dorë. Ka pasë njerz me 20-30 antarë i ka lonë pa troh mielli.       

Anita Susuri: Kjo ka ndodhë edhe te ju në familje?

Isuf Beqiri: E tash për shembull i kanë qit me ni petë, me ni petë tre laknurë i kanë qit’. A po të kallxoj familja jeme s’ka hjek për bukë se babgjyshi e ka pasë ni motër në Metohi, në kufi me Sërbi atje. E tash e ka çu kalin në Llap, në Dobratin i ka pasë miqtë, ata prej Dobratini e kanë marrë kalin e kanë çu në Metohi, ata prej Metohisë në Sërbi, dy javë ditë kali u shkue tani apet kur u ardhë u ardhë ja me misër, ja me grurë. 

Anita Susuri: Mirë paskëshit pështu (qesh). E tashti nuk e di Korab a ki diçka prej periudhës fëmijërisë?

Korab Krasniqi: Unë isha kthy edhe pak te qeto se “Trepça” e ka ndrru menaxhmentin, e përmendët edhe gjyshin e juj edhe babën e juj që jonë konë njoni në periudhë të Anglisë e tjetri në periudhë të Gjermanisë. A e dini ju prej historisë apo prej tregimeve që i keni dëgju prej babës ose gjyshit qysh u konë atëere, në kuptimin qysh është menaxhu “Trepça”? 

Isuf Beqiri: Po atëherë u konë me bankë, po s’e di baba jem ka punu me liçanë, ata liçanët janë konë nuk kanë ditë për cilin shtet, se i kanë zonë partizanët rob e i kanë shti në minierë, kanë punu me liçanë ata me qato robë punojshin me qato flejshin. Tha, “Me ju fol mirë të mytke, me ju fol keq…  veç u dufke me ikë”. 

Korab Krasniqi: A jane pagu njerëzit që kanë punu?

Isuf Beqiri: Po këta, a ata jo, ata që jonë konë të zinun rob jo. A këta po, i kanë pague.

Korab Krasniqi: E a ka pasë rob shiptarë?

Isuf Beqiri: Vallahi tash nuk muna me thonë kurgjo, veç e di që liçanë ka pasë. 

Anita Susuri: Këta që janë zanë rob a jonë trajtu ndryshe, a veç që s’i kanë pagu? 

Isuf Beqiri: Ndrysh, ndrysh, ata kanë punue, ata kanë punue janë konë ata xhanarët edhe kanë punue. 

Anita Susuri: Për shkollën fillore më tregut që e keni pasë afër këtu edhe pastaj e keni vazhdu shkollën e mesme në Mitrovicë.

Isuf Beqiri: Po në Mitrovicë.

Anita Susuri: Që i bjen pak si ma larg.

Isuf Beqiri: Ma larg po.

Anita Susuri: Qysh u konë qajo kohë për juve edhe qysh keni marrë vendim qat’ shkollë me kry?

Isuf Beqiri: Po u dufke masi ish “Trepça” u lypshin për shembull zanatet: salldues, autogen, agjistator. Edhe më tha baba, përpara u dufke me ngue, tha, “Shko agjistator” shkova e kryva.

Anita Susuri: E qysh u konë qajo kohë për juve qysh keni udhëtu?

Isuf Beqiri: Kqyre dej, dej… (qesh) Nuk u konë keq, jonë konë do kushte pak ma… po diqysh je konë i knaqun a. Se u konë shoqnia, u konë shoqnia e mirë. ‘79-tën jom shku ushtar, ushtar i Jugosllavisë, kena hjek a.

Anita Susuri: Qysh p’i bjen ‘79-tën jeni konë në shkollë, masi e keni kry shkollën e mesme.

Isuf Beqiri: Po, kom punu ni vit, kom punue ni vit e kom bo, po du me thon ni vjet përvojë pune në minierë jom shku ushtar kom nejt ni vjet. Kena hjek a, edhe në shtet të Jugosllavisë kena hjek.

Anita Susuri: Po më intereson pak ma përpara te shkolla mesme, se Bajgora po e përmendin shpesh që osht’ pak si ma larg prej Mitrovicës edhe osht’ në bjeshkë. Qysh u konë udhëtimi, a keni pasë naj transport a? 

Isuf Beqiri: E kemi pasë udhëtimin.

Anita Susuri: Keni pasë autobus?

Isuf Beqiri: Në ‘74-tën u konë autobusi dej në Bare, kena ecë nja tri kilometra, po ka pasë edhe ma gjatë ka pasë nashta edhe që ni orë e gjysë kanë udhëtu në komë. Tani ‘74-tën u asfaltue, ka ardhë rryma, rryma. E për fat të mirë drejtori i “Kosovatrans” u konë i Bajgorës e kena pasë autobusa, ka pasë autobusa çdo orë. Për autobusa i nxjershum mujoret, e kena pasë biletën mujore për ni muj ditë e nxjerrshum edhe me qato shkojshum. 

Anita Susuri: Edhe diçka po më intereson para se me shku ti me punu në minierë, a je konë najherë ma herët te baba ose babgjyshi?

Isuf Beqiri: Jo, se s’na kanë lonë me hi vallahi. Veç praktikë ato na e kena bo përjashtë se në minierë jo, kena bo praktikë përjashtë.

Anita Susuri: E ti si ma i ri, si fëmi, qysh e paramenojshe minierën që osht’? 

Isuf Beqiri: Po tash une s’e kom ditë që osht’ qashtu a, se s’isha shku. Po tanaj kur hina më vike keq prej babe a.

Anita Susuri: Domethonë, u konë ma keq se që ti e ke paramendu?

Isuf Beqiri: Shumë keq! Se po të kallxoj kur te {tund kokën}… Shumë aty… ka pasë rast që e kom pa që e ka zonë dheja xehëtarin me tona mi to a. Thojsha me mujt me ma mrri ymri me dalë niherë jashta minierës veç m’i la durt {fërkon duart} e sytë mo kurë s’vi aty. A besoni se gjithë natën e lume gjumi s’ëm ka marrë. Se na agjistator jena konë sikur taksisti, aty jonë punishtat me horizonta, shko filan ven, filan ven, tani e ka zonë atë mjetin, atë shkarkuesin atë minatorin tonë, atë njerin që u konë tu i grah atina mjetit e ka zonë tanaj u duft me montu tjetrin. S’ëm ka çu kërkush me zor, po jom shku vet. Aty kur jom shku ja kom pa komën e hiçshim ata dhe me dorë. Thojsha me mujt me dalë niherë në dritë mo kurrë s’vi. Besoni gjithë natën e lume gjumi s’ëm ka marrë. 

Anita Susuri: E dita parë që ke shku a të kujtohet?

Isuf Beqiri: Dy veshët {tregon veshët} mu mshelshin. Jom rrit në minierë a. Po të kallxoj, tani si shkova aty me shokë u mësova sahora. Veç puna osht’ e rrezikshme, puna osht’ e fshtirë po kur o shoqnia e mirë, para lufte u konë tjetër, shoqnia e mirë o konë shumë. Zatën, njo për tonë, tonë për njo. Tash s’osht, tash ndrysh osht’.

Anita Susuri: Po thu që gjatë shkollës mesme në Mitrovicë keni shku edhe keni bo praktikë, po nuk ju kanë shti mrena… 

Isuf Beqiri: Po praktikën e kom bo në minierë, në “Trepçë” une, po s’na kanë shti mrena, përjashtë atëherë e kena bo praktikën.

Anita Susuri: Po. Por a ju kanë pregaditë në shkollë ose prej tregimeve të shokëve ose domethonë edhe prej tjerëve që kanë ndiku, çka, çka ju kanë thonë ata? 

Isuf Beqiri: Po tash na kanë kallxu ata, ata kanë thonë tash, ato makinat që ujdisshim na ato i kemi pasë jashtë, i riparojshum, u msojshum atu. Tani i vetshëm, u ngjitshim me minatorë, kallxojke “Qishtu, qishtu, qishtu lifti, qishtu koshi që e banë xehën”.

Anita Susuri: Deshta tash pak me fol për periudhën kur keni shku në Mitrovicë edhe sa jeni konë i ri, a keni pasë kohë m’u marrë edhe me punë tjera a veç keni udhëtu në shpi- shkollë?

Isuf Beqiri: Kena udhëtu në shpi…

Anita Susuri: A keni dalë dikun, a keni shku për shembull naj mramje shoqërore që jonë bo për shembull ose kulturore… 

Isuf Beqiri: Jo, s’kena shkue, se u duft m’u marrë me bagëti. Eh, jo s’jena shku, s’jena shku.

Anita Susuri: Edhe ju ka shku koha ndoshta t’u udhëtu?

Isuf Beqiri: Po, t’u udhëtue si vishum i lodhshum.

Anita Susuri: Mirë, deshta tash me fol për kohën kur jeni punësu në Stantërg, në “Trepçë”, por thatë që ni vit keni punu… 

Isuf Beqiri: Ni vit.

Anita Susuri: Pastaj keni vazhdu në… 

Isuf Beqiri: Ushtri të Jugosllavisë.

Anita Susuri: E në ushtri ku keni qenë?

Isuf Beqiri: Në Vranjë.

Anita Susuri: Qysh u konë qajo kohë?

Isuf Beqiri: Shumë, po të kallxoj, kena hjekë a. Une jom konë, veç asni fjalë s’e kom mësu sërbisht, kurrë! Si bojke diçka veç i rrudhsha krahët, thojsha, “Ne znam srpski [srb.: Nuk di sërbisht]” thojke, “Idi u Albaniju [srb.: Shko në Shqipëri]”. Shumë pak, ma mirë e dinë fëmija mi sërbishtën se une. E thojke, “Shko në Shipri”. Atu ma shumë jena konë shiptarë, qaty muna me thonë jo gjysa veç për 20 për qind jena konë dy, tre mijë ushtarë jonë konë, jonë konë shiptarë. Tani ‘80-tën, gjegjësisht ‘81-tën, tamon jena ardhë na demonstratat e ‘81-tën a.

Anita Susuri: Ti je kthy tamam atëherë?

Isuf Beqiri: Po, jom kthy para demonstratave, si jom kthye… 

Anita Susuri: Qaty po më intereson se qajo osht’ koha që ka fillu ma keq me u bo situata.

Isuf Beqiri: E tani e kanë pasë shiptarët ma keq mas ‘81-tës e kanë pasë ma keq.

Anita Susuri: A të kujtohet ty qajo koha e demonstratave qysh ka qenë, ti a ke marrë pjesë? 

Isuf Beqiri: Jom konë, kom marrë pjesë në demonstrata. 

Anita Susuri: A munesh me na kallxu… 

Isuf Beqiri: Paj tash, nuk u tutshum a! Jo diçka, po osht’ diqysh {hap krahët}…

Anita Susuri: Ti je konë në Mitrovicë, me siguri? 

Isuf Beqiri: Në Mitrovicë jom konë, e në Prishtinë. Se përpara telefon nuk ka pasë veç në Mitrovicë… diqysh gjumi nuk të merrke, qysh me thonë nifarë, nifarë kënaqësie, nifarë… Kur i nijshe “Republikë! Republikë! Republikë!” {ngrit duart lart} zemra t’u rritke a.    

Anita Susuri: Çka ke pa në qato demonstrata?  

Isuf Beqiri: Kom pa bre vallahin, kom pa… na rrehshin e, kom pa të plagum, të vram të rrej se s’kum pa. Koxha, shumë zor.  

Anita Susuri: Policia shpesh ka ndodhë që i ka njek, tani njerëzit kanë ikë rrugicave, qysh të ka ndodh ty?

Isuf Beqiri: Po ata civilë, ata milicia civilë me çka të qëllojke të bike, veç e kapke {bashkon duart sikur kap diçka} pushkën te cevat e të bikë, të bike shkelma të bike. Na jepshin, na ka përkrah populli, kepë e… se u konë koxha, koxha, koxha… Se mos me të rrejt u dufke rrethit pak me ju rujt se… {tund kokën}

Anita Susuri: Prej rrethit m’u rujt, po menon që dikush ka folë a?

Isuf Beqiri: Po qysh jo, s’ke pasë me të ndihmue, kallxojshin që u konë në demonstrata.

Anita Susuri: E ti domethonë prej demonstratave që po thu në Prishtinë qysh, qysh je kthy tani? A u konë sigurt me u kthy në shpi’? 

Isuf Beqiri: Po tash (qesh) u kthejshum, po u dufke me i la sytë e me pushue pak se kur na qitën ata gazin u dufke pak me u qetësue (qesh), me u qetësue pak. Se koxha zor u konë m’u kthy, si na zatetshin na rrehshin, bo vaki prej Mitrovice në komë jena ardhë, a beson. Jena ardhë bjeshkës, s’kena guxu me ardhë i kena ra bjeshkës kho.  

Anita Susuri: Tjetër çka, qysh ka ndodh? Domethonë, u konë me 11 mars, pastaj u konë 1, 2 prill, si ma keq kur u konë. U konë edhe koha kur ka ardhë shtafeta e Titos me 25 maj, u konë ni demonstratë, a ju kujtohet juve sakt, a keni shku në krejt qeto demonstratat apo në cilën?

Isuf Beqiri: Kur ka ardhë që ja ka dorëzu ajo shtafetën.

Anita Susuri: Po, 25 maj… 

Isuf Beqiri: 25 maj, Sanije Hyseni a, më doket Sanije Hyseni a qysh e ka pasë emrin ajo që e ka dorëzu shtafetën. Oj motra jem, tani kur u bojshin demonstratat në Prishtinë u bojshin edhe në Mitrovicë na taj nuk shkojshum në Prishtinë, po u nalshim në Mitrovicë, a o qashtu? Gjithkun u konë fshtirë, veç njo i thom vetit, qysh nuk u tutshëm? A beson, nuk u tutshëm. 

Anita Susuri: E në “Trepçe” qysh u konë situata, a ka fillu… a kanë ardhë policë a? 

Isuf Beqiri: Po, janë ardhë tani, masa të jashtëzakonshme, kanë pru milicë civil, po milicë civil aty, ka pasë edhe minatorë të veshun a din në rrobe. Do që i kanë gjetë pak si të urtë a din, që s’kanë bo probleme kurrë. S’na kanë, s’na kanë nguc me vjet. Ka pasë ham police edhe ushtarë rezervë domethonë, se u konë Mbrojtja Popullore u konë në “Trepçe”.

Anita Susuri: A ju kanë marrë juve që jeni konë ma të ri në pytje, në biseda informative? 

Isuf Beqiri: Paj na merrshin, “A je konë?” “Jo”. 

Anita Susuri: A të kanë marrë ty?

Isuf Beqiri: Po, “A je konë?” “Jo”.

Anita Susuri: Çka ju kanë vet ma shumë?

Isuf Beqiri: “Kush, a e din kush u konë? Kallxo kush u konë, je i lirë.” Po s’kallxojsha, pse me kallxu? Kurrë në jetë.

Anita Susuri: A përdorshin dhunë fizike ose psiçqke?

Isuf Beqiri: Jo. Psiqike po, psiqike po. U çojke të bojke turr, shiptarët a, se sërbët jo, po shiptarët. Të vike të bojke turr në shkelma, a din, “Të myti, të vras! Kallxo!” “Jo”. “Filani ka thonë je konë” “Ani bjema le të thotë në prezencë teme”.

Anita Susuri: Ajo u konë edhe koha kur kanë dalë ato parollat “Trepça punon, Beogradi ndërton”…

Isuf Beqiri: …ndërton, po.

Anita Susuri: Juve si punëtor a, a keni diskutu qeto çfarë mendime keni pasë?

Isuf Beqiri: Tash, jo që jom konë organizator, a di tash, na veç u kqyrshum, si u kqyrshum mo, tash për shembull m’u konë unë organizator me thonë s’po punojmë, veç u kqyrshum edhe u kuptojshum që s’kena me punue, se me thonë Isufi ka organizue, jo, veç u kqyrshum edhe e dishum që s’po punojmë.     

Anita Susuri: Domethonë, prej ‘81-tës ka fillu puna me ra.

Isuf Beqiri: Pi ‘81-tës qashtu, qashtu, me ra, me ra. 

Anita Susuri: Po edhe vet s’keni pasë vullnet?

Isuf Beqiri: Hup vullneti, qashtu krejt. Se hupke, motra jeme, tash Beogradi u ndërtojke, Kosova jo, punojshim për Sërbi, e për Rusi. 

Anita Susuri: E qysh ka qenë atëherë prodhimi “Trepçës”, e di që ka prodhu shumë?

Isuf Beqiri: Shumë i mirë, shumë i mirë. Bile tani nuk e di cilin vit u ardhë, u konë Aziz Abrashi, lavdi a, për to. U konë Burhan Kavaja shumë, shumë i mirë. E mo ata, në jetë qysh u konë mo s’bohet, vllavi jem, djali jem m’u bo menaxher mo qysh u konë s’bohet.  

Anita Susuri: E kushtet e punës qysh i ke pasë?

Isuf Beqiri: Shumë të mira jonë konë, kur u konë Azizi e Burhani shumë kushtet e mira, krejt jonë konë shumë të mira, krejt i ke pasë domethonë me rrogë, me ushqim, me veshëmbathje, me banim, e me krejt.   

Anita Susuri: A munesh me na tregu pak ma shumë çfarë pune ti ke bo aty edhe domethonë rëndësinë e punës tonde në minierë?  

Isuf Beqiri: Puna jeme, une kom punu si agjistator. Ato makinat si janë prishë e kemi pasë mbikëqyrësinë, “Shko filan veni”, u dufke me shku me krye. Tani une kom punue si ndihmës, ka pasë mjeshtër ma të vjetër, une ndihmës. Baba jem thojke, “Kqyre, ngo mjeshtrin edhe ngo atë shefin, që s’e ngon mos më hajde në shpi’”. U konë nifarë respekti, nifarë, po më vjen keq unë jom rritë në minierë a. Se kur jom hi ‘78-tën punëtor ma të ri s’ka pasë.   

Anita Susuri: E punëtor që jonë konë ma të vjetër, a kanë punu me juve, a ju kanë këshillu, a ju kanë rujt?

Isuf Beqiri: Po na kanë rujt, na kanë mësue, jonë konë pa shkollë po u konë xehëtar muna me thonë kollaj doktor nauke [srb.: doktor shkence] u konë për maçinë, për punishte, nauk [srb.: shkencë] u konë a. Ma të forte se qeta inxhinjerat e ri që po diplomojnë e ata jonë konë nauk, domethonë për punë të vetën. Ka pasë njerëz që s’kanë ditë emrin e vet me shkrue.

Korab Krasniqi: A na spjegon qekjo agjistator prej fillimit deri në mbarim çka kërkon me bo, çka ke bo ti me profesionin tond si agjistator?

Isuf Beqiri: Agjistator janë ato maçinat, makinat me ajër, tash ato me ajër jonë konë prej Suedie jonë ardhë, makinat me ajër, tash ato me ajër prej Suedie jonë ardhë lladera ju thojna na. Për ngarkesë ato e kanë mbajt dheun, e kanë atë farë {shpjegon me duar} si prikolicë e kanë, e qato janë prish. Eh, i kena…   

Korab Krasniqi: E ti i ke rregullu.

Isuf Beqiri: I kena rregullu, i kena rregullu. Janë prish e i kena rregullu.

Korab Krasniqi: E kush i ka kontrollu ato paisje?

Isuf Beqiri: Tash, ai që ka punu u konë xehëtari që i ka grahë, si u prish ka thirrë në telefon edhe tash ai shefi ka thonë, “Shko Isuf në filan vendi”. Na i kena ditë ato punishta krejt.

Korab Krasniqi: A të ka ra ty me nejtë ma shumë poshtë në zgafellë apo e ke pasë venin…

Isuf Beqiri: Na kena nejtë përpara, e kom fjalën para lufte kena nejtë në të shtatin horizont, e kena pasë radionicën [srb.: punëtorinë], kena nejt aty, punëtorinë po du me thonë, jena konë nimdhetë, nimdhetë agjistatorë, ka pasë serbë a….  

Korab Krasniqi: Edhe sërbë ka pasë?

Isuf Beqiri: Ka pasë edhe serbë {pohon me kokë}. Ka pasë serbë, tash shef i jemi serb u konë, po ai shqip ka fol krejt. 

Korab Krasniqi: A e ke pasë fshtirë ti me mësu këtë zanat?

Isuf Beqiri: Paj tash s’u konë, nuk u konë se niherë a dy si shkojshe aty u mësojshe.

Anita Susuri: Deshta me ju pyt për këto relacionet me nacionalitetet tjera, me serbë se ka pasë edhe serbë që kanë punu, qysh jonë konë këto bashkëpunime? 

Isuf Beqiri: Qe tash përpara dej ‘81-tën nuk u konë keq, tash librat përpara dej u ardhë gjenerata e re i kanë shkru librat sërbisht. Ato libra i ka shkru sërbisht mbikëqyrësi, se jonë konë drejtorat sërb i kanë shkru. Kur jonë ardhë gjeneratat mas ‘81-tës janë ardhë shiptarë e ju kanë thonë, “Kqyre mo librat sërbisht s’bon mi shkru duhet shqip”. Se tash ndrrimi parë ka shënu ja ka pasë defekte, ja… si u shku ai i dyti tani e ka lexu aty e tani e ka thirrë agjistatorin e, “U prish makina, jonë prish ato, ka pasë prishje”. A përpara i kanë shënu librat sërbisht, tani mas ‘81-tës janë shënu librat shqip.    

Anita Susuri: Domethonë, keni fillu të dhanat për punë me i shkru në gjuhën shqipe.

Isuf Beqiri: Po dikun “K” me shkru a din, “Kosova Republikë” vishin milicia me rrobe të punës e fotografojshin {bën sikur fotografon}, haj medet.

Anita Susuri: A ka pasë qashtu edhe në “Trepçë” që ka shkru dikush?

Isuf Beqiri: Ka shkrue.

Anita Susuri: Edhe s’e keni ditë kush?

Isuf Beqiri: E ka gjujt ni letër aty “Kosova Republikë”, e ka gjue. Tani vishin milicia, shiptarët.

Anita Susuri: Tani, a ju merrshin në pytje?

Isuf Beqiri: Konë kanë dyshu po.

Anita Susuri: E a u gjetë najherë kush e ka shkru?

Isuf Beqiri: Jo. Jo se s’kanë kallxu, se përpara jonë konë të lidhun. 

Anita Susuri: Unë tash deshta me vazhdu, për punën më kallxut qysh ka hecë puna për juve, po qysh ka ardhë deri te qajo që m’u bashku në masë aq të madhe edhe me planifiku marshin? Se fillimisht u konë marshi…  

Isuf Beqiri: Marshi me 17 nëntor.

Anita Susuri: Mitrovicë-Prishtinë. Edhe po më intereson qysh u konë atmosfera para se me ja nis qajo?

Isuf Beqiri: Po të kallxoj tash, ai Sllobodan Millosheviqi Vojvodinën e shkeli. E kqyrshim televizorin, kqyr anena, kqyr anena, aty tash, t’u bisedue. Tani ja nisën ata kuadrat, akademikët me i çue në penzion parakohshëm edhe ‘tu bisedu aty, kur shkum në të parin ndrrim, e treta, si u dalë ndrrimi i tretë prej miniere ata jonë konë me rrobe, rrobe të punës, na ç’a jena konë në të parin, dikush me rrobe të punës, dikush jena vesh, po du me thonë me tesha të shpisë, ja kena mësu për Prishtinë. Jena shku tash m’u gajke sikur, me ballonë s’jom shku kurrë po m’u dokke sikur me autobus. Jena konë të organizum. I kena marrë flamurat, jena shkue, na ka dalë Remzi Kolgeci, mos gabofsha, ka dalë në rrugë dikun, na ka bo rixha [lutje] me u nalë. Tani na e kena thy kordonin, kena hi kështu për ara, jena dalë apet, dikush me autobus jena shkue, në sallë atëherë u thirrë salla e sportit  “Boris”… qysh u thirrë?

Anita Susuri: “Boro-Ramizi”.

Isuf Beqiri: Tash qysh thirrët nuk e di. 

Anita Susuri: “Ramiz Sadiku”.

Isuf Beqiri: Jena shkue. Jena shku aty, kur jena shkue, janë ardhë ata të Kishnicës, Novobërdës, na u kanë bashkangjitë studentat, u ardhë poplli. Kur u ardhë tani edhe i dyti ndrrim edhe i treti, u mush ajo sallë. Veç ushtimë, kërkush s’ka guxu atëherë me ardhë me bisedu me minatorë, veç Kaqusha Jashari, prej domethonë prej funkcionarëve kush u konë atëhere. Atëherë e kena kërku Rrahman Morina, ky Ali Shukriu, Hysamedin Azemi edhe ai… katër jonë konë…

Anita Susuri: Qeta tre e di…

Isuf Beqiri: Jo katër, {nxjerr një letër} qitu e kom, Rrahmon Morina, Ali Shukria, Mehmet Ajeti edhe Hysamedin Azemi. Këta, ky Mehmet Ajeti, Hysa… këta jonë konë vllazni, a gratë shkina i kanë pasë.  

Anita Susuri: E ju kur jeni nisë me shku, po më duket flamurat e Jugosllavisë i keni marrë, fotografinë e Titos…

Isuf Beqiri: Fotografinë e Titos po, e kena pasë të minierës të “Trepçës” ato, fotografinë e Titos përpara, kishe p’e dojmë Titon na. 

Anita Susuri: E rrugës tu ecë a e ke pa atmosferën, njerëzit e there qysh kanë reagu kur ju kanë pa qashtu? Se koxha ni rrugë e keni bo.

Isuf Beqiri: Po na u kanë bashku… veç na kqyrshin bre, veç na kqyrshin, po na u kanë bashkangjitë shumë. Krejt më falni ata llapçinët e shkym, teshat e çkym, rrobet ato desh, dathë tonët. Po aty u konë nifarë vullneti bre. 

Anita Susuri: A ta ka marrë menja që ki me mrri deri në Prishtinë në komë? 

Isuf Beqiri: Po, jo veç në Prishtinë po nashta isha shku edhe në Bugari, se e kishim nifarë, nifarë kënaqësie. Se Slloba [Sllobodan Millosheviqi] vike përditë në Fushë Kosovë majke tubime, tani na shkum atje e lypum m’i hekë këta të katër, s’patëm sukses. Jena kthy para sabahi, tani…

Korab Krasniqi: A të kujtohet cilës rruge i keni ra prej Stantërgut…

Isuf Beqiri: Prej Stantërgu në Mitrovicë, për Vushtrri edhe drejt atëherë në magjistrale jena shku drejt rrugës.

Korab Krasniqi: E kështu fije për pe qajo ditë qysh të bjen në men sot, çka ka ndodh qat’ ditë? Qysh je çu në mëngjes, cilat janë konë bisedat me minatorë?

Isuf Beqiri: Ato tash…

Korab Krasniqi: Çka keni bo rrugës, kur keni mrri atje, a jeni konë të lodhtë a?

Isuf Beqiri: Ngo, ngo… na jena konë të lodhtë po kur jena shku na, une jom konë t’u punu në të parin ndrrim e tash kur u dalë e treta ata kanë vendos, kur jena shku ata s’janë deshë, “E tash ç’a po doni?” “Po shkojmë në Prishtinë”. Dikush kush ka mujt u vesh, kush s’ka mujt me tesha të shpisë edhe jena shku në Prishtinë.

Korab Krasniqi: Ti je konë në cilin ndrrim?

Isuf Beqiri: Jom konë në të parin.

Korab Krasniqi: Si ke mrri ti në punë…

Isuf Beqiri: Si kom mrri i kom vesh rrobet e, i kena vesh rrobet e punës edhe jena mësy për Mitrovicë.

Korab Krasniqi: E kush, kush ju ka komuniku që e kena bo me men me shku në Mitrovicë…

Isuf Beqiri: Kqyre tash…

Korab Krasniqi: …ky është qëllimi, jeni mobilizu, jeni konë grup i madh, çka keni fol me njoni-tjetrin?

Isuf Beqiri: Jonë konë ata minatorët, ata jonë konë ma të vjetër na i kena ngue.

Anita Susuri: Ka dalë… unë e di që u konë edhe… Xhafer Nuli na ka tregu, që ka dalë Burhani [Kavaja] edhe ju ka thonë, “Hecni! Po shkojmë për Prishtinë”.

Isuf Beqiri: Po, na ka përkrah Azizi edhe Burhani, te tontë na kanë përkrahë që po shkojmë.

Anita Susuri: E tash nuk po e di, mos të ishin konë ata…

Isuf Beqiri: Ishim shkue, s’ishum nalë. Veç e kena pasë përkrahjen prej tyne, ishum shkue. Se Burhani ja u ka nalë Sërbisë, ja u ka nalë të ardhunat, ja u ka nalë pak qater e burgosën, qashtu.

Anita Susuri: E atje kur keni mbërri në sallë, a ju kujtohet kush ka folë prej juve minatorëve edhe kush ka folë prej udhëheqësve?

Isuf Beqiri: Kqyre prej minatorëve tash kom harrue, veç e di kërkush s’ka guxue prej funksionarëve ç’a jonë konë në pozitë s’kanë guxu me na fol, veç Kaqusha Jashari, e përshëndes, në televizor kur e shoh kom respekt. Ajo u ardhë na ka përkrahë, na kena kërku qeta të katër m’u hjek. A ata tjerët s’kanë ardhë, veç Remzi Kolgeci na ka dalë në rrugë, “O moni bre se fëminë…” “As fëmi, as s’e ngjofim kërkon”. Jonë dalë edhe policia, na veç jena hi arave edhe jena dalë apet në asfallt.

Anita Susuri: Domethonë, ju s’e keni thy kordonin?

Isuf Beqiri: Jo, s’e kena thy, veç {shpjegon me duar} e kena skaju pak udhën edhe jena hi arave apet jena dalë.

Korab Krasniqi: A keni folë me policë?

Isuf Beqiri: Jo s’na kanë nguc, tash s’muna me thonë {vendos dorën në zemër}, s’na kanë nguc. Tani u ardhë i dyti ndrrim, u ardhë i treti, tani u mush. Aty thojshe ti që prej toke po dalin. Kurrë s’e harroj, hala po më doket e ni oshtimën e njerëzve aty, thojshe ti salla s’pi man a, në dy anët, kanë folë plot.

Korab Krasniqi: A kanë majt fjalime aty?

Isuf Beqiri: Po kanë majt…

Korab Krasniqi: A të kujtohet ç’a kanë folë aty?

Isuf Beqiri: Po, me dhonë dorëheqje këta, këta të katër me dhonë dorëheqje. E pse m’i hekë kuadrat, pse m’i çu inteletkualët në penzi të parakohshëm.

Korab Krasniqi: A u përmen Kushtetuta?

Isuf Beqiri: Kushtetuta e ‘74-tës po, mos m’u ndrrue, me metë pjesë e Federatës të Jugosllavisë të atëhershme.

Pjesa e Dytë

Anita Susuri: Qysh ka vazhdu mandej mas këtyre marsheve, ju sukses nuk keni pasë…

Isuf Beqiri: Nuk patëm, u kthyem…  

Anita Susuri: Qysh ka vazhdu puna? A kanë ardhë policia me marrë në pytje? Më doket që po?

Isuf Beqiri: Po, tani thojshin, “Isufi shpijun”, nuk guxojshim, vetmeveti na, me kërkon me folë. Se tash ata i shtini Sërbia, shiptarët që jonë konë të shitun me Sërbi. “Ky shpijun, ky shpijun”, beso punojshe me to nuk guxojshe, qaq shumë sa që… E tash SUP-i, UDB-ja, “Ky o shpijun, ky o shpijun, ky o shpijun” që me na tutë. Kadal-kadal tani tu e marrë vesh që tonë shpijuna s’munën m’u konë.

Anita Susuri: Kanë shti pabesi… 

Isuf Beqiri: Kanë shti pabesi në mes minatorëve. Ata minatorët apet u lidhën edhe me 28 [20] shkurt 1989, i pari ndrrim kena vendos që mos me dalë prej miniere. Kena nejt aty, në njo ora kanë lajmëru tani Burhanin e Azizin që na nuk dalim prej miniere qishtu, qishtu.

Anita Susuri: E para se me u mbyll ju… me 20 shkurt ka qenë?

Isuf Beqiri: Po me 20 shkurt.

Anita Susuri: E para se mu mbyll… 

Isuf Beqiri: I pari ndrrim.

Anita Susuri: Ti je konë në të parin ndrrim?

Isuf Beqiri: Po, në të parin, kena metë në minierë.

Anita Susuri: Ju jeni konë që keni vendos, “Po rrimë”?

Isuf Beqiri: Qashtu, krejt minatorët jonë shku në tetin e nontin [horizont] e jonë bo, tash prej nalti janë shku janë bo në tetin u konë kryesor, tetin e nontin. Në tetin horizont.

Anita Susuri: Para se, para se me ndodh, me marrë qat’ vendim, a u fol çka m’u bo, a ka pasë dikush që e ka organizu? 

Isuf Beqiri: Po ka pasë organizatorë, veç në telefon na ka thirrë, “Hallo”, u konë kësi sikur i shpisë, “Nuk po dalum” e tash ai s’ka kallxu emër. Na jena nalë.

Anita Susuri: Ju s’e keni ditë kush?

Isuf Beqiri: Jo, veç kena thonë, “S’po dalum” edhe s’jena dalë. 

Anita Susuri: Edhe çka ke mendu ti kur ka ardhë ai lajm?

Isuf Beqiri: Po jena gëzu a, u konë nifarë kënaqësie, kurrë ajo kohë s’vjen a. Na jena konë t’u dekë uni krejt, më vjen keq… 

Anita Susuri: E çka ke bo, i ke lonë ato mjetet… 

Isuf Beqiri: Kur e kom pa ni fotografi mas lufte, 70 për qind jonë dekë a (përlotet), 30 jena metë. Ma mirë me pa dekë edhe na, beso kom kajt. Se kishin pa shkye shkijet atë fotografinë, ish konë aty në sallë, qaty. E kur jena kthy mas lufte ish konë ajo greva fotografia, kur e kom pa aty kom kajtë a. Shumë m’u kanë dhimtë, se 70 për qind janë dekë. Na kena kujtu që mas lufte ma mirë a, këta veç ma keq.

Anita Susuri: Qysh u konë qajo dita e parë e grevës?  

Isuf Beqiri: Më kujtohet pakënaqësi, po ma fshtirë u konë na që s’e pishum duhanin, ma fshtirë u konë që s’e pishum duhanin, na u kuqshin sytë. Ka pasë njeri të lodhtë bre, thojshe ti që po vdes e s’dilke. Tani po u msojke, po u msojke njeri. Tani nejtëm, kena nejt… 

Anita Susuri: Ti ke nejt tetë ditë qaty, s’ke dalë hiç?

Isuf Beqiri: Kom nejt tetë, hiç s’kom dalë. Kur jom dalë ma së pari, tani kur dolëm, na i kanë mshelë {mbulon sytë me duar} sytë se s… 

Anita Susuri: Në cilin horizont je konë ti?

Isuf Beqiri: Unë jom konë të nontin.

Anita Susuri: I nonti u konë ma kryesori?

Isuf Beqiri: I teti u konë ma kryesor.

Anita Susuri: Aha, i teti.

Isuf Beqiri: I teti u konë, na jena konë të nontin, ajri u konë, a po do me të rrejt, ajri u konë ma i mirë pak në të nontin, i teti u konë pak ma, ma, ma zor, ma zor. Se vike tash Azizi, Burhani, vishin në minierë, vishin aty-aty ren, “A po lodhni?” Veç kajshum a, kajshum tonë.

Anita Susuri: E kur e morët vendimin ju që mos me shti gjithkon në minierë? Me ardhë njerëz që janë konë të caktum.

Isuf Beqiri: Po aty jonë formu grupet, jonë formu grupet, ata i kanë përcjellë ata liftat, të gjitha ato. E gjithkon s’e kanë lëshue me hi atje, janë formu grupet, me mjekë e me krejt. Konë kanë dyshu s’e kanë lonë me hi.

Anita Susuri: Qysh ka vazhdu tani? Ditën e parë na tregove që u konë nifarë gëzimi…  

Isuf Beqiri: Nifarë kënaqësie.

Anita Susuri: Nifarë kënaqësie. Po qysh ka vazhdu tani, a jeni lodhë a? 

Isuf Beqiri: Po u lodhshim, e kishim pak, më fal nifarë nervoze a dinë. Nifarë nervoze po për me dalë a jo, për me dalë prej miniere a jo. 

Anita Susuri: Qysh u konë puna me ushqim për shembull, thojnë që ka qenë grevë e urisë po edhe që ka pasë ushqim?

Isuf Beqiri: Kena nejt ni ditë e ni natë, a dy, kena nejt pa….  Kanë pru ushqim a din tash, më falni tinza kanë çu bukë, tinza. Kanë lëshu bukë tinza.

Anita Susuri: Jeni ushqy?

Isuf Beqiri: Po, jena ushqy mirë.

Anita Susuri: E qysh ka ndodhë, për shembull për higjienën, mirëmbajtjen?

Isuf Beqiri: Për higjienën jonë konë ato tash, jonë konë më fal a din, jonë konë ato WC, banjo, WC jonë konë përpara ato, jonë konë ato. Ujë ka pasë, po.

Anita Susuri: Për çka keni bisedu aty?

Isuf Beqiri: Po bisedojshim që asnjo gjallë me dalë jo, për pa dhonë dorëheqje. Edhe nejtëm tetë ditë e tetë netë. Aty u smujshin do, me zor i kanë qit se nuk dojshin me dalë përjashtë do pleq të lodhtë, nuk dojshin me dalë. Dilke atje pak merrke naj kokërr diçka, u kthejke apet në minierë.

Anita Susuri: E deshta me ju pyt, deshta me ju pyt sa jeni konë brenda, çka ke pa ti te kolegët e tjerë që i ke pasë? A u smu najnjoni, a s’ka mujt me qëndru a? A ke pa diçka qishtu?  

Isuf Beqiri: Ata tash kush u smu ka pasë, a din u konë ambullanta aty. U konë shumë i ligë e u kthye, do kanë nejt, u konë ambullanta aty. Tani veç të kuptohëm, pajtimi i gjaqeve ka fillu në minierë mrena. U ardhë njeri ka thonë, “Falë ju koftë gjaku minatorëve të ‘Trepçës’”. E ka pasë gjak, a din ja ka vra dikush naj familjarë, ja ka falë gjakun. Ka pasë gru, më fal, femër u ardhë, e ka falë dukatin e ka pru. Ka ardhë njeri te porta lopën e ka pru e ka lidh për porte. U konë, kanë dhonë ndihma tetonë a, tonë përkrahje kena pasë, tetonë prej krejt Kosovës, prej shiptarëve po du me thonë. Prej studentave, tani edhe studentat janë nguju atje në fakultet, ka pasë studenta që kanë hi në grevë urie si minatorët, as ata s’kanë ngronë.

Anita Susuri: Qysh ju vishin juve qeto lajmet?

Isuf Beqiri: Tash jonë konë ata (qesh), jonë konë ata organizatorët, “Puna mirë është, rrini se puna mirë është” nejtëm. Tani ata kishe dhanë dorëheqje, na rrejtën

Anita Susuri: Ju edhe keni lyp domethonë, grupi i minatorëve që i kanë organizu protestat kanë kërku që me ardhë edhe Millosheviqi aty. 

Isuf Beqiri: Po Millosheviqi me ardhë, Rrahman Morina.

Anita Susuri: Ai s’ka ardhë, u ardhë Shuvari… 

Isuf Beqiri: Po, Stipe Shuvari u ardhë.

Anita Susuri: A je konë ti aty kur ka folë?

Isuf Beqiri: Nuk jom konë veç me të nime e kom, që kur ka folë naj minatorë i ka thonë, “Ti nuk je minator, ti je najfarë juristi najfarë”. U konë Mursel Haziri, tash osht’ ai jashtë, kur ka folë i ka thonë, “Ti nuk je, nuk je minator po je najfarë juristi”, qaq që ka folë, që ka folë mirë, Stipe Shuvari.

Anita Susuri: Ai ka thonë po mbrohet Jugosllavia atëhere. E qysh e keni pasë ju minatorët komunikimin mrenda horizonteve, a keni lëvizë a?

Isuf Beqiri: Me telefon, ka pasë lift jane dalë prej nontit në tetin.

Anita Susuri: A ka pasë dikush që i ka ndrru horizontet?

Isuf Beqiri: Po tash, për shembull si u shku ai, si u shku ai që s’u konë atu, ato meniherë s’e kanë lonë aty me nejt. Se ai e ka ditë mos osht’ i dyshimt diçka.

Anita Susuri: A ka pasë edhe që kanë qenë në dyshim a me nejt a jo?  

Isuf Beqiri: Ka pasë, ka pasë.

Anita Susuri: Edhe çka ka ndodhë?

Isuf Beqiri: Po s’e kanë lonë me hi në minierë hiç. Nëse kanë dyshu s’e kanë lonë me hi në minierë.

Anita Susuri: Tjetër, domethonë në horizontin e tetë po thu që kanë ardhë shumica… 

Isuf Beqiri: Po shumica jonë konë në tetin.

Anita Susuri: A e merrshit vesh ju kur vike dikush aty, a u bojke… qysh e merrshit vesh? A u nike?

Isuf Beqiri: Jo se aty 60 metra, nuk nihet. Veç tani vike najkush, “Erdh filani, shkoi filani”. Ma së shumti jonë konë Azizi e Burhani, në çdo horizont janë shkue.

Anita Susuri: E ty çka ta ka marrë menja, a kanë m’u plotësu kushtet? 

Isuf Beqiri: Po na menojshum po, kishe m’u hjek Rrahman Morina me ata tre tjerët, po na rrejtën në burg apet, veç e pruni letrën qaty, na rrejtën.

Anita Susuri: Qajo letra kur erdh a u gëzut, a qysh e pritët? 

Isuf Beqiri: Po, as s’u gëzum, as… se dulëm, na mashtrun de, dulëm. Si dulëm aty filloi, dulëm në restoran aty, natën arrestimet. 

Anita Susuri: E ti a ke pasë naj, a je lëndu a, shumica thojnë që kanë pasë varra nëpër trup e jonë konë keq, ti qysh je konë me shnetë?

Isuf Beqiri: Jo veç për sytë, sytë më fal m’u kuqshin, prej syve, tani ka pak më fal baza nervore pak. Se mos m’u konë ajrimi ata, kishin dekë, se u duft m’u kujdes aty për rrymë e për ajër e. Ajri o kryesor, pa ajër aty s’rrihet.

Anita Susuri: Domethonë, ti je konë me sytë edhe në bazë nervore?

Isuf Beqiri: Po sytë, m’u kuqshin sytë. 

Anita Susuri: Nashta je lodhë apo ndonji presion?

Isuf Beqiri: Po, jom lodhë. Flejshim në tokë, në do dërrasa në tokë, në tokë.

Anita Susuri: Ajo toka qysh osht’, a osh’t guri?

Isuf Beqiri: Guri, guri. Qaty s’kishe ku, tash kallabllak s’kishe ku, në tokë qaty rrishim u pshtetshëm te njoni tjetri qashtu. 

Anita Susuri: E kur keni dalë ti i ke pasë nihere fashat… 

Isuf Beqiri: I kena pasë, si jena dalë prej lifti, jonë konë ata mjekët, motra medicinale, mjekët jonë konë teknik, na i kanë mshel sytë, jena dalë na nuk shihshim kurgjo, si jena dalë në restoran e kena pi ka nji supë. Edhe na kujtojshum a di tash ata kanë dhonë dorëheqje po bohet, po bohet mirë. Kena shku i kena hjek ato rrobe, jena pastrue, kena ardhë te shpia. Pe kqyrim televizorin, atëherë televizori bardhë e, bardhë e zi (buzëqesh) aty kur shkum nesra masa të zorshme i kanë marrë. Telefona s’ka pasë, i kanë marrë ata minatorët tjerë, Azizin, Burhanin, 14 vetë. E tash do minatorë, tonë 1300 minatorë që kanë nejt në minierë tonë jena konë të denuem. Kush u konë te sërbi i kanë dhonë 60 ditë burg, kush u konë te shiptari 40. Po domethonë gjykatësi shiptarë ja ka dhonë 40 ditë burg pak 20 ditë ma pak, a sërbët ja u kanë dhonë 60 ditë. 

Anita Susuri: A të ka ardhë vendimi në shpi, a ku?

Isuf Beqiri: Po në shpi, jo në shpi, na ka ardhë vendimi në shpi. Une jom konë te gjykatësi, serb ish konë, folke sërbisht, Daga-daga-daga {onomatope}, unë veç rrisha qaty. A njo u dekë Haxha prej Muhaxhere ish konë para meje, ajo shkina folke, ai i kish qit dy gishtat mi tavolinë {tregon dy gishta} edhe ja lexojke ata nenat qysh e vetke, ai i kish qit ata dy gishtat në tavolinë a ajo shkina folke, Taka-taka {onomatope}. I tha 60 ditë, i tha sërbisht 60 ditë, aty dul e shkoi.

Anita Susuri: Ty a ti kanë dhonë 60 ditë?

Isuf Beqiri: 60 ditë po.

Anita Susuri: Je konë 60 ditë në burg? 

Isuf Beqiri: Po.

Anita Susuri: Qysh kanë kalu qato ditë?

Isuf Beqiri: Paj ka pasë atëherë shiptarë kapak nuk na… Mehmet Ajeti u konë drejtor i burgut në Mitrovicë, jena konë në nifarë barake na shtishin kapak me punue, ka pasë kapak shiptarë veç nuk…

Anita Susuri: E di që burgu i Mitrovicës u konë i keq.

Isuf Beqiri: E na jena konë nifarë barake, ata që jonë konë në burgje të rona jonë konë anena, na jena konë në nifarë barake të keqe, nifarë barake, na nuk jena konë anena. 

Anita Susuri: Ju kanë bo ndoshta ma shumë presion psiqik a po? Ju kanë pyt non-stop, ju kanë… 

Isuf Beqiri: Po, “Pse, kush e, tek e?” Çdo sabah u dufke m’u bo rresht aty. Aty vishin ata drejtorat, “A kanë ngu, a ka probleme, a ka…”

Anita Susuri: Veç e di që bash krejt minatorët nuk i kanë zonë për me i shti në burg?

Isuf Beqiri: Po, do që jonë rujt.

Anita Susuri: E ty qysh të ka ndodhë?

Isuf Beqiri: Si jom shku në Mitrovicë më kanë zonë.

Anita Susuri: Ti ke shku me punë diçka… 

Isuf Beqiri: Po, me punë. Veç e kqyrke aty në autobus Isuf Beqiri e vetke ato me radiolidhje, “Bjere!” Drejt e në burg.

Anita Susuri: Ti çka menove?

Isuf Beqiri: Kurgjo vallai, jo s’u tuta, jo s’u tuta (qesh).

Anita Susuri: Atje kur ke shku tani?

Isuf Beqiri: Plot ishin, plot, plot, plot ke pasë. Ke pasë do për vepra të lehta, se për ato burgjet e rona na s’jena konë.

Anita Susuri: Eh, a e din prej krejt këtyne minatorëve sa i kanë nxonë, sa i kanë buros me 60 ditë? 

Isuf Beqiri: Paj vallahi, nashta ma shumë se gjysën po. Shumë jonë konë, do që jonë shku jashtë ata s’kanë mujt m’i nxonë.

Anita Susuri: Masi i ke kry qato ditë… po paraprakisht deshta, më fal, kur ke dalë ti s’ke pasë kontakt me familjen…   

Isuf Beqiri: Jo, kanë mujt me ardhë me na vizitu, po, po kanë mujt me ardhë me na vizitu, se aty jena konë nifarë barake, kanë mujt me ardhë. Kanë mujt me ardhë me vet, “Qysh osht’?” Jonë hy aty, kanë vet, “Qysh o filani? Mirë?” Edhe ata u mërzitshin, kajshin, si na qishtu.

Anita Susuri: A ke pasë me ta bisedë kështu direkt?

Isuf Beqiri: Jo, veç kanë vet edhe ju kanë thonë mirë edhe ditën e mirë. Ka pasë që i ka dekë gruja edhe s’u shku në vorrim. Se qaty e kena lidhë besën që mos me dalë.

Anita Susuri: E tani familja qysh të priti kur je kthy mas grevës?

Isuf Beqiri: Paj kajshin ata, kajsha vetë. Kishe u bo mirë edhe ma keq.

Anita Susuri: Po, e mas burgut ti sigurisht kur të kanë nxonë mo s’e ka ditë familja, qysh… 

Isuf Beqiri: Jo tani ata në autobus kanë kallxu që e murën, kanë kallxue, “E murën Isufin”. Na i bishin rrobet me i ndrrue. 

Anita Susuri: E tani qysh të ka vazhdu jeta masi ke dalë prej burgut, a je kthy apet në “Trepçe”, a çka ka ndodhë?

Isuf Beqiri: U kthyem, po tani masat e dhunshme a. U kthym, na kthyen, na thirrën, cik-cak na thirrshin. Na thirrën e shkuem, kur shkojmë e kanë pru drejtorin e dhunshëm Qazim Shala, kena hjek tani apet.

Anita Susuri: Qysh u konë ai Qazimi?

Isuf Beqiri: U konë drejtor në vend të Burhanit.

Anita Susuri: A u konë ma i mirë a…?

Isuf Beqiri: Ma i keq. Ma i keq u konë.

Anita Susuri: Pse për shembull, çka ka ndryshu?

Isuf Beqiri: Se, se nuk u duft me ardhë, ai u konë në “Akumullatora” drejtor, prej atjehit ai tash drejtor i dhunshëm, nuk u duft me ardhë hiç, “S’po shkoj edhe ditën e mirë”. Tani si u kthym na, kur erdh ky Qazimi këtu, shkijet u bonën, serbët u bonën drejtora. Me tetë vjet shkollë drejtor, shiptari fakulltetin e xehëtarisë të kryem mbikëqyrës, e ai drejtor. Edhe lujti puna, na e murrën frymën qysh me thonë. Nuk guxojshum fort me… se masat e dhunshme. Po prodhim s’dilke, prodhim s’u dalë. Kur jonë burgosë këta të 14-tit jonë konë 62 minatorë për të dytën herë në grevë, 62 minatorë jonë konë në grevë.

Anita Susuri: Kjo u konë në vitin ‘90 a?

Isuf Beqiri: Jo, jo këtë ‘89-tën, tani si u burgos Burhani e Azizi jonë hi 62 minatorë për së dyti në grevë.

Anita Susuri: Cili vit, u konë viti ‘90 po më doket, a meniherë?

Isuf Beqiri: Jo meniherë, meniherë mas, mas dy mujve jonë hi në grevë 62 minatorë.

Anita Susuri: Je konë edhe ti aty?

Isuf Beqiri: Jo s’jom konë {vendos dorën në zemër} tash çka s’jom konë, nuk jom konë.

Anita Susuri: E qata që kanë hi a kanë pasë naj përkrahje, a çka ka ndodhë?

Isuf Beqiri: Tash neve nuk na lejshin me hi te porta na blllokuen. Veç ata që kanë punu në pumpa, ato pumpat atje qesin ujët prej miniere, tash ata pumparët me shku me ndrrime çka kanë {prek trupin} mujt me mshef kapak bukë, e kanë shti më fal, nër tesha, nër rrobe të punës e ja u kanë çu kapak bukë. Edhe ni djalë i hallës osht’ i joni e u konë në grevë, e vetsha, “Bajram qysh e çuet tri-katër ditë?” Tha, “Dajë kryp hongshum. Kapak” më fal, “kryp e ujë” tha, “si krypa me të majt ngit s’kish kurgjo”. E kom fjalën për të dytën grevë se s’ka pasë çka, “Veç kryp kapak edhe e pishum kapak ujë” tha, “e kapërcejshum”.

Anita Susuri: Ata kanë nejt dy-tri ditë sa?

Isuf Beqiri: Po kanë nejt tri ditë, tani jonë shku ata speciallcat jonë shkue mas shpine, me shiptarë i kanë qit.

Anita Susuri: I kanë nxjerrë.

Isuf Beqiri: Po, i kanë çu drejt e në burg i kanë çue.

Anita Susuri: Krejt që jonë konë aty?

Isuf Beqiri: Po, i kanë çue drejt në burg, me autobus i kanë çu. 

Anita Susuri: A e dini tani çka ka ndodhë me ata?

Isuf Beqiri: Tani kanë nejt, kanë nejt edhe ata koxha do ditë në burg. 

Anita Susuri: Edhe mo puna s’ka vazhdu? 

Isuf Beqiri: Jo, tani kena punu na apet. Kena punu… 

Anita Susuri: Sa?

Isuf Beqiri: Vallahi po harroj sa. Tani cili vit u ‘88-‘89-tën, nuk e di tani… 

Anita Susuri: Në fillim vitit ‘90.

Isuf Beqiri: Në fillim vitit ‘90 kur shkojmë te porta masat, speciallcat ishin ardhë atu, na thirrshin me emra, “Ky bon, ky s’bon” na thamë, “Ja tonë, ja hiç”. Si i thirrke ata, më falni, ata që vozitin, që i grahin atij ujsit, e thirrshin me emër për shembull Isuf Beqiri, ai s’shkojke. Pumparët s’shkojshin, na ju thamë, “Ja tonë, ja hiç” edhe… 

Anita Susuri: E ty, a ta kanë thirrë emrin?

Isuf Beqiri: Jo, jo, s’më kanë thirrë. Vetëm ata pumparët edhe që kanë qenë vozitës të ujsit edhe nuk jonë shku, jena kthye prej atuhit, më doket u konë i teti a, gushti, në gusht u konë, jena kthye njimdhetë vjet kena nejt pa punë. Kena hjek a. Ka pasë njeri që ka thonë, “Dushk kena me hongër e bari e s’kena me punu për Sërbi”.

Anita Susuri: E ti çka ke bo tani qato vite?

Isuf Beqiri: Po të kallxoj, jena marrë me blegtori me gjo edhe dru kena shitë. Kena mbijetue, kena hjek po jena mbijetue, ndihma s’kom marr kurrë a. Kena pasë gjo, kapak do dru e, jena, kena rrnu po du me thonë. Hjekë kena, jena prish a, çojshim dru, na e merrshin milicia. Si shkojshim në Mitrovicë, na i merrshin shkijet, e merrshim tjetrin qashtu. Njo e pshtojshim, njo e merrke.   

Anita Susuri: Në vitet e ‘90-ta jonë konë edhe do organizime të sindikatës. 

Isuf Beqiri: Sindikata, po.

Anita Susuri: Domethonë “Familja ndihmon familjen”, a je konë ti pjesë e këtyne?

Isuf Beqiri: Jo s’jom konë, une ndihma s’kom marrë. Tash…  

Anita Susuri: A po menoj a keni, a jeni marrë… 

Isuf Beqiri: Jo, unë s’kom marrë ndihma hiç kurrë. 

Anita Susuri: …me sindikatën?

Isuf Beqiri: Jo s’jom marrë me sindikatën, veç une ndihma s’kom marrë kurrë. Se a dinë kena jetue, s’kom pasë nevojë. Ka pasë prej Presheve, Bujanovc e Medvegje e krejt, Deçan, Pejë e, ato krejt që i kanë majt familja-familjen a.

Korab Krasniqi: Sindikata i ka organizu qishtu kapak do punime sezonale, a jeni angazhu najherë?

Isuf Beqiri: Po i ka çu anenaj, i ka çu anej. Jo une s’jom shkue.

Korab Krasniqi: Nuk je shku?

Isuf Beqiri: Jo s’kom shkue se mos me të rrejt shkojsha i rujsha bagëtitë e mia. Tani në vjeshtë shitshim naj pastërrm, naj… qashtu kapërcejke. Amo për me hjek kena hjek.

[Këtu ndërprehet intervista]

Isuf Beqiri: Tani ‘96-tën, ‘97-tën, kanë thirrë milicia. Ma kanë thirrë babën ma së pari, e kanë thirrë në stacion policor edhe u shku, kur u shku ai plak, i kanë thonë, “A prune pushkën?” “Jo”, “A  e prune alltinë?” “Jo”. I kanë thonë, “Duhet me pru” “Vallahi s’kom. Merrma shpirtin se s’kom”. Kanë thonë, “Me rreh këto plak, me rreh këto plak” s’e kanë rreh. Taj ata që kanë punu bashkë me Sërbi i kanë thonë, “Merre Isufin”. Edhe shkumë, kur shkojmë aty në stacon në “Trepçe”, kur shkojmë atu, më kujtohet si sot s’e harroj kurrë. Shkum aty, ishin konë tu e rreh njonin. Ma zi ma ka bo ai që britke se m’u që më ka rreh a, se e rrehshin si gjonë. 

Shkum atu, kur shkojmë atu ish konë ai kujdestari atu tha, “Letërnjoftimet” ja dhamë letërnjoftimet me ni kusheri. Kur shkojmë atu, u ulëm atu, ata i thirrshin, i merrshin në pyetje edhe i rrehshin, neve jo. Më tha ai kusherini, më tha, “Isuf ç’a do mu bo me neve?” Tha, “Ja po pshtojmë, ja…” thashë, “Me pshtu hiç” po thashë, “Neve po na rujn ma së mrami me na rreh”. Nejtëm nja ni orë aty, ata i merrshin tjerët, aty u ardhë do prej Prishtine me ni Lladë. Kurrë s’e harroj, janë ardhë do civilë, milicë civilë. Atu, “Mirëdita” “Mirëdita”, ai kusherini u konë ma i vjetër se une, tash i ka pasë ai gati 65-60 vjet, ai u çu në komë, ai kusherini, une s’u çova hiç se e dita mirë që për neve jonë ardhë. “Mirëdita”, “Mirëdita” ai tha, “Mirëdita” une hiç, as s’u çova, as… 

Shkoj atu i murr letërnjoftimat, letërnjoftimet tona edhe “Hajdi me neve”. Hypëm, ai kusherini përpara në Lladë une përmas, ata dy milicë civilë. Si shkum atu tha… te porta e “Trepçës” i bishim, aty ka porta, tha, “Ti” tha, “Ti je minator a?” Thashë, “Po”. Edhe si shkum në Tunell ma nisën kapak me brryla a. Sërbisht më thojke, “Kena me ju shkelë si bubrrecat”. Kena dhonë rojë me pushkë, mo ‘96-tën, ‘95-tën, me pushkë kom dhonë rojë, me allti kom dhonë rojë vet. Se u formu ajo a din, ato grupet ilgale, me pushkë kena dhonë rojë, dojshim me gju milicinë.

Atu si shkojmë atje na çuen në tretin kat, kurrë s’e harroj, me atë kusherinin na unxhën açik-açik [larg a larg] thanë, “Ulnu qitu”. Nejtëm atu, i rrehshin hallkun a, shumë. Tash sikur në “Trepçe”, sikur në Mitrovicë i rrehshin ata, bau-bau-bum-bum {onomatope}. Nejtëm aty, tha, “Hajde ti plak” i tha atina, “Hajde se mos po nerth”, ato e shtinën nalt, nejta unë edhe nja dhetë dakika, mas dhetë dakikave tha, “Hajde edhe ti se mos po nerth”, thashë, “Jo, mirë” tha, “Mos po nerth”. Si jom hi atu ish konë nifarë dhome e vogël e gatë, e vogël atu. Ata dy përmas, dy ishin konë mrena në atë sobën [srb.: dhomën] atu. 

Une “Mirëdita” tha, “S’ka mo mirëdita” tha, “Dobar dan” [srb.: mirëdita]. Thashë, “More njeri në vend të vetin duhet me fol gjuhën e vet”. Edhe më ka ra shkelum n’kurriz më ka ra shkelum {tregon mbrapa}, ky tjetri me shkelm më ka ra me shkelum këtu {prek barkun} në bark, thashë, “Ma qite në rrotë të shpinës”. Aty të rrehshin ababa {onomatope}, atu kallabllak a. “Pušku? Pištol?” [srb.: pushkën, revolen], ma lypshin alltinë. Bona be vet me veti a, kurrë s’e harroj. Thashë, “Pos i dektë se kurrë s’e dorëzoj”. Kështu e kisha dorëzue se e kisha ble apet tjetrën veç thashë, “Masi po më rrehin kështu pa më vet, veç i dektë se s’e dho”.

“Unxhu” u unçsha, tani vishin ata, “Çu se filan kapetani” po tash a kapetan a kelner [kamarier] a çka po di une aty edhe kllapa-kllapa {onomatope} të rrehshin. Edhe femrat a, dojke ni femër lulen me ma shti në gojë, thashë, “Kqyre t’lutna tabiatet e shiptarëve i dinë, largohu”, vallahi si te kisha rrokë shkelum e kisha, e kisha… po… E çelke dritaren thojke, “Kce, kce ti”, a telat ishin rreth dritareve, “Kce atje poshtë”. Thashë, “Kce ti” a marojshin ababa {onomatope}. Tash thojke, “Dil përjasht!” Ku me dalë more që më digjke trupi, krejt trupi vreda. I nisha tjerët tu i rreh ab-ub-bab-bub {onomatope}. E kom pa njerin që e kishin sos, mu jo, e kishin sos në nxemëse në do farë telash që jonë. E kishin unxh e kishin sos njerin me, me tela. Hina apet atu, “A ke mendu” thashë, “Kom mendu moti, s’kam”. 

Atu më kapshin, {kap flokët} i kom pasë flokët e mëdha më kapshin për flokë, me krye për tavolinë, me krye në fotele. Kurrë në jetë, jom rrëxu prej qershijave, jom rrëxu prej kali a din, kurrë veshët gjak nuk më kanë qit, aty më kanë qit veshët gjak. Edhe ka tre a gjys, katër a, s’e dishëm sa o sahati hiç, une e disha kush më ka çue, e di mirë kush më ka çue, Zotit {tregon me gisht lartë} ja kom lonë {lëviz prej vendi}. Thashë, “Me pasë pushkë e kisha vra ato” “Vraje” tha, “Hajde tri ditë rri në burg” ja përmena emrat atij se e disha kush më ka… Tha, “Vraje” tha, “hajde tri ditë rrin në burg edhe shkon”. Thashë, “Jo, jo me pasë pushkë e kisha vra” po thashë, “Ai nuk guxon me ardhë në shpi teme se me tërfurk e…” na i thojmë tfurrk  hekrit, “me tfurrk e ç’përthej”. 

Anita Susuri: U konë shiptarë ai?

Isuf Beqiri: Shiptarë, qysh jo, kanë bashkëpunu plot, qysh jo more. Ma shumë u dashtë m’u rujt prej shiptarëve se prej shkijeve. Më kanë rreh dy ditë s’kom pranue, e kanë ditë që formohet ushtria. I kom pa, ‘93-tën jom konë me lopë, tu i rujt lopët, e kom pa ushtrinë tonë, pa emblema {prek krahun}. Ka bo shttt {onomatope} {vendos gishtin përpara buzëve}. I kom kallxu vllaut, thashë, “Vëlla kqyr çka po të thom, du me të kallxu diçka”, thashë, “ushtria jonë u formu”, “Për rize të Zotit” thashë, “Mos gabo m’i kallxu kujna” thashë se, “ushtria ish formu a”. 

S’i kena kallxu kërkujna. Edhe ‘96-tën, ‘97-tën, ‘98-tën u formue ushtria, brigada u formue, vallahi as s’mu hongke, as s’mu pike gëzim ma të madh kurrë s’pres a. Kurrë gëzim ma të madh nuk pres. Jom shkue, e kom çu pushkën me njiqind fishekë, pushkën teme e kom pasë, e kom çu, jom shku vullnetar më kanë thonë, “Shko në shpi’ si të formohet…” edhe jom shkue. Kom thonë, “Po më vjen shumë k…”

Anita Susuri: Këtu u konë brigada e Mehë Ukës, në këtë vend?

Isuf Beqiri: Mehë Ukës, po {tregon me gisht mbrapa}.

Anita Susuri: E ku, ku kanë qendru ata?

Isuf Beqiri: Na jena konë… 

Anita Susuri: Qysh e keni marrë vesh ku janë ata?

Isuf Beqiri: Kush?

Anita Susuri: Ti për shembull qysh e ke marrë vesh ku po rrinë ata?

Isuf Beqiri: Kush serbët a?

Anita Susuri: Jo, jo, brigada.

Isuf Beqiri: Brigada, po tash ata u enshin, u enshin me xhipa, me maska. U enshin ata tash edhe tani na thirrën në shkollë. Na thirrën në shkollë edhe une e dita, e mora pushkën, e kom pasë të mbështjelltë pushkën, fishekët. Ja u çova, thashë, “Qe pushka, fishekët”, thashë, “une vi me to”. Tha, “Jo, veç ana pushkën”. Ata kanë pasë bajagi për me marrë informata a boj a s’boj a, tani na kanë thirrë jom shkue. Kënaqësi a, kom dhonë mish, djathë, long, tana hiç… Ka gatue gruja, kunata, nona, motra, më vjen keq veç edhe që s’kena derdh gjak kena nimue. 

Ata u sillshin me xhpia me maska, “O Bajgorë!” “O hoja?!” “Cilën do me na pre?” Thojsha, “Veç qitja gishtin”. Jo diçka po kena pasë lopë shumë, s’po du me… që jonë gjinja gjallë. Tha, “Qeto” {tregon me dorë}, e kena pre nërmjet sanëve, vnojshim sanë shumë, na i thojmë sanë na me mullarë kështu {bën sikur ngul diçka në tokë me dy duar}. Aty ka thonë vllau jem, “Kqyre po shkojmë p’e presum mështjerrën se ja u kom falë atyne” edhe nërmjet sanëve e kena pre, e kena shti në llastik, ni kofshë e kena nalë për veti, se tash kuptohet robët lakmojnë, e tjerat, “Merrne” qishtu.

Anita Susuri: Qysh u konë këtu gjatë luftës terreni juj? A keni nejt këtu? 

Isuf Beqiri: Tash na jena konë si bataljon rezervë, në ato anë të ujit s’jena shku se jonë konë dy brigada 141 edhe 142 u konë Bekim Shyti, u konë në atë anë anena, knena u konë ky Hysi, Hysni Ahmeti.

Anita Susuri: E familja a ka qëndru këtu gjatë luftës?

Isuf Beqiri: Ka qëndru tani si na kanë kallë, kanë shku në Vushtrri ka nejt te ni familje e Bajgorës, ni vjet ka nejt.

Anita Susuri: E ti? 

Isuf Beqiri: Une, une kom nejt nalt gjithë, nalt.

Anita Susuri: Qysh u konë atëherë kur kanë ardhë këtu me djeg shpinë?

Isuf Beqiri: Po tash kur jonë ardhë, na me ni pushkë të ndryshkët, fishekë të lagët, a i dilet përpara? Ata janë ardhë 22 mijë serbia që jonë ardhë, prej dy ane edhe prej Mitrovice edhe prej Podujeve krejt u… Ata ma së pari granatojshin, tani hishin, se këmbësori s’kanë guxu me hi.

Anita Susuri: Edhe tani ju kanë përzonë?

Isuf Beqiri: Na kanë përzonë.

Anita Susuri: Qysh jeni ni ju? Çka keni mendu, çka me bo tash?

Isuf Beqiri: Po s’kemi pasë çka me bo, tash kuptohet që sherri o mos me dekë, kena pasë gjo, do kryp e mora e shtina do krypë {fut duart brenda bluzës} këtu me veti, naj gjo a naj diçka, e kishe krypën bon diçka. Edhe rrishum në mal tri ditë e katër netë, pos kryp e ujë kena pi se s’kena pasë çka me hongër, qishtu kena nejt. Tani kadal-kadal apet e prunë, domethonë në shtator ofanziva e parë, se dy ofanziva janë konë këtu te na. E shtatorit veç na kanë sos jonë shkue, a në pranverë tjetra u vendos këtu.  

Anita Susuri: Domethonë, ‘98-tën në shtator edhe ofanziva tjetër në pranverë.

Isuf Beqiri: Po, pranvera u konë.

Anita Susuri: NATO kur ka fillu me bombardu.

Isuf Beqiri: NATO, eh edhe NATO kur i ka ra gëzim ma të madh s’pres a, se tash me radiolidhje, “O ku je ra bre?” Kur i kanë ra te Nishi atje, jena knaq a. Tani ballonat e Sërbisë i kanë myt disa civilë i kanë myt, në shkollë tonën këtu i kanë myt s’di sa civilë, kanë ra këtu, qesaj shkollës këtu i kanë ra. Atje në Popovë i kanë myt s’di sa civilë.

Anita Susuri: Këto i merrshit vesh me radiolidhje. 

Isuf Beqiri: Me radiolidhje po, po, me radiolidhje. Tash i kena pasë ato frekuencat, shkive ju thojshim bubreca, vëzhgojshum bregjeve, ata komandantat u dufke… Na çka e kena kry ushtrinë e Jugosllavisë, ja kena ditë pak forcën, ata janë konë të ri bre, u ra njo 18 vjet i Bajgorës, Bajram Musa.

Anita Susuri: A ka pasë najherë që jeni ballafaqu, ballë për ballë…  

Isuf Beqiri: Po, nuk e harroj kurrë a, veç i kom ni shkijet t’u bërtitë, “Pa e vra sun boj”, s’kena mujt m’i bajt veç ni aksion edhe ikë se s’munësh, as sot s’munëm.

Anita Susuri: Çka ka ndodhë atëherë? 

Isuf Beqiri: Tash na shkojshum, jena konë bataljon rezervë, na shkojshum i rrethojshum çka jena konë ma të vjetër, na jena konë bataljon rezervë, si ma të vjetër na shkojshim forcat u dufke m’i vëzhgu ni javë a dhetë ditë. I vëzhgojshim ku po hinë e ku po dalun, ku po rujnë. Tash ata gardianët jonë konë të ri që i kanë ushtru ata, ata janë konë për me marrë aksione, na jena konë për me i shti në rreth edhe për me i rujt ata ku po hijnë edhe ku po dalin. Edhe i rujshim para sabahit tani veç vishin në aksion, na i rujshim ata hishin, “Ku jonë, ku jonë?” Ata hishin atje edhe 20-30 minuta u dufke me u tërhjekë se s’mujshe me i majt. 

Anita Susuri: E ku je konë edhe qysh e ke marrë vesh që u kry lufta?

Isuf Beqiri: Na jena konë na i thojmë qitu te Parduzët e kena pasë nifarë radie, nifarë radie e ka pasë ni shoq aty, tani s’ka dashtë në atë natë me i ra tash të kuptohëm, nuk ka dashtë në atë anë na e shihshum, s’ka mujt me ra ka ka deshtë, ku ka pasë sërbë. Se kur u sillke balloni ata sërbët e merrshin ni dru e qitshin nifarë {ngrit dorën lart} mantill të bardhë a çarshafë a bajagi, që jena dorëzu. A neve s’na ngucke, veç e qitshin këta si kapërcejke balloni na gjujshin neve. 

Tani na kanë lëshu anglezët ndihma, Zoti i pshtoftë {lëviz prej vendi} edhe une i mjelsha lopët në luftë i kom mjelë. I mjelsha lopët, nxinsha long, na kanë çue fara të specave ata anglezët, ju ujdissha longun, hajshim. Kush dojke me pi tomël me teglla, e mersha nifarë kusie që u pastrojshim, e mersha e vlojsha tomlin, e kush dojke me pi tomël. 

Anita Susuri: Tash po më intereson mas luftës qysh ka vazhdu, po thoni që ju kanë djegë, me punë qysh keni vazhdu? Me jetën? Qysh ka ecë krejt kjo?

Isuf Beqiri: Po tani na, shkun shkijet u gëzum. Shkum në “Trepçe” e bllokum aty në tunell se sërbët kanë punu dej mas lufte. Ata si u enshin francezët në ato rrugët e veta, e bllokum, ata shkijet shkun. E shkum na thojshim, “Shyqyr që e morën shiptartë”. Qe 20 vjet, qe 21 vjet, ata kanë vjedhë zeje, pare s’kanë vjedhë.

Anita Susuri: A je konë ti meniherë mas luftës?

Isuf Beqiri: Po, po.

Anita Susuri: Qysh e ke gjetë “Trepçën”?

Isuf Beqiri: “Trepçen” e kena gjetë, tash xehe kanë marrë, kuptohet xehen e mirë e kanë, e kanë, e kanë marrë. Veç mas lufte ma keq.

Anita Susuri: Une kom ni që edhe nëpër zyre ka pasë do shenja, për shembull…  

Isuf Beqiri: Ka pasë.

Anita Susuri: …që i kanë keqtrajtu njerëzit.

Isuf Beqiri: Ka pasë, ka pasë sheja, ka pasë gjak, ka pasë rrobe të femrav, ka pasë, më fal, shumë fshtirë a, konopa që i kanë lidhë për radiatora, ka pasë rrobe të mashkujve, femrave, papuqe të fëmive. Shumë fshtirë a, shumë fshtirë {tund kokën}, shumë fshtirë. Kena gjetë, ka pasë që kanë gjetë armë e ata i kishin rujt franqezët, kishin pasë sërbët armë me veti qaty.

Anita Susuri: Edhe po më dukët që mas luftës u konë shumë… “Trepça” u konë gati t’u hi nër ujë domethonë… 

Isuf Beqiri: Po pumpat, prej ujit ka pasë, ka pasë me u bllokue, prej pumpave, tani jonë konë ata pumparët, na ju thojmë, ata agjistatorët që i majnë ato pumpat i kanë…  

Anita Susuri: A ke hi ti në minierë atëherë? Se thojnë jonë tutë edhe për mina, për… 

Isuf Beqiri: Kqyre s’jena tutë a. Tash i nimdheti horizont u konë i bllokuem, osht’ ajo dera e ujit {shpjegon me duar} e u mshelë e ujët u shku anena, u dalë dej gati në të dhetin. Ato pumpat jonë konë të nimdhetin, une kom punu si pumpar tri vjet, se atu tash, kena punu atu. Ma shumë u tutshëm prej qasaj dere që u kalb e del. Se ata sërbët kanë punu veç në të dhetin, e kanë lyp qata xehën e mirë. Ata kamionat i kanë pasë, a ndërtim s’kanë bo, po domethonë veç shkatërrim. Tani e hoqëm u çelë domethonë pumpat punojshin dul ujët {ngrit dorën lartë}, u çelë i nimdheti ja fillum kishe me punue, qysh e dinë edhe vetë si krejt Kosova qashtu, qe 20 vjet.

Anita Susuri: Qysh të ka vazhdu tani puna mas luftës me shiptarë?

Isuf Beqiri: Si u kthym 150 marka na i dhanë, na kena vendos me punu pa, pa domethonë pa, pa rroga. Shkum atu tani thojshim lum e shyqyr a osht’ jetë me shkue. Shkum atu, kur shkojmë atu tani na menum që drejtor Burhani, Burhan Kavajën aty jom konë kur e kanë njekë, ka thonë, “Kini me më lyp a”. U dalë deri te dera restoranit ka thonë, “Kini me më lyp”. Nifarë grupi e çoi edhe shkoi Burhani, se m’u konë Burhani sot ma mirë i kishëm punët na. E rrokën këta tjerët, ata qishtu, u shkatërru çka ke.  

Anita Susuri: Ti deri në cilin vit ke vazhdu me punu? 

Isuf Beqiri: Jom t’u punu hale.

Anita Susuri: Aha, po, po.

Isuf Beqiri: Jom t’u punu hale.

Anita Susuri: A e ki hala qat’ punën e njejtë?

Isuf Beqiri: Qe 20 vjet prej pumpave, tash jom shku stabilizator-mbajtës te ata liftat, janë edhe maqinat, si agjistator edhe tash punoj aty, në bunar, ata liftat. Janë koshat që e mbajnë xehën edhe liftat e njerëzve jonë dy, njoni shkon poshtë, njoni shkon nalt, qaty.

Anita Susuri: Çfarë dallimi për shembull, ti munesh me tregu se ti je kon prej viteve ‘70-ta domethonë atje, a e ke, a e ke… e siguri e ki njifarë ideje se qysh ka ecë krejt kjo, ky ndryshimi që ka ndodhë prej ‘70-tave deri sot, qysh e ke pa ti qet’ ndryshim?

Isuf Beqiri: Ma së miri u konë, se për keq thashë mas lufte ma keq, ma së mirti që u konë kur u konë Azizi, flas une, bile kom folë disa here në RTK kom folë, na kanë, na kanë bo për toke. I kanë marrë milionat edhe s’dinë ku kanë shkue. Kur jonë konë Azizi edhe Burhani, jonë konë minatorët e lidhun, mo ajo ditë kurrë s’vjen. E marr bukën {bën sikur mban tabakun në duar} tash unë i kom edhe fëminë e mi, e marr bukën diqysh s’e ki atë gëzim. Tash jena met 30 përqind, e merr ato s’din ku unxhësh, s’osht’ ajo, nuk o. Me lëshu po më vjen keq, a din diçka se muna me marrë rrogën e veteranit i kom 180 euro, se nuk u metë për me shku mo. 

Ligj s’ka, qe 21 vjet asni ditë stazh, {numëron në gishta} sigurim mjekësor s’ka. Ta jep ni udhëzim mjeku si të shkojsh tani me pare. Tani i ki 65 vjet që s’i ki 15 vjet para lufte me 90 euro, 90 euro për paracetamol s’i dalin. Kanë dekë nëpër konta të bërllogut minatorët, të parët jena konë, jena metë të mramtë. Cili kryeministër vike Thaçi, ai, ai, ai, u konë Thaçi dy herë, “Minatori 2000 euro, s’ka problem, ligji meniherë” kurrë, as ligj as hiç.

Anita Susuri: Zoti Isuf nëse keni edhe diçka për fund me na tregu që keni harru ose që kishit dashtë me nda me neve urdhnoni.

Isuf Beqiri: Unë ju përshëndes që keni marrë pjesë, nashta s’po di me folë, veç ajo kohë që u konë para lufte mo kurrë në jetë s’vjen. Tash krejt shiptarët e kanë po ma keq a, keqmenaxhim motra jeme, e qishtu. Ishalla bohet mirë, ishalla se tash p’e sheh edhe vet, jena lodhë, jena deformu krejt. Lufta, e hjek para lufte, hjek mas lufte. Falemnderit që keni marrë pjesë! 

Anita Susuri: Falemnderit edhe juve, edhe për kontributin edhe për intervistën!

Isuf Beqiri: I përshëndes ata, ata që janë dekë ishalla në Xhenet, çka jonë gjallë ata shokët i përshëndes tanë. Kena hjek tanë, kanë hjek tanë, po hjekum hale, se rrogën, 700 euro i marrë rrogë, s’po du me mohue po {ngrit duart lartë} ligj s’kie, sigurim s’kie, kurgjo s’ka. Ishalla bohet mirë!

Anita Susuri: Edhe niherë faleminderit!

Isuf Beqiri: Me nder kofshi, faleminers edhe prej juve!

Download PDF