Shikimi nga brenda dhe shikimi nga jashtë: Shkrimi dhe leximi i kujtesës në Kosovë

Aurela Kadriu prezantoi qasjen specifike të Iniciativës Kosovare të Historisë Gojore në seminarin (IKHG), “Shikimi nga brenda dhe shikimi nga jashtë: Shkrimi dhe leximi i kujtesës në Kosovë, e organizuar nga ForumZFD në bashkëpunim me Programin Universitar për Studime Gjinore dhe Hulumtim, më 16 dhjetor, 2016.

Duke u nisur nga praktikat e konfrontimit me të kaluarën dhe ekzaminimit të kujtesës kolektive dhe me t’u fokusuar në grupe, IKHG zgjedh të mbledh dëshmi të historisë gojore individuale me qëllim që të ofrojë, dhe është e specifikuar në misionin e saj, “një reflektim më i afërt mbi pikëpamjet e narratorit, të pushtetshmit dhe të pafuqishmit. Kjo praktik lejon kontradiktën, pasigurinë, gabimet të cilat shpalosin ankthin, frigën, aspiratat dhe ëndrrat. Si e tillë, kjo përfshinë një portret më jetëgjatë të këtij kolektiviteti përmes dëshmisë gojore të individëve të cilët rikujtojnë përvojat intime përbrenda familjes dhe lidhjet e tyre me gjithë vendin. Kjo është arsyeja pse po e ndërtojmë një arkiv vizuel për Kosovën – ne i marrim shumë seriozisht dëshmitë gojore që vijnë nga burimet tona.”