Me pikëllim morëm lajmin se Hanëmshahe Ilazi nuk është më në mesin tonë. Në vitin 2024, ajo ndau me ne rrëfimin e saj jetësor.
Hanëmshahe Ilazi u lind në vitin 1946 në fshatin Saraishtë, Komuna e Ferizajt. Ajo ka diplomuar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si mësuese në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, dhe më pas ka punuar si mësimdhënëse në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, deri në pensionim. Gjatë luftës së Kosovës ka qenë e përfshirë në pjesën e logjistikës. Disa prej librave që i ka publikuar janë “Drenicë jemi me ty”, “A vriten engjujt?”, “Gratë e njohura te trojeve shqiptare” e të tjerë.
U prehtë në paqe!