Ka qenë ni grup i nxanësve të Podujevës që thuhej se kanë, nifar forme, i kanë çarmatos ni patrullë të policisë. I kishin pru ata në [Burgun e] Lipjan… Kur shohim nxanësit i kanë qit’ nisoj me shetitë. Disa nga, ndër ta ishte edhe Jetish Rekaliu, i cili kishte qenë mësues i nxanësve që parakalonin tash në oborrin e burgut. Ne nga disa, tash nga grilat që ishin aty, dritaret ishin t’hapura i kemi thirrë me emër, fillum me iu dhanë nifar’ forme kurajo. Ata edhe si fmi dikush me buzëqeshje t’u shiqu knena, dikush kumeditë kanë folë naj fjalë që s’e kom ndëgju. Ni polic shqiptar, se ata mrena ishin shqiptarë, i bëri rresht siç ishin dhe ju tha, secilit po ju jep nga një pendrek, kërrbaç n’dorë. Reagim i mësimdhënësveishte i tmerrshëm pastaj. Sidomos ai që kisha n’dhomë, Jetishi, i ka kap grilat edhe po e shan e po fyn atë, ‘Idiot, i poshtër. Si ke guxim ti me na rreh nxënësit para sysh?’









