SHKARKO LIBRIN PËR NGJYROSJE

#C19A20

Paraqitjet vizuale të mbylljes në faqet e këtij libri janë lënë qëllimisht të pa ngjyrosura, duke ua lënë lexuesve të vendosin cilësitë estetike të vizatimeve përmes zgjedhjes së tyre të ngjyrës. Lexues, të rinjë dhe të moshuar, mund të ngjyrosin me ngjyra të drurit, të ujit, markera, dhe materiale tjera ngjyrosëse dhe në këtë mënyrë të personalizojnë kopjet e tyre. Kompleksitetet dhe hollësitë që raportet e lajmeve, të dhënat statistikore dhe historitë zyrtare nuk arrijnë të kapin, marrin jetë në këtë proces.

I inkurajojmë lexuesit dhe lexueset të ndajnë me ne dhe të tjerët në Kosovë dhe gjithë botën vizatimet e tyre të ngjyrosura në Facebook, Instagram dhe Twitter me hashtagun #C19A20. Ky akt i thjeshtë dhe kreativ do të kontribuojë në ngritjen vetëdijes mbi përvojat e kosovarëve me COVID—19, brenda dhe jashtë Kosovës.

SHKARKO ➡️ LIBRIN PËR NGJYROSJE