DEPTH TWO: FILMI DHE HITORIA GOJORE SI PËRKUJTIM NDAJ VARREVE MASIVE TË BATAJNICËS

Pas shfaqjës së dokumentarit Depth Two në Universitetin e Kolumbisë më 23 janar, 2017, ky diskutim theksoi potencialin ndjellës të këtij filmi në presentimin e ngjatjeve traumatike që ende janë të mohuara apo të margjinalizuara nga diskursi publik serb. Filmi tregon historinë e zbulimit të një kamioni frigorifer që përmbante 55 trupa të vdekur tëcivilëve shqipëtarë nga Kosova (të gjithë viktimat e 20 marsit, 1999 maskra e Suharekës), dhe varrimin e tyre në një varrezë masive në vendin e Batajnicës. Batajnica, ende bazë trajnimi i Forcave Speciale Ani-Terroriste Serbe, u bë baza e varrimit të 700 trupave gjatë luftës së Kosovës.

Depth Two është pjesë e një përkujtimi virtual ndaj viktimave të varrosura në Batajnicë, bashkë me një projekt të historisë gojojre i cili regjistron kujtimet e të mbijetuarve.

Regjisori Ognjen Glavonic dhe producentja Sandra Orlovic (ish-drejtore ekzekutive e Qendrës për të Drejtën Humanitare), morri vendimin e guximshëm dhe efektiv për të treguar vetëm vendet e ndryshme ku këto ngjarje u zhvilluan, me dëshmitë nga protagonistët të shtuara si zëra narrativ në një tregim të mahnitshëm që shthurej si një thriller. Dëshmitë, të cilat filmi i identifikon vetëm në sekuencat përfundimtare, janë inçizime të bëra në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (GJNPJ). Filmi është një homazh ndaj viktimave dhe një përfaqësim pikëllues i autorëve të krimit. Këta janë njerëz lakmitarë, njerëz të përndjekur nga frika e policisë, nga NATO, nga mbikqyrjet satelitore, dhe nga komshinjët e tyre, por gjithashtu vëzhgues të komprimituar ose pjesëmarrës pa dëshirë, që tani duhet të jetojnë me tmerrin e veprimeve të tyre.  

Depth Two është pjesë e një përkujtimi virtual ndaj viktimave të varrosura në Batajnicë, bashkë me një projekt të historisë gojojre i cili regjistron kujtimet e të mbijetuarve.