Besimtarët në akcion: Historia e tetë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i tetë nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë dhe grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

nga e majta Dr.Don Lush Gjergji,Myderriz Idriz Kosova,Prof.Anton Çetta dhe Akademik Mark Krasniçi

Nji rast hoxhën e ka sha njani, hoxha t’u folë e shajti në prezencë të krejtve, e shajti me nanë edhe hoxha u çu në kamë edhe shkoi në drejtim të atij, thamë p’i mshon hoxha çka e gjet, e puthi në ballë atë plakun, i tha, “Faleminderit”, tha, “t’boj mall për babë tem”, edhe ai tash po kqyrë kah hoxha, hoxha po rrin, edhe ia nisi me qajtë ai plaku, po i thotë, “Hoxhë”, tha, “a ma falë?” “Për çka?” Tha, “Po parzit t’kom rondu, t’kom sha”. “Jo”, tha, “Ti munesh me kanë baba jem. Çka ka lidhje?!” Tha, “Nana jem munet me kanë gruja jote, hiç mos u bo marak për atë punë”. Edhe ra qajo fjalë, qaj veprim i hoxhës, e fali ai gjakun. A kategorik [mos me falë] u kanë, në momente të caktume kanë dhezë do sene interesant.

Na kanë përzanë në disa raste në aspektin fetar, për shembull Lushin e marshum, “Jo se ky katolik”. Na kanë përzanë veç për shkak të tina, edhe sot e atë ditë qaj rast nuk është falë. Tash edhe jonë alamet politikanash, nuk është falë gjaku në atë kohë edhe plus na kanë përzanë keq kështu, e kena pasë profesor Antonin, [Don] Lushin që jonë kanë domethanë të fesë, të besimit katolik me neve, për shkak të tyne na kanë përzanë, edhe s’është falë gjaku. Ma s’jena shku se e kemi llogaritë vetën tepër të nënçmum, se neve kur na përzonshin, na të rijë s’e kishim gajle. A kishim konsideratë shumë të madhe prej profesorit edhe prej Lushit, se Lushi na ka nimu shumë, në çdo kohë me shku Lushi na ka ndihmu, pavarësisht a natë a ditë, nuk ka hezitu. E sot e asaj dite na kem raport shumë të mirë, edhe sa herë shkoj në Prishtinë ai gjithë thotë, “Patjetër kthehu me m’vizitu”, po s’po ka njeri kohë. Jo vetëm me Don Lushin, por me të gjithë profesorat, se nashta profesorat e asaj kohe janë ma modestë, kanë pasë autoritet në atë kohë edhe… për mu kanë gjithë, po do që s’kanë pasë autoritet tash nuk flasin se kanë ba autoritet, e kam fjalën për këta çka janë të kyçt në politikë, edhe ata kanë pasë autoritet po e rujnë modestinë hala…