Wandrille Potez

Duhet ta mbrojmë këtë ide të brishtësisë si pjesë të vetë kushteve për ruajtjen e hapësirës. […] Sepse kur hyj në një kishë të tillë, më duket e mrekullueshme. Është e bukur pikërisht kështu, sepse falë vrimave në çati drita bie mbi afresket dhe, në njëfarë mënyre, është një fat i bukur që mund ta shohësh kështu. Shumë pak njerëz e kanë parë në këtë gjendje. Por në të njëjtën kohë ekziston edhe një lloj ankthi, sepse e sheh dhe e di që është në prag të zhdukjes, qoftë vetë ndërtesa apo atmosfera e saj, nëse restaurohet. Pra, ka një kontradiktë. Dhe kjo më intereson shumë kur vendos të bëj një fotografi: përpiqem të merrem me këtë përzierje mes admirimit dhe ankthit.


Diona Budima (Intervistuesja), Ana Morina (Kamera)

I lindur në vitin 1996, Wandrille Potez vepron në ndërthurjen mes fotografisë, historisë së artit dhe gazetarisë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, ai ka eksploruar territore pak të njohura ose të rrezikuara, duke synuar t’i dokumentojë ato sa janë ende në kohë dhe, njëkohësisht, të ringjallë—përmes çështjeve bashkëkohore—frymën e misioneve fotografike të inventarizimit të shekullit XIX. Shkrimi i tij, që lëviz mes rrëfimit personal dhe angazhimit aktiv për ruajtjen e vendeve dhe trashëgimisë së tyre, synon të rivendosë lidhjen mes një shoqërie dhe trashëgimisë së saj kulturore. Kërkimet e tij përgjatë brigjeve të Mesdheut—në Algjeri, Egjipt dhe Greqi—që nga viti 2022 janë përqendruar në Shqipëri, ku transformimi i shpejtë i peizazhit, më i vrullshëm se kudo tjetër në Evropë, i ka dhënë temës së tij një ndjenjë urgjence dhe domosdoshmërie. Ai iu bashkua Vila 31 pas një viti rezidencë në Villa Marmottan (Académie des Beaux-Arts), për të vazhduar punën mbi një libër që ndërthur imazhe dhe rrëfime.