Ukë Xhemaj

Prishtinë | Date: 31 janar, 2025 | Duration: 186 minuta

Hyn në akademi. I nxorrën nga akademia. Ua morën bibliotekën, ua morën librat… Dihej që veç momenti osht’. Më kujtohet rrishim për çdo ditë mas dite i fikshim dritat, pritshim kur t’vijnë…Nuk zgjati. Na binin dikush nga furra, ky Qerimi, na binte në mramje nga një shujtë bukë me diçka. Rrinim natën me ndrrime rujshim institutin…U ndam nëpër kate punëtorët me rujtë. Kur erdh… aty ishte, na ishim në katin e tretë. Anton Çetta, unë qëllova, Qosja. Ka pasë tjertë, Adem Zejnullahu. Kur erdh ai prej katit të poshtë, se kisthe centralinist, ‘Erdhën’, tha, “policia para institutit’. Edhe ishte drejtor tash Sadri Fetihu… Ju drejtu drejtorit, ‘Sadri’, tha, ‘të takon, je drejtor, dil poshtë merru vesh me ta’. Ai Sadriu del kur del te hyrja poshtë në përdhesë, ata polic. Ky ju thotë, ‘Unë jom drejtori, urdhnoni çka po doni?’ Ai befas e pret me boks edhe ia then krejt dhomt, krejt ia qet dhomt poshtë. Kur po vjen Sadriu naltë, ata vërshun.


Anita Susuri (Intervistuesja), Ana Morina (Kamera)

Ukë Xhemaj u lind në Podgur, Dukagjin. Etnolog dhe studiues shumëvjeçar në Institutin Albanologjik, ai mori pjesë në pajtimin e gjaqeve në vitet 1990, në sistemin paralel të arsimit dhe në themelimin e Partisë Fshatare të Kosovës. Ai ndihmoi në themelimin e Departamentit të Etnologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe është autor i disa veprave mbi kulturën shqiptare.

Ukë Xhemaj

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Zotëri Ukë, faleminderit shumë për pjesëmarrje! Nëse mundeni me u prezantu, me na tregu diçka për prejadhjen e juj, familjen?

Ukë Xhemaj: Faleminderit s’pari për mundësinë që na ofruat. Unë rrjedh nga një familje fshatare. Ni fshat të Rrafshit të Dukagjinit, përndryshe si krahinë quhet Podguri. I bie në mes të Pejës dhe Istogut. Quhet Cërrollugë afër Banjës së Pejës. Është një vendbanim i lashtë. Ka gërmime arkeologjike, i banun edhe rreth e përqark që nga koha e Neolitit ka gjetje. Dhe vet Banja aty që i ruan Muzeu i Kosovës gjetjet arkeologjike. Por, drejtpërdrejt familja ime janë të ardhur nga ni fshat tjetër që bie tash në komunën e Pejës. I takon Podgurit, quhet Jabllanicë e Madhe. Është rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, ngjitun me fshatin Radac ku ka burimin Drini i Bardhë.

Gjyshi im, Xhemë Zeka i quajtur, është ndarë familjet. Aty u bo edhe dendësi, fshat i dendur rrënjë bjeshke. Vendos me ndrru trullin se ngushti e madhe. Janë marrë me blegtori dhe bujqësi edhe ata. E shet pjesën, hisen e vet kur janë nda vllezërit. Bjeshka e Rusolisë. Me lira. Del me ble dikund ni tokë në rrafsh ka me u zgjeru. Vjen në këtë fshat, Cerrollugë. Në atë fshat e kish pasë hapësirë të mjaftueshme. Ni pjesë e punueshme, ni pjesë e madhe e pa punueshme e tokës. Pyje, çarrishta, bungishta. Ku ta di unë. Por pronar kish qenë ni beg. E qujnë begu i pazarit, pazarit të ri. Se në kohë të Turqisë ai ka ble toka, si feudal që ka qenë ka ble toka shumë.

Ky takohet me të e blen atë pronë. E blen Banjën komplet, fshatin Cerrollugë deri te Llukavci i Begut. Pronë shumë e madhe. Rruga Pejë Mitrovicë kufizohet me Dobrushën. Deri ni sipërfaqe me qindra hektar. Se e shet Rusolinë. Rusolina kish pasë vlerë të madhe se për blegtori kullosa t’mira me ujë dhe kish pasë çmim shumë të volitshëm. Gjyshja m’thoshte ai kur ka ardhë këtu ka sjellë me vete dy hebe duq të lëlkurës plot me lira. Me ato lira e ka ble atë pronë t’madhe. U vendosë. Aty kanë qenë, kishin qenë t’u e punu tokën do Malisht. Ata serb i kanë qujtë serb Vraje. Populli i ka qujtë shki Vraje. Pozhurativ shki Vraje, ashtu ju kanë thanë. Kishin qenë t’ardhun nga Malësitë. Nga nën kodrat që i qujmë malësore.

Faktikisht pastaj gjatë jetës time kam mësu se ata janë pjesë e malësorëve të Malësisë së Madhe të nën brigjeve, nën kodrave që i qujmë malazez. Që kanë kalu në ortodoksi për shkak mos me pranu islamin. Ata Mali i Zi pastaj në kohën e mbretërve të tyre i dëbon prej atje i çon në Rrafsh të Dukagjinit me ndrru strukturën e popullsisë. Bijnë në kontakt me Begun i merr si fqi me ua punu tokën. Malisht, nga malësor Malisht. Vazhdojnë ata. Kur e blen gjyshi im atë pronë aty i thotë, “Tash nuk ke obligim me i majtë ata me ta punu, mundësh m’i largu me pru tjerë ose me punu vet”, thotë, “Këta i kam marrë me ma punu tokën kaq vite”, thotë, “Le t’vazhdojnë punën”. Edhe ata kanë vazhdu qysh kanë punu te Begu edhe te ky.

Mirëpo, kur vjen koha që Turqia lufta ballkanike tërhiqet nga Ballkani, po i bie ma shkurt pak, atëherë hyn Serbia e parë, mas Luftës së Parë. Kur hyn gjendja ka qenë e ngjashme në krejt Rrafshin e Dukagjinit sikur në fshatin tonë. Fqi të ardhur nga Mali i Zi, nga Serbia, nga Lika edhe nxjerr ligjin që është i njohur në histori, është e dokumentuar. Thotë e drejta e fqifqijut. E drejta e fqifqijut, “Prona nuk i takon pronarit por i takon punëtorit. Ai që e ka punu”. Ua ozorpon pronën e gjyshit tash djali i tij se ai ka ardhë diku në vitin 1820-1840 në qato vite, Xhem Zeka. E len djalin Malën dhe Ramën, dy djem i len. Ramë Xhemën edhe Malë Xhemën. Ramë Xhema osht’ gjyshi im. I ka pasë tre djem e dy vajza. Kurse ai tjetri Mala, dy djem.

E marrin pronën ua ozurpojnë deri në prag të shpisë. Ua lajnë vetëm ni truall t’vogël aty dhe ni pjesë me pyll dhe lluga që quhet lloma. Atë pjesë pastaj e… gjyshi im vdes në moshën me ni atak në zemër 34 vjeçare dhe gjyshja ime pastaj i rritë jetima tre djem dhe dy vajza. Njëna vajzë e thumbon gjarpri në pranverë dhe vdes, Nifa. E tjetra, halla ime do të thotë, martohet kalon pasardhës në Vrellë. Kurse osht’ interesant me përmend, një axhë i imi, domethanë vllau i babës, me emrin Sadik që e kanë përshkru dhe unë s’kam pytë, nuk e di as sot. Thotë se e kanë marrë pushteti i atëhershëm i Serbisë së parë. E kanë… Serbia e dytë tani osht’ se e para deri në të ‘20-ten tani fillon e dyta e Mbretërisë Kroato Sllovene.

E burgosin në Nish dhe e mbysin në burg meniherë. As nuk e di shkakun pse as si ka ndodhë vetëm thotë gjyshja, “Kanë ardhë edhe kanë thanë, ‘Mund të hapni të pane se ai ka vdekë në burg’”. I bijnë do rroba të tij, për dëshmi, plot gjak ia lajnë në shtëpi. M’thoshte, vetëm çka di, djali i axhës Aliu, që e ka majtë mend, ‘41 ka qenë ai i lindur unë jam ‘49. Thotë, “Ka qenë i zhvillun”, thotë, “me hi n’derë nuk e nxente dera gjoksin e tij. Djalë i ri pa martu”. Gjyshja e vajtonte tanë jetën atë. Mu si fmi m’merrte me veti si në fushë si kado se isha i pari tash djalë i djalit t’madh. E vajtonte tanë kohën. Ai vajtimi kur shkojshim n’fushë me të, tash më vonë m’kujtohet fjalët e saj për atë djalë të humbur pa gjurmë. Nuk e di.

M’ka ardhë keq, s’dojsha disi, instiktivisht nuk dojsha m’i pytë pse. Ka shku gjithë, nuk e di, osht’ ni fshat aty që mund ta di, thom sot, nesër shkoj ta pyes shkakun pse u burgosë ai dhe ka përfundu kështu. Unë për ndryshe jam i lindur më 10 mars ‘49-ten në atë fshat në ni familje bujqsh. Kjo familja ime, paraardhësit e mi kanë pasë periudha ku kanë qenë të pasur me shumë pronë edhe kanë qenë pastaj të varfur kur ua ka marrë pushteti deri në zgrips. Kshtuqë mu m’ka taku, për fat të keq, me u rritë me ni familje të varfur. Gjithë fshati kanë pësu fatin tonë edhe gjenerata ime gati të gjithë kanë qenë të varfër me përjashtim dy-tri familje që konsideroheshin ma të kamura në atë kohë. Podrimaj edhe Sutaj. Po fmitë krejt kemi qenë në shkollë kur shkojshim, kur lujshim, zbathur, zdeshur. Me vujtje të rritur, me vujtje.

Ajo na ka përcjellë pastaj ni kohë t’gjatë, ni kohë t’gjatë derisa është rikthy pak për së mari në vitet pas demostratat, pas ramjes së Rankoviçit. Kemi fillu me marrë vetën si familje, si fshat. Edhe për shkollim edhe për jetë sociale ma t’mirë, ekonomike edhe për t’u shkollu disa. Në kohën… përndryshe prindërit e mi, baba quhej Xhemajl. Ka qenë i pa shkolluar. Ka ditë, ka mësu me shkru vetëm emrin dhe mbiemrin edhe nana po ashtu. Vjen prej ni familje prej ni fshati Shushicë e Ulët. Ka qenë e familjes së kamur. Ajo kanë pasë pronë shumë ata. E di që na u kanë gjind shumë pastaj. Në kohën kur ne kemi qenë n’krizë ata na kanë ndihmu shumë. Me drith. Kanë pasë fushë me drithëra të bardha, me bagëti, me bjeshkë. Të gjitha këto. Na kanë ndihmu si familje.

E kemi kalu atë krizën kur ka qenë krizë e madhe me këta fqinjtë që e morën pronën deri në derë. Tani ka ardhë koha ata fqifqinjë kanë punu për ne e kur e merr Serbia ua jep atyne, baba im ka punu aty për të dhetën për ta. Prej pronës t’vet e ka marrë ni t’dhetën nanë hise ua ka dhanë atyne. Dikur e mbaj mend punohej për të katërten. Katër hise atij, ni hise vetit. Qoftë barin, qoftë misrin, qoftë grunin. Se ndrroj situata, shteti i murr ata i boni pronar. Kshtuqë kemi shku si thotë populli, “Kjo dyje”, thotë, “osht’ rrypa rrypa” (qeshë). Herë ashtu herë kshtu. Dollap, dollap. E kam përjetu unë nga evokimet e të parëve t’mi që ni familje ka më mirë pastaj ni varfëri të thellë.

Shkollimi im…

Anita Susuri: Deshta edhe m’fal nëse…

Ukë Xhemaj: Fol lirisht.

Anita Susuri: Po masi jemi te koha e Rankoviçit e kjo, a keni naj kujtesë për shembull? M’tregut për babën e juj që ka pasë mundësi me shku në Turqi…

Ukë Xhemaj: Po, po. Po mund të ju evokoj sa të doni. Unë i ‘49-tes koha kur kam lind unë kish qenë ni thatësi e madhe, tri vite që ka majtë. Plus prishen raportet pastaj që kam mësu është Jugosllavisë me Rusisë, koha e Stalinizmit. Shqipëria e run atë, deri në atë kohë kanë qenë raportet e mira, kanë lëvizë. Aty mbyllet kufini. Mbyllet kufini anej knej fillon dhuna, knej kufinit. Tash, informbyroja. Vitet ‘49-’53 tregonte baba, “Kishim”, thotë, “në atë kohë bagëti që manim. Mish kishte, qumësht kishte por bukë nuk kishte edhe drith. Sepse pushteti erdh i pastroj magjet tepricë mas Luftës së Dytë i pastroj magjes dhe u varfërum”. Që nga ‘45-ta e këndej mbetën tepër të varfun, e merrte tepricën e qujshin. Ua fshinte magjen, millin ua merrte.

Kur erdh thatësia e madhe i gjet krejtësisht në zgrips urie. “Shkonim”, thotë, “me kali te shoktë e ushtrisë që kem pasë prej Potgurit e në Rekë të Keqe anej kah Deçani dhe Mulliqi. Naj shok të ushtrisë me huazu dikund naj kilogram miell me pasë ai me ta dhanë. Pritke”, thotë, “familje pritke se nuk kishte çka han”. Shumë nga popujt kanë hangër livore drunjësh. T’u e sharrit drurin e ahut dhe lëvoren e tij t’u e përzi me yndyrna, me mazë me e rritë pak vëllimin sepse palohej edhe fërkohej mes veti prej rrezikut. E kanë kalu atë kohë. Po çka ka qenë ma e keqja, ka qenë tmerri. Dimret kanë qenë të forta.

Ka pasë borë ni metër gjithherë. Acaret t’mdha. Deri në dy metra unë e di kur borën e ka mbulu shtëpinë deri në dritare, në kulm edhe u dashtë axha me babën me hapë dritaren nga mrena me bo ni vrimë me shku deri te bunari. Dy metra. Njihet si bora e kuqe. Sepse ni erë jugore prej Afrikës e kishte sjellë zallin e Afrikës dhe si duket ose të vullkanit asi… e bon shtresë natën. Dy metra borë. Gjithë fshati m’kujtohet që e pesta e gjashta. Kur themi njani tjetrin me bo ni rreh, ni rrugë të ngushtë deri te mulliri me çu kush çka ka pasë pak me blu në mulli. Ka qenë acar i madh. E në qat’ acar ka qenë aksioni i Rankoviçit për mbledhjen e armëve. Me mledhë armë e armë s’kish kërkush.

I merrte i çonin i torturonin të gjithë në atë borë, gjithë natën i rrehshin. Bisedojshin baba me axhën, unë isha në atë moshë diku afër shtatë vjeçar, ‘56-ta. Me emra, “E morën këtë sonte, e morën atë”. M’kujtohet kur erdh baba i dajës ni natë, thotë, “Duhet me ikë prej këtu të shkojmë në Turqi t’i shpëtojmë familjet”. “Kah me shku?” “Po shkojmë deri në Shkup atje i nxjerrim vasikat”, ju thojshin pasaportat vizat, “duhet me u vendosë në Shkup deri t’na bojnë letrat gati tani me shku në Turqi”. Migja disi u dakordu baba kurrsesi. “Jo”, tha, “s’shkoj. Qitu ka me vdekë e s’shkoj në Turqi. Në Shqipni me mujtë shkoj po kufini osht’ mbyllë”. Ata bojshin dhunë.

Ni moment m’kujtohet kur e shpjegojnë ni natë thotë, “Në stacionin e Policisë në Runik”, Runiku i bie në Drenicë, afër Podgurit. Ka qenë ni post komandë policore e gjandarmërisë serbe. Dimër, qat’ borë t’madhe i kanë marrë nga shtrati, me emra i flitshin. Unë ua kom harru emrat. I kanë lidh atje, ka qenë ni bahçe. Atë bahçe e kom mrri unë pastaj. Me molla, me pem para stacionit. “Secili trup”, thotë, “ka pasë të lidhun nga një të lidhun me tel. Gjithë natën në borë, në vujtje”. Vetëm me shti tmerrin, panikën me ikë, me dalë jashtë për Turqi. Tash te t’ritë, te unë për shembull e sigurisht te të gjithë të moshës time ajo ka qenë tmerr.

Tanë natën mbramje dëgjojshe biseda të tilla në prani, e të nesërmen me shku tash në klasë të parë në shkollë fillore. Në shkollë fillore prej klasës së tretë filloj me u mësu në Banjë gjuha serbe. Ne i kishim ata, normalisht si fmi u rritshim me ta e dijshim ni serbishte çfare e flisnin ata ni dialekt. Në klasë të tretë ka qenë ni msus që na jepte serbisht nifar’ Sava Kovaçeviç. Malazez i Vitomericës. Punojke edhe në Vitomericë. Shpijen e ka pasë aty po këtu vinte mbante mësim. Ka qenë tmerr për fmi trishtim për fmi saqë kur vinte momenti me u nisë me marrë, atëherë trastën, s’ka pasë çanta. Që na kishin punu nanat të qendisura ose të thurura në vek edhe të qepura me nifar’ mbajtësi t’lidhur për çantë me shku n’shkollë. Tmerroheshim. Na kapkte stresi, dridhje që kanë me na rreh.

Ai jo që na rrehte po na trishtonte. Merrte metrin që ngroheshin dimrit, kanë qenë të ahut të ndane me metra quheshin me metra kub. Kanë qenë të trasha i shtijshim në ato stufa për ngrohje. Merrte metrin thoshte, “Shtrij durtë”. Nëse nuk ia ke mësu ni vjershë ose e bojshe gabimin prej stresi t’u ia thanë mësimin serbisht. Ai t’u hazke me atë ti thojshe po don me më mytë. Fmi, fmi i klasës së tretë. Tani, ajo kish qenë shumë e mirë. Kur dul pranvera i dërgonte nxënësit me shku në pyll ka qenë afër shkollës. Me marrë thupra të holla e me to me na rreh. Ose… po ka pasë, ka qenë edhe metodë shumë e ashpër, trishtuese edhe shqiptarët e përdornin.

Për shembull mësuesit shqiptarë aty me i dënu nxënësat se s’ka mësu mirë merrshin kallamin e sheqerit, tramakun e shkoklojshin i qitshin kokrrat nëpër dysheme edhe bjer në gjunjë aty, qiti durtë në muri e t’bishin thupra gishtave ose të rrafshin në maje të gishtave, trishtim. Edhe shqiptarët përdorshin dhunën mësuesit, tmerr ka qenë. Nëse dikush nuk mësonte ose bënte diçka thonin, “Në tavan të shkollës”, i qitshin shkallët me hyp në tavan deri të vjen terri. Në fund thojshin, “Në burg po të çojmë”. Trishtim ka qenë ajo periudhë. Janë vite sa bënin ata serbët, hiç ma pak s’bënin edhe mësuesit tanë. Kshtu ka qenë dhunë, ka qenë trishtim. Nejse. Ke si ke u kalu ajo. Pastaj, t’u u rritë klasa e shtatë, e tetë. Me mësu mësonim shumë, tepër mësonim.

Tmerri, rrahja të pritke. U dashke me mësu gjithë natën. Kur ktheheshim në shpi, na për fat, ai fshat e ka pasë rrymën e mësonim, kishim atë përparësi. Se disa fshatra nuk e kishin kanë mësu me llampa, me qira. Ni pjesë e Podgurit edhe shkollën e mesme kur kom shku hala s’kanë pasë rrymë. Me llampa. Me fitilaq. Ka qenë nifar mjeti nga llamarina e punuar me ni fitil mbushej gaz e qujshin. Ai tymoste të tmerronte, me të mësohej në shkollën e mesme. Filloren mbasi e mbarova aty me sukses të shkëlqyeshëm u regjistrova në Gjimnazin e Istogut, gjenerata e parë. Tash m’u shkollu u regjistrun disa nga fshati im dhe ni Sylë Sutaj, Ahmet Rugova, unë. Tre. S’kishte tjerë. Nuk kishin mundësi me u shkollu.

Në gjimnaz nuk kishte mjet me shku. Prej fshatit tim deri atje janë 13 kilometra. Dajtë i kisha në Shushicë, prej atje tetë. Po megjithatë pesë ma afër. Pesë anej pesë knej ishte mjaftë, dhjetë kilometra në dite ma pak. Për çdo ditë udhëtoja. Vendosi baba me u punësu se të ardhuna kishte nga pak nga bujqësia, jeta filloj pak po të holla s’kishte. U punësu shkaku im dhe edhe fmitë tjerë me i shkollu mas meje të gjithë. U punësu në kombinat të drunit në Istog si punëtor me ardhë deri te parja me më shkollu. Unë u dashtë me shku prej fshatit Shushicë, prej dajve, me biçikletë se tetë kilometra. Po mjaftë. Tetë, tetë 16 për çdo ditë. Ni biçikletë të vjetër ma bleu baba.

Po nuk kish, ni kom pasë ni sako e skajit me një të hollë. Vetëm në kmishë. Dimër, fërfllazë çfarë ere fryn në Istog e çfarë fërfllaze. Dy vite kam udhëtu ashtu. Mëngjesi dimri, nata e gatë dita e shkurtë. Udhëtojshim natën. Biçikleta u prish nuk i gjejshim goma. Mule me udhëtu tetë kilometra në borë. Bora e madhe gjysë metre, ni metër. Syfyrave nisesha. Gjyshja atje, nana e nanës më pregadiste, u ngritke herët ni mëngjes me do bukë të misrit që ma rreshke në zjarr. Kisha qef me kanë si kafe. Ma qitke me do qumësht e hanksha mirë. Po ton ditën me qata metsha deri në mramje, derisa u kthejsha nëpër borë.

Asnjë ditë mungesë në shkollë për dy vite në atë rrugë që nuk e kom pasë. Borë, shi, fërfllazë. Tash kur shkum atje tortura të ngjashme me atë Savën, se ende ish koha e Rankoviçit, ‘64-ta. Kemi pasë gati të gjitha landët në gjuhën serbo-kroate në shkollë të mesme. Matematikë ni Radeta Gjuriç i Lugut të Istogut ka qenë ni Milia gjeografe, ka qenë ni Musë histori. Pastaj na erdhen mas tij edhe dy prej Beogradit të dërgun, magjistra ata të shkencave. U çuditshin në fshat në Istog me ardhë magjistra, ni Sefanoviç edhe ni Orlik Mandiç. Ky Mandiçi latinishtën. Gjuhë e vdekur. Nuk flitej. Na jipte latinisht. Ai tjetri histori.

Ky Mandiçi pinte shumë, vinte i dehur gjithmonë në klasë. Si hynte mrenda bonte me dorë sikur me shpatë. “Ju duhet me ju pre kokën”. Na ishim nxanës të shkollës së mesme. “Duhet me ju pre kokën”. Me dorë bënte shpatën. “Ju nuk duhet me ju dhanë dije, ju veç duhet me ua pre kokën me shpatë”. Na tmerronte. I dehur vinte ashtu. Ai Sefanoviçi shpjegonte histori në mënyrën e vet si donte. Ai Gjuriçi na jepte letërsi. U dashte me mësu letërsinë, romatizmin krejt serb. 70 romane me i bo referate. Me kritikën e tjerëve, analiza gjitha ato vetëm serbisht me mësu. Për gjuhë nuk delte koha se vonë vishim natën. U dashke me ta prishë suksesin, ta hupke vitin, tmerrim ka qenë ato. Sot mbaj mend plot vargje të romantizmit serb se na kanë ngulitë prej dhune, jo prej qefit, po prej dhune.

Nuk i dijnë ndoshta serbit atje unë i mbaj mend. Tipiken. Mbaj mend historinë që na kanë shpjegu ashtu siç dojshim vet. Na çojshin niherë të Beteja e Kosovës ni ekskurzion ni shëti. Na hypi atje naltë edhe po na flet qysh në Betejën e Kosovën e kanë mujtë Sulltanin, shqiptarë s’ka pasë në luftë veç serb. Me na bind neve ni realitet krejtësisht tjetër që nuk ish. Mësonim veç historinë e mesjetës. Luftat e tyre të gjitha këto deri në vitin e katërt. Ka fundi shkoj ai sepse u rrzu Rankoviçi në ‘66-ten edhe ata ikën.

Stefanoviçi kish qenë këshilltari i parë se dul pastaj ni broshurë e që ma dha ky profesori shqiptar, Hajdar Suti, “Temën”, tha, “bone për plenumin e brionëve”. E njoh këtë temë pastaj. Kish qenë këshilltar i Rankoviçit, qiky Stefanoviçi që na mbante histori. Edhe Mandiçi në atë këshill të ngushtë. Ikën pastaj prej Istogut. Hajdari pastaj na ka shpjegu pak, në fund e ka zanë, historinë nacionale tonën, periudhën e mesjetës, Skënderbeut e këndej.

Anita Susuri: E mësimdhënës shqiptarë s’ka pasë fare n’atë kohë?

Ukë Xhemaj: Ka pasë gjuhë shqipe, Selmani, që na ka dhanë gjuhë shqipe. Pastaj ai Draskoviçi që na ka dhanë fizikë shkoj erdh ni profesor Bujupi. Në fillim krejt e kishim serbisht. Po ata gjenin dikund, nuk e di a qendra tjera shpërnguleshin gradualisht. Po dy vite krejt serbisht e në të tretën edhe të katërten erdhën t’u u rrallu edhe erdhën pastaj shqiptarë. Po them mas Rankoviçit ‘66-ta ndrroj situata edhe erdhën profesorat e gjuhës shqipe, për kimi, për biologji. Na erdhën shqip. Kshtu.

Anita Susuri: A ka pasë shumë paralele?

Ukë Xhemaj: Jo. Dy paralele kemi qenë. Një para dreke një pas dreke. Kemi qenë paralele shqiptare. Ka qenë edhe paralele serbe. Katër paralele gjithsej. Dy shqiptare, dy serbe aty kanë qenë. Por është interesante që drejtori… s’kishte mundësi ma t’mdha. Ka qenë Abdyrrahim Gashi, ni pedagog i njohur që deri vonë ka ligjeru në fakultet në katedren e pedagogjisë. Ka qenë punëtori ma i madh edhe ma i miri në Kosovë. U shpallë disa herë. Se atë shkollë e ka majtë në ato rrethana për disiplinë, nxanësat kanë mësu. Ka qenë regjim, si thonë, ushtarak për disiplinë. S’ka humb kush orë mësimi. Po them, katër vite nuk kom dëftesa në ditar. Ditarët janë s’kam mungesë në ditar asni ditë. Çfarë kohe ka qenë, me çfarë udhëtimi n’kam kryesisht.

Ka qenë disiplinë në kulëm dhe kanë mësu shumë. E gjithë gjenerata të gjithë janë doktora, inxhinier, doktora shkenca, magjistra që kanë dalë nga ajo kohë. Pastaj kur janë punësu në vende të ndryshme janë shpërnda dhe ka pasë sukses si gjeneratë e parë. Ai e ka majtë gjimnazin edhe disa breza…

Anita Susuri: A ka pasë edhe vajza?

Ukë Xhemaj: Po, ka pasë vajza. Kanë qenë, jo shumë, por ka pasë vajza. Kanë qenë në klasë timen. Kanë qenë Hajrie Berisha prej Gjyrakovcit, kanë qenë ni Nemide Pula e Pulave të Istogut, ata kanë qenë gjakovar të ardhun aty. Ka qenë ni Jana, ka qenë hasjane. Babën e ka pasë bukë pjekës, katolike ka qenë. Ka qenë edhe ni e Shushicës tjetër. Dy motra kanë qenë vajzat e hoxhës të Shushicës. Dyjat. Njëna Mihrije Mahmutaj e ajo motra tjetër, si e pat’ emrin, ia harrova. Kjo Mihrija pastaj ka vazhdu shkollimin këtu dhe është punësu. Ka punu në postë, është ende gjallë.

Djali i saj pastaj që pat’ fat të keq që ia vranë. Polici, ai, këtu… e martune për ni të Kaçanikut. Këto kanë qenë në klasë që i kom pasë. Na që udhëtojshim nga larg kishim ndrrimin e parë para dreke. Ata të Istogut e do fshatrave përreth vishin mas dreke. Shkaku i kohës me shku ma shpejt në shpi. Dy klasë kemi qenë.

Anita Susuri: A ka pasë qat’ kohë hapësirë për ndonjë aktivitet kulturor?

Ukë Xhemaj: Për aktivitete kulturore kanë qenë kushtet shumë të kufizuara. Deri në vitin e tretë s’kanë leju ata me marrë kurfar aktiviteti. Ditën e shkollës e kem festu masandej. Ka funksionu drama aty, recitimet e këto. Fushë sportit, gara kështu. Po filma me pa na dërgojshin aty. Jo tjetër diçka ma shumë nuk ka pasë. Si në shkollë fillore si në të mesmën nuk ka pasë aktivitete shumë. Për ditë të shkollës ni aktivitet që organizohej, për ndryshe jo, nuk ka pasë.

Anita Susuri: Istogu a ka pasë shtëpi të kulturës?

Ukë Xhemaj: Jo, jo. Ka qenë mi shtëpi i thojshin dom serbisht, ku shfaqeshin filmat. Vetëm filma. Ni sallë për filma ka qenë. Vetëm ajo. Vonë është ndërtu kjo shtëpia e kulturës ku osht’ sot në Istog. Ajo ka qenë filma me pa po. Filma të çojshin me pa ndonjë film. Sa kam qenë në shkollë fillore në Banjë s’ka pasë as kufar’. Po ni film lëvizës ka qenë në mure të hotelit e qiteshin. Publiku jashtë. Bijshin filma. Ata shumë rrallë niherë në muj. Tani vrapojshin të gjithë me shku me pa filmin, atraksion ka qenë. Po s’kishte tjetër.

Anita Susuri: A ka qenë si hapësirë e mbyllur?

Ukë Xhemaj: Jo, jo. Ni kohë ka qenë jashtë, ka qenë ni fshat atje Lubovë ka qenë ni shtëpi ku mbajshin ata mbas luftës partiakët mbledhje. E në murin e tij jashtë, i qitshin karrikat nga mbrenda jashtë edhe kush donte shkonte me pa aty. S’ka pasë biletë. Ma vonë tani ni hotel ka qenë i vjetër. Hoteli i vjetër e qujshin. Bile i thojshin Hoteli i Qetë. Se pronar ni malazez Qeta. Ai ishte i shtetit po ai e shfrytëzojke dhe i thojshin Hoteli i Qetës. Aty mrenaka qenë ni holl ma i gjatë e aty mbahej njani muri të asaj kthinës e shfaqshin filmin aty.

Pjesa e Dytë

Ukë Xhemaj: Mbasi mbarum shkollimin e mesëm, gjimnazin, kam ardhë në Prishtinë për me regjistru fakultetin. Prishtina ‘68-ta osht’ kjo në vjeshtë. Kur kam ardhë kjo pjesa Grandi e poshtë ka qenë ara. Pjesa te Bregu i Diellit ka qenë ara. Meniherë këtu ku osht’ kisha e sipër krejt ka qenë ara. Ka qenë e mbushur vetëm qendra. Këtu ku osht’ Grandi kanë qenë do kioske t’vogla do zejtar, do këpucëtar ka pasë diçka. Krejt të drunit të punune, të vogla. Fakulteti kur kam ardhë atë ditë me u regjistru për herë të parë niherë, hera e parë me mbrri në qytet në Prishtinë. S’ka pasë komunikime. Kam ardhë me tren prej Peje. Kur kam dashtë me ardhë m’kujtohet gjyshja edhe baba. Gjyshja i thoshte babës, “Mos e le djalin me shku se e hupe djalin, mos e le për Prishtinë”. Nana këmbëngulte çuditërisht, “Jo me shku”.

Kta thoshin bohet shka, m’thoshin mu. Ai ka këmbëngulë, “Me shku, me shku”. Problemin ma të madhin e kom pasë derisa kam mbaru fakultetin. Gjithkund m’ka përcjellë. Pastaj kur kom shku në shpi në afat të provimeve në maj, ai m’ka pritë te dyrtë e oborrit t’u m’pytë, “Sa e more notën?” Se jo a kalove, po sa e more. U dashke… ka qenë shumë arsim dashëse edhe pse e pa shkollë. Më ngulfatke me atë. Po gjithë isha në presion të nanës çfarë note po marr se m’pret te dera kur shkoj atje. Në fund kur kom kërku me u punësu, ajo ka qenë këmbëngulëse të vij në Prishtinë, jo atje. Atje më pranun. Po në fakultet kur kam ardhë, po them, kam udhëtu deri në Pejë kam marrë ni tren edhe këpucët, se udhëtojshim në kamë deri në Pejë me zanë trenin për me ardhë m’i dorëzu dokumentat për provim pranues.

Ni këpucëtar para teatrit, kanë qenë do këpucëtar që pastrojshin këpucë, lustrues. Atë e kom pytë, “Ku janë fakultetet?” Se s’e disha kah me u orientu. M’i lustroj pak këpucët se u bonën me baltë edhe m’tha, “Shko qisaj rruge poshtë”, tha, “n’fund atje janë”. Unë kom pasë dëshirë, e kom dashtë shkencat. Kom pasë dëshirë me studiu astronominë. Po këtu m’tregun që nuk ka astronomi në Prishtinë, në fakultete. Atë kom dashtë me regjistru maqinerinë, kom pasë dëshirë. Jom ardhë me atë mendim m’i dorëzu dokumentat maqineri. Por kur vi te Fakulteti Filozofik shoh plot djem të ri e vajza që kanë ardhë me u regjistru. Futem në holl. Kur futem atje ni shallter plot po shtyhen. U futa aty.

Kur erdha në radhë tha, ai m’i mur ato dëftesat e shkollës së mesme që i kisha. Po m’pytë ai referenti, “Në cilën degë po don me i qit?” Thashë, “Po du maqineri”, tha, “S’ka maqineri ktu”, thashë, “E çka ka ktu?” Tha, “Ka fizikë, gjeografi, matematikë”, po m’i numëron. Gjeografinë e dojsha shumë. Ka qenë ni Emilia profesoreshë edhe ajo edhe pse ka qenë serbe ka qenë kambëngulëse nuk ka qenë nacionaliste. Na pat’ mësu shumë gjeografi në shkollë të mesme. Thashë, “Në gjeografi”. I kom lëshu dokumentet. Kur e kom lëshu e kanë pa dëftesën, e kqyrën ata aty shpejt. Tha, “Ti s’paske nevojë për provim pranues i paske të gjitha pese krejt vitet”. U gëzova shumë. Tha, “Ti veç me ardhë në tetor e regjistron e merr indeksin, s’ki nevojë për provim pranues”.

Unë me gjithë gëzim dola shkova u ktheva. Kshtu jom regjistru. Pastaj kom ardhë, kom vazhdu. E kom dashtë edhe këtë fushë. Kom punu shumë. Biblioteka ishte atëherë. Ton ditën në ligjerata s’kom humb kurrë ligjerata derisa u mbyll biblioteka kom lexu në bibliotekë. Kom lexu literaturë. Bile m’kujtohet edhe këtu pastaj kemi pasë serbisht. Katedren e ka hapë profesor Mark Krasniqi, s’ka pasë kuadra shqiptare. Ka sjellë ka Beogradi profesor universiteti po që i ka njoftë, se vet ka studiu atje. Ka pru, ka qenë ni Lubinjko Svetinoviç i Çarçakut po në Beograd. Ni profesor me tri doktoratura të mbarune. Matematikë, gjeodezinë dhe hartografinë. Na jipke hartografi. Landë brenda gjeografisë.

Kshtuqë edhe sot 32 projeksione si bohen hartat mos të thom që ndoshta i vetmi jom që di, kom punu te ai. Kom marrë dhjetëshe me tona deformimet që mund të bahen. Projeksione. 32 i kom mësu edhe i kom n’kokë sot. Ka qenë profesor fenomenal ai. Pastaj ka qenë ni Dushan Dukiç. Na jipte ideologji dhe klimatologjinë. Ka qenë ma i njohturi në Jugosllavi. Disa libra prej teksteve të tij për klimën. Ka qenë Olivera Markoviç drejtoreshë e majdanpekut. Na jepke gjeologjinë. Në afat të qershorit vetëm dy kemi hy me gojë, vetëm dy. Vetëm unë e kom dhanë provimin, ai ra. Ka qenë kabineti, edhe sot osht’ me shkambinj të krejt Ballkanit. Në sartar të vogël nga një guri i vogël.

Gjatë ligjeratave krejt na shpjegonte tokën, gjeologjinë e saj. Ta jipte ni gur edhe thojke, “Më shpjego përmbajtjen kimike dhe fizike të tij për me dalë në provim”. Tri gur t’i jepke. I merrke të ndryshëm, vullkanit e çfare, ku ta di unë. Po s’ja thojshe të saktën nuk kishe të drejtë me hy me gojë. 42 kemi qenë të paraqitur, dy kemi hy në test. Ka qenë profesoreshë shumë e zoja, na ka mësu landën. Unë sot ato landë fiziken gjeografi, gjeologji, gjemorfologji m’duket që sot i kom mësu, të gjitha i kom n’kokë. Edhe gjeografinë shoqërore edhe të gjitha. Astronominë, gjithë natën rrishim. Problemin e kisha te ftohja. Dimër. Me përcjellë me kësi, ka qenë… teleskopi.

Teleskopin ma të mirin… se profesori Nikolla Mikoviç ka qenë i Beogradit thoshte, “Studentët e mi në Beograd s’e kanë, e kanë ni t’vjetër”. Ai ka qenë i ri dhe ofronte shumë. Na thoshte, “Po të qëllon koha kur fluturon anija kozmike e kishim pa si anije”. Na tash studentët i përcjellshim trupat qiellor dhe vizatonim me sistem kordinat çfarë pozite po lëvizin trupat për m’i njoftë. Gjithë natën rrishim mbi artje. Me nga një qaj. U nrrojshim se acar i madh. Fakulteti i rrafsht ishte atje teleskopi.

Anita Susuri: A u kanë përmbi fakultet?

Ukë Xhemaj: Mi fakultet e vendosshim, mi pllakë ka qenë.

Anita Susuri: Filozofiku a po?

Ukë Xhemaj: Filozofiku ku osht’ sot. Po kulmi ka qenë i rrafshët e atje e qitshim teleskopin dhe ju drejtojshim yjeve. Po ishte acar i madh, ftohtë, borë. Grupe grupe kah katër kah katër i përcjellshim, ikshim poshtë pijshim ndonjë qaj sa për ngohrje ngriteshin tjetrët. Ton naten deri në mëngjes, deri del dielli, m’i përcjellë krejt yjet. Kshtuqë yjet edhe lëvizjet e tyre edhe sot i kom të qarta sikur atëherë se u dashke me i mësu. Përndryshe nuk mirrnim notë kaluese. Ka qenë interesant po të ftohtit me ni setër e kom kry fakultetin, me ni setër. S’kishim. Të ftohtit e madh. Ka qenë kurreshtje me i pa ata. Ia drejtojshim kanë qenë këta tre rrokaqiej që janë atje në atë pjesën e Prishtinës te konviktet.

Ka qenë ni punëtor, nuk e di kush ka qenë ai. E ka pasë kabinetin punonte deri në orë të vona të natës. S’kishte perde. Ishte kati i gjashtë a i shtatë. Ia drejtojshim kaniherë objektivin e teleskopit dhe e shihshim kondaktin në orë kah i bonte cik, cik, cik {onomotope}, ia numërojshin. Qaq na ofrojke kurreshtja. Profesori na thoshte, “Kthene”. Kaniherë për kurreshtje me pa. Ka qenë kurreshtje e madhe. E kshtu. Tani mbarova fakultetin në afat. Me 12 korrik kam diplomu në afat të qershorit. Në indeksin… ‘72-ten. ‘68-ten jom regjistru, ‘72-ten me 12 korrik jom diplomu. Profesorët aty që ishin në komision, profesori Musa Gashi, profesori Asllan Pushka dhe Muharrem Carnabregu i kom pasë në komision. Më ofrun me u ndalë si asistent. Por thashë, “Jo”.

Kom pasë ni, s’po e përmend tash, nuk osht’ e lëzetshme. Për ni notë në morfologji me profesorin e morfologjisë ma dha, ma uli notën. Ma dha ni tetshe. U hakmurr thjeshtë. Emrin e di, s’po ua jap kush osht’ ai. Tash osht’ në Bosnje. Në Sarajevë ka shku. Mas luftës atje u vendosë. Gjermogolog ka qenë. Përndryshe i malësisë është atje i Vuthaj. Na nxori në teren me pa format nëpër gjermofologjike. Me autobus e na shpjegojke. Po për me ia pa sherrin une me mu hakmarrë ai kur na nxori në teren niherë në Rrafsh të Dukagjinit ni prru osht’ ksi ni rrjedhje periodike kur shkrihet bora, s’ka shumë. Ma qiti temën… ishte t’u shpjegu ai për të. Po thotë është luginë meandrike. Unë… bregu me breg ishte gjashtë kilometra edhe atë fushë osht’ luginë ende.

Çka kishim mësu ai çka kish shpjegu edhe çka kisha lexu gjeomorfologji tan kohën në bibliotekë krejt botimet serbisht ishin edhe kroatisht. Unë i thashë, “Profesor s’mundet me qenë luginë meandrike ajo”, tha, “Pse s’mundet?” Thashë, “Se s’kemi na këtu Amazonë, ai prru periodik. Lugina meandrike është kur debiti lumor del prej shtratit dhe vërshon të dy brigjet e tij dhe krijon fushë deri ku ka shku qajo quhet luginë lumore meandrike”, thashë, “ajo osht’ prru. Ajo gur sjellë prej bjeshke”.

Në atë moment ka hi profesori i gjeologjisë, kishte ni punë me të. Gabimi im po student. Unë ju drejtova se ai gjeolog e dinte, e kishte kry në Beograd. Thashë, “Profesor ni pytje”, isha unë aty te drrasa t’u i thanë që s’osht’. Tha, “Çka?” Thashë, “Këto janë gjashtë kilometra kjo është rrjedhje periodike ka rrjedhje vetëm kur shkrihet bora, verës thanë. A është luginë meandrike”, tha, “Jo more çfarë lugine meandrike”. Ai e ka kap për nërsjetëll doli prej derës e hodhi shkumsin. Kur shkova në provim m’u hakmurr. Dola në provim m’i qiti pyetjet ju përgjigja në tri. Pa turp më tha, “S’muj”, tha, “me ta dhanë dhetëshe”. Thashë, “Profesor”, kisha marrë literaturën me vete, “pyt çka të dush në gjeomorfologji”. Se dola vullnetar në karrige të parë.

A do me të pytë?” Thashë, “Pyt çka të dush”. U kujtu, u kujtu pak edhe tha, “Ç’është ergu?” Ergu është ni gjermofologji është ni formë e akullnajave kur vërshojnë ato akullnajat dhe krijojnë nji nëngropë. Po i them është kjo, kjo, kjo. S’e kish pritë që mund ta dijë atë. E tha, “Ç’është nëngropa valore edhe klifi”. Ato formohen buzë oqeaneve dhe deteve dhe vala e erozionit. Thashë, është kjo, kjo, kjo. “Jo, jo”, tha, “s’muj ta jep dhetëshe”, i thashë, “S’ka problem profesor”. Krejt studentët që ishin t’u prit në radhë e kanë rreh dyshemenë me kamë shenjë proteste. I ka marrë indeksat u dalë e ka ndërpre provimin. Ditën tjetër.

Mbas ni muji e kom taku në korzo (qeshë). Në korzo m’ka ndalë, “A bon dy fjalë me ty?” Tashë, “Urdhno profesor, çka ka të re?” Tha, “Kërkoj falje”, tha, “me të kërku falje”. Ma kish vu notën në indekt, çka po kërkon falje. Thashë, “E kom harru atë punë. Po m’ke bo aq mirë”, thashë, “sa s’muj me ta kthy unë ty, me të shpërbly”. Tha, “Çka?” Isha me do shokë, dilshim ecshim. Thashë, “Në atë mpment kur ma ke prishë suksesin, ma ke dhanë notën tetshe t’vetmen”, thashë, “kur jom shku në shtëpi”, thashë, “jom betu. Vetën e kom betu kurrë kurrë kurrë s’ka me ju hakmarrë studentit. Kjo është ajo që ma ke bo e faleminderit shumë. S’ka nevojë me m’kërku falje”. Kjo ka qenë këto inserte t’vogla kshtu po lanë përshtypje. Pastaj kur ata profesorët m’thanë me u nalë asistent dhe m’kanë lutë edhe shumë vite ma vonë se punova në institut. Thashë, “Jo. Derisa e kom aty kolegun”, thashë, “jo”. Deri në luftë s’kam shku shkaku i tij.

Kam shku në institut, profesori Mark m’ka propozu. Kom punu dy vite pastaj në arsim mas diplomimit. 19 ditë i kom përvojë në Gjimnazin Luigj Gurakuqi të Klinës. Prej aty në Gjimnazin Sami Frashëri të Prishtinës ktu. Atëherë quhej Ivo Lola Ribar. Kam dhanë gjeografi dhe astronomi. Pastaj u hap dega etonologjisë me plot mund profesori Mark Krasniqi e hapi brenda institutit degën. Niherë si sektor brenda folkflorit. M’tha me konkuru. Konkurova. Ma shkroi referatin. U pranova unë dhe ni Tefik Basha. Ai mas ni kohe e lëshoj, kaloj atje në fakultet se kishin nevojë për asistent në gjeografi se ishte edhe ai gjeograf. Unë vazhdova aty. Pastaj ‘78-ten u nda, u formu degë e mirë. Unë edhe e pruni ni Ramadan Ibrahimi prej muzeut. Në fillim isha veç unë.

Kam fillu punën në institut pastaj punën shkencore, pastaj kam magjistru në Zagreb. Pastaj kom doktoru në etnologji këtu. Prej institutit arritëm mas lufte me hap departamentin e etnologjisë me shumë mund. Aty kontribut t’madh ka pasë dega e historisë profesori Mark. Po të drejtë për drejtë ka pasë kolegia Drita Statovci. E ka pasë burrin rektor edhe ai rregulloj punët atje për me kalu shpejt. Dega e historisë e mbështetën në filozofik dhe u hap departamenti i etnologjisë. Tash ishte problemi se s’kishte kuadra. Se ne kemi qenë i vetmi universitet, ndoshta në Europë e në botë që nuk e ka pasë këtë fushë të dijes as si program shkollor fillor, të mesëm, fakultet jo se jo. Sepse nuk lejohej të mësohej kultura. As nuk ka pasë degë për me studiu.

Etnografët e parë kanë kry në Beograd ose në Zagreb ose në Lublanë. Si student. Ata kanë qenë tepër pak se ka qenë vështirë me u shkollu. Ka qenë Shpresa Siçeça ni kolege nga Prizreni pastaj u punësu në Prizren e ka mbajtë Lidhjen e Prizrenit. Mund ta njihni ndoshta. Kolege shumë e zonja, shumë e mirë. E lutshim me ardhë këtu ni vjet s’donte. Se janë të lidhur prizrenasit për Prizrenin. Ma në fund e binda erdh. Mbajti ligjerata këtu por vonë, mezi u bind. Ka qenë nji, Sazane Kullashi edhe ajo krynte në Zagreb në muze u punësu. Nuk kishte të tjerë. Ni Lajçi, Bashkim Lajçi. Edhe ai kishte kry m’duket në Beograd. Ai punonte në muzeun atje kshtuqë s’kishim kuadro për me mbajtë ligjerata. Këta ishin në proces e sipër.

Shpresa ishte magjistër e angazhum disa ligjerata na mbajti. Pastaj na ka ra hise kryesisht unë e Drita me ni kolege tjetër landtë për shembull për institutin Mehmet Halimi për etno linguistikë i kemi angazhu. Profesor Rexhep Munishi doktor i shkencave të etnomuzikologjisë ka ligjeru etno muzikologji edhe kerografi dikur. Unë e Drita u dashtë me mbajtë landë. Mu m’ra barra pastaj. Ndrrohej programi çdo dy-tre vite me marrë landë të reja s’kishte kah. Të ardhurat ishin të vogla për profesor mas lufte. E thirrëm ni profesor të Shqipnisë erdh Mark Titraj, ligjeroj. Rrugës nuk i dilshin shpenzimet, vendosja. Vinte ni herë në javë, dy herë ni javë. Edhe ni Ali Muka. Tjertë nuk vinin se të ardhurat e vogla, rroga e vogla.

E thirrëm ni profesor nga Sllovenia kur e pa sa është rroga s’vjen. Ni tjetër 4000 mijë euro. 4000 mijë euro na katër profesor nuk i merrshim. Kshtuqë u detyrum me sakrifiku për katedren dhe me mbajtë landë pa pagesë. Unë i kom majtë gjatë atyre 19 viteve 17 landë a 18. Vetëm dy landë paguheshin. Të gjitha të tjerat pa asni fining. Pa asni cent. Me vetëdije të plot. Derisa u hap gjenerata, dolën shkalla e tretë, u hap pastaj ma rritën pas disa gjeneratave. Ka majtë pa pagesë edhe Drita. Unë edhe Drita shpesh herë kemi pagu kombi busin me nxjerrë studentët tanë nëpër teren nëpër Kosovë. Nuk jipnin, nuk na kuptojshin.

Kur dol gjenerata pastaj fillum me marrë asistenta. Asistentja e parë është Zanita Halimi, ni studente e shkëlqyeshme. Ni kuadër pastaj erdhi nga Anglia, na ky kolegu. Ata e angazhum me majtë landën në të drejtën zakonore. Ishte ni punëtor i mirë. Tash ka doktoru, osht’ profesor i rregulltë aty. Emër ka kriju, po krijon. U kriju ni kuadër i plot dhe po funksionon shumë, shumë mirë. Po për shumë vite u dashtë kështu me shku me ato forcat tona. Me punu. Sidomos pastaj kemi pasë landë të terenit. Terenin kryesisht e kom bo unë. Kolegët pastaj më ndihmojshin, i merrsha me veti.

Më dërgojnë të institutit në teren që kem punu 30 vite të terenit. Pastaj e bartën në fakultet. I kom nxjerrë studentët nëpër tana krahinat e Kosovës. Krahinat e Shqipërisë prej veriut deri në jug. M’ka mbetë merak që për kushte materiale s’munda t’i çoj edhe te arbanitasit, arbreshët e Greqisë dhe të Italisë. Ekspeditën e pregadita por ne jemi nganjëherë pak si të çuditshëm dhe i çun të hollat tjetër kah dhe dështoj ajo. Po megjithastë funksionoj dhe i vum themelet edhe të atropologjisë në Universitetin e Prishtinës ku po ndjekim studimet dhe ka student të mirë. Ka student që kanë arritë, që kanë zanë vende në institucione të kulturës, po funksionon mirë.

Pjesa e Tretë

Anita Susuri: Po m’intereson kohën kur keni qenë në institut që keni bo hulumtime po edhe në teren që keni dalë. Si ka qenë kjo e organizune? A keni pasë mjete? Çka ju ka interesu ma shumë juve me hulumtu?

Ukë Xhemaj: Po, puna në teren në institut kur kom shku unë në institut në vitin ‘74, instituti ka qenë ni godinë, ni shtëpi e vjetër ushtarake e ish Jugosllavisë ku osht’ biblioteka e sotme. Ka qenë përdhesë. Aty ka pasë. Ka pasë pak punëtor. Kemi qenë drejtor ka qenë Rexhep Qosja kur unë kam shku aty. Punëtor shkencor ka qenë në degën e historisë Zekerija Cana dhe Sejdullah Brestovci. Në folklor Anton Çetta, në muzikologji ka qenë në fillim vetëm Rexhep Munishi në ndërkohë erdhi edhe Bahtir Sheholli në sektorin e muzikologjisë. Në nanomastikë, ka qenë edhe dega e nanomastikës, ka qenë Skender Gashi. Skender Gashi. Ka qenë edhe biblioteka ka funksionu mrena asaj godinës, kanë qenë dy punëtor. Daut Bislimi edhe Emine Fetahu në bibliotekë.

Sektori i daktilografëve ka qenë. Dy daktilograf kanë qenë, s’ka pasë tjerë se pak punëtor. Unë jam pranu aty në degën e etnologjisë, sektorin e etnologjisë me Tefik Bashën. Tefiku pas gjashtë muje e lshoj kaloj në fakultet asistent. Nuk… i konvenoj ma shumë atje. Mbeta vetëm unë atje në etnologji. Atëherë instituti… se u rithemelu për herë të dytë. Ishte i mbyllur. Tash e kishin programu profesor Anton Çetta ishte me përvojë ma t’gjatë. Ky organizonte ekspeditat prej institutit. Në atë kohë organizoheshin dy ekspedita vjetore, një pranverore një vjeshtore. Me secilin degë nga një, një drejtim. Se ishim pak.

Shkonin për shembull merrej krahina e Rugovë ose e Hasit, një muj ditë qëndrim. Nuk kishim automjet. Shkonim deri atje me çka mundnim. Me autobusa, me tren deri në Prizren, deri aty. E aty pastaj komuna paraqiteshim në komunë, në ministri të arsimit e të kulturës. Na gjenin a s’na gjenin ni automjet me na çu deri në fshatin e parë ku e kishim vendosë krahinën. E pastaj ni muj qëndrim nga fshati n’fshat. Nëpër oda bujshim. Subjekti tuboheshin në odë. Secili e kishte fushën e vet. Kur u mushke oda me subjekte e gjenim subjektin kush osht’ për etnologji, për veshje ose për instrumente. Tjetri për histori, tjetri për romastikë. I merrshim subjektet afër vetës, njani tjetrit shënojshim. Krejt çka kishin. Disa magnetofona me kaseta. Fletoret, lapset, disa foto aparate. Kjo ka qenë pajisja.

Me këtë punë e kem bo inxhizimin e gjendjes në Kosovë në fillim. Ni muj pranverë, ni muj vjeshtë. Plus kanë qenë ekspedita të ndërmjetme individuale si grupe ma t’vogla ku ktheheshim. Materiali sistemohej, i terenit. Skedohej, fotografi të gjitha boheshin edhe kish nevojë për plotësime. Mundeshim me shku individualisht së pari, së dytmi edhe bohej. Kshtuqë puna në teren ka qenë shumë aktive, e rregulluar mirë. Përveç kësaj, profesori kishte pasë fillu punën edhe me bashkëpunëtor të jashtëm të institutit.

Me mësues shkolla të gjitha viseve të Kosovës, nga të gjitha krahinat. I angazhonte mësuesit e gjuhës shqipe, të historisë nëpër familjet e tyre. Ata përmes nxanësve me mbledhë eksponate, me marrë fjalë të rralla, me marrë eretime të vekut me i shënu edhe ai bashkëpunëtor i jashtëm kur e kompleton ni pjesë vjen i sjellë në institut edhe e mbante dy mbledhje në vit, çdo gjashtë muj me ta. I këshillonte për punën tjetër. Sillni material të vlefshëm për romastikë, për histori, për etonologji ndonjë eksponat. Jashtë punës, jashtë bashkëpunëtorëve të jashtëm. Kshtuqë bohej punë e madhe. Profesori Anton pat’ arritë me i nxjerrë 22 blej të folklorit me punëtor të brendshëm.

Gradualisht kur dolëm në objekt të ri… edhe aty harrova të them ka qenë sektori i folklorit me profesorin ka qenë edhe profesori, ky Anton Berisha në folklor. Në ndërtesën e vjetër të institutit. Anton Berisha dhe Rrustem Berisha. Këta tretë e kanë majtë folklorin. Qata kemi qenë krejt. Kur u kontraktu banesa e re e institutit e objektit, dolëm këtu tani filloj zgjerimi. Filloj zgjerimi me secilën degë me marrë kuadra të reja. Në degën te unë erdhi Ramadan Ibrahimi prej muzeut, bashkëpunëtor profesional se ai e kishte vetëm fakultetin e kryer. Erdhi aty. Tani ‘78-ten erdhi Drita Halimi Statovci edhe kjo gjeografe. Na u bom tre në degën tonë. Shumë ma vonë tani e morëm Lumnie Kadriun që e kishte kry në Zagreb etnologjinë, u bom katër. U bon katër punonjës të institutit.

Mirëpo, puna vazhdonte në teren gjithnji. Shumë vonë kur ka ardhë Fazli Syla drejtor na ka ble ni makinë. Ni llad, nivë ka qenë, jo llad po nivë ka qenë. Si e terenit. Ni automobil i terenit. Atëherë ne mas sa e sa vitesh me dalë me makinë dikah në teren. Përndryshe krejt në kam. Kur dilshim në kam me përshkru rrugën e terenit. Po punohej shumë. Se punohej gjithë natën edhe deri mas mes natës me subjekte. Kishte plot subjekte. Jetonin në fshatra. Ishin brez që kishte kriju kulturën. Kishte transmetu nga të parët gojorët, histori. Mbante vlera, punë me mjete. Çdo gja ishte e gjallë. Etno kultura ishte e gjallë, funksiononte. Në vitet e ‘70-ta edhe të ‘80-ta. Në të vërtetë ato ishin tani te të ‘80-tat se historitë po ngatërrohen. Vitet e ‘70-ta e konsiderojnë vitet ‘71, ‘72, ‘72, ato janë vite të ‘80-ta jo të ‘70-ta. ‘81, ‘82, ‘83 deri në të ‘90-tat janë vite të ‘90-tave.

Ndërsa them në teren një përvojë e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme me subjekte. Meqë ishim pak u deshke çdo ekspeditë të ndrrojmë fushën. Edhe atje brenda terenit e ndrrojmë aty këtu. Sa bisedonim me ni plakë që dinte mitologji, dinte rritje familjare, dinte për veshjen, eksploronim atje. Dimrin tjetër e gjenim ni bujk që fliste për mjete pune, për punën, traditën bujqësore, dinim ni mjeshtër t’mirë në arqitekturë popullore. Ai kolegu në muzikologji, në etnologji, në instrumetista e tjerë, e kshtu me radhë. Kshtuqë shterrej e gjithë kultura materiale, shpirtërore dhe artistike në teren. Shterrej nuk mund të them po vinim nga ajo maksimum.

Ai material skedohej, sistemohej dorëzohej në arkivë. Pjesë e madhe e tij osht’ dëmtu në luftën e fundit. Ni pjesë gjindet nëpër biblioteka individuale se kush ka mujtë diçka me marrë. Fonoteka osht’ dëmtu shumë. Filmoteka po ashtu. Po ka diçka, ka ngelë. Ni pjesë e mirë osht’ botu, janë botu në revistën Gjurmime Albanologjike edhe në revistën në gjuhën frënge. Pjesë e punimeve janë zgjedhë e janë përzgjedhë për gjuhën, osht’ shkëmby ato provime me krejt bibliotekat e Jugosllavisë, me të Shqipërisë. Osht’ interesant me përmend nga ‘75-ta filloj ekspeditat e para. Mbas Rankoviçit ke periudha e frymëmarrjes pak për Kosovën.

Kanë qenë ato ndryshimet. U hap universiteti në vitin ‘70 u themelu në 1970. T’ju them diçka, ‘70-ten që kam qenë student i atyre viteve, ‘70-ten u themelu universiteti me disa fakultete të mundshme. Në gjeneratën e parë si universitet kanë vërshu femrat shqiptare nga të gjitha krahinat e Kosovës. Aq shumë dhe kaloj numri 30000 mijë student të rregulltë. Universiteti i Gepe në Gjermani 400 vjet përvojë s’kishte arritë kurrë t’ketë 30000 mijë student të rregulltë, Kosova e vogël i boni. Shumica vajza kanë qenë. Krejt Drenica erdhën për të studiu këtu, vërshun. Kjo ke ajo që ‘81-ten solli demostratat, solli ndryshimin. Gur themel i atyne. Mbaj mend ‘68-ten kur kom ardhë në vitin e parë të studimeve u mbajtën protestat e para të ‘68-tes.

Kur kemi dalë në rrugë atë natë në mramje vonë n’këtë pjesën këtu kah gradi atëherë ushtri ka qenë. Hydajet Hyseni ka qenë, hypi me ni bli atje po flet në ni bli. Por tup e vran ni student. E vranë e qëllun. Këtë rrugën kryesore sheshi ku osht’ tash, prej ndërtesës. Aty u ftohën studentët. Po msyn, thyn, bon thymje e këto. T’u bo e madhe. U burgosën me qindra. Kond mujshin me zanë e morën e çun në burg. Përfundoj ajo dikur natën kemi ardhë dikush na ka thanë, “Ikni se po vijnë në konvikte do t’ju marrin të gjithëve”. Kush ka qenë ai nuk e di. Jemi ikë. Kam shku në Banjë. Kur kam shku në Banjë në vendlindje aty kishin nisë me u grumbullue edhe thojnë që lajmi osht’ që duhet në të gjitha qendrat e Kosovës të fillojnë protestat, ‘68-ta, aty në qendër.

Anita Susuri: ‘81 a ‘68 se Hydajet Hyseni ‘81-ten osht’.

Ukë Xhemaj: Më fani ‘81-ten. Kush ka qenë? Një ka hyp në bli aty. Kishte Hydajeti ka qenë.

Anita Susuri: ‘68-ten a?

Ukë Xhemaj: ‘68-ten unë e di. ‘81-ten apet ka qenë studentët. Ni person ka hyp në bli. Prej blinit ka folë. Tjertë kanë fillu me gju gur, me thy vitrinat. Kubëza merrshin kah rruga. Atëherë kanë gjujtë njënin e kanë vra. I kanë burgosë 200. Ka ardhë urdhër Titoja, jo Titoja, ka qenë e ka çu si e ka pasë emrin ai me shtagë ka qenë luftëtar i Luftës së Dytë. Emri s’po m’kujtohet, tash m’bjen mend emri i tij. Ka qenë në kreun e Jugosllavisë. I ka propozu Titos, ka ardhë në Prishtinë. I ka propozu thotë, “Me i liru meniherë”. Tito i ka liru për mos me u bo ma e madhe. Kanë fillu në të njejtën kohë protestat edhe në Beograd. Kanë fillu edhe në Çeki dhe i ka liru të gjithë prej burgut.

Kërkesat u plotësun me u bo universiteti. Universiteti u themelu në të ‘70-ten. Vërshun regjistrimet, shkollimi me të madhe filloj ktu. Fillun kuadrat tona me u shkollu jashtë, me magjistru në Zagreb, në Lublanë, me ardhë këtu. Me kuadra tona niherë filloj si me magjistra me majtë orë, dikur doktorum. U plotësu. Erdhi ku erdhi. Gradualisht. ‘81-ten pastaj ka qenë ajo fortuna e madhe e protestave, demostratave. Atëherë kemi dalë masovikisht i gjithë instituti. Kemi dalë në rrugë janë gjujtë, janë rreh nga policia po nuk janë ndalë kurrë. Në fund kanë ardhë me mbyllë institutin. U rreziku instituti. Në akademi, hyn në akademi. I nxorrën nga akademia. Ua morën bibliotekën, ua morën librat. Diktun ata i prun do enciklopedi, do botime të veçanta te na në institut me i rujtë kishe.

Dihej që veç momenti osht’. Më kujtohet rrishim për çdo ditë mas dite i fikshim dritat, pritshim kur t’vijnë. Librat tona pastaj i nxorëm me të gjithë të akademisë me ni kamion natën i bajtëm i çum te ni gjeograf ka qenë këtu te Lagja Spitalit, Krasniqi mbiemrin. Na lëshoj ni bodrum poshtë tha, “Bini te une librat”. Se i merrnin i digjnin t’gjitha. Bajtëm ne punëtorët me thasë. Librat ni kamion erdh dikush i ngarkonim të natën. I çum atje librat, çka mujtëm. Gati shumicën, jo të gjitha, se s’mërrim. I futëm në atë bodrum sa zuni bodrumi. Edhe tani nuk zgjati. Na binin dikush nga furra, ky Qerimi, na binte në mramje nga një shujtë bukë me diçka. Rrinim natën me ndrrime rujshim institutin.

Ni natë veç kur ishim në kat të dytë atje. U ndam nëpër kate punëtorët me rujtë. Kur erdh… aty ishte, na ishim në katin e tretë. Anton Çetta, unë qëllova, Qosja. Ka pasë tjertë. Adem Zejnullahu. Kur erdh ai prej katit të poshtë, se kishte centralinist, “Erdhën”, tha, “policia para institutit”. Edhe ishte drejtor tash Sadri Fetihu. Nuk ishte Rexhep Qosja po Sadri Fetihu. E kreu mandatet Rexhepi, dy mandate a tri. Tani u zgjodh Sadriu, Sadri Fetihu. Ju drejtu drejtorit, “Sadri”, tha, “të takon, je drejtor, dil poshtë merru vesh me ta”. Ai Sadriu del kur del te hyrja poshtë në përdhesë, ata polic. Ky ju thotë, “Unë jom drejtori, urdhnoni çka po doni?” Ai befas e pret me boks edhe ia then krejt dhomt, krejt ia qet dhomt poshtë. Kur po vjen Sadriu naltë, ata vërshun.

Po qysh i ndezën dritat që i kishim të fikura, ku e ditën. Për ni sekond janë ndezë krejt dritat dhe është zdrit instituti. Kah? Kanë ardhë ndonjëherë i kanë ditë. Ose e kanë ditë projektin e ndriqimit dhe i kanë prekë, kumeditë. Kanë fillu me rrah. Shumë polic ka pasë. I ranë profesorit Anton prej shkallës e gjujtën poshtë. Ka qenë ni daktilograf Xhemajl Sahiti, ka qenë invalid i shkreti me kamë. Ai mos të ishte me prit në dorë, qëlloj rasisht në fund të shkallëve, në kokë e ka kap profesorin. Ke t’u i ra shkallëve me tokë. Si i ranë boks e shkelma e gjujtën në fund të shkallëve. Gjithë të tjerëve. Ku mrrishin t’u rrah.

Anita Susuri: Edhe juve?

Ukë Xhemaj: Të gjithëve. S’kishe kah ruheshe se pat’ shumë polic. Ruju prej këtij të bijke ky mas shpinës. Të gjithëve na rrahën, pa përjashtim. Tanë morëm rrahje. Kush ma shumë e kush ma pak. Ni Ragip Mulaku ishte në gjuhësi, ai ia kthen ni policit. Ai mëshon ky ia kthen. Kur t’i gjuhen gjashtë a shtatë desh e mytën pastaj. Shumë ishin, shumë ishin. Me dhjetra polic të armatosur. Na nxorën jashtë. Hyn në institut. Tani u ndërpre puna. Në fund në shtëpinë e Musa Haxhiut na lëshoj objektin. Kemi punu në shtëpi të tij s’disa vite derisa jemi kthy sërish në institut. Ai profesori ka qenë profesor i mjekësisë dhe pat’ shku në Amerikë pastaj. Histori e gjatë është instituti.

Në arkivin e institutit ju në këtë fushën e juj është mirë të kërkoni, besoj ua lejon, kemi pasë detyrë secili punonjës kur jemi kthy me shkru nga një raport për rrëfimet, për situatën. Jo kur jemi kthy por si kemi dalë në shtëpi të atij se e kemi të freskët ngjarjen se si na ndodhi. Secili kemi shkru e daktilografuar. Ajo është arkivu në arkivin e institutit. Ajo osht’ interesante me e pa. Nuk osht’ publiku. Sigurisht ua japin për qasje kshtu, kërkone. Ndoshta edhe ua japin.

Anita Susuri: Dashta me ju pytë diçka, ju keni qenë prej fillimit domethanë kur instituti ka qenë qajo shpija e vjetër që thatë te biblioteka. Pastaj a e kujtoni kohën kur keni ardhë në ambientin e ri që është ndërtu që është sot?

Ukë Xhemaj: Po, qe, po ju tregoj.

Anita Susuri: Pastaj prap me ni shpi keni dalë, qysh ka qenë krejt kjo?

Ukë Xhemaj: Shiqoni. Kur u ndërtu instituti i ri filloj ndërtimi, Dukagjini i Gjakovës e mori objektin me ndërtu. Ne ishim në objektin e vjetër. Puna vazhdonte në teren. Bile, une ju afrova moshës 27 vjeçare. Me ligjet e ish Jugosllavisë këta që kishin fakultetin, shkollimin superior të kryn, kishin të drejtë me shty me pronolgu shërbimin ushtarak deri në moshën 27 vjeçare. Unë e shfrytëzova atë të drejtë. Nuk më shkohej në ushtri edhe punoja në institut. U martova. Pata ni djalë, fëmiun e parë. Banesë nuk kishim, me qera ishim. Bile në atë kohë isha me qera me Ibrahim Rugovën, në Breg të Diellit. Dy dhoma ai ka qenë ni shtlpi përdhese. Pronari ishte në kat. Na katin përdhesë banojshim. Dy dhoma i kisha unë në të djathtë, ai i kishte dy dhoma në të majtë. Ni banjo të përbashkët e kishim. Ai ish asistent, unë asistent.

Me qera aty. Ish qeraja e madhe. E rryma vinte e madhe, mezi e majshim familjen. Se qeraja e madhe. Tash dy vite me të në atë banesë. Me Ibrahim Rugovën. Nanën e morri aty, Hallën Sofë. Ai me shoqën, Fanën. I lindi Mendimi. Mu m’lindi Arioni, djali i madh. Qëllum si zakonisht në teren. Ishim në Podgur. Gjashtë ishim nga instituti në ekspeditë. Ishte kohë e mirë. Në fshatin Sine. Bujshim në konak. Në mëngjes u zgjum. Unë e pashë aty ni drithnik dhe ni kosh i vjetër punë dore i punun mirë. Po e pashë që përmendej streha e koshit, përmendej druni që është punu, vegël e bujqësisë. Dola me aparatin tim ta fotografoj hambarin, drithnikun dhe koshin me përmend.

E ka pasë oborrin të rrethun me avli. Me thupra të thurrura bistek edhe të mbuluara me therra që mos me kalu kush, e lartë ajo. Dyrtë i ka pasë të thurura me thupra, dy krahtë e dyrëve. T’mdhaja të oborrit. Po ndëgjohet ni za jashtë dyrve po e thirrë atë të zotin e shtëpisë. I thotë, “A është ni ekip nga Prishtina këtu?” Ai u përgjigj, “Po”, tha, “Mos ka aty ni Ukë Xhema?” Ai tha, “S’e njoh me emra”. Unë në oborr e dola. Thashë, “Po unë jom, Ramë ti je?” Vllau. Ato ditë edhe ma herët e kishim nanën lëngonte nga ni sëmundje. Më shkoj mendja thashë paska ndrru jetë. U frikësova të them të drejtën shumë dhe humba disi. Po i shiqoja në ftyrë. Thashë, “Çka ke ardhë? Qysh osht nana?” Tha, “Mirë osht’”, thashë, “Qysh osht’?” Po e shiqoj mos po më lajthitë. Tha, “Mirë osht’”, thashë, “E çka ke ardhë?” Tha, “Ki me shku ushtar”, “Ushtri, punë e vogël ajo”.

Jo”, tha, “ki me shku meniherë sot”, “Si more sot?” “Sot”, tha, “duhet me u nisë treni i fundit në 11:00. Ki me shku në Kospiç ushtar. Ka ardhë ftesa mrena 24 orëve duhet me u lajmëru”. Se ish ofru data e 27. “Qysh?” “Duhet me shku”. Thashë, “Pritëm pak”. Shkoj unë hy atje në odë ishte profesori Anton, Rrustemi bisedojshim me subjekte mrena. Thashë, “Profesor po më duhet me ndërpre ekspeditën”, profesorit Anton, tha, “Pse? Çka ndodhi?” Thashë, “Erdhi vllau, ma pruni ftesën po dashka me shku ushtar”, “Ani de mirë, shko”. Thashë, “Sante profesor, qitash po duhet me udhëtu meniherë për Prishtinë me shku me bo ni kërkesë, ni njoftim që po shkoj ushtar”. “Si more?” “Po profesor”. “E ku e len grujen me fmi ti? Ku e len?” Se djali im i madhi lindi tri-katër ditë me vajzën e tij. E dinte. Kolektiv i vogël ishim.

Ku do ta lësh grujen? A punon gruja?” “Jo”, “E çka don me bo me mobile e këto”, “S’e di profesor”, thashë, “vllau mirret me këto, s’e di”. “Shiqo, shko pra thuj vllaut, le t’i sjellë mobilet”, e ka pasë odën shpinë aty me odë me ogjak, e ka piunu tradicionale e ka pasë. Subjektet i çonte aty i intervistonte prej terenit. “Te une”, thashë, “Jo profesor me ju bo probleme”, “Te unë në odë edhe unë kujdesem për to deri ta krysh ushtrinë”. Ashtu ndodhi. Vllaut ia lash porosi. I mori do punëtor, ni automjet i bajnë mobilet. Kisha shumë mobile se u martova. Me dhomë të ditës, me dhomë të fjetjes, kuzhinë. I çojnë atje i vendosin. E kom kry ni vit ushtrinë. Kur jom ardhë edhe disa muj s’kam gjetë banesë me qera se ish problem atëherë për banesa. Kur e kam gjetë banesën i kom marrë mobilet dhe kam shku jam vendosë në banesën time.

Ku ke biseda që pyte për si t’u duk. Për ni vit ish kry objekti i institutit. Tash kur erdha unë në objekt të ri. Prej ushtrisë në objekt të ri. S’kisha banesë ende isha në fshat. Udhëtoja nga fshati në mëngjes kthehesha në mramje. 100 kilometra anej 100 knej. Dy-tre muj zgjati kjo udhëtimi. Kur s’mujsha me marrë me mend tash në atë objekt. Çfarë objekti i mirë, çfarë kushte të mrekullueshme. Me biblioteka të veçanta, me bibliotekë, me fonotekë. Kishin ble disa pajisje sa isha unë ushtar. Kishte ardhë Drita, pak muj para se me ardhë unë prej entit të historisë. Se në ent të historisë ka qenë ajo te Ali Hadri. U njoftova me të. Drita tha, “Unë po du me Ukën”. Kemi pasë në paravan ni zyre ma të madhe ni deri në gjysë ni paravan. Ramadani e mori ni zyre n’veti të veçantë dhe u vendosëm edhe dega jonë. Fillum punën.

Meniherë aty fillum si zakonisht terenin me dalë. I kishim sallën e eksponateve. Morëm përsipër, u angazhum me Dritën edhe me Ramadanin me ba ni mini muze të vogël me eksponate tona që i kishim mbledhë në teren me vite e vite edhe me dalë me vjelë tjera. E bom atë ekspozitë të përhershme. I porositëm disa vitrina për veshje në të dy anët. E marova ni kasollë unë vet. Dola nëpër Gërmi mora drunj, mora gur, mora myshqe. E thura me thupra si ishte kasolla tipike shqiptare. E mbulova me kashtë. Me stiropor improvizova ni oxhak. Mora nga nana ni saq, ni veksh, ni soxhak e pruna aty. E ndeza zjarrin. I lash ato enët e drunit. U improvizu ni kasollë, u ambientu mrena asaj modernes. Tash shumë kurreshtje zgjojke te vizitorët kur vijke seminare për kulturën e gjuhës shqipe. Ajo kasolla u bo hit me të gjitha ato atraktivat.

Pjesa e Katërt

Ukë Xhemaj: Kishim elan, kur dilnim n’teren me aq vullnet t’madh punonim. Me të thanë ekspedita sot nuk ua merr menja kujtë që ka mujtë dikush me e bo ni punë të tillë. Për shembull, në ekspeditën e fundit me profesorin Anton Çetta, që i caktojshim me marrëveshje pastaj. U shumu numri i punëtorëve u ndajshin dy ekspedita. Mbajten mbledhjen Këshilli Qendror, “Kah po shkojmë këtë vit?” “Pa eksploru ka mbetë Rugova, ka mbetë Karadaku ose Shala”, “Ni grup le të shkon në Shalë ni grup në Rugovë”. Profesori tha, “Unë i kom bo do vite, Ukë je,” isha ma i ri, tha, “po kom qef me pa Rugovën se nuk e di a do t’ia dalë ma”. Se vis malor. “A po vjen në ekipin tim?” Thashë, “Si jo profesor”, tha, “Po unë po të thirri”, tha, “me më ndihmu se bjeshka s’muj me e çu çantën e me rroba”, që i merrshim për ni muj. Thashë, “Profesor, vi unë”.

Shkum me profesorin, Rugova apet bashkë. Rugova vis malor. Dy mijë e sa metra te Hajla, dy mijë e 450. Dy herë jam ngritë atje në Hajle. Profesori oherin e kishte të randë, temin këndej. Në të dy krahët. Ni valixhe e imja me rroba ndresash e ni muj qëndrim, edhe e tij. Ai merrte plus botime, merrte qese me kafe, cigare plot se pinte duhanin nëpër odë me shkëmby duhanin. Merrshim t’gjithë u dashke me ble me ia qit njani tjetrit se kshtu ka qenë jeta. Mos me ia qit cigaren thojke, “Kush o’ ky veç timen p’e pin”. Unë s’e pisha duhanin, kurrë s’e kam pi po me veti i mbanim t’gjithë. U ngarkojshim tepër. Prej Shtupeçit të Madh ku kemi qenë vendosëm me shku në Llaz-Bellopaq. Llaz-Bellopaqi te Hajla atje. Mas majës. Nantë orë përpjetë t’u ra shi pa nalë. Menzi kemi arritë. Nantë orë i ngarkun unë e Rrustem Berisha.

Profesori Antoni tha, “Më lironi se unë s’muj e përballoj”. Ai vazhdoj në tjetër fshat. Kemi mrri. Kur kemi mrri atje nantë orë nëpër shi pa u nalë kurrë kurrë fare shiu. S’na ka njoftë i zoti shpisë qysh jemi bo. Na shtini na priti ni Shabani. M’doket e ka pasë emrin Shabani i zoti i shpisë. Bujtëm në konak atë natë. Ni shkollë përte prronit të tij. Plot rugovas janë lind e janë rritë vllaznit nuk i dijnë. Se katuni ma i largët atje, i shkretë. Pak shpi, midis bjeshkes. Shkolla me do drrasa e punune e në vend të karrikeve do trupa ahu të pren për me u ulë nxanësat. Kur binte borë e mlonte atë prronin, kta të kësaj lagje nuk mujshin me shku. Shkollën e mlonte me borë prej vrimave. Derisa e pastronin dy-tri javë ndërprehej mësimi.

Kur jemi dalë pastaj kem punu atë natë shumë kem punu me të zotin e shpisë. Unë e Rrusta e na shoqnoj edhe ni Rrustem tjetër i Rugovës se s’e dishim rrugën ne me u kthy. U çu i zoti i shpisë, “Ku po doni?” Shiju vazhdonte. “Ku po doni me shku?” “Po dojmë për Pejë se kemi takimin në Hotel Metohi ni natë me u pastru dhe me u kthy me vazhdu aty”. “Jo”, tha, “me u nisë se osht’ shi. Shushica”, kanioni Shushica, “rritet aq shpejt ju merr ju çon ju myt të gjithve se shiu grumbullohet”. Ai Rrustemi nguli kamë, “Jo kemi lanë fjalë duhet me shku”. Nejse, u nisëm. Tre vet ishim. Kur jemi hi në grykë prej atij fshatit aty Bellopaq, Llaz e Bellopaq, dy katune ka fillu reshja me u rritë, ka fillu uji me u mbledhë, ka fillu me u rritë niveli i lumit.

Se ishte asajde nëpër gur kalonin, sikur ky muri këtu po i lartë me ni stenë shkamb i gjallë. Pesë-gjashtë metra dikund ngushtohej, dikund rritej pak. Ushtonte uji, binte shi. S’e nishim njëri tjetrin. Sa të ki fuqi u duhke me i thanë, “Rrustem shko qatje kalo pak ma afër po doket ma ngusht”. T’u u rritë lumi, don me na marrë. 36 vende u dashtë me kalu me kcy prej asaj ane në këtë anë derisa kemi zbritë në Novosellë. 36 vende. Kur kemi ardhë krejt kpuctë, të reja i pata të terenit, krejt poshtë janë qky. E kom marrë ni thupër rakite, se ka aty, osht’ shengje e kuqe e kom laku i kom lidhë ky kpucat. Me qato lidhsat une kam shku në hotel tash Dukagjini. Nuk na pranonin mrena atë natë. Recepsionisti thonte, “S’jeni ju për hotel”. Se ishim bo baltë. Uji na shkonte themrave sikur për kru kur te lshojsh.

Me gjithë ato mundime këso ekspodita kështu në të gjitha viset, në të gjitha krahinat shqiptare me t’i numëru nëse të konvenon me të mbetë diku si dokument një njeri që i din se si dijnë ma. Mbi 40 e sa krahina. E pastaj edhe me student edhe nëpër Shqipëri edhe nëpër Greqi edhe në të gjitha në kamë për materiale.

Anita Susuri: Si i keni kontaktu ju këto familje që po thoni i keni…

Ukë Xhemaj: Organizohej. Ka qenë organizimi shumë i mirë. Caktohej ni, për secilin nga dy persona para nisjes. Ni muj përpara shkonin me ftesa zyrtare me autorizime zyrtare të vulosura nga instituti të nënshkruara nga drejtori që nji ekipë prej kaq vetash me emra e mbiemra në listë, punëtori i historisë, shkencor i etnologjisë do të qëndrojnë në komunën e juj, në krahinën e juj ni muj ditë ose 15 ditë ose kaq ditë. Ne shkonim në komunë në Ministri të Kulturës ose të Arsimit te kryetari i komunës atëherë e çojshin te komiteti. Se pa e lëshu komiteti nuk mujshe me shku. Ata të komunës na dërgonin. Merrnim leje nga ata.

Ju jepnim detyra atyne. I lenim me shkrim shkresen që jemi zyrtarisht vijmë mas dy jave, tri jave ose ni muji. Ata e kishin për detyrë me na organizu në teren të vetin subjektet. Ata i njifshin se ishin të komunës t’vet. E dishin në këtë fshat janë dy-tre pleq, në atë tjetrin janë dhjetë. Cili ka odë ma të madhe, ka filani. Në odën e tij do të rrijnë ni natë, dy. Në fshatin tjetër tri net. I caktojshin me u tubu pleqt. Kur shkonim ne e dishim fshatin ku kemi me shku se vishim në komunë. Ata na jepnin emrat e fshatrave. Sonte keni me shku në këtë fshat, ju pret filan fisteku në odën e tij jeni. Në odë të tij ai i kish thirrë krejt subjektet. Ish mushë oda. Grumbulloheshin krejt subjektet. Rreth 50 edhe ma shumë. Deri mas mesnatës.

Kshtu organizohej puna e ekspeditave në teren. Për shembull, po thom për Rugovë, ishim me ni fshat. Shkum vonë. Profesori Anton qato ditë mbledhte pikën legjendare. S’keni idenë. Deri në ora 10:00 të natës na bishin lajmëtarët prej katuneve tjera me kali t’hypun në samar me knu deri në mëngjes kangë epike për Mujën, për Gjergj Elez Alinë. Krejt epiken legjendare me orë të tëra. Ai inxhizonte. Kshtu ka ndodhë.

Anita Susuri: Çka ka qenë diçka ma që ju ka lanë shumë përshtypje që ka qenë mbresëlanëse që keni gjetë në këto fshatra shumë të thella? Që është rujtë ende?

Ukë Xhemaj: Qe po ju them kshtu shkarazi se ka shumë e shumë. Mund të flasim me javë, me muaj pa nalë hiç. Përvoja të gjata dhe të gjitha i kam të shtresuara në trunin. Për fat të mirë kujtesa po mban mirë për ato ditë. Kanë qenë ditë të mira me vullnet që i kam kalu. Për shembull, kur kemi qenë në Shtupec të Madh, në odë, bisedonim për historinë e fshatit. Se në fillim ekspedita kishim për detyrë njëni me pytë cili ish ma i shkathët, tjertë tanë shënojshin. Sot për shembull jemi në fshatin Shtupec i Madh. E udhëheqsha pyetjet unë sikurse ju me mu tash.

Shtupeci i Madh sa shtëpi ka? Ka kaq shtëpi? Sa lagje janë? Kaq lagje. Çfarë fise jetojnë? Jetojnë këto. Çka ka këtu? Ka ni xhami, ka ni shkollë, ka ni shtëpikulture, ka ni mulli, nuk ka ni mulli fare shkojmë poshtë atje. Sa banor përafërsisht? Me çka merren? Cila osht’ ekonomia e tyre? Me kë keni miqësi? Ka i keni miqësintë? Deri ku? A ka pasë dyndje të popullsisë? Po ka pasë. Kah kanë shku? Mrena Kosove, jashtë Kosove? Në Shqipni, në Amerikë, në Australi krejt. Kur ka pasë numrin ma të madh këto vite? Kur ma të vogël? Si ishte e oganizune në atë kohë? Po kur preheshin posterrmat të gjithë tuboheshim. Kur vijke ndonjë mysafir të gjithë në atë konak shkonim luanim kapuças deri në mëngjes. Kur prenim ni pulë dymbëdhjetë i ftonim me e hangër atë pulë.

Merre me mend çfarë jete e organizune, e ofrune. Po tani kalonim në histori. Po ngjarje historike? Po, a i pat’ ata gurët në Shtupec të Madh? Edhe sot janë ata gur aty të grumbullun. Ata ka qenë kulla e XY-lanit. Në atë kullë Savbataja i Malit të Zi kur ka ardhë te 13-ten këtu ka ardhë me popin e kishës. Me kuvatën e ujit, me kryqin e madh të kishës kanë ardhë këtu i kanë mbledhë rininë e fshatit dhe me ndrru fenë, me ua ngjit emrat, me i pagëzu dhe me hy nën atë kryqin me i spërkat, me i pagëzu edhe me i bo sllav, malazez. Ka dalë nana, filan fistekja, katërt djemtë e vet i ka pasë në radhë. Se e kishin detyrë ishin grumbullu rresht krejt banorët e vendit. Ka dalë ka folë me të madhe, “Nëse m’keni nanë mu nuk e pranoni ndrrimin e fesë, le t’ju kallin e le t’ju pjekin mos e ndrroni fenë”.

Janë nda ata katër. I kanë marrë i kanë shti në qit’ kullë ua kanë mshelë derën. Kanë reagu edhe do tjerë. Dymbëdhjetë kanë dalë se s’kanë pranu të ndrrojnë fenë. Të dymbëdhjetit i kanë fut në kullë. Kanë marrë tallë kanë shti mrena ia kanë fut zjarrin i kanë kallë për së gjalli. U rrënu kulla. Disa tjerë i kanë vra me patare aty këtu, me armë. Ata tjertë aty. Ajo kullë sot osht’ e rrënune. Ata gur sot janë aty s’ka ngrit kërkush kullë me ta. Këso rrëfimesh për shembull që të trishtonin gjejshe.

Në Bogë bisedoje me ni subjekt po i thojnë ni grue e drejt si qiri 84 vjeçare kishte veshjen, subjekt i mrekullueshëm. Po e pys unë, pyta, “A ka gru të vjetër se din për veshjen ma e vjetër që është punu? Prej fillimit deri në fund?” “Po more, qysh jo, Rada”. “Kush?” “Rada”, “More shqiptare po m’duhet mu”, tha, “Po shqiptare osht’. Po Radë e ka emrin”, “Pse emrin Radë?” Tha, “Se ia kanë ndrru kur ia kanë ndrru fenë në të 13-ten e ia kanë ngjit e tash fshati bon shaka me të i thonë ‘Ku je Radë’”, tha, “e ka pasë emrin Rabë e ia kanë përshtat malazezës i ka thanë, ‘Ti do të quhesh Rada’”. Salihit, Salih, Stanko. Me ia përshtat.

Ua ka caktu festat fetare me i mbajtë e të gjitha ato dhe ka shku pastaj gjandarmeria natën t’u i përcjellë a po e mbajnë bajramin a s’pe majnë. A po i majnë këto a s’po i majnë. Këso ngjarjesh kështu nga tereni, nga tereni. Trishtuese. Tri herë Rugova osht’ djegë e pjekë evokojnë vendasit. Që as kolibë e qenit nuk ka mbetë pa u djegë se lëre më shtëpi. Kanë shku kanë jetu në shpellat e Shkodrës. Kur osht’ tërheqë Mali i Zi janë kthy në vendlindje kanë ndërtu shtëpitë nga druri. Eventualisht kati i parë me gur e dru nalt. Tri herë osht’ bo rrafsh me tokë. Pra, tri here. Ka pasë Rugova 13 fshatra. Në dy lagje mandej u bo 15. Dikur vonë edhe tri u shtun u bon 18 fshatra. Osht’ e ndame në Rugovën e Sipërme ata e qujnë dhe Rugovën e Poshtme kha te Lumbardhi këtu.

Hajla është kufi, bjeshka ma e naltë. Dy herë jom ngritë në Hajle nëpër borë. Dimër. Tash kufirin po thojnë është në Hajlë. Kufini është te tuneli i Bajranës poshtë, doket prej Hajlës poshtë. Po na kanë mashtru mas luftës, kanë thanë këtë mal lene shtetit se ju vijnë taksat e mdha, tatimi i madh. E shfrytëzoni vet e lene. E kemi lanë ka mbetë në Mal të Zi. E tash edhe Hajlen ia dhanë Malit të Zi edhe Çakorrin Malit të Zi që kom kalu disa herë nëpër Çakorr. Nuk ka lis nëpër Rugovë që s’ju kom ofru. Dy muj ditë kom qëndrim, fjetje bujtje në eksplorim, dy muj ditë. 60 ditë prej mëngjesit në mramje. Sa ekspedita individuale ditore mos të përmendi. Ashtu nëpët të gjitha krahinat e tjera të Kosovës.

Anita Susuri: Cila krahinë ju ka dokë ma, për shembull, ma e pasur sa i përket ruajtjes?

Ukë Xhemaj: Ruajtjes së trashëgimisë, traditave, po. Shiqoni, osht’ ni ligj i pashkrun po që rrethanat, kushtet historike edhe shoqërore të sotme bojnë transformime të shpejta. Zakonisht aty ku osht’ rruga e shtruar, ku osht’ hekurudha aty janë edhe jeta dinamika tjetër fare. Shumë shpejt këto zona të ulëta kanë fillu me humb trashëgiminë. Pse? Osht’ veprimtaria e parë jashtë primare, jashtë bujqësie, jashtë blegtorie. Fillon universiteti, fillon fabrikat, punësohen në arsim, në ekonomi, në tregti. Aty osht’ e reja, televizori osht’ mrena. Fillon m’u harru ajo e vjetra. Zonat e tërhequra malore e kanë rujtë ma gjatë.

N’kohën kur ne kur ishim prandaj vraponim të eksploronim materiale. Në ato zona të thella i quanim malore. Siç ishte Rugova, siç ishte Hasi, siç ishte Opoja. Ma të thella malore. Nuk kish depërtu e reja krejt hala kish jeta të vjetra tradicionale. Hala punohej veshja, hala punohej veglat dhe mjetet e punës, instrumetet tradicionale, besimet e bestytnitë, ritet e motmotit, ritet familjare, doket, zakonet, dasmat. Ishin të traditës, ishin thellë. Prandaj, ishte Opoja, ishte Gora, ishte pjesa e Sharrit atje Jezerci, Karadaku. Karadaku i Gjilanit që po i themi prej Shkupit deri te Kumanova. Ishte Shala e Bajgorës. Këto ishin atraktime ende. Të tjerat kishin fillu me të shpejtë me i humb traditat.

Brezi që e transmetonte kulturën rrallohej shumë shpejt se mosha e bon të vetën. Tash moderjna i tërheq. Fillojnë disa hajt se e kaluar. Filluan eksponantët me i vjedhë të huajtë nga jashtë. Filluan lypsarët me marrë plot eksponante të veshjes. Me do rruza e japshin qystekun e sahatit e merrshin rruza për me punu.

Anita Susuri: Desha me ju pytë a keni dalë jashtë rajonit që ka qenë hapësira e Kosovës, ka pasë shqiptarë për shembull, brenda Jugosllavisë?

Ukë Xhemaj: Po. Instituti Albanologjik kur është themelu, është themelu si institucion shkencor për studimin e trashëgimisë kulturore, materiale, shpirëtërore, artistike edhe shoqërore. Domethanë, nga lindja deri në varr. Ka pasë pesë departamente, pesë degë të themeluara në atë kohë dhe secila me disa punëtor. Ka qenë dega e historisë, dega e omonostikës, dega e gjuhësisë, dega e etnologjisë, dega e folkklorit dhe dega e keologjisë. Puna bëhej në teren. Arkeologët fushën e vet në gërmadha arkeologjike, fushën e vet. Historia me subjekte të gjalla me kërkim të dokumenteve të vjetra, dëshmi të ndryshme për ngjarje historike.

Onomostika për emër vendet e toponimet makro mikro në krejt hapësirën. Vetëm kapelet e vendbanimeve të mdha janë sllave. Përndryshe krejt mjedisi i hapësirës shqiptare është shqipe e pastërt. Ti mund t’ju thush për shembull atje Leskovic, në jug që kanë arritë deri në jug të Shqipnisë Fusha e Lajthisë në cep të Greqisë. Po kur futesh brenda krejt vendbanimet e toponimet e vogla janë shqipe. Ashtu edhe në Kosovë. Kshtuqë instituti kur osht’ themelu osht’ themelu vetëm për Kosovë. Këtu brenda si institucion. Tani kemi pasë aspirata, synime me dalë jashtë ku ka shqiptarë për krejt shqiptarët. Po në fillim nuk lejonin.

Për shembull në Maqedoni kemi kërku me dalë disa here nuk na ka mundësu akademia e shkencave të Maqedonisë. Se e dishin që do të mbledhet material për kulturë shqiptare. Mali i Zi nuk na ka leju hiç. Meqenëse ishim administrativisht të lidhun me Serbinë, për shembull, Medvegjë, e knej kemi dalë. Se ishte territor. Kemi hulumtu Tupallën komplet, Toplicën. Tani kom qenë individuale deri te molla e kuqe, deri te Hasko në Bullgari kam qenë këtë pjesën prej liqenit Studelicën, Maskaticën. Krahinat ma të vjetrat që kanë ikë shqiptarët prej dhunës 1867, ‘78 ku kanë ikë me masakra. 13 fshatra janë me jug të Studelicës shqiptarë sot. Prej pasardhësve të vendbanimeve të Studelicës dhe Maskaticës.

I kemi vizitu. I kom vizitu të gjitha ato. Në Mal të Zi, vonë, ‘78-ten dhe ‘79-ten në Mal të Zi. Kemi vizitu atje Hotin, Grudën, Trijeshin, Kojën e Kuqin, koritat lartë, Plavë, Gusi, Vuthaj, komplet. Vitin ma vonë tani Sanxhakun. Pazari i ri, aty kam qenë ni ekspeditë me të fakultetit. Ekspedita e dytë. Tri ekspedita kom qenë vet në fshatra. Te pazari i ri, Delemegje, Gllugovicë, Sjemnicë, Trutinë, Rozhajë e këto fshatrat rreth Rozhajës ku flitet shqipja. Besniku. Katuni flitet shqipa. Dragaj ku punohen shtëpitë e drurit e mos t’i përmendi të gjitha me radhë. Ato i kom kalu në kamë.

Kam kalu edhe pjesën e Greqisë me ekspoditë të institutit të organizune si ekspeditë turistike. Kemi hy në Qabri, kemi hy në pjesën e jugut. Pastaj kemi qenë individualisht edhe disa here. Atje krejt emërtimet janë shqipe. Lumbardhi këtu ka bistricë që e kanë fut sllavët, atje s’e kanë prekë. Osht’ Lumbardhi për shembull. Te Athina prej qendrës së Athinës Omonja kur shkon te Akropoli ni fushë ka mbetë ni objekt si topo gërmadhë ni objekt i madh, gjysmë hanë. Aty osht’ ni fushë e madhe. Ka qenë e kohës antike të Greqisë. Ka kalon ni udhë përshkrues a studiues francez aty në luftrat ballkanike. Thotë, “Pashë do fmi që loznin me top aty po nuk e flasin as gjuhën sllave, as greke. Kush janë ata?” Pytë. I thonë, “Janë arvanitas, flasin shqip”.

Poshtë osht’ lagja Flaka. Krejt janë arvanitas. Aty Greqia në mramje mbyll komunikacionin, osht’ e qetë. S’lejojnë me kalu. Sikur të themi tash sheshi ynë këtu te Skënderbeu që s’ka komunikacionin. Lokalet punojnë deri në mëngjes. Aty shkojnë për qetë pijnë kafe, rrijnë. Quhet lagja Flaka. Ata të vjetrit aty thonë se Akropolin e ngritëm ne, të parët tanë dhe ne e mbrojtëm deri tash. Domethanë krejt shqip. Prej Omonja, qendra e Athinës kur të dalësh 20 kilomtera jashtë Athinës. Ka të vjetër që s’dijnë greqishtën nëse s’janë tregtar ose nëse s’janë shkollu. Vetëm gjuhën arvanite e flasin. Për shembull 20 kilometra është prej Omonjës fshati Vilja.

Këtë po flas kemi qenë në ekspeditë me institut. Ishte ditë e dille na çoj në panajot pano, arvanitas. E kish banesën në Athinë. Tha, “Jo, do të shkojmë”, tha, “aty e kom shtëpinë. Do t’ju pres sipas traditës shqiptare me gru dhe vajzë”. Ni vajzë e kish, Elikteria kishte emrin. Liria dhe studionte në Paris. Kur kemi shku na kanë pritë në shtëpi në mëngjes. Kishin dalë te dyrtë e oborrit. Femrat krejt i pritnin me gonxhe lulë shege të mëdha si shega edhe mirë se erdhët, na ka fut brenda. Tha, “Ju jeni oksigjeni ynë”. Në atë ekspeditë ka qenë profesori Idriz Ajeti, Mark Krasniqi. Nga jashtë insistuti na lutën me marrë me veti Azem Shkreli ka qenë. Profesori Mark dhe profesori Idriz kanë qajtë si fmi. Tha, “Na nuk e paskemi ditë çka ka këtu. E kemi mendu krejt ndryshe që s’ka shqipe ma këtu”.

Kur kemi shku në qendër të fshatit kishin pasë festë fetare dhe shtetnore i kishin qit tavolinat festojshin jashtë. Dy priftërinj jashtë kishin qenë me atë uniformen e tyre kur po vjen kryetari i bashkisë i lajmëroj dikush. Tha, “Kanë ardhë patriotat nga Kosova”. U ardhë edhe na pyti, “Kush jeni ju?” “Jemi nga Kosova, nga Instituti Albanologjik”. “Mjaft, mjaft, s’ka nevojë ma. Jemi vllezër po flejmë veç”. Biolog, kryetar i bashkisë. “Jemi vllezër po flejmë veç”. Ka urdhëru thotë, “Edhe ni ren tavolina dhe karriga për këta”. Ni autobus ishim, 50 vet. Na ka tubu aty. U ardhë me ne na ka pritë në festë. Kur jemi dalë mbas katër, pesë orëve kem vizitu atë fshatin, kishen e fshatit. Na kanë përcjellë. Ku morën vesh i gjithë fshati femrat nëpër dritare e ballkone me facoleta deri jemi largu t’u na përcjellë.

Ai tha, “Ne ketu jemi, greku na trajton sikur ne atje”, kryetari i bashkisë po flet, tha, “na thonë shqiptarët janë kokë trashë. Trutë i kanë mrapa. Kshtu na qujnë grekët se nuk mujnë me ne me u shty”. Tha, “Edhe ni barcoletë po ju tregoj. Shkon njëni”, tha, “ni grek futet në ni pyll të madh. Merr ni baski të madhe dhe po e ngul në ah”, ahu është dru. “Po e rrah me qekan, po ecë ajo baskia po futet. Me ni moment u nal s’po ecë, i mshon, s’po ecë. Thotë, ‘Ku hasi sharra tash, kjo gozhda në çka?’ Kthehet mrapa e sheh ni arvanitas ishte pshtet për druri edhe kkokën nuk ia shponte. Se neve na thojnë kokë fortë sikur juve atje”, tha, “se me ne s’un e çojnë”.

M’ka rastis aty ni gru në kioskë shitke gjësende të kioskës, gjë sende ku ta di çka. Po e pysim ne, thashë, “Shqiptare, arvanite?” “Po”, thashë, “Din diçka me na thanë për arvaninë? Ne jemi nga Prishtina këtu”. “Di çka të doni”. Thashë, “Mban mend diçka?” Tha, “Çka po don?” I thashë, “Din naj ninullë? A t’ka rritë gjyshja ty masi jom?” “Po si”, tha, “m’ka rritë edhe i di kangtë që m’i ka knu edhe unë ua këndoj fmive”, “Cila osht’ ajo kangë?” “Vera e kuqe ke potiri, çika e nanës pranë gjirit. Edhe e përfund në djep. Vera, vena. Potiri është enë dheu. Vera e kuqe ke potiri, çika e nanës pranë gjirit. Shqip ninullat. Tani të gjitha fshatrat po i them, “A po m’i tregon emrat e ktyre bjeshkave përreth të fshatit?” “Po. Ajo quhet Pastra”. Ishte ni bjeshkë e zhveshun, s’kish lis. Pastra, shqip. “Po kjo tjetra knej?” “Kjo lishturi tha”, i thashë, “Lishturi pse?” Tha, “A s’i sheh si ka vre sikur leshi i lopës i shpeshtë?”

Ky lum kështu, ai Spata. Krejt emërtimet shqipe. Gruri i pëllazgut, shkëmbi i pellazgut. Krejt emertime pellazge, shqipe. Prandaj është me interes tepër të madh deri te Olimpi poshtë me shku. Korinthi, krejt ato fshatrat deri te, si të futesh këtu ku kam shku te manastiri. Laisa, Konica, Kosturi, Janina. Pastaj kthehesh, Gardhiçi, kthehesh edhe del nalt në Prevezë. Rreth e përqark që krejt brendia. Dodona që është aty. Ku ka ba profecitë e veta Zeusi. Krejt i ke vetëm shqipe. Shumë interesant. Prandaj fshatrat thashë të Malit të Zi kur kemi qenë, krejt shqiptarë të pastër etnikisht. Të gjitha fiset i kemi kalu në kamë.

Anita Susuri: Ato që i thatë fshatrat shqiptare a kanë, domethanë, gjatë historisë janë dynd nëpër këto vende apo kanë qenë?

Ukë Xhemaj: Jo, krejt janë autokton, të gjithë janë autokton. Shiqo, historia e Kosovës mjerisht e Kosovës ma shumë po edhe e Shqipërisë, aty afër janë. Janë mësu qysh kanë dashtë ideologjitë e lindjes nuk osht’ leju të preket ma tutje. Janë mjaftu me shqiptarët ilirët, ma thellë mjafton, s’ki nevojë tutje. Ballkani komplet Europa Juglindore kur mësohet antropoligjia botërore, kur mësohet autoktonia komplet arkipelagu i mesdheut kanë qenë pjellë e bardhë. Pastaj vijnë pellazgët. Pas pellazgët vijnë tre vllezërit Iliri, që është formu iliria, Gadishulli Ilirik, janë romunët dhe janë maqedonasit e vjetër.

Pastaj kalon prej lirie te arbërorët. Mesjeta e hershme. Prej arbërorët kalon te shqiptarët. Kjo është historia. Komplet Ballkani janë. Kur të shkoni me vizitu, kam vizitu për shembull Bosnjën. Kah të shkojsh nëpër fshatrat e Bosnjës në brendi, duke filluar nga Banja Llula, Melika që përmenda parëz. Është ni bjeshkë Mosori quhet prej Split, është fushë, ka vendbanime të tana. Atje veshja osht’ tipike shqiptare. Muzika melodia shqiptare. Plot fjalë ruhen shqipe. Qeni, bariu nuk din me thanë pas, po thotë qeni. As boshnjaqe jo po shqip. Kalit i thotë kali. Pjesët e veshjes. Kur nalesh dhe i pytë, “Çka janë këta gur grumbull nëpër fushë?” Thonë, “Ilir skitumulli”, vendasi.

Kur krejt Kelmendas krejt shqiptarë në vitet e ‘70-ta krejt kanë qenë me tirqi, burrat për shembull. Me plis me shall të gjatë me të gjitha këto tash flasin boshnjake. Me presion të vazhdueshëm të hapjes së sllavizmit. Bosnja shkon në Sarajevë për shembull, futesh në muzeun qendror të Sarajevës. I ki dy lundra ilire. Ato e kanë të shkrun tekstin. Dy lundra ilire që kanë lundru në Lumin Drina. Plot eksponante të tjera ilire. Alloezpena ka qenë ilirolog, ma shumë ka kontribu për ilirologjinë se Kosova. Plot e kanë atë revistën Ilirski, çmendesh kur ta lexosh. Po tash në epikën legjendare dhe shënon në epikën legjendare në Banja Llukë komplet figurat mitologjike me Mujë, me Halilin, me Ajkunë, Gjergj Elez Alia. Krejt teksti osht’ i njejtë vetëm gjuhë sllave.

Ugu këtu ni katun te Rozhaja ka qenë ni Sali Sali, ka këndu. Amerikanët e kanë inxhizu. Ai ka qenë biliguist. Në dy gjuhë ka këndu. E kanë inxhizu dhe sot ruhet në Harward kanga epika prej të njejtit lahutar. Edhe boshnjaqe edhe osht’ dialekt i sllavishtës, edhe shqipe. E njejta kangë. Se i njejti trup, shqiptar. Osht’ marrë. Janë gllabru. Sllavët këtu në shekullin e shtatë kanë depërtu te metohet te kishat. Shekullin e dymbëdhjetë kanë vazhdu me pushtu e janë tërheqë e andej. Përndryshe pse e mësojnë këta historinë vetëm nga mesjeta? Se s’kanë çka prekun ma thellë. E lanë se e dijnë që ku të gërmosh krejt del ilire. Çka të merrsh në sipërfaqe nënsipërfaqe janë ilire. Brijonet i Titos. Krejt arkipelagu i Adriatikut. 1353 ujëdhesa të banune të pa banune i ka. Krejt emërtimet janë. Isa, visa, këta e kanë adaptu pak. Pallagruzha.

Janë gur gdhenësit e varreve arbërore ilir që janë shpërngulë kanë kalu në Itali për zanatin e tyre. E kanë formu shtetin, shtetin mrena Italisë San Marino. Krejt janë ilir. Ata e dijnë. Deri te visi krejt ky Ballkan osht’ ku nuk kanë leju, s’ke guxu me përmend. Edhe sot kur dalin plot reportazhe duhesh të çmendesh. Ni Shpiro Kuishiç etnolog në Beograd ka qenë, profesor i ngritur që nuk i gjindet shoqi. E ka thanë të vërtetën për këto troje në punimet e tij po nuk e ka dashtë shkolla e Beogradit. Ka qenë Sllobodan Zejçeviç i Beogradit që ka lanë disa punime të mirëfillta që janë rujtë prej nacionalizmës se kur flet për racën se kush ka qenë dojro cefane. Po çka me ba. Historia kishte kshtu. Duhej me folë me shekuj këto ngjarje të terenit kur shkojsh e t’i gjejsh, tmerrohesh.

Sot ata thonë Kosova osht’ djepi i Serbisë, Kosova osht’ Serbia e vjetër. Paskan ardhë me hilikoptera përtej Karpateve. Kur futesh në mitologji këtu qajo Zejçeniçi ka punu shumë në këtë fushë. Ti nuk gjen, ka premje si me thikë. Doket e zakonet e mitologjisë, besimet e kulti. Grekët s’kanë pajton hyjnor, pellagjikët e kanë pasë. Grekët e sotit janë si janë bullgarët ende të paformun si popull se komb hiç e hiç po si popull me u formu. Mitologjia i qet në fushë të gjitha ato, të gjitha. Periudha pagane. Mandej shiqo, ku bohen ritet pagane? Ku bohen sllave? Janë endacake. Sot këtu mas disa gjenerate ni vend tjetër. Tomorri, prej që ka lind njeriu aty i bon shqiptari.

Në Pashtrikun e juj aty te Hasi edhe Borozhupi. Prej që ka lind aty në maje shkojnë bojnë flijime se osht’ tokë e tyne. Pse nuk shkojnë aty sllavët? Se s’osht’ e tyne. Ata dojnë qytetin. Nuk i kanë rrënjët aty. Sot tokë e tyne aty. Mirëpo njëherë kemi qenë dhe a din pse? Se vetëm pasardhësit e pellazgëve e ilirëve janë të vetmit shqiptarët këtu. Të gjithë të tjerët janë ardhacak. Osht’ ni thanje latine, “Armiku i armikut tim është miku im”. Prandaj, këta bijnë ni dakordësi. Foli sa të dush amerikanit të për autoktoni nuk e don, nuk e don se vet osht’ i shkun në Amerikë. A po kupton? Nuk e don. Ai thotë, ai ku jeton atij i takon toka dhe të përkrah në këtë aspekt.

Fati ynë ka qenë i madh që kemi pas shtim të madh demografik edhe kemi qenë edhe si popull në xhep të vogël po kemi qenë shumë, jemi shtu shumë dhe kemi mbijetu. Prandaj, herën e fundit kanë thanë kta qenkan shumicë dhe duhet me fitu lirinë. Se me pasë rreh telin e autoktonisë bile s’të kish përkrah kërkush hiç. Po prandaj neve na ra mirë edhe me numrin e banorëve edhe me të trashëgimisë se kemi mbetë me këtë pjesë të Ballkanit. Osht’ çudi qysh kemi mbijetu, osht’ shumë çudi.

Pjesa e Pestë

Anita Susuri: Edhe ni pyetje.

Ukë Xhemaj: Urdhno, sa të duash.

Anita Susuri: Për vitet po m’duket ‘70-ta dikund, mesi i ‘70-tave ka qenë si ni shkëmbim kulturor me Shqipninë…

Ukë Xhemaj: Po.

Anita Susuri: A keni pasë ju mundësi…

Ukë Xhemaj: Shumë, shumë. Ekipi i parë i Shqipërisë edhe i Kosovës që kem bo që ka bo shkëmbim akademia edhe universiteti ka qenë ‘72-ten. ‘72-ten ka ardhë grupi i parë nga Shqipëria. Nuk më kujtohen të gjithë ata se unë në atë ekip s’kam qenë. Atëherë kam punu në gjimnaz, s’kam qenë në institut në ‘72-ten. Po kanë qenë ata koleg, Rexhep Bulliqi, Anton Çetta, profesor Berisha kanë qenë aty. Ata kanë qenë me atë ekip i kanë shoqnu në Dukagjin. Kanë qenë në Radac ni ekspedite. Në Rrafsh të Dukagjinit në disa fshatra. Ka qëndru ni ekspeditë hulumtuese veç shkarazi. E tani kam kalu në ‘74-ten në institut. Ekspedita e parë mundësia u hap. Fillun ata me ardhë tani akademia se murr këtu Rankoviçi u zu.

Titoja me mbrojtë vetën e pat si paravan shqiptarët dhe kulturën e tyre. Ju thojshte, shqiptarët në demostrata, ‘68-ta janë kanë ato. Këta po kërkojnë republikë. I thotë ky ‘68-ten, Titoja, e përgadit ekipin e profesorëve në krye me Fehmi Aganin, Syrja Pupovcin dhe Ali Hadrin. Këta tre. Thotë, “Pregaditne popullin me kërku republikë në Kosovë”, masi u zu Rankoviçi. Këta fillun me majtë takime nëpër popull. Mirëpo çka ndodhi? I çoj derisa e ngriti masën, e frikësoj atje Serbinë që po don me vlu në Kosovë, po dojnë pavarësi, republikë si të tjerat. Në ni mbledhje të Komitetit Qendror të Serbisë në Beograd ku ka marrë pjesë edhe Fadil Hoxha si përfaqësues i Kosovës. Tito e nxjerrë në pauzë jashtë Fadilin. Këtë e kam lexu në gazetën Vuç të Zagrebit. Kroacia i botojke. E kom pasë ata numra dhe i kam lexu si student.

Edhe i thotë Titoja Fadilit në pauzë thotë, “Fadil, sot nuk mundet të kalon si republikë. Po kushtetutën e juj veç emrin s’ka me ekzistu a keni me i pasë të gjitha të drejtat si krahinë autonome. Krejt keni me i pasë. Kushtetutën e juj e të gjitha”, thotë, “se s’osht’ koha. Të tregoj unë kur bohet”. Fadili ju kish thanë ktyne, “Folni se po bohet”. U pregadit populli thojshin veç kur p’e shpallin. Ai tërhiqet thotë, “Ndërpreje këtu”. Mbet qajo autonomi. Po aty u bon shumë privilegje në atë. Atje serbët e ulën kokën, ju dhanë të drejta. U hap universiteti. Si u hap universiteti filloj me frymu. S’kishim kuadra mjaftë fillum me i thirrë nga Shqipëria. Kryesisht nga mjekësia po edhe disa shkenca nga gjuhësia, Eqrem Çabej. Fillun me ardhë profesor me ligjeru në universitet këtu. Mbusheshin sallat plot.

Unë kam shku kam dëgju prej gjeografisë ligjeratat e profesor Eqrem Çabej. Tri herë katër herë në amfiteatër e fshinte drrasën. Në persishten e vjetër, në greqishtën e vjetër t’u shpjegu. Në gjuhën italishte, anglishte. Tetë gjuhë. Knaqësi e madhe ka qenë me ndëgju. Kështu në të gjitha fushat. Filloj shkëmbimi. Ekspedita e parë e mirëfilltë shkencore tash e institutit se akademia organizonte punën shkencore përmes instituteve. Institutit të Historisë, Institutit Albanologjik. I ra radha me ardhë atyne në Kosovë, ekipit të tyne na me shoqnu. Dhjetë ata dhjetë na. Erdhën ata e caktun terenin. Ku? Në Kaçanik. Gryka e Kaçanikut ata kureshtar në fshatra të Kaçanikut, malore. Dolëm.

Nja ni muj ditë kena qëndru në motelin e Kaçanikut ka qenë i vendosun aty. Për çdo ditë në teren fshatrave. Ka qenë vjeshta e parë, filloj bora e parë. Deri diku dilte ndonjë makinë edhe në kamë. Vishim kaniherë deri në Prishtinë na merrshin këta me ni minibus ka qenë i rektoratit. Ekspedita e parë në fshatra të Kaçanikut. Ni vjet këtu ni vjet anej në Shqipëri nëpër ekspedita ekipet. Ekspedite pas ekspedite. Fundit e ardhne ka qenë ‘80, e tyne këtu. Titoja do të vdiste kah viti i ri. Në atë ekspeditë ne i morëm i vendosëm këtë Hotel Grand. Kish hapësirë. Aty shkum ne u vendosëm nëpër dhoma ata të Shqipërisë, ne s’kishim nevojë po ata i vendosëm. Edhe me caktu ditën me u nisë.

Kur erdh Dushk Krasniqi kryetar i komitetit serb. Kur u ardhë u hi aty ka thanë, “Çka janë këta?” Kam qenë vet aty. Tha, “Këta duhet të largohen meniherë prej këtuhit. Këtu duhet me flejt Titoja është në vizitë në Kosovë”. Na kanë urdhëru shpejt me i marrë valixhet e tyre me i lëshu. Ai ka hi me do polic dhomat i ka kontrollu ku ka me nejtë Titoja me ekipin. Neve na kanë thanë, “Shkoni për Prizren”. Kur jemi shku për Prizren në Hotel Therandë me hi na thanë, “Jo ka me vizitu edhe Prizrenin s’bon këtu. Shkoni në Pejë”. Jemi shku në Pejë në atë hotelin e Pejës, Metohi quhej tash osht’ Dukagjini. Aty tha, “Këtu ka me bujtë s’bon hiç”. Ku me shku? Me u kthy mrapsht. “Hajde”, thashë, “shkojmë në Troftë. Osht’ ni objekt nashta ka pak dhoma”, në Istog.

Profesori Mark ish në ekip me organizu këtë ekspeditën. Jemi shku në Istog. Kur jemi shku në Istog aty s’kish pasë me ardhë Titoja anej. Jemi vendosë në hotel nëpër dhoma ata edhe na tash. Kur jemi shku me hangër darkën e parë poshtë që u vendosëm po na shërbejnë dy motra, mesat e Milic Kersta. Milic Kersta krye çetniku i Serbisë dhe i Kosovës. Ato dy motrat me veshjet serbe, me ato futarkat shërbenin tradicionale në Troftë atëherë. Kur na panë neve me ata të Shqipnisë, e morën vesh. Ato e dijshin shqipen. Shërbenin, kamariere. Desh u çmendën ato, desh u çmendën. Ne caktum aty në atë far restorantin e madh tavolina rrumbullake u grumbullum. Na shërbenin. T’u përhap fjala që kanë ardhë të Shqipërisë. Istogu s’mujke me marrë me mend, Lugu i Shkive, që mundet me ardhë dikush i Shqipërisë në atë kohë, ‘79-ten.

Ata pritshin ramjen e Titos edhe me bo Serbi të madhe. Le ata po tani do të tonët që janë kanë nëpër shërbime vishin mas perdeve. Po vjen njo mos t’ja za emrin se s’bon. Po m’thotë, “Ukë”, thotë, “kush ke ai? Çka folët?” Thashë, “Largohu bre mos u merr me këto punë. I kemi sqaru në komunë. Këta janë punëtor shkencor merren për veshje për doke e zakone për këto”. Kur jemi dalë prej atyhit Spiro Kurti, studiues i Shqipërisë u ardhë në vesh… i kemi përcjellë te Grandi në qendër me shku për Shqipëri. U kry ekspedita ni muj. T’u i thanë rruga e mar profesor. U ardhë te veshi m’ka thanë, “Kqyre”, tha, “nëse të ndodhë diçka filan fisteku në Istog”, tha, “e ka nxjerrë shoferin prej dhomës teme disa herë natën mas mesnatës”, sigurim, ish kanë i Ferizajit ai. Kurrë s’ka ndodhë gja.

Kur kom shku profesori Mark tha, “Ukë, në Ferizaj u shpërnda qato ditë do parulla për Kosovën Republikë shumë, u bo haus”. Tamon dolëm na, u burgosën shumë. Ai shofer në televizion, punojke ai djali. Na dhanë televizioni qat’ xhip për teren. Atë ditë kur erdhëm fillum ekspeditën në Istog profesori Mark shkum te kryetari i këshillit ekzekutiv edhe me i tregu që po vijnë ekspedita. Unë edhe profesori. Profesori ish ma i vjetër, ai e udhëheqte. Po unë isha e asaj ane i njisha do ftyra. Tha, “Eja Ukë me ne edhe bisedojmë”. Shkojmë aty na priti ai kryetari i këshillit ekzekutiv. Profesori ia shpjegoj për çka është ekspedita, që janë të Shqipnisë, qito fshatra kena me i vizitu. Ai na ndëgjoj, na ndëgjoj me vëmendje. Kur u çum me dalë tha, “Keni kujdes se shesin këtu dru me gomar, mos na inxhizoni gomarët”.

Ai profesori Mark u nal e po keshë me to. Tha, “Kujt i fola unë sa minuta këtu? Po s’kanë ardhë ata për gomar”, tha, “Megjithatë mos t’na qesin primitiv”. Tash profesori Mark po m’thotë, “Ukë”, tha, “fol me shoferin”. Bile ishte me ni hije të drurit e kish nalë kerrin, makinën. Ishim t’u shku te ai. “Foli”, tha, “je i ri mos gabo si të pyt sigurimi”, ton kohën shoferat i porosisin, “mos gabo me fol gja se na keqkuptojnë, na ndërprejnë ekspeditën. Thuj tha ti se je ma i ri, mos t’i thom une”. “S’ka problem profesor”. I thashë atij shoferit. Thashë, qishtu qishtu profesori po të porosit. “Këtu duhesh me ditë në çfarë rrethana jemi, Lugu i Shkive, sigurim në tona antë. Mujnë me na ndërpre. Këta kanë ardhë për veshje, folklor nuk ju intereson politika”. Tha, “Profesor, ndaq politikë ndaq jo sa për mu krejt rrafsh bone pa m’pre me sopatë unë fjalë nuk nxjerr për veti. Jo që ju s’merrni me ato punë po unë nuk nxjerri”.

Ai ka flejt me ni dhomë, se s’kish shumë hapësirë ajte po ekip i madh, me Spirush etnologun. “Vishin”, tha, “ma nxjerrshin prej shtratit e çojshin jashtë. U kthejke qetë. Unë isha i zgjuar po sytë i mbyllja”, tha, “Ruju nëse ndodhë diçka ata e kanë nxjerrë jashtë ta dish”, kur i thashë udha e mbarë. E kom taku pastaj në televizor. Thashë, “Qishtu m’ka porositë Spriushi”, “E di”, tha, “se s’u bojke rahat. U rrotullojke”. Ka pasë këso. Aty në atë Istog u përhap lajmi shumë. U hini tmerri. Tani vdiq Titoja. Qat’ vit vdiq Titoja. U bon demostratat e ‘81-tes. Ke ni eufori e madhe në favor tonin. Po kur u kthy situata. E morën këta. Milloshi e dini të gjithë, historia u kthy mrapsht. Erdh ajo kohë se the qysh e ke përjetu institutin atëherë. Me gëzim të madh tani me mbyllje. Me djegie, me rrahje, me largime. Çka s’osht’ përjetu.

Anita Susuri: Ndërtesën pastaj si institucion paralel që po i thojnë…

Ukë Xhemaj: Paralel e kemi pasë shpi. Atje kemi punu secili po në kushte ngushtë. Me ni dhomë dhjetë vet. Vazhdojshim punën na si institut po në ni shtëpi që na lshoj me qera. Bile atë shtëpi ia pat lëshu Presidentit Rugova Musa Haxhiu si residencë t’vogël me mbetë. Po ai ish punëtor i institutit, Rugova, e dike në çfarë kushte. Tha, “Unë po shkoj tjetër kund jom vet, shfrytëzone ju”. Ai Musaja veç pat’ fillu në Amerikë me punu. Na lëshoj shtëpinë e tij. Ishin dy kate aty nëpër qato dhoma të shpisë, e keni idenë si osht’.

Anita Susuri: Ku ka qenë?

Ukë Xhemaj: Ajo ka qenë në Breg të Diellit. Tash aty janë ndërtu do rrokaqiej të lartë. U vendosëm aty. Ibrahimi shkoj në Sofali. Shkoj të Sofali te ni boxhanak i veti. Në dhomë të tij ka flejt deri e kanë pregadit qita që osht’ tash. Atje ka flejt. E shoqnojshin e çojshin. Ne na lshoj shpinë atje. Pa pagesë ishte, na lshoj neve. Prej atyhit pastaj kur janë ikë edhe u bo puna si u bo, filloj lufta, u kry lufta. Mas luftes jemi kthy në institut.

Anita Susuri: Atë kohë a keni mujtë me bo ma hulumtime a diçka?

Ukë Xhemaj: Kemi dalë, kemi bo përpjekje po shumë pak, shumë pak. Se s’kanë qenë kushtet. Kemi bo, osht’ punu mrena ma tepër me skeda që i kemi pasë, me punë material që kishin mjaftushëm. Osht’ punu janë nxjerrë revista të gjitha ato po jo mo puna intenzive e terenit qysh ka qenë. Tek mas luftës. Tash janë bo kushtet aty, ideale janë po ka ngec puna. Brezi i ri pak po i priton mundimit fizik nëpër fshatra. Me të thanë të drejtën ma subjektet nuk janë. Ata mund të dalin nat e ditë po nuk mundesh të gjejsh subjekt 100 vjeçar që jeton në fshat. Ai që jeton e kanë lanë veshët, e kanë lanë memoria, e ka lanë diçka, pak din me të thanë. Kultura vazhdon të krijohet. Krijohet ne kushta dhe rrethana secila. Tash ma e modifikune.

Ruhen do elemente të shtresune mbesin hala gjallë edhe shumë vite. Po janë shumë populli vekatorja thotë ni pije për shpat, ni fije e vogël. Ashtu shumë material të trashëgimisë të mirëfillt burimore nuk ka. Hala në do zona… unë isha tash me këtë amerikanin që osht’ këtu para do dite me bo ni intervistë. Isha aty ni subjekt që na priti në konak. Fillova ta ngacmoj kapak për trashëgimi, ish i vjetër, arsimtar që ish rritë aty. Ke puna te ritet e lindjes thashë ta provokoj pak a din ky me voku se ishte 74 vjeçar. Thashë, “Ritet e lindjes, kur ka lind fëmiju kush e ka marrë i pari në dorë?” “Jo s’e di”, “Po kush e ka çu te vorri?” “Jo s’e di”. Asgjë s’dike ai, po djemtë e tij?

Aty janë krejt paganizma, krejt metodologji është. Rreth riteve të lindjes, të vdekjes. Plot paganizma që është ardhë prej… në ritet e dasmes si zakone familjare. Ne i gjejme gjurmët ku kem vjelë trashëgiminë, gjurmet e para të ekzogamisë shqiptare, marteses në çift. Përndryshe burrin lehonë e kemi pasë deri ‘47-ten në komunë të Gjilanit gjallë. Ku burri ka imitu grunë me dhimbje barku për lindje, ka nejt ni muj me gruan lehonë dhe ka imitu dhimbjet. Domethanë, trashëgimia shpirtërore dhe kultura kanë arritë atë dhe kanë mbijetu vetëm në Nepal dhe Butan të Himalajeve. Ku matriarkati dominon dhe ku gruaja është zot shpije.

Tash tmerrohesh deri ku ka ardhë. Viti i zjarrit te këta, kulti i zjarrit ditën e Shëngjergjit. Janë të gjitha pagane. Europa është mbi katër shekuj i ka hedh poshtë. Ende gjallë në Opojë. Dymbëdhjetë zjarre i kam inxhizu vet e tani me student që i kushtohet kultit të diellit. Ka metedologji pastrim. Ka për shëndet, për djegien e demoneve negative. Dreke rituale, darkë rituale. Kosova është ekzotike shumë.

Anita Susuri: Po kthehna te ‘90-tat i kam edhe disa pyetje. Gjatë kësaj kohe sa keni qenë në atë shtëpi a e ka ditë për shembull policia që po vepron instituti? A keni pasë vizita?

Ukë Xhemaj: Të kujt?

Anita Susuri: Të policisë jugosllave.

Ukë Xhemaj: Ata e kanë ditë, aty nuk na kanë trazu shumë se e kanë ditë, ka qenë e pamundur mos me ditë. Po tani filloj, filloj aty aktivizimi i brendshëm paralel i yni. Shtëpi shkolla në atë kohë kur na nxorën jashtë, shkollat e mesme. Fakultetet fillun me punu nëpër shkolla private. Instituti filloj po ashtu me bo aktivitetin. Ata e dishin që po punohet në sistem paralel. E dinin. Po nuk guxonin se binin në sy të botës. U mundonin mos m’i dhanë shumë rëndësi, mos me shprush. Nën vrojtim 24 orë ka qenë me shkolla me çdo gja. Tani filloj lidhja, Pajtimi i Gjaqeve, Lidhja Demokratike, organizimi partiak. U formu Lidhja Demokratike.

Ibrahimi filloj me i këshillu nëpër qytet, ata pushtonin gjunin, ngacmonin njerëzit. Nuk ka pasë ditë që s’janë vra kah dhjetë nëpër Kosovë. Dy në Podujevë, dy në Pejë, dy në Istog. Policia. Shkojshin huq. I gjujshin me gur si palestinezët i gjujshin izraelitët me gur ata me armë. Njisoj këtu. Këta i gjujshin me gur policinë serbe ata e vrajshin nga një edhe lajmërojshin. Derisa dul Ibrahimi duke apelu, “Mani, hini mrena, s’osht’ koha, pritni se shkum poshtë”. Fillun me ndëgju. “Duhet të organizohemi në mënyrë paqësore”. Fillun aktivitetet, filloj sistemi partiak. Ish partia Lidhja Demokratike. I dorëzum librezat e partisë, i çum atje. Rilindja ka mrri ni ditë para nesh. Na i mblodhëm të gjithë, i dorëzum. E bom raportin. Mu m’ka ra hise qato libreza me ni koleg me i çu në komitet me ua dorëzu.

Ne s’jemi ma të partisë kërkush në institut edhe i dorëzum. Rilindja i dorëzoj tani na. Filloj ni aktivitet ma i madh i brendshëm edhe tani Rugova non stop ishte atje në mbledhje. Tha, “Duhet me formu partinë e dytë”. Ne ishim në LDK të gjithë të institutit, vet isha. Kur ni mas dreke po m’thirrë ni koleg, profesor i gjeografisë ishte në LDK në kryesi, po m’thirrë në telefon. “A ke mundësi me zbrit prej banesës poshtë?” E kisha te Santea banesën. Thashë, “Po eja more në shpi”, se shok. “Jo, jo po du veç me ty dy fjalë”. Zbrita. Akoma pa ra muzgu. Thashë, “Çka ka të re?” Tha, “Shiko, duhet shumë urgjent me formu ni këshill iniciativ me formu ni parti të dytë. Unë kom bisedu me Ibrahimin dhe me formu ni parti. Unë kom mendu me ia lanë emrin Paria Fshatare”, tha ai.

Thashë, “Jo s’muj, unë jom në LDK qysh me dalë? Më vjen keq prej Ibrahimit, koleg pune”. Ni banesë kena banu, e njifsha prej atje tre kilometra shpijat. E njifshim njëni tjetrin. Thashë, “Jo bre s’muj me ndrru partinë”, tha, “Ai m’ka dhanë urdhër formo shpejt. Ne punojmë bashkë por emrin ta kem”. “Në koftë ashtu po”. Tha, “A po vjen me mu në Fushë Kosovë?” Thashë, “Po”. Atje ni profesor i Fakultetit të Bujqësisë. Ai ia dike shpijen. Shkum ai pranoj. U bom tre. Të nesërmen u bo i katërti. Tutje tani problem. Na thojshin po kur thojshim eja se po fillojmë nuk u lajmërojke dilke gruja, “S’o këtu”. Frikësoheshin se me të zanë të hupshin. Zhdukeshe. Të eleminonin.

Goxha vështirë derisa i bom shtatë. I bom shtatë shkum këtu te Lidhja e Shkrimtarëve ku ishte Rugova e formum këshilin iniciativ. Në prani të tij dhe të LDK-së e formum Partinë Fshatare të Kosovës. Ajo tani morëm iniciativë na si këshill, shtatë veta ishim. Kryetar i saj i zgjodh Haxhi Islami që ishte kryetar i akademisë, iniciativa e tij ka qenë se thashë ai ish personi që erdhi te unë. Ka qenë mund i madh i tij. U formu ai këshill. Fillum punën në teren. Me shku me gjetë idhtar. Shumë shpejt arriti numri thojshin i kem shtatë qind mijë. U bo filloj puna. Përzgjedhje e paraleleve. Ne shkojshim lobojshim ma shumë për LDK sesa për të. Derisa dikud na qujshin si satelit i LDK-së. Qëllimi ishte masat me i aktivizu me dalë kundër Serbisë, so me rëndësi a je me LDK. Tani u bo Partia Liberale u bo tjetra po krejt së bashku.

Pjesa e Gjashtë

Anita Susuri: Po du me m’tregu pak që keni marrë pjesë në disa organizime për Pajtimin e Gjaqeve. Studentat dhe profesorat kanë qenë shumë të involvun në to. Qysh keni qenë ju pjesëmarrës? Kanë kërku studentat apo me vullnetin e juj?

Ukë Xhemaj: Studentat. Filli i Pajtimit të Gjaqeve ka qenë ni vajzë ka ardhë Shala ka qenë prej Peje. ka qenë dy-tre djem të ri, studenta. Kanë ardhë për herë të parë, filli filli me u konsultu me profesorin Anton Çetta në institut. Si ma i vjetër, si njeri i fjalës, njeri i odave ka punë në teren më shumë se t’gjithë ne tjerët. Profesor fakulteti, punëtor shkencor në institut me përvojë të gjatë. Emër që kishte kriju në Kosovë, që i shkon fjala. Kanë hy. Në institut kemi qenë sikur sot po m’duket po i shoh kur kanë ardhë kanë hy ata djemtë të ri te profesori. U vonun. Kur kanë dalë… se zyret i kemi pasë ngjita, veç ni muri na ka nda, në koridorin përdhes me profesorin Anton.

Kanë dalë e janë shku. Profesori masi u kthy unë kam qenë t’u dalë me shku prej shpisë m’duket, u kry orari. Thashë, “Profesor patëm musafir bukur gjatë të majtën”, tha, “Shumë mirë”, tha, “osht’ ni iniciativë që do respekt. Do të ri nga Peja, djem e vajza, student, kanë ardhë. Ishalla na shkon për së mbari”, fjaltë e tij. Thashë, “Urime. Për çka?” Tha, “Për pajtim”. Kjo thirrje pastaj ata kanë ardhë janë konsultu ekipe tjerë me profesorin, t’u u rritë prej vendeve të ndryshme personalitete, historian, gjuhëtar të insitutit kryesisht. Kanë fillu me i bo ekipet e para. Me shku në teren. Në bashkëpunim me teren ku ka ngatërresa, ku ka gjaqe. Merrshin informata.

Në fillim shkojke profesori vet. Muharrem Pirraku, Zymer Neziri, Drita Statovci. Në krahin t’veta se i njifshin. Njifshin fshatrat secili. Dikush nga Gjilani dikush nga Dukagjini, dikush nga Drenica. Vinin ata te profesori dhe thonin që është ngatërresa këtu, këtu janë të papajtune qikaq gjaqe. Kështu u bo rrjeti. Shkojshim në teren. Për shembull, atje përgaditshim i thirrshim pleqt, “A bon me falë se osht’ situata çfare osht’?” Profesorin e thirrshin në konak. Ai i binte ata për shembull me ekipin. I merrte pesë të qasaj ane. Asaj ane ku ishin e merrke ekipin. E lejke të Rugovës e merrke të Hasit. E merrke në Has shkojke atje. E caktojshin ditën. Në të vërtetë ata punojshin se s’u pajtojshin përniherë. Mbetshin në kontakt non stop t’u thirrë edhe t’u shku edhe niherë e dy e tri derisa e bindshim. Kur e bindshim ai thojke, “E jepi fjalën, pajtohna”.

E caktojshin ditën kur falet gjaku. E lajmërojshin atë zonë shkojke ekipi prej Prishtinës, prej institutit në autobusa me kerre. Mbledhej takimi në fushë. Ka plot fusha të pajtimit në Kosovë që thuhet livadhi i pajtimit, lisi i pajtimit. Aty publikisht ose ndonjë odë mrena ku ka pasë ma pak edhe faleshin gjaqet. Krye kulmi është Verat e Llukës. Mbi gjysë milioni aty. Përmbi 64 m’duket vrasje ngatërresa e këto janë falë aty për aty pa ndërmjetësim të ekipit. Po në euforinë e kohës që po falet edhe lexojshin kush po fal, dilshin aty për aty. Thojshin, “Në emër të rinisë, në emër të flamurit i fal gjakun filanit fistekut”. Aty kemi qenë të rrethun me autoblinda të policisë serbe. Kah kemi dalë krejt kemi qenë të rrethun, nën vrojtim. Gjysë milioni njerëz është llogarit. Nuk e di me çfare, dikush. Ka dalë në shtyp që kanë qenë pjesëmarrës. Ajo ka kulmu. Ajo ka qenë tmerri dhe panika e Serbisë. Efekti krejt kundër.

Aty t’u dalë na kanë marrë ni gazetar kamerën kur del në rrugë të Deçanit është ni rrugë aty kalon. M’kujtohet që Zekerija Cana ka kcy mbi atë autoblindën ia ka kap policit kamerën ia ka marrë prej dore. Ka qenë nifar’ situate e pa përshkrueshme, nifar’ emocioni. Njerëzit nuk dinin çka osht’. A do të vriten a s’do të vriten po ka qenë eufori. Aty dy kalorës në kual si Isa Boletini që ka shku në Vlorë. Kuaj me ato tufa me flamuj në dorë në pajtim të gjaqeve. Ka qenë dasmë e madhe. Ka qenë ni e pa përshkrueshme ka qenë. Osht’ situatë me plot… filma, filma, filma me bo pa numër dalin. Ka kalu nëpër katrahura të ndryshme Kosova, brez pas brezi. Koha e luftës pastaj. Torturat, vrasjet, mbetjet këtu brenda.

Anita Susuri: A keni qenë në Prishtinë ju gjatë luftës?

Ukë Xhemaj: Neve na kanë blloku në Prishtinë, plot nëpër shpija. Aty ku kam qenë unë te Santea ka pasë në atë hymje serb, në banesa ma të mdha. Ata e lajmërojshin policinë. Mu më rastisi me i pasë dy djemtë e mi edhe vajzën. Vajzën e vllaut studente, me pasë aty. Me pasë djalin e dajës. Pesë. ni kojshi i imi tre. Vinin çdo minut i seleksonojshin, i merrshin, i qitshin prej Prishtinës. Trit i merrshin i ekzekutojshin. I çojshin i humbshin kah mos. Nuk ishte që del. Disa provojshin me dalë te treni. I zgjedhshin në tren. I lejshin me hypë hipte policia i merre të ri e kondo. I qitke poshtë ma s’i shifshe. Tash as nuk isha që provoj me dalë as me shku. S’e disha në fshat ku e kom familjen. Ata ishin ikë për Rozhajë. Ku kanë përfundu a i kanë vra. U kputën lidhjet. Telefonat u kputen krejt. S’kishte komunikim.

Pritshim gjithë natën. Unë aty në kat të tretë kam qenë. Vishin, ka qenë ni malazeze gru e ka pasë ni lokal ngjit me bllokun tim. Tash aty osht’ ni bankë a ni furrë a. Aty vishin paramilitarët të Sheshelit e Drashkoviçit e Arkanit e tona ka pasë. Veshje të ndryshme. Vishin me sopata të vogla ton gjak që kishin pre njerëz. Kur zbritshin prej kerrit vishin e tregojshin sopatën, thikën plot gjak. E lavdojshin njani tjetrin. Nëpër vrima të roletave i kqyrsha ato. Vishin i vjedhshin veturat e çka s’bojshin. Ua shënojsha numrat e veturave në letër i shtisha në shpajz mes bllokave. Thojsha nashta vjen dita ua tregoj kujt i kanë marrë. U doke Arbëria kamionat shkojshin vjedhshin mobile të shpijave me kamiona. Do ksi rom e ashkalli, çka t’ju thush. Ua dhanë do jelek të verdhë i hypshin në kamion, se dukej prej banesës time ajo ana anej. I thejshin shpijat merrshin vitrina, mobile e ngarko në kamiona për Mitrovicë. Non stop banin. Vrajshin, prejshin. Çka s’bojshin.

Kur kanë ardhë niherë me na nxjerrë jashtë thanë, “Për pesë minuta me dalë prej shtëpisë. Kush mbetet këtu e likfidojmë”, policia. I mora unë e çova djalin kisha dy vetura. Një ma të vjetër një ma të re. E çoj djalin i thom, “Shko te axhi Ibrahim poshtë”, s’kish vetur. Në institut koleg. Nanën e ka pasë, grunë, djalë e vajzë. Thashë, “Shko thuj në makinë time ju. Ti i vozit”, shofer djali. U shku poshtë u kthy djali tha, “Jo babi s’po don me ardhë gruja s’pe len po thotë, ‘S’e lshoj une shpijen’”, “More shko se pesë minuta”, “Jo nuk erdh”. Ne u nisëm. Kah me dalë? Kah me shku? Thanë, “Qiknej”. Polic në tana anët Prishtina. M’kanë fut… thanë, mas teatrit janë bo ren për me shku për Shqipni. Kur hi unë mas teatrit aty ka qenë ni kisokë e gjelbërt edhe duhan e ka pasë ni shkrim. Dy polic me maska me automatik të zi veç kur m’kanë nalë. Ni kojshi para meje, mas meje ke ai, edhe ai u nal. Tha, “Dilni jashtë”. Dolëm jashtë prej kerrit.

M’i mori fmitë po djali i madh… vajza e madhe hypi te ni kojshi tjetër me shoqe. Djali i madh shkoj me pritë ni shoqe t’vetën dikund me gjith gru e u ndam. S’disha kah shkun. Unë me këtë kerrin me djalin e dajës, me çikën e vllaut me djalin tem të dytin që e kom n’kerr këtu. Kur më qitën jashtë m’i qitën fmitë në qat’ kioskën i radhitën. “Qiti”, tha, “të hollat. Qit’ çka ki të holla”, thashë, “S’kom të holla. 100 euro”, thashë, “i kom. 100 marka”. I kisha në qit’ xhep edhe në qit’ xhep 100. Qysh erdh puna qashtu. Po thashë rrugës më gjinden. I kom nxjerrë këto 100 i ka kap. “Qiti tjerat. Qiti”, tha, “se i pushkatoj” [fëmijët]. Ua aviti tytën. A beson, Anita, njeriu po m’pijke. Sot jom ofru ia shtytja tyten e automatikut se në gjoks ua qitke fëmijëve. Ata u zverdhen u bonën të bardhë. Ua shtyjsha. “Kadal”, thojsha, “prit pak”. Serbisht. Veç sytë ua shifsha, nifar’ maske e kish pasë. Dy ishin.

Paret”, tha, “shpejt”, “O’ nuk kom pare”, “Ku je t’u shku?” Thashë, “Jom t’u shku me marrë nanën”, tha, “Ku e ki nanën?” Thashë, “Qajo shpija në ballë”. M’u dha kshtu. Thashë, “Kom me marrë nanën edhe me u nisë për Shqipni. Ajo i ka të hollat shkoj ia marr edhe t’i bi ty”. Qishtu i kom thanë. U nal niherë u kujtu, u kujtu ai. Tha, “Shpejt”, tha, “shko e m’u kthy. Me pasë krah s’munësh me dalë prej Prishtinës ktu me i pru paret”. Jom dalë unë jom hyp në kerr. I qitën bagazhin që ke prej poshtë. Do çanta i morën fmija. Dikush pasaporta dikush libreza do tesha i kishin marrë. Në çanta. I qiti poshtë. Kur i qiti poshtë ai djali po thotë, “Babi më mbeti indeksi”, thashë, “Le”, “Babi bre, indeksi”. U bona unë me mend të fmisë. Zbrita unë me e marrë. Masi eca pesë gjashtë metra kshtu me kerr u nala. Tha, “Çka u nale?” Thashë, “Ni indeks”. “Kthenu”.

T’i ka kthy për së dyt t’i ka qit. “A po don m’i vra?” Tmerr i zotit. Thashë, “Po të njoh shumë mirë”, s’i njifsha fare. “Unë po të njoh dhe e di ku han bukë ti”, tha, “Ku?” “Te banesa jeme”. Tha, “Ku e ki banesën?” Thashë, emrin ia kom ditë asaj malazezes ma s’ia di. Thashë te filanja, “Për ditë qaty. Ajo më njeh mu. Thirre në telefon e pyte ky kojshia t’i bjen paret”. Për me bo zgjidhje. Më punoj në tru qishtu. Po ajo i kish pasë dy tehe ka mujtë me na vra edhe mu edhe ata. Me të vra sikur ni gjeth me hjekë prej lisit qaq kish vlerë shqiptari. Tha, “Shko pra shpejt paret me m’i pru këtu. Qiti këto në kerr. Po të kqyri”. Ajo rruga e drejtë osht’ kah Kelmendi. Ky avokati që u kanë Bajram Kelmendi. Atje në ballë qajo shpi. I thashë, “Qajo dritare osht’”. Ajo nuk ish. Kur jom shku në atë ngushticën aty kom dashtë me ardhë për Sofali. Njani me kerr me gra me shamija në kryq. Jom hi unë në të majtë.

Kah je kah shkon?” “Për Sofali”, “Kthehu se e ki autoblindën prej naltit po vijnë. S’ke mundësi me dalë. Plot polici në rrugë. Tenka osht’ në rrugë”. “E kah erdhe ti?” “I rash kah gjykata hina qitu me dalë kah parku”, “Anej s’munësh kah parku se janë tjertë”. “E kah?” “Kthehu”. U kthy ai unë mas tij. Kur jom dalë te xhamia te kuvendi t’i kom ra qendres. Kur jom dalë aty osht’ nifar’ lokali te teatri këtu në mes osht’ ni ndërtesë e austro hungarisë shitore a hotel. Ajo çika e vllaut mrapa, “O baci Ukë po vrapon ai polici na ka pa në rrugë po na del para kah teatri”. E ta kom shkelë veturën që s’ka pasë ma. Kah iliria. Në teracë të ilirisë plot polic t’u pi t’u hangër. E qendrës. Ika. U dalë ai e kom kqyrë në retrovizor. Me automat po ka pasë polic t’u qarkullu rrugës nuk ka guxu me shti se po i vret ata. Ajo më ka pshtu me familje.

Kur jom ardhë kah banesa jom nisë kah Maqedonia. Me ikë me dalë në rrugë e me shku dikah, s’disha as vet kah. Te automaqedonia i kishin nalë katër pesë vetura patrolla. I bastisin. Me ua shti durtë në xhepa. E nala shpejtësinë kadale kadale. Pritsha kur më thonë edhe ti nalu. Po ishin katër a pesë. Kadale kadale xhamin çelë e s’më nalën. Se ishin kanë t’u plaqkit. Kur jom dalë jom hy nër urë e kom dalë mbi urë prej Mitrovicës kolona me traktora me najllana. Të mbulun ngjitun. Fmi, gra. Përpjetë për Grykë të Kaçanikut. As nuk disha ku metë djali, as ku metë gruja as ku mbetë vajza. Kom vozitë deri në Grykë të Kaçanikut. As atëherë as sot kurrë nuk e di kah kom kalu kah Lipjani a Ferizaji a qysh kom vozitë, a kom frenu a çka. Krejt e kom atë shirit të shlyn. E kom pasë moment atëherë. S’disha çka ndodhi se m’u sillke këtu që po don me i pushkatu fëmijët, hupa.

S’e di qysh kom vozitë. A kom ndrru shpejtësi a kom vozitë shpejt a kadale. Kur jom hy në Grykë të Kaçanikut kolona s’mujke me ecë, ishte zatet. Kur p’e shoh djali po vjen me atë veturën ma të vjetër. Kur kqyri janë ardhë. Unë gati isha nalun. P’e çeli xhamin, “Kah je t’u shku?” Tha, “S’po kalohet kufini po kthehna në Prishtinë”, “O kthev hin mas meje se në Prishtinë so ma reni”. Shatë ditë e net kemi nejt te fabrika e çimentos në rrugë me kerre. As s’lejshin me dalë anej as me u kthy knej. U bon mbi 40 mijë njerëz. Ferr ka qenë aty. Në veturë shtatë ditë e net pa hangër. E kishin hjeke Hanin e Elezit dhjetë ditë para nesh. Shpijat thatë. Erdh ni gru plakë. Mu s’më tha. Ni gru ish mbetë e vetme. Thotë, “Hini loke nëpër friza se keni gjana ushqimore se si i ekna pregadit na kanë qit e janë mbetë qashtu. Veç une jom në Han të Elezit. M’kanë lanë veç mu. Shkoni lshoni bagëtinë se janë nëpër grazhdie pa ujë pa pi, le t’pijnë ujë”.

Shkojnë fmija shtallë me shtallë ku gjojnë i lshojnë. Shtatë ditë kanë shku kanë gjetë kapak bukë. Dikund miell, dikund mish, dikund suxhuk. Janë furnizu qysh kanë mujtë. Ajo zgjati ni ditë, dy. Pastaj veç do miell e gjojshin me ujë gruja e qitke qaty dhe e çojshin dikund gjojshin shporet pak e piqshin e me ujë. A besoni kshtu ka qenë. Tmerr. Vishin patrolla nat e ditë e të kqyrshin. Tmerr ka qenë. Erdh nihere ni kerr e pruni do bukë. Ni kamionetë. Vrapun njerëzit. T’u tërbun njerëzit prej urie, kajshin fmija. Gjujshin bukë ata i kapshin ato bukë vrapojshin, tmerr u kanë. Po m’thotë djali… erdh Muhamet Pirraku. Ai ish kanë poshtë në oborrin e fabrikës së çimentos. Ish ardhë kha me kqyrë kush osht’. U takova. “Muhamet”, “Hajde me të pa ti koke në hotel A kategorie”, “Pse?” Tha, “Ti je në veturë tane. Nuk ka kundërmim. Hajde poshtë. Atje tifoja don me ra”.

Atje ish mushë najllana. Bijke shi natën. Krejt nevojat t’u i kry me i madh i vogël qaty. “Hajde me pa”, “Jo valla s’vi. Qe merre djalin e madh e shko”. U shku djali i madh kur u ardhë, “O babi na ishim në hotel A kategorie në kerr po rrijmë po atje u dashtë me i mshelë huntë e me ikë. Tanë kanë me vdekë prej smundjes”. Kur ni ditë mas të shtatës ditë gruja e kish pjekë dikund nifar buke veç e kish bo si nore tull ish bo ajo. Ma dha ni grim. Ata qashtu po hajnë me do ujë. Derën çelë të kerrit në kerr. Ka qenë ni gazetar i Rilindjes e njihsha këtu. Ni natë përpara po m’thotë, “Ukë kom ni lajm mos ju thuj”, se krejt ishin ngjit kerr mas kerri, 40 mijë njerëz. “Milloshi u dorëzu, ka kapitullu ka dhanë dorëheqje. U kanë lajmi po mos e bo t’madhe se ndodhë që s’osht’ e vërtetë”. Me nifar’ kurajo e thashë, “Ishalla”.

Nesër kah ora katër masdreke, t’u e hangër qat’ grim bukë derën e kisha hap në kolonë. Kur kanë fillu ato kerret që ishin para neve po vijnë shpejt po kthehen për Kosovë. Po i boj dikujt, “Çka?” Tha, “Kthehu se u shliru”. Veç i kom thanë, “Gjuni këta”. E kanë gjujtë. Ju kom thanë, “Hini në kerr”. E kom kthy n’vend kerrin unë ai mas meje edhe për Prishtinë. Kur hy në Grykë të Kaçanikut t’u u parku kerret ecën shpejt. Kur jom ardhë osht’ ni kru ni shpi me gur osht’ e vjetër në mes të Grykës së Kaçanikut në anë të majtë që shkon për Shkup poshtë osht’ Lepenci. Aty ka qenë ni lokal edhe tash osht’ hala. Ata ishin kanë serb, ushtri paramilitar në qat’ far’ shpije të gurit. Ishin dalë tani në rrugë. E kish qit’ njani automatikun kshtu e tjetri ma atë natë. Po ma bon mu shpejt, shpejt, shpejt.

Ai djali mas meje me kerrin tjetër unë me kerrin e ri përpara. Unë t’u mendu që u shliru. Për inat të tina po e ngadalësoj shpejtësinë. Ai bojke me dor sa mujke ish qartë. Kur jom ofru afër ka sha m’ka mshu me kondakt në kerr. Ai kerr derisa osht’ shitë e ka pasë vrimën aty në derë. Shoqja ish në atë anë. M’ka sha. T’u ardhë. Kur jom ardhë në Çagllavicë, shumë interesant është kjo, dy polic në hymje të Çagllavicës ku osht’ ai rrethi tash. Dy polic prej anës të djathtë po dojnë me dalë me automatika në anën e majtë. Në anën e majtë ka qenë ni lokal me tulla të bardha fasada. Ata dy na në kolonë t’u kalu. P’e shoh kaloj ni veturë para neve. Kta po maten a me dalë njani po tenton a me dalë i dyti po rrin. Unë kur ka nisë ai me dalë e kom shkelë gazin thashë ta shkeli. I kom thanë sa ka pasë fuqi motorri. Veç që s’ja kom kap kamtë ka kcy. Ky tjetri ma ka drejtu ata. Ai djali përmrapa tha, “O daj po dojnë me na vra”. Nuk ka shti.

Jom ardhë. Kur erdhëm në Prishtinë këtu u nda secili në rrugë t’vet. Kur jom shku unë në oborr të banesës e kom shti kerrin në parking. I zbrita këta thashë, “Hipni në lift shkoni”. E shtina në oborr në parking. Kur dal ni kojshi i banesës këtu ata e qitshin shiritin e zi me shkronja kur ju vdiske dikush, shenjë zie. Ju kish vra djali si polic a ku ta di. U njihshim mirë. Kojshi. U hi në lift. Veç po më kqyrë e p’e kqyri. As s’po flet as s’po flas. Ai e ka në katin e gjashtë unë në të tretin. Erdha në të tretin dola. Heshtje e vdekjes. Ishin hi fmitë në banesë. Eca. s’ka as s’u dorëzu Milloshi. S’ka vonu pesë minuta u ardhë nana e këtij Ibrahimit prej poshtit që s’erdhën me kerr, halla Sofë, halla Sofi. 84 vjeçare ka qenë, vitale. E dobët po e drejtë. U ardhë e ka çelë derën t’mu ka gjujtë në qafë. “O pashë kon ki ma nuk na le vet”. Se mendonte po dalim. “Jemi tmerru, mos na le vet”. “S’ju kom lanë ua kom çu kerrin”, “E di po ajo reja jeme. Çka kemi hjekë. Veç na kena mbetë në objekt çka kena hjekë t’u na torturu. Amon”. Nisi po qan.

Thashë, “Ma edhe me dalë s’mujna me dalë se na kthyn. Jena nguju”, “Veç mos dilni”. Deri u kry lufta ne qaty. S’guxojke kush me dalë jashtë. Niherë na shtin me u evidentu te parku me ditë kush mbetë sa mbetë adresat. Na thanë, “Mos me u regjistru kond te gjojmë pa qat’ letër e ekzekutojmë”. Ditën u dashtë me shku. Çmendi. Ata kishin dashtë me bo regjistrin çka me ju bo qityne që kanë mbetë ku janë tash nëpër shpija. Me na likfidu edhe ne. Jemi kthy aty. Bombardojshin. I lajmërojke dikush me telefon në radio stacione. Vishin serbët që ishin në banesë vrapojshin shkallëve e shkojshin në strehimore poshtë u kanë nër objekt. Na pritshim pesë minuta veç kur shkojke raketa te kazerma. Krejt xhamat u patën thy në banesë prej dridhjes te Santea. Po shpirti m’u knaqke. E dijsha që po bombardojnë.

Kur u kthyn përpjetë e dishim që ma s’ka bombardim qat’ natë. Krejt i lajmërojke dikush. Kur perëndojke dielli muri ka qenë ajo ndërmarrja e mobileve, shkun morën drrasa e shtylla të mëdha të drurit e mbyllën derën kryesore. Serbët, jo na. Ata e mbyllnin mos me hi kush natën. Për fat tonin të shqiptarëve i kish lajmëru dikush që UÇK-ja osht’ në Gërmi po pret serbët çka janë me hi krejt me i likfidu. Ata tash u tutshin prej shqiptarëve të UÇK-së e pshtojshim na. Vijshin serbët natën qita paramilitarët në hotel. Dojshin me çelë derën me na marrë neve ata serbët të rujshin ton natën. S’e çelshin. Kishin qit’ drunjë e lana, s’mujshin me thy ma. Thojshin, “Qitna, qitna”. Kta s’guxonin me i lshu se mendojshin që mos po flasin serbisht e janë shqiptarë. Kshtu kemi mbijetu pesë familje në atë bllok deri u kry lufta. Deri u përfundu lufta.

Anita Susuri: E KFOR-i kur ka hy qysh…

Ukë Xhemaj: E kur ka hy KFOR ka qenë histori me dy teha. Natën e parë kanë hy rusët. Masi u gëzum kanë hy rusët edhe kanë shku në aeroport. Ajo ka qenë ni tush i ftohtë. Se tham paska tradhëtu dikush edhe këtu po hijka prap serbia, prap rusi. Ajo dihet tani ajo histori. Ai komandanti nuk ka leju me përdor. I ka lanë se thotë osht’ rrezik Lufta e Tretë Botërore. Po tani kur kanë fillu me ardhë prej Hanit të Elezit, Kaçanikut e kah Gjakova e knej edhe ata rusët shkun atje na s’i pam. Serbët ikën, u mbyllen. Erdhen të hujtë dolëm qendres festo në të gjitha anët. Knaqësi e mrekulli. Ma siç e din gjithkush. Kur ka ardhë niherë ni raketë ka ardhë kah banesa e profesorit Mark, tomahofkë që shkonte nëpërmjet banesave flakë përmrapa. Si ni trup i njeriut po ma e madhe. T’i ka ra atje sekretariatit ku kanë qenë ata. Krejt e ka shpu aty. Ka pasë shumë të vran serb polic. Kurrë s’e kanë thanë numrin. Aty minë me pasë kanë s’ka mujtë. Krejt antena naltë e deri poshtë ka depërtu, i ka bombardu.

Anita Susuri: E ju pastaj meniherë jeni kthy në institut?

Ukë Xhemaj: Meniherë na pastaj jemi kthy në institut. Jemi marrë vesh jemi ardhë prej atje i kemi marrë librat e çka kemi pasë në atë shpi. Aty ka qenë sikur në Mekë kur shkojnë këta pelegrinët. Me i pa aty profesorët doktor shkence t’u u ulë e t’u e puthë pragun. Pragun e derës të institutit. Mas gjithë atyne katrahurave. Ka qenë interesant. Kshtu ka qenë.

Anita Susuri: E ju zoti Uka sa publikime i keni?

Ukë Xhemaj: Unë kam nja 70 punime të profesionit tim të t’gjitha fushave të antropologjisë. T’u fillu prej lindje, vdekje. Ritet e lindjes, fejeses, marteses, dasme, mortore, veshje, arqitekturën popullore, mitologjinë. Të gjitha fushat. Bujqësi dhe blegtori. E kam monografinë e potgurit të Prizrenit qat’ temë doktorature e botune. Kom shtresime kulturore. Kam në ni cep të ilirisë atje monografinë e shqiptarëve të Malit të Zi. Aty kom pjesën e etnografisë unë të tjerët e kanë historinë. Kam veshjet, doket, zakonet. Kom monografinë për Rugovën me akademinë e shkencave të Kosovës me profesor Mark Krasniqin të botune në vitin ‘78 nga Akademia e Shkencave. Kom publikime pastaj në revista, gjurmime, folklor, etnologji, me gjurmimet etnografia shqiptare. Studime historike të Shqipërisë ato. Kumtesa të brendshme dhe të jashtme.

Anita Susuri: Zoti Ukë faleminderit shumë!

Ukë Xhemaj: A ju lodha? A ju mërzita?

Anita Susuri: Nëse keni edhe diçka për fund me shtu. Për neve ishte knaqësi!

Ukë Xhemaj: Faleminderit! Po shiqo, ishte knaqësi të rrëfej këto ngjarje. Shpesh herë natën më del gjumi dhe mendoj, po thom qysh s’e kom këtë aparatin afër tash se shumë më kujtohen që ditën s’më kujtohen. Mirëpo kur të rri me koleg e bisedoj, a osht’ e mundur ne me qenë kaq të vjetër. Po jeta të mbush kanihere shumë. Veç mbetet merak në jetën time që kam mujtë me kontribu shumë ma shumë e do rrethana s’na kanë leju. Se me të shpjegu për jetën time ti rrënqethesh edhe thu ky qenka ma i fortë se çdo çelik. Me qito durë çka kanë pa këta sy e kom punu. Prej fshatit ma së paku 500 metra ka mure e kulme që ua kom punu unë. T’u qenë profesor t’u qenë në institut hulumtues, t’u qenë në fakultet. Familjes me i ndihmu.

Prej ktuhit shkojsha i punojsha atje. Çka ka metra me ni, katër kat prej themelit me qito dur e kom punu vet, vet. Tjetër, shkollu ata fmi, ata vlla e motër me bursë timen ua jepsha blejsha fletore. Pastaj, në teren këto katrahurat e sistemit kanë qenë disa pengesa dhe të institutit kështu. Kom mujtë me marrë bursë me studiu. Kur shkun kolegët në Europë. S’lejojshin. Për hesape që do raporte qysh i kem na shqiptarët palidhje, qaq shumë palidhje që gjithë duhet m’i thanë. Nëse s’i ke thanë dikujt tungatjeta ose s’i ke thanë dikujt që ky boni për ty qishtu po ke majtë vetën vertikalisht ta merr inati. S’të jep banesë. Merre me mend u ardhë puna deri aty sa drejtori i bashkësisë së shkencës që i ka nda mjetet për institute shkencore, ni malazez ka qenë. Ne s’kishim as veturë me dalë në teren, as banesa. Rrishim me qera, rroga e vogël, qeraja e madhe.

S’kishim kushte. Banesë s’ki, punë s’ki, familje, kah. Po tha, “Ju kurrë s’keni bo kërkesë as me shkrim as me gojë. Paret po humbin”, se atëherë ka qenë fondi. Qaj fond që ish për institutin duhet mrena vitit me programe me u harxhu. Çka metshin hupshin, u dashke programi i ri. Tha, “As për makinë as për banesa s’keni kërku”. A na me qera. Tash kur kam nisë shtëpinë në Sofali aty s’kishte ujë. U lodha me qera. Ishte, u rriten fmija shpenzimet ma të mdha. Qitu ku osht’ Sveçla në Vetëvendosje në shtëpi të tij mas ushtrie e kom gjetë ni banesë. Ka qenë në vlerë 500 marka, 1000 marka ka qenë rroga ime, 500 veç banesa. Kam marrë kredi me ble qatje në pyll edhe 500 me çka me jetu? T’u bajtë ujë me ndërtu me punu me kry projektin në institut që kisha obligim e të gjitha këto. Po thom kanihere njeriu ma i fortë se çeliku.

Po çka më ka mbetë ma së shumti po thom kur kom apliku në bashkësi të shkencave kishte pare sa të dush krejt kolegët konkurun. Dikush për Gjermani, dikush për Greqi, për me mësu specializim edhe me mësu gjuhë. Aplikova unë me ni kolegen time Myzafere Mustafën. Tham po shkojmë në Francë për frengjisht. Frengjishtën e kisha mësu në shkollë fillore. Aq sa mësohet në shkollë fillore. Shkova aplikova në institut. Sekretari mbetke me çu dosjen në bashkësi të shkencës. Erdh dita po m’thotë ai Tahir Avdyli se kisha punu në gjimnaz me të ai kish kalu pastaj në bashkësi të shkencës. Tha, “Ukë, nesër është e enjte ka mbledhje këshilli ndahen bursat e ki të sigurtë se ka mjete boll s’ka konkurent. Veç ti për Francë edhe Myzaferja, për Greqi Shkelzeni ka mjete mjaft”. Konkurova për ni vit.

Tash u kry e enjta. Në mramje po dal me shëtit në korzo dilshim. Po m’thotë, “Pse s’ke konkuru?” Thashë, “Jo more kom konkuru qysh jo. Në institut është dosja e ka pru Ibrahim Shaljani”, tha, “Jo ne s’kem pasë dosje tane. Unë e kom lyp vet, s’ka”. Ibrahim Shaljani e zhduk dosjen time edhe të Myzaferes me urdhër të dikujt nuk e len me shku në bashkësi dhe dështoj bursa. Çfarë demoralizimi, e shumë të tjera. Ta mora ni shembull ma të thjeshtin. Kemi mujtë shumë me kontribu se ka pasë mjete, ka pasë mundësi. Ndrysh bon punë njeri me makinë. 20 vjet s’kem pasë makinë. Gjithë punëtorët nëpër shi, borë me çanta si në kohën e Vuk Karaçiç të Serbisë nëpër teren. Ka qenë pengesë. Dikush që s’delke s’ta dijke hallin. Ti nëpër ekspedita. Me pasë qenë ato ish punu edhe ma shumë.

Megjithëse kanë punu, osht’ punu shumë. Vlera e punës të institutit është e pa matshme. Sepse profesori Anton na thoshte, “Ni muj ditë del në teren prej ni fëmije mëson ni diçka dhe ka sukses ekspedita çka osht’ e rrallë”. Prandaj atëherë kanë qenë shumica të rralla se kanë qenë burimore. Sot me pasë 100 ekspedita me makina s’i gjen. Prandaj osht’ punë shumë e madhe. Fatkeqësisht ni pjesë është marrë nga serbët, ni pjesë u djegë, ni pjesë u rujtë. Qajo që është rujtë është ni pjesë e madhe. Instituti ka shumë se ni pjesë e ka shpërnda nëpër biblioteka jashtë, osht’ meritë shumë e madhe. Gjinden atje nëse nuk gjinden këtu. Materialet janë. Ato çka kanë mbetë janë të vlefshme qoftë për gjuhësi, histori, etnologji. Për të gjitha degët.

Po superlativ gjithmonë s’ka kërkund. Kshtuqë mirë jem. Kam arritë qata fmi i kam shkollu i kom pavarësu. I kom bo vetëvetja i kanë familjet e veta. Në jetën e tyne kanë qenë që kurrë s’na kanë trazu, as gjumin s’na kanë nxjerrë. Lagja shpesh mendojnë që janë jashtë. Janë tepër të sjellshëm, të rahatun. Jom i knaqun. Jom i knaqun me jetën. Kom pa shumë, kom kalu shumë. Kam përjetime të ndryshme të ndryshme. Kam ni histori me vete kshtu. Tash me kanë shëndetin me punu me i qit disa që atëherë s’kisha mujtë. Tash e kom brumin do landë që i kom marrë po më duhen do punë me u bo profesionale me u qit’ nga shiritat në këto. E kom ni thesar të madh të arkivit që nuk gjindet ma kurrë. Do duhet me publiku do me lanë të arkivune. Ndoshta dikujt në të ardhmen i shërben pak, sado pak.

Profesori Anton e ka pasë ni shprehje kur doli në pension ia mbajtëm ni takim përshëndetës atij dhe profesorit Idriz. Mbajtem ni sumpozium të vogël. E falënderun dega e folklorit se themelues. Ia dhanë meritën gojore, simbolikisht. Ia blen ni orë dore instituti. E mori fjalën dhe doli aty para mikrofonit e tha, “Faleminderit më keni çmu ma shumë, nuk e meritoj aq. Unë kom bo përpjekje po nëse kom arritë se në kalanë e kulturës shqiptare ta hesh ni guralec të vogël jom shumë i knaqun”. Edhe ishte fjalë me vend. Se kultura e këto janë të mdha. Njerëzit e krahasojnë vetën s’je as ni pikë uji në oqean. E me pasë mujtë qat’ pikë me qit’ dikund në kala është mirë. Sado pak, pak. Kultura ka shumë. T’parët sa të parët i honger dheu e koha ka me i hangër. Po kanë lanë diçka. Pak ai pak ai.

Ni profesor i Zagrebit ka qenë akademik na thonte, “Të gjithë ne ngritemi në supet e njëri tjetrit. E jo prej fillimit unë e krijova botën. Po secili mbi supet e njëri tjetrit”. Ke gjetë diçka para meje ke avansu. Ai tjetri vjen gjen atë dhe e avanson. Ai tjetri. Të tri prej gjashtë librave krijohet e shtata. Kshtuqë shumë drejt. Ju faleminderit për mundësinë me rrëfy. Nuk e di sa janë të qëlluara sa jo. Nifar’ shëtije të vogël për ditët e mija.

Anita Susuri: Ishte knaqësi.

Ukë Xhemaj: Ka shumë çka me thanë. Kom qasje të ndryshme. Ju uroj punë të mbarë, suksese. Ishalla ju shkon puna mbarë. Botimet që m’i dhurutë e pashë që keni punu shumë mirë dhe shpresoj që ju nuk ndaleni me qaq po vazhdoni tutje. Faleminderit!

Download PDF