Aiman K. Zureikat

Prishtinë | Date: 23 mars, 2025 | Duration: 139 minuta

Kam kaluar katër vite të jetës sime në Kosovë. Kam udhëtuar anembanë Kosovës, edhe nëpër rrugë malore. E njihja Kosovën si pëllëmbën e dorës. Është një vend i bukur. Kam shkuar gjithandej, dhe gjëja më e bukur ishte që ndihesha më i qetë dhe më si në shtëpi në Kosovë sesa në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, sepse shqiptarët e Kosovës kishin shumë nga ajo kulturë me të cilën isha rritur. […] [Ajo që ndodhi gjatë luftës] ishte vërtet e trishtueshme, sepse ja ku ishte problemi: në Kosovë kishe të krishterë dhe myslimanë. Pra, nuk kishte të bënte me fenë, por me pastrimin etnik.


Ana Lisa Zureikat (Intervistuesja)

Aiman K. Zureikat u lind në Aman, Jordani, në vitin 1962. Ai ka qenë kontraktor i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për gati 30 vjet, duke mbështetur misione të ndryshme anembanë botës. Në vitin 1999, ai punoi në mbështetje të Misionit Diplomatik Vëzhgues në Kosovë (KDOM). Prej 15 vitesh të fundit, ai punon në Teksasin e Veriut si mësues i arsimit të posaçëm dhe i mbështetjes së sjelljes në shkollë të mesme.