Muharrem Musliu

Prishtinë | Date: 27 tetor, 2023 | Duration: 173 minuta

I morëm dy revole unë edhe Afrim Loxha, prej Sabri Novosellës. Baca Metush decidivisht na ka thanë edhe mu edhe Afrimit, “Mos gjuni në ushtri e në polici se ju vrasin. Po runu prej anash mos t’ju vrasin”. Ai ka qenë ni prej vizionarëve ma të mdhaj që kom njoftë unë, Metush Krasniqi. 

 

[…] Tash këta u burgosën nantë vet. Unë i kisha shokë të gjithë. Po bisedoj çka me ba që me ba ni aksion, në dreq të mallkun. Thashë, t’ja gjuj Gjygjit të Qarkut ni bombë ni natë para se me dalë këta në gjykim. Në Hogosht e kom marrë ni bombë të cilën e kom ende sot, e kom thanë këta edhe në simpoziumin për 50 vjetorin e demostratave të ‘68-tes, në simpozium e kom thanë. 

 

Mirëpo Baca Metush decidivisht më tha kështu, ‘Jo’, tha, ‘se atëherë kanë m’u dënu dy fish ma tepër si terrorista’. Se unë pata përgadit krejt terenin mrapa gjygjit se qasajde kalojsha ditë e natë, i disha rrugicat kah me hy edhe isha në moshë 28 vjet, lujsha në Ligë të Dytë Qendrore të ish Jugosllavisë futboll, domethonë kisha kondicion. Ku me u strehu krejt i kisha llogaritë.


Anita Susuri (Intervistuese), Ana Morina (Kamera)

Muharrem Musliu u lind në vitin 1940 në Marec, Komuna e Prishtinës. Pas përfundimit të gjimnazit në vitin 1961 ka konkuruar në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror dhe është pranuar si sportist. Në vitet e 1990-ta ka qenë në kryesi të Federatës Kosovare të Futbollit, prej ku edhe është penzionuar pas luftës. Z. Musliu jeton me familjen në Prishtinë.

Muharrem Musliu

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Zotëri Muharrem nëse mundeni me u prezantu, vitin e lindjes, me na tregu diçka për kujtimet e para tʼjujat?

Muharrem Musliu: Po, unë jam Muharrem Musliu. Kam lindë fshatin Marec komuna e Prishtinës, nja 30 kilometra larg qytetit. Katuni ma i madh me hapësirë trojet shqiptare. Prej ni familjar tʼvarfur. Mirëpo shkaku i varfnisë e kto 1943 jemi shpërngulë Prishtinë. Faktikisht Lagjen Pozerka, si thojnë te Xhamia e Llapit, atje. Domethanun për Marec pak di, se shkaku që kam dalë shumë i ri. Mirëpo për Prishtinë di bukur shumë, meqë jam rritë, jam shkollue edhe ende jetoj Prishtinë.

Si fmi Pozerkë aty kemi pasë ni fmijëri jo tʼmirë. Meqë nʼatë kohë gjuha e kohës ishte gjuha turke edhe neve pak na, edhe na, na injorojshin tʼu na thanë çili që i bjen shqip katunar. Deri në moshën pesë-gjashtë vjet veç nʼlagje, sʼkemi guxu me dalë jashtë lagjës tonë. Mirëpo kur i bam kah shtatë-tetë vjet edhe na familja jonë ishim katër motrat edhe atëherë dy vllazën, e msum turqishtën për katër-pesë vjet (qeshë). Dashtë e pa dashtë e msum turqishten. Në vitin 1947 u regjistrova klasë parë në Shkollën Alaudin. Oshtʼ te xhamia afër Dodonës…

Anita Susuri: Si Medrese.

Muharrem Musliu: Si Medrese, jo shkollë kshtu po qashtu ka qenë. E msusen e parë e kom pasë Muzafere Hatipin. Domethonë vitin e parë edhe të dytë fillore e kom kry në Alaudin. Masanej kemi pushue ktu përgjithësi gjysma e tʼrive Prishtinës nja dy vite kemi pushue sʼkemi shku nëpër shkolla. Meqë nuk ka pasë lokal. Me 1951 u hap Shkolla Emin Duraku Pozerkë edhe klasën e tretë dhe katërten e kom krye te msusi Vesel Pagarusha, babai i Nexhmie Pagarushës. Ni prej këngëtarëve tona ma tʼmira.

E kreva edhe filloren, atëherë u regjistrova Gjimnaz Prishtinës quhej Ivo Lola Ribar. Se atë kohë ishte gjimnazi i ulët dhe gjimnazi i lartë, i naltë i thojshim. Gjimnazin e ultë aty. Rregullisht shkojshim nja 15-20 vet lagjes tonë gjimnaz aty. Masanej e kreva tetë vjeçaren ose gjimnazin e ulët, u regjistrova gjimnazin e naltë. Aty e kreva me 1960-ʼ61. Po peripetitë tona kanë qenë, janë edhe papërshkrueshme. Gjendja ekonomike masanej gjendja politike.

Mirëpo gjendja ekonomike ndoshta disi ka kalue po gjendja ekonomike nuk ka qenë nʼrregull. Sepse neve na shiqojshin pak ma ndryshe, çka ishim tʼkatunit. I kanë pasë informatat gjithë se prindërit tonë çfarë partie politike kanë qenë. Unë axhën e kom pasë në Partinë NDSH1. Dajtë i kom pasë gjithashtu Dabishevcit. Nipat e Mramorit gjithashtu NDSH-ista. Domethonë jom rritë frymën e NDSH-së. Në gjimnaz kemi pasë peripeti.

Oshtʼ interesant ndoshta për gjenerata me tregue, tetë vjeçare kemi pasë landë përgjithësi shqip sepse kemi pasë profesor prej Shqipërie. Ka qenë Zekerija Rexha, ka qenë Sali Kolgeci, kemi pasë Hajdar Jakupin. Kemi pasë profesor nivelit tʼnaltë. Mirëpo gjimnaz kur u regjistrova, veç dy landë i kemi pasë gjuhën shqipe. Histori na jipte ni qytetar ktu, Shariq Qehaja edhe shqip Ramiz Hoxha. Në përgjithësi i kemi pasë landtë në gjuhë serbe.

Oshtʼ interesant me tregu ndoshta për gjenerata shpesh ndoshta nuk mundeni mʼi kuptue, 46 jemi regjistru vitin e parë, 16 e kemi krye gjimnazin. Sot kemi mbetë vetëm katër vet. E kemi kry 16 sepse gjithë tjerët i kanë largue për ni fjalë goje. Mʼkujtohet jashtëzakonisht mirë, e kreva tetë vjeçaren shkova mʼu regjistru në gjimnaz ni Vlasta Nikoliç, ni profesor ish latinisht që jepte, ni shoviniste ekstreme. Kur i pytke, “Pse ke ardhë?” Nxënësit, ata nuk dishin me thanë kom ardhë mʼu regjistru serbisht. “Nuk je ti për shkollë”.

Shkova une mʼpa që po e di serbishten, meqë isha rritë Prishtinë. Tha, “Për ty sʼka problem hiç”. Merre me mend… se i kishim dy landë matematikë, shqip, tri landë edhe serbisht. Nuk pytën hiç mʼpranun (qeshë). Vetëm shkaku disha gjuhën serbe. Çashtja politike duhet me fillue prej kohës e mbaj mend. Sidomos prej ʻ47 e këndej ka qenë kohë e burgosjeve, kohë e malltretimeve, kohë e pa kohë. Nuk dihej kënd pʼe marrin, nuk dihej kënd sʼpe marrin.

Meqë dajtë unë i kisha nʼburg. Daja Alush ka qenë përcjellës i Xhon Sereçit Shipashnicë anena me gjithë ni Muharrem Pograxhën. Tash ia kanë qitʼ ni pllakadë atje Shipashnicë. Masanej nipat e mi Sylën edhe Sadikun këndej në Mramor kur kanë dalë në Gollak Xhon Sereçi sigurisht të gjitha gjeneratat e vjetra, Xhon Sereçin e kanë pasë idol. Nipi im e ka përcjellë. Masanej diheshin përafërsisht se çfarë familje i përkisnim. Mirëpo unë ia fillova edhe sportit, pak më ka nxjerrë sporti për kto gjana që ma vonë sigurisht do tregoj për sport çka mʼka ndihmu sporti politikisht, jo vetëm ekonomikisht po edhe politikisht…

Anita Susuri: Po du, po du me ju pytë pak edhe për kta familjarët i përmende kanë qenë NDSH, a dini diçka, sigurisht e dini për fatin e tyre, si kanë përfundu? A janë përndjekë a po? Tregut burg që kanë qenë dajtë.

1 Lëvizja Nacionale Demokratike Shqiptare, e njohur me inicialet e saj si LNDSH ose NDSH, u një rezistencë thuajse totale antikomuniste Kosovë ndërmjet viteve 1945 dhe 1947.

Muharrem Musliu: Dajën Zenel edhe dajën Hasim mʼi kanë vra në 1943-ten në mbrojtje të kufinit. Daja Alush ka qenë përcjellje Xhon Sereçit me 1947 e kanë burgosë bashkë me Xhon Sereçin edhe Muharrem Pograxhën. I kanë dënu ktu në Gjimnaz të Prishtinës, në sallë Gjimnazit Prishtinës, Ali Shukriu. Haptas po e thom Ali Shukriu se dihet. Xhon Sereçin e Ajet Gërgurin e kta i pushkatojnë, dajën tim e dënojnë shtatë vite burg edhe Muharrem Pograxhën.

Ndërsa kta nipat tjerë Mramorit, Sylën e vrasin, gruen ia burgosin edhe oshtʼ interesant për juve me tregue Burg Prishtinës, afër muzeut aty qytet aty ka qenë burgu. Ka lind gruja e nipit tim dhe shoktë e burgut kanë qenë kanë dashtë me ia lanë emrin Zullum. Zullum oshtʼ fjalë turke, dihet çka i bjen. A din çfarë…

Anita Susuri: Problem.

Muharrem Musliu: Problemi ka qenë, e ia kanë lanë Zamon. Zamon oshtʼ kohë, ma turqisht. Ai ka vdekë sivjet, Zamoni.

Anita Susuri: Ka lind në burg domethonë?

Muharrem Musliu: Ka lind në burg, gjashtë javë ditë ka lind në burg. Mirëpo e ka njoftë krejt si Zamon, unë meqë punojsha ish Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror, tani Bankë Qendrore Kosovës e mora aty nʼpunë. Ka punu derisa ka dalë pension. I ka tetë fmi i ka gjithë shkollun edhe kshtu. Domethonë familjet NDSH janë ndjekë. Qe ni shembull po ju tregoj, paska qenë te ju Shazije Gërguri, vajza e Ajet Gërgurit. Bashkëshorti i saj, se sigurisht nuk ju ka tregue Shazija, Beqit Hasangjekaj e ka krye Fakultetin e Edukatës Fizike në Beograd.

Ai ka lujt hendboll, ka lujt për Partizanin e Beogradit. Ka qenë nji prej hendbollistëve ma tʼmirë ka pasë nʼatë kohë. Mirëpo si kanë marrë vesh oshtʼ feju me çikën e Ajet Gërgurit e kanë largue. Se u dashtë Beqir Hasangjekaj ktu dhe Shazija ktu. Si kanë marrë vesh me kënd është fejue e kanë largu meniherë prej sportit edhe prej Partizanit. Domethonë kta nuk i kanë lanë rastit kurgjo sʼi kanë lanë rastit hiç, hiç kurgjo sʼi kanë lanë rastit. Po kshtu kjo jeta…

Anita Susuri: Po mʼintereson edhe diçka që përmendet që i kanë vra, a dihet për varret e tyre, familjarëve tʼjuj?

Muharrem Musliu: Po, Sylën po se e kanë vra në Mramor prit e kanë vra. Na e kishim, ai kish pasë qenë Marec e kanë majtë familja ime se prindi im, djali im djalë tʼmotrës. Mirëpo vritet Mramor në prit oshtʼ vra. Janë rivorros mas luftës janë rivorros, dihen, dihen. Daja Alush ky që ka qenë përcjellës i Xhon Sereçit ka vdekë me 1984-ten ktu Prishtinë e ka familjen. Edhe unë për veti nuk kom qenë anëtarë i kurfarʼ partie kurrë nʼjetë as i Lidhjes së Komunistëve që mʼkanë propozue në shkollë, në gjimnaz sʼkom pranue.

Mʼkanë propozue në Shërbim të Kontabilitetit Shoqëror kur kom punue ktu në Prishtinë, nuk kom pranu. Kom thanë, “Sʼjom i aftë”. Mʼkanë propozu edhe ushtri edhe atje sʼkom pranue. Se ideologjia ime ka qenë kah NDSH-ja, ka prindërit edhe nipat. Mirëpo NDSH-ja me 1957 u burgosën ndsheistat e parë ktu Prishtinë krye me Rexhep Avdullahun, Vllezërit Novokas, Islam Mumxhiun, ni futbollist prej futbollistëve ma tʼmirë. Shemsi Perani, Vebi Ruva, ka qenë milic nʼatë kohë, po edhe ai. Dënohen… Kadri Deva, harrova me thanë.

klasë tonë gjimanz e kanë burgosë Kadri Devën, profesor i matematikës i Mitrovicës. Besoni tash po mʼtërqethet trupi, kur erdhën, hyn disa, si mʼi qujtë sot nʼatë gjuhën bandida. Veç tʼu shiku e kanë kap e kanë lidhë klasë, Gjimnaz Prishtinës Kadri Devën. ʻ57-ten e morën. I kanë dënu me dënime shumë tʼrana. Ajo ka qenë ni burgosje me të vërtetë e jashtëzakonshme. Çka oshtʼ edhe interesant në përgjithësi në 90% të tyre kanë folë nëpër shpija turqisht. Mirëpo shqiptarë me zemër, me shpirt edhe me trup. Ka qenë gjuhë e kohës. Gjuhë e kohës nʼatë kohë.

Anita Susuri: Tash po mʼintereson… Muharrem Musliu: Mas… veç edhe diçka. Anita Susuri: Po.

Muharrem Musliu: 1956-ten ke aksioni i armëve. Për aksion të armëve me ju tregu duhet nashta jo me muj po me vite. Ajo ka qenë diçka që rrallë përsëritet në botë rrallë përsëritet. Unë isha atëherë 16 vjeçar, kthehesha natën ose pa marrë parasysh kah Shkolla Emin Duraku në Pozerkë. I dëgjojsha njerëzit tʼu bërtitë, tʼu piskat prej rrafjeve, prej mundimeve. Ka qenë ni Zenun kryepolic, Zenun Avdija i Junikut. Ka qenë ni mostrum, mostrum ka qenë. Ai me qëllime tʼcaktune ka marrë Pozerka.

Pozerka po dihet kah, prej Xhamisë Llapit e deri te Hani i Dilit atje i thojnë. Se përgjithësi kanë qenë tʼkatunit aty patën ardhë. Se ishte Tophanja, ishte Lagja Çekliku, ishte Lagja Divanjolli, ishte Lagja Maravska i thoshin. përgjithësi ishin qytetar. Ndërsa Pozerkë erdhën ma shumti prej katuneve. Ai e mori. Ni rast oshtʼ keramika ku oshtʼ aty i thoshim Cigllana. Ni mëngjes u çova me shkue shkollë kur pʼe shoh kah Xhamia e Llapit do fmi po tubohen, po shkojnë.

Tash merre me mend ni e kish pasë var vetëvetën. aksion armëve ni i Mramorit nifarʼ Xhemshiti, Xhemshit Gashi, sʼia kom harru emrin ende se e kom njoftë, e kish pasë var vetën prej mundimeve tʼmdha edhe mos me dorëzu armë apo kumeditë e kish var vetëvetën. Nuk e kanë hjekë deri kah ora 10:00-11:00. E kanë lanë me qëllime tʼcaktune që me pa, me pa populli që thojshin mileti me pa, populli.

Masanej vitin 1957 filloj shpërngulja për Turki. Kjo oshtʼ sikur vitit 1999 kur na përzun prej ktuhit. Përafërsisht e njejta. Kemi pasë kojshi aty nja tre vllazën Jalivali quheshin edhe turqisht folshin në shtëpi. Po vijnë po i thojnë dy ditë përpara babës tim, “Axha Rrahmon, nuk e lshojmë na Prishtinë kurrë hiç, hiç sʼe lshojmë”. Mas dy dite nʼmëngjes kanë trokit nʼderë kanë thanë, “Axha Rrahmon na kanë ardhë kanë thanë a pʼe lshoni a ju pushkatum, ikëm. Po shkojmë për Shkup edhe prej Shkupit për Turki”. Deri vitin ʻ64. Mirëpo ʻ57, ʻ58, ʻ59 ka qenë Prishtina sikur viteve ʻ99.

Mirëpo Prishtina atë kohë ka qenë shumë ma e vogël dhe çka oshtʼ ma kryesorja jemi njoftë. Jemi njoftë gjithë mes veti. E kemi ditë cila familje metet, cila po shkon e cila sʼpo shkon. Vishin te dera, sikur ʻ99-ten. ʻPse sʼpo shkoni për Turki? Pse sʼpo shkoni? Ju nuk jeni shqiptarë, ju jeni turqiʼ. Qashtu na thonin gjithmonë, ʻPse sʼpo shkoni?ʼ Ai ka qenë ni tmerr që ata që kanë përjetu ʻ99-ten mujnë me kuptu çka ka qenë ajo. Me familje, me krejt i lejshin aty edhe shkojshin.

Anita Susuri: A po ju kujtohet pastaj te kta kojshitë kush ka ardhë me jetu shtëpitë e tyre? A e kanë shitë a çka kanë bo?

Muharrem Musliu: përgjithësi asni shitë ktu nuk janë Prishtinë, kanë ardhë serbët. Bash afër nesh, afër te qata Janjevalit erdh nifarʼ Stana. Mʼkujtohet Stana. Nuk tregonte prej kuhit ka ardhë, nuk tregojshin për kuhit kanë ardhë. Po oshtʼ interesant, ata mendojshin, jo mendojshin po mundoheshin mʼu sjellë pak ma mirë, jo sikur vendasit ktu. Mʼu sjellë pak ma mirë. A din pse? Prej frikës, prej frikës e kanë pasë. Se përgjithësi ishim shqiptarë. Aty Pozerkë kanë qenë nja gjashtë-shtatë shtëpi kanë qenë serbe, sʼka pasë ma shumë.

Domethonë çdo lagje ka pasë kah gjashtë- shtatë shtëpi, shtatë-tetë shtëpi serbe. Sʼka pasë ma tepër. Por nʼvitin 1960, ʻ61, ʻ62 fillun me ardhë prej Serbije. Rast ndoshta oshtʼ për tʼu treguar. E kreva gjimnazin me 1961, konkurova në Shërbim të Kontabilitetit ktu Shoqëror edhe mua mʼpranuan si sportist. Meqë luajsha futboll me ni ekip ktu të Grafiqarit Rilindjes, Shërbimi i Kontabilitetit e kishte ni ekip futbollit e tash tʼu mendu se unë do tʼshkoj do tʼluj për ta, po oshtʼ rast po du me tregue, jemi pranu 26 vet me 1961.

25 kanë qenë të Nishit, të Prokuples edhe të Kurshumlisë, i vetmi unë kom qenë i Prishtinës ose i Kosovës. I vetmi dhe kanë pranu si sportist. Kom punu me ni zyre ku kanë qenë 25 serb, serb përgjithësi, i vetmi unë kom qenë shqiptar (qeshë). Kjo oshtʼ, kjo oshtʼ e pabesueshme po është e vërtetë. Sot i di me emra, me mbiemra se e kom dhanë disa herë kur ka pasë nevojë, kush janë pranue të Nishit, të Prokuples, të Kurshumlisë. Veli Planës ka pasë, ka pasë të Pirotit, ka pasë prej Serbie. Erdhën ktu.

Masanej unë nʼatë kohë lujsha futboll për Grafiqarin e Prishtinës, tani u bo Kosova. Prishtinë erdhën krejt lojtarët prej Malit të Zi, prej Serbisë metën… Islam Mumxhiu ma ishte nʼburg. Mbet vetëm ni Karabegu, Ferat Karabegu. Ai e llogaritke vetën si turk edhe ka vdekë si turk.

Anita Susuri: Po du pak me folë edhe për prindërit e juj me çka janë marrë? Baba? Për familjen, rrethin?

Muharrem Musliu: Baba im… axha, se ishim bashkë me axhën ktu, baba im hyni Ramiz Sadik si rojtar. Ramiz Sadiku ka qenë për ndërtimtari, si rojtar. Mirëpo ka qenë bukur i smutë, e ka pasë ithatin në bark. Ai relativisht i ri ka vdekë, 1967-ten, në moshën 57 vjeçare. Ka qenë njeri i punës, njeri që është mundu me mish e me shpirt me na shkollue, me na rritë, me na shkollue. Nanën e kom pasë të Dabishevcit, ajo ka qenë krejt shoktë thojnë, ka qenë diçka sikur gjitha, si nana e Ismajl Dumoshit ose e Jusufit, nana Ajshe e shumë nana tjera.

Ajo ka qenë e pathyeshme. Nana ime është ajo me nifarʼ sargije që ka udhëheq demostratat prej ʻ81-shit e ʻ99-ten me dy gishta. Oshtʼ ni e shkurt. Ajo ka qenë edhe i ka… kur kanë shku gratë prej ktuhit mʼu nisë për Drenicë (qeshë), ajo ka qenë udhëheqëse. Këtë Flora Brovinën kur e kanë kap policia ktu te Pallati i Sporteve, ajo e ka nxjerrë prej dore, ua ka nxjerrë. Masanej në Institutin Albanologjik kur e morën ajo ka qenë aty me gjithë motrën time tʼmadhen dhe i kanë rreh bukur shumë. Ka vdekë 2008 moshën 102 vjeçare. Kshtu. Familja jonë, jemi rritë relativisht tʼvarfur.

Mirëpo gjithë qita 1964 kanë qenë nëpër burgje, 1968, 1975 kanë qenë, kanë kalu nëpër shtëpi timen, kanë hangër bukë në shtëpi time, kanë nejtë në shtëpi time. Kemi qenë shokë, kemi mbetë shokë me gjithë qita. Mirëpo përgjithësi shoktë ma ngushtë tʼmit e kanë kry këtë botë, janë nʼatë botën tjetër. Sot takohem prap, prap takohem me qita shokë i kom pasë qe 60 vjet e tepër

Pjesa e Dytë

Anita Susuri: Po intereson nëse mundeni pak me na përshkru Prishtinën? Na tregut ka qenë ni pazar përpara, kanë qenë do vende ma nuk ekzistojnë sot, a i kujtoni kto?

Muharrem Musliu: Po si sʼmë kujtohen (qeshë), meqë jom rritë ktu. Ka qenë ni treg i vogël, ka qenë qitu stadioni i vogël ku oshtʼ qitu kjo Hortikultura qaty ka qenë. Ni treg i vogël aty. zakonisht vishin. Se prej Kinemasë Rinia që oshtʼ ktu edhe ku oshtʼ shtëpiat e fundit ku oshtʼ Grandi e krejt kto krejt kanë qenë bahçe. Sot na qitu ku jemi bahçe kanë qenë. Bahçevaqit kanë pasë. Ni Milazimi bile ka pasë, qitu i ka pasë arat. Ka qenë Lagja e Muhaxherëve edhe i thojshim Çekliku, ku oshtʼ parku sot ato kanë qenë varreza, varreza kanë qenë. Ka qenë ajo ndarje shumë e madhe.

Domethonë ku oshtʼ sot Sllovenia Sportit aty kanë qenë qato shtëpia të fundit të Prishtinës, te Sllovenia Sporti. Qitu ka qenë te spitali i ri atëherë i thojshim ka qenë Divanjolli. Ata përgjithësi kanë qenë rom. Divanjoll oshtʼ fjalë turke domethonë përafërsisht rrugë vertikale, divan oshtʼ vertikal, rrugë e drejtë është divanjoll. Spitali i vjetër aty ku oshtʼ Ministria e Shëndetësisë. Ku oshtʼ i thojmë

Dragodan, ka qenë vneshtë kjo pjesë deri te varrezat anena. Përmi urë, përmi hekurudhë sʼka pasë, unë e mbaj mend, asni shtëpi sʼka pasë pos keramika. Sʼka pasë asni shtëpi hiç.

Ndoshta është për mʼu cekë, te ura shkohet për Podujevë, përmbi hekurudhë kanë qenë varrezat e dyta. Me 1959, se shumica nuk e dijnë, ku oshtʼ Shkolla Arsim Vokshi, bash oshtʼ mbi varreza. Me 1959 janë mbulue me qëllim tʼcaktun ato varreza edhe ni prej udhëheqësve kom qenë unë. Personalisht unë kom qenë se isha në gjimnaz atëherë 1959-ten. Ishim shkollat e mesme. Mu më zgjodhen, unë merresha me sport edhe më zgjodhen si nifarʼ me qujtë ashtu komandanti për mbulimin e qatyne varrezave 1959-tin, ku është tash Shkolla Arsim Vokshi, gjitha qato shtëpia.

Domethonë Parku i Qytetit Prishtinës ka Lagja e Muhaxherëve kanë qenë varreza, u mbuluan me qëllim të caktun. Varrezat tjera që kanë qenë masovike ku oshtʼ Shkolla Arsim Vokshi kanë qenë varreza, 1959-shin, jo moti, isha 19 vjeçar janë mbulue. Kto krejt me qëllime caktune, me qëllime të caktune. I patën qitʼ edhe knena kah, do varreza i qitën këtë lagjen e Matiqanit atje edhe ato tʼparat edhe ato i mbuluen. Masanej… diçka rrallë kush e përmend te Taukbahça ku ka qenë i thoshin Strilishtja, që i kanë pushkatue mbi 2000 anëtarë mbrojtjes kombëtare, mbi 2000 anëtarë. E kanë mbulu me këtë tensionin e lartë, tʼu shku Taukbahçe.

I kanë qitʼ kto tensionit lartë me gjitha ato. Aty janë vorros, ndoshta edhe për gjalli, mʼi 2000 atdhetar mbrojtjes kombëtare ka qenë mbrojtja kombëtare. Po kta ka shkru pak Sabri Novosella, ka shkru pak Jakup Krasniqi këtë rast. Po sʼka ndërmarrë kërkush. Domethonë edhe ajo. Masanej Varrezat e Jahudive pak ma nalt, se ka pasë Jahudi Prishtinë. I di shumë mirë edhe me emra i kom ditë. Ato i patën, i patën zhduk. Mirëpo pas luftës dikush gjet ni, ni mirësi edhe sado kudo…

Anita Susuri: A ju kujtohet ktu që ka qenë afër te Qafa diku kjo, ni e Jahudive, si i thonë…

Muharrem Musliu: Sinagoga.

Anita Susuri: Sinagoga?

Muharrem Musliu: E tash po ju tregoj. Ktu ka qenë te Qafa ka qenë ni Sinagogë e vogël. Mirëpo 1956-ten dikush thotë ʻ58-ten, ka qenë ni xhami ku oshtʼ sot Hotel Iliria edhe ni kishë ku është Shtëpia e Mallrave e vjetra te busti i Zahir Pajazitit. Ato te dyjat i kanë prish. Ajo ka qenë ma tepër Sinagogë, ma tepër Sinagogë jo kishë katolike po Sinagogë ka qenë. Sepse shkonin aty… qitu ka qenë po kta e prishën meniherë. Kanë qenë katër-pesë teçe, nashta e dini çka janë teçet?

Anita Susuri: Po.

Muharrem Musliu: dervishëve. Ato i kanë shkatërrue, vetëm ni ka mbetë te gjimnazi e familjes Maksut Shehut, vetëm ajo ka mbetë. Se nji ka qenë që thojshim na atje në Pozerkë te Mullini i

Bankoviçit, qashtu ka qenë. Ka qenë edhe ni te Kandilia te Emin Duraku, qashtu i thojshim Lagja Kandilia. I kanë prish me qëllime tʼcaktune. Domethonë sistematikisht çka ka qenë shqiptare kanë dashtë me shkatërrue. Mirëpo për gjenerata reja nuk e di po interesohen shumë, po mʼvjen keq. Mirëpo oshtʼ mirë me ditë kto gjana, oshtʼ mirë me ditë çka ka ndodhë viteve ʻ50-ta, ʻ60-ta, ʻ70-ta, ʻ80-ta edhe ʻ90-ta edhe viteve ʻ90-ta.

Deri ʻ58-ten na qitu Prishtinë deri moshën 18 vjet sʼkemi guxu me dalë nʼqytet. Deri ʻ58-ten. ʻ57-ten, ʻ58-ten u mbyllen gjitha shkollat e mesme jo vetëm Prishtinë po krejt Kosovën. Thojshin nuk ka nxansa. I vetmi Gjimnaz i Prishtinës Ivo Lola Ribar tani Sami Frashëri, mbet si lice, si lice domethonë. Diçka ma e lartë. Qaty kom qenë unë, kemi qenë disa vet ka dhanë kuadra, një prej kuadrave ma tʼmira. Ose ma vonë Normalja e Prishtinës ka qenë fidanishte e arsimit, fidanishte e arsimit. Se kush sʼe ka kry normalën është zor mʼu bo arsimtar.

Anita Susuri: Po du edhe me ju pytë që e përmendet kta hebrenjtë, a ka pasë mas Luftës së Dytë ktu? A keni njoftë ju njerëz? Me çka janë marrë ata?

Muharrem Musliu: Mas Luftës Dytë ka pasë shumë mirëpo përgjithësi kanë qenë, kanë pasë dyqane. Ni familje ka pasë ni dyqan ktu, vizavi komunës tonë, nʼatë anë anena ku përpara quhej si te magarxhit (qeshë) sepse rrishin ata me bajt diçka. Masanej kem ba aty thojshin lana e miellit sepse shitej mielli. Masanej u ba lana e grave (qeshë). Pa ofendime, qashtu thojshin. Se rrishin gratë e shitshin diçka, a din. E lam i thojnë dihet ajo fjalë shqipe oshtʼ, ku u shit, qaty kanë qenë.

Masanej kanë qenë kta Bërliqeviqët kanë folë serbisht. Prejardhjen e kanë prej, nana e tyre ka qenë hebreje po u martu sigurisht me naj ortodoks. Masanej ka qenë edhe ni familje qitu dikund te Divanjolli, vizavi Shkollës Meto Bajraktari edhe ata kanë shku herët. Mirëpo atë kohë edhe neve diqysh, i merrshim si diçka që nuk janë tont. Sʼpo di edhe si tʼhujt, sʼpo di edhe si me spjegue, a din. A thojshim, jahudi, jahudi. Nuk e dishim na edhe çka janë jahudi, jahudi, jahudi. Se kanë qenë të përndjekun.

Thojnë vitin ʻ40, ʻ41-ʼ43 ka pasë shumë Prishtinë kanë ikë prej Serbie. Kanë kërkue strehim ktu. Janë për shembull kta Rezniqët kanë Sllovenia Sportin kanë pasë. Ata janë me prejardhje hebrenje. Bile atë Hazbije Rezniqin e kom pasë shoke tʼklasës. Mirëpo vonë kemi marrë vesh se edhe nuk kanë tregu edhe sʼkanë tregu. Nuk kanë tregu shumica e shokve ua kanë pushkatu baballarët ktu në Prishtinë. Nuk kanë tregu nʼshkollë knej anej mos me pasë malltretime, oshtʼ me tʼvërtetë e kuptueshme.

Ndoshta ni rast i intereson dikuj për rastin e Miladin Popoviçit. Unë edhe dy-tri herë e kom thanë edhe kom thanë ni televizion mirëpo nuk e kanë qit. Dy shok tʼmi gjimnaz Ismet Sadiku i Ferizajit edhe Ali Buqinca, banojshin te halla Shahë. Halla Shahë është e Gjingjive. Domethonë e kanë shtëpia e atyne Gjingjive oshtʼ afër “Miladin Popoviq” oshtʼ qujtë deri sot kjo biblioteka ktu afër diku. Unë shkojsha te

ata shoktë aty edhe bisedojshim turqisht unë me hallën Shahë. Se djali i hallës Shahë, Agushi ka qenë me ni klasë me Shaipin, me vllaun tim. Bisedojshim.

Tash në bisedë e sipër unë kisha ni që ktu në qatʼ shpi oshtʼ vra Haki Tafa. Po e pyti. Tash ajo po mʼtregon kshtu, “Po oshtʼ e vërtetë”, se ktu Prishtinë e kanë pasë shtëpinë katin e dytë e kanë pasë edhe katin e dytë i kanë thanë samallëk turqisht, i bjen pleme te na shqip. Samallëk pleme. Kanë lanë kashtë e çka ka pasë nevojë. Selveti, çika e hallës Shahë e nin që diçka po lëviz në tavan. Shkon e shiqron, kur e sheh ni njeri aty edhe don me bërtitë. Ai thotë, “Mos bërtit”. Kjo meniherë del edhe bërtet, “Milica, milicia, milicia”.

Qysh tregonte halla Shahë, po thom prej gojës së hallës Shahë, “Janë kanë”, tha, “disa herë edhe shumë herë”, thotë, “ai ka nxjerrë revolën edhe ka vra vetën. Kur kanë ardhë milicia e kanë gjetë tʼvdekun”. Po tash çka oshtʼ interesant, Selveten sʼe ka marrë kërkush Prishtinë, këtë Selveten tʼcilën e kom njoftë personalisht. Sʼe ka marrë kërkush. Është martu thojnë me nifarʼ Bude ni serb. Ai Buda ka qenë ni pianec i rrugve ktu të Prishtinës. Se ni kohë tʼgjatë nuk oshtʼ martu. Sʼe ka marrë kërkush se ka ditë që ka tradhëtue edhe sʼe ka marrë kërkush.

Rastësisht unë para dy viteve u takova me ni nip të Agushit. Tash ai po mʼtregon, sa oshtʼ e vërtetë sa sʼoshtʼ e vërtetë, haptaz po mʼtregon kshtu po thotë, “Djali i Selvetës ka jetu Beogrda me qatʼ Budën ka qenë shofer vitin 1999 që”, shofer i Serbisë, “kur oshtʼ bombardue ni autobus te ura e Lluzhanit”, që kanë vdekë shumë në autobus, “ai kish qenë shofer ku edhe ai oshtʼ vra”. Çfarë rast shumë interesant. Ktu Prishtinë, prishtinasit e vjetër krejt e dijnë nʼfamilje xhinxhive është ende ajo familje, qatje ka shtëpitë.

I thojshim ni hapësirë ka qenë yeni hajat, domethonë, yeni oshtʼ turqisht e re, hajat me qujtë aty ni hapësirë lujshin ballo. Ende oshtʼ ajo pjesë aty. Qaty edhe llogaritet ni familje e ka tradhëtu Haki Tahën. Miërpo kta historisë nisen prej do dokumenteve i kanë shkru vet serbët, ata kurrë nuk e thojnë të vërtetën. Domethonë dokument të vërtetë ata nuk lanë. Po e lanë ni dokument që nuk oshtʼ e vërtetë dhe masanej ajo po bohet e vërtetë. Unë nuk e di për qatʼ kohë nuk oshtʼ interesant për juve po neve në atë kohë i kemi urrejt kta që kanë qenë në politikë shqiptarët. Sepse i kemi llogarit që janë bashkëpunëtor.

Anita Susuri: Po mʼintereson edhe diçka lidhur me këtë kohën e pas luftës, për atë pjesën Tre Sheshirat ku janë, ku oshtʼ universiteti. Po mʼdoket ka qenë ni ujëvar a çka ka qenë?

Muharrem Musliu: Ara kanë qenë aty masanej i kanë pasë do kazerma ushtria, i thojshim sajak. Sana ushtria i lejshin aty shumë mʼi marrë. E shkolla përfundi ka qenë ku oshtʼ sot katedralja, ajo ka qenë niherë komunë, masanej ka qenë kazermë, ka qenë edhe si shtëpi e shëndetit. gjitha ato kanë qenë qaty. E vetmja qajo ka qenë qaty. Kto përmbi krejt ku oshtʼ universiteti sot, ku oshtʼ Fakulteti Filozofik e

kto ara kanë qenë. Mirëpo ushtria ka qenë i kanë pasë do kazerma, do baraka kanë qenë deri vonë do baraka aty afër me televizion kanë qenë do baraka aty. Po ato kanë qenë jashtë Prishtinës.

Ku oshtʼ Banka Qendrore, ku oshtʼ Hotel Grandi ka qenë ni, me qujtë sallahane. Sallahane është ku i kanë pre kafshtë përpara, i kanë pre kafshtë. Ku oshtʼ Shkolla Arsim Vokshi, jo Arsim Vokshi mʼfalni, po kjo shkolla the te Tre Sheshirat aty, Faik Konica. Aty ka qenë nifarʼ pazari ka qenë. Ka qenë nifarʼ pazari edhe aty. Ka qenë pazari masanej edhe kha nalt në Pozerkë përte Hanit të Dilit. Hani i Dilit shtëpia e Xhelal Sveçlës ku oshtʼ ka qenë e fundit. Masanej ato anena u ba Stadioni i Flamurtarit.

Përtej Stadionit të Flamurtarit ka qenë ni bazent që ka pasë Prishtina. Ka qenë ni bazent ku oshtʼ Shtëpia e Armatës ktu, ku oshtʼ EULEX edhe ktu ka qenë ni bazent. Qaty ka qenë stadioni i parë i futbollit Prishtinës, i rrethun me drrasa. Ku mʼka ra edhe mu me lujtë qaty derisa u bo ky, kjo fusha knena. Prishtina thuhet 1936-ten i ka pasë 16 mijë banor. Po çka oshtʼ interesant na deri vitin ʻ60 jemi njoftë krejt qyteti mes veti. Kemi njoftë krejt qytetin, çdo rrugë kemi ditë, jemi njoftë. Mirëpo tash sot sʼpe njohim as (qeshë) as vetëvetën kanihere. Diçka tjetër për këtë kohë deri ʻ60-ten nuk pʼe di çka oshtʼ me ju tregue…

Anita Susuri: E kjo për shembull që përmendet Xhamia e Llokaçit…

Muharrem Musliu: Xhamia e Llokaçit, ndëgjo, Xhamia e Llokaçit ʻ56-ten u prish. Se ka qenë Ura e Llukaçit, ku oshtʼ kjo Kafja Skënderbeu, tash e kanë bo, e kanë qitʼ aty ka qenë ni urë. Kta i kanë thanë, turqisht i thojshin Qypri Llanasi domethonë Ura e Lakrave se janë shitë lakna qaty shumë. Kta i thoshin Kupusishte serbisht. Ajo ka qenë ni urë, Ura e Llokaçit, Xhamia e Llokaçit ka qenë qaty. ʻ56-ten u prish. Kur u prish edhe Sinagoga te busti i Zahir Pajazitit aty.

Anita Susuri: Qatʼ pjesën qanej po mʼduket ka qenë edhe si kapali çarshia…

Muharrem Musliu: Kapali çarshia ose çarshia e mbyllur ku oshtʼ parlamenti, ku oshtʼ ka qenë posta e vjetër ma poshtë. Prej postës vjetër deri te xhamia e çarshisë kemi thanë sot, oshtʼ ende e pa meremetune te rrethi ka qenë, kanë qenë sikur kapali çarshi. Zanatlive krejt ku edhe vllavi im e ka pasë rrobaqepësinë. Shaipi, vllavi im e ka pasë. Aty me tʼvërtetë me kazanxhi, me teneqexhi, me rrobaqepësa me krejt qaty ka qenë diçka e jashtëzakonshme. E prishën ata.

Domethonë ku oshtʼ… edhe ka qenë sigurimi social ka qenë ku oshtʼ ajo ndërtesa… domethonë krejt ai kompleks prej postës vjetër deri aty. Rruga ka qenë kah oshtʼ përmendorja, kryqi ka qenë. Një shkon kah Xhamia e Llapit, tjetra kah qyteti, kah gjimnazi edhe qikjo rruga te poshtë. Mirëpo e prishën. Për përmendore ndoshta oshtʼ interesant me ju tregue. Kur kanë fillu me ba qatʼ përmendore i vetmi ka pasë reagu ka pasë qenë Ilaz Kurteshi, i vetmi nʼatë kohë. Sepse ka thanë nuk paraqet kjo vllaznim bashkim po oshtʼ ni monument paraqet mbretësinë serbo-kroato-sllovene me ata tri kshtu

{shpjegon me duar trekandëshin}.

E kam thanë me ni tubim ku kanë qenë kta akademikët thashë, “Unë personalisht e kom thanë, botnisht ajo oshtʼ përmendore e turkit edhe ofendim edhe për slloven edhe për kroat”. Ajo nalt atje paraqet mbretërinë serbo-kroato-sllovene që ka qenë para Luftës së Dytë Botëtore. Kta e bon si vllaznim bashkim. Bojshin hajgare serbët, se sʼpo thom shkijet po serbët. Thojshin, “Serbët, kroatët dhe sllovenët janë nalt e qe ju brithymtë shqiptarë poshtë jeni kha. Slomljena rebra [srb.: brithyer] thojshin jeni poshtë knena”. Haptaz na thoshin. Me vërtetë qashtu oshtʼ.

Mirëpo nuk e di. Janë bo gabime ktu. Janë bo ndoshta me qëllim e pa qëllim e se edhe kisha në kampus aty, ajo ʻ99-ten ka mujtë gjithkush me prish ata edhe mos me dhanë kurfarʼ, a din përgjegjësie edhe përmendorja. Por kanë mbetë. Tash kanë mbetë gjithmonë qaty, nuk munësh sot. Pa marrë parasysh kush oshtʼ nʼpushtet nuk munet. A kanë mujtë ʻ99-ten. Se unë gjatë luftës ʻ99-ten me krejt familjen kom qenë Prishtinë. Qitu kom qenë. Sʼe kom lshu Prishtinën hiç.

Anita Susuri: Flasim edhe për ata po tash po du, thatë, shkollën e keni përfundu ktu Ivo Lola Ribar që ka qenë. Po pastaj keni vazhdu edhe shkollën e jo…

Muharrem Musliu: Jo. Kom hy punë menihere edhe kom mbetë. Se gjithë e kisha gjendjen e familjes, njëmbëdhjetë anëtarë, baba u smu nuk mundte me punu. Ishim njëmbëdhjetë anëtarë familjes edhe duhej me mbajtë familjen, çka oshtʼ kryesore. Edhe punojsha edhe lujsha futboll. Domethonë kur lujsha futboll diçka e ndihmojsha familjen edhe prej punës edhe prej futbollit. Hyna, ishim Kosovë masanej shkova për Obiliqin Ligë Dytë Qendrore ish Jugosllavisë. Kom lujtë deri në vitin ʻ71.

E di 48 mijë dinar në atë kohë ʻ65-ten i marrsha nʼpunë ktu a 60 mijë i merrsha prej futbollit. Domethonë njëmbëdhjetë anëtarë familjes i vetmi unë isha punë, duhej mʼu kujdes për familje. Jeta ime ka qenë e tillë. Shpesh here shkojsha prej ktuhit Obiliq pa drekë, kthehesha dhe sʼkishim as drekë. Çka kishim me bajtë vend kpucve ju thojshim do jadrankave me dy gishta u kapshin. Kur u kputke ajo duhej dathun me shku shtëpi. Ashtu ka qenë jeta. Sʼkemi pasë as çka me veshë as…

Ashtu ni rast e përmendum në shkollë. Kah 1952-shi, ʻ53-shi patëm ble do miell. Ai kish qenë egjër, egjra ju tʼritë nuk e dini çka oshtʼ. Nifarʼ lloj droge. Ka qenë qashtu nifarʼ lloj bari oshtʼ rritë me grun edhe atë kur e bonte nana bukën për me hangër ata, praktikisht ishim nʼgjum. Mʼkujtohet jashtëzakonisht mirë. Duhej me shku nʼshkollë, sikur me dy sy mbyllë. Gja nuk shihsha. Shoktë më ndihmojshin. Nuk shifsha kurgjo. Krejt familja qashtu. Duhej me hangër qata për me jetu.

Kur shkojsha gati gjithë familja ishin ma tʼri se unë rat i gjejsha. Egjra ka qenë e tillë por duhej me hangër. Sʼkishim prej qkafit me jetue. Ka qenë… për mʼu kthye nʼatë kohë duhet me pasë… shpesh

herë nuk guxoj edhe vetëveten me kthy mrapa sikur nuk guxoj me kthy vetën ʻ99 ktu çka kemi përjetue. Mirëpo jeta ishte plot sfida, plot sfida e po deshke njeriu me i përjetue, mʼi përballu gjitha.

Pjesa e Tretë

Anita Susuri: Mʼthatë që prej vitit ʻ61 keni fillu edhe me punë edhe aktivitete sportive, po tash po mʼintereson krejt qito vite si kanë qenë për juve? Për shembull për punën si ka shku? Për stërvitjet…

Muharrem Musliu: Për punë, për punë ktu Prishtinë kom qenë një prej punëtorëve ma tʼmirë me modestinë ma tʼmadhe. Sepse katër herë që kom marrë pjesë nʼdo gara federative që thojshin të Shërbimit Kontabilitetit Shoqëror kom qenë, jom zgjedhë ma i miri. Kemi qenë 12-13 mijë i ka pasë Shërbimi i Kontabilitetit Jugosllavi. Mirëpo kom qenë ma i miri sepse e kom dashtë punën shumë, e kom respektue, nuk jom vonue kurrë.

Kurrë sʼi kom dhanë llogari kërkuj, kurrë sʼka ndodhë me pasë shefin shqiptarë, kurrë sʼka ndodhë me pasë drejtorin shqiptarë. Gjithmonë e kom pasë serb. Kurrë shefit nʼjetë time sʼi kom thanë a mundem me shku diku po po shkoj. E kanë ditë kom qenë, veç kur kom pasë nevojë. Mirëpo për me shku stërvitje… sepse lujshim nëpër Serbi, tʼu fillu prej Vranjës, Leskocit, Nishit, Kragujevcit e Kralevës, Çaçakut. Krejt kto u duhke me hsku, me udhëtue. Kta e dishin, kta në shërbim ktu e dishin. Mirëpo visha punë, punojsha edhe kom nejt ndoshta edhe gjithë natën.

Masanej kom pasë qenë nifarʼ eksperti thojnë edhe kom qenë me shkollë tʼmesme. Kom punue, mʼkanë çue me ju ndihmue edhe Mitrovicë ShKSh edhe Prizren, Gjakovë, e Pejë, Ferizaj, Gjilan e gjithkah. Kosovën e ngjoh si xhepin tim, sʼka katun gati në Kosovë që nuk e di. Sʼka rrugë, rrugicë sʼe di. Sepse kom pasë shokë gjithkah edhe Luginë Preshevës. Sporti mʼka ndihmu shumë. Masanej isha nʼqatʼ kshillin qaty për Pajtimin e Gjaqeve kemi qenë gjithkah.

Janë do gjana që jeta ime oshtʼ interesant se mu nʼkonvenon veç shëtitja, po natyra mbi tʼgjitha, natyra mbi tʼgjitha. Qytetet nuk i pëlqej shumë, nuk i pëlqej. Natyrën e du shumë. Rregullisht jam Gërmi, krejt e dijnë. Eci kah dhjetë 15 kilometra. Viteve ʻ60-ta shkojshim nëpër Serbi me lujtë futboll, a besoni na u shajke nana shqiptare si nʼpazar. Edhe që ishim veç unë e Hamdi Gogori edhe ni Ismet Maliqi, shumë shqiptarë gjithë ishim serb. Po edhe serbëve ua shajshin nanën shqiptare.

Mʼkujtohet 1966 në Bar të Serbisë ishim 14 mijë vet gati. Njanën anë na shajshin, “Majku vam shiptarsku keta tjeret ne kor “nanën shqiptare”, shahej. Na kemi qenë, unë kom qenë i pa kompromis. Fizikisht kom qenë një prej lojtarëve ma tʼpregatitun Kosovë. Ka pasë shku ʻ63-shin Gani Ajeti, po jo ma i miri, po fizikisht ma i pregatituni se ma tʼmirë se unë ka pasë shumë edhe shumë. Viteve ʻ50-ta, ʻ60-ta ka qenë ni Avni Zhubi është ende gjallë. Masanej viteve ʻ70-ta, ʻ80-ta dul legjenda jonë Fadil Vokrri. Një prej lojtarëve ma tʼmirë ka pasë Kosova.

Tash viteve ʻ90-ta kom qenë në kryesi të Federatës Kosovare të Futbollit, gati kryesori. Rexhep Avdullahun e kemi pasë kryetar po unë kom qenë mas aktivisti. Të gjitha ndeshjet për kupë nʼatë kohë… mʼkanë marrë policia nja pesë-gjashtë here. Me mʼrraf nuk mʼkanë rraf. Mʼthojshin, “Ku po punon?” Thojsha, “Në Shërbim të Kontabilitetit Shoqëror”, sepse ka qenë ent shtetëror Shërbimi i Kontabilitetit. “Çka je ti?” “Inspektor”, “Po çfarë inspektori bre kjo ligë e egër, divlja liga”, a din. Thojsha, “Po profesionin e kom”, se kom qenë edhe trajner i Besëlidhjes kom qenë. Nuk mʼkanë rreh, kjo është e vërtetë. Nja gjashtë herë mʼkanë marrë nʼpytje edhe stacion mʼkanë çu po me mʼrreh sʼmë kanë rreh.

Anita Susuri: Vitet e ʻ90-ta?

Muharrem Musliu: Vitet e ʻ90-ta.

Anita Susuri: Po mʼintereson tash qysh ka fillu krejt ky aktivizmi politik? ʻ68-ten demostratat keni qenë pjesëmarrës, qysh ka fillu?

Muharrem Musliu: Kshtu, 1958-ten u burgos Adem Demaçi, unë isha në Gjimnaz të Prishtinës atëherë. Ademi ishte tri gjenerata. Se kur isha unë tetë vjeçare gjimnaz ai ishte gjimnaz edhe kshtu. Zakonisht na çka jemi ma tʼri i njohim ata ma tʼvjetër. Ai shkonte nëpër do orë letrare unë u mirrsha me sport, me futboll. Domethonë pa naj farʼ modestie Ademin e njifshim krejt mirëpo njifshin mu edhe serb edhe shqiptar. Se lujsha futboll.

Kur ra Baca Adem nʼburg me Nehat Islamin gazetar, me Gani Spahiun, me Ismet Sadikun, me Nysret Zijabegun doktorin. Kaniherë jo që bisedojshim kshtu haptas po qysh ra, pse ra, tek ra nʼburg. U interesojshim. Unë kisha tʼmit i kom pasë NDSH edhe nëpër neja e nëpër oda te na ku kemi shku tjetër nuk është folë veç për çashtje kombëtare. Domethonë e kom marrë prej familjes, prej dajve, prej nipave. E kom ndi atë peshën tonë kombëtare mirëpo me shokë diqysh ma nuk kemi bisedue.

Me Hilmi Rakovicën kom qenë në ni klasë prej klasës tʼparë fillore, tetë vjet. Masanej ai shkoj në normale unë mbeta në gjimnaz. Kemi qenë shokë ma tʼngushtë të jetës që ka dy shokë. Thojnë në Prishtinë, kanë thanë, nëse ka dy shokë tʼngushtë kemi qenë unë edhe i ndjeri, Hilmi Rakovica. Shoqnoheshim gjithmonë bashkë. Hilmiu 1963-ten hyn në partinë e Adem Demaçit. Unë shkova ushtar. Mirëpo kur erdha ʻ64-ten pushim kta ishin konë burgos krejt. Edhe Hilmi Rakovica ish burgos si kryetar i të rinjëve.

Masanej ʻ65-ten u ktheva unë, dul Hilmiu prje burgut. ʻ67-ten… masanej kta demostratave ʻ64-ten ia fillun me dalë prej ʻ67-ten. I kom njoftë edhe përpara mirëpo me Ilmiun gjithmonë bashkë. I kom ngjoftë përafërsisht të gjithë Kosovës kanë qenë nëpër burgje ʻ68-ten. Përfarësisht 100 nëse kanë

qenë 90 i kom ngjoftë edhe kanë qenë shtëpinë time. Tjetër biseda te na nuk oshtʼ ba nëpër shoqni. Kurfarʼ bisede tjetër, vetëm për çashtje kombëtare, kurfarʼ bisede tjetër.

1968-ten unë i njifsha, se vishin dyqan vllaut, rrobaqepës te televizioni i vjetër aty. Me Osman Dumosh, me Skender Muqoll, me Skender Kastrat, ky Hasan Dërmak, Afrim Loxha. U shoqnojshim e shkojshim me ta. Ismail Dumoshi ju kish pasë thanë vllaut tʼvet Osmanit edhe Hasanit, thotë, “Pse sʼpo filloni edhe ju? Ka fillu në Beograd, në Kroaci, në Çeko-Sllovaki e”. Ato lëvizjet studentore. Ismail Dumoshi ka qenë kumara i demostratave 1968-tes.

Tash nëse ju intereson me ditë përafërsisht, unë kom qenë dora e dytë, jo dora e parë. Dora e parë kanë qenë qita janë burgosë, qita nantë edhe shumë tjerë. Dora e dytë… Ismail Dumoshi ka qenë kumar, dora e dytë kemi qenë Ali Boletini, nipi i Isë Boletinit, burri i Hyrije Hanës, Hyrije Hana, Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Hilmi Rakovica, edhe unë tash po duhet me thanë, edhe unë. Rregullisht takoheshim përpara.

Dy ditë para se mʼu mbajtë demostratat, domethonë, me 27 tetor 1968 kemi qenë shtëpi Hilmi Rakovicës Lagjen e Muhaxherëve ku ka qenë Hasan Dërmaku, ka qenë Osman Dumoshi, ka qenë Selatin, ky Skender Muqolli, Skender Kastrati, Afrim Loxha, unë kom qenë, ka qenë Shaipi vllau. Kanë qenë edhe dy rrobaqepësa Ramushi edhe Tefiku, patʼ me ra me kta. Po i majtën kah dy muj ditë edhe i lshun. Kemi qenë plot aty.

Domethonë dy ditë para se mʼu ba demostratat. Ishin caktu demostratat me fillue në ora 04:00 te Fakulteti Filozofik. Unë punojsha në Shërbim të Kontabilitetit Shoqëror ku oshtʼ Ipkoja tash që oshtʼ në qendër aty. E disha që në 04:00 fillon. Mirëpo dhetë minuta në 04:00 unë e lshoj edhe kur kanë ardhë tuba knena te Tre Sheshirat, e ceke pak parë, Afrim Loxha e kish pasë flamurin kombëtar. Jo flamurin e Shqipërisë, se shumica po i krahasojnë. Ai oshtʼ flamuri kombëtar, flamurin kombëtar. Ia kom marrë unë flamurin, flamurin Afrim Loxhës.

Ni milic ka qenë anën e kundërt anena, ka qit tri herë me revole, ka qit përpjetë. Domethonë dha alarm. Masanej erdhëm deri nʼqytet ktu. Na fillum me dalë me i pru do çisterna i thojshin me na lagë me ujë. Bash ku oshtʼ qendra, ku oshtʼ para teatrit aty, ku oshtʼ busti i Skënderbeut aty ka qenë nji dhe ka hypë Afrim Loxha, i ndjeri e kanë vra ʻ99-ten, ka hypë edhe ia ka marrë atë zorrën (qeshë) dhe ia ka kthy milicve ata. E kom kshtu si pasqyre Afrimi.

Masanej fillun malltretimet, rrafjet. Oshtʼ vendosë mʼu lexu ni letër para teatrit aty. Ka dashtë me lexue Osman Dumoshi, sʼka mujtë. E ka marrë Skender Kastrati e ka lexue. Masanej atë natë gjithë natën na kanë njekë, na kanë përndjekë nëpër rrugë tʼqytetit. Tʼnesrit shkova unë nʼpunë. A din, ashtu e dishin që kom marrë pjesë. Mirëpo shkaku i sportit, e shkaku që isha i qytetit, që kisha shokë shumë e që kishim ndoshta familje kanë pasë nifarʼ frike, haptas po e them kta.

Mirëpo ni koleg i imi i punës, Mehmet Dervishaj, shkon në sigurim poshtë atje. Thotë, “Muharrem Musliu”, thotë, “gjithë ditën e ka shikue orën, dhetë minuta 04:00 e ka lshue punën”. Ma kanë thanë edhe nʼmledhje para tʼgjithëve ma kanë thanë aty (qeshë) Shërbim Kontabilitetit kur u ba me i gjykue demostratat. Domethonë e kem prej shqip folësve. Kur u bon demostratat, na u kthym ku oshtʼ shtëpia e Armatës tash, aty kryesore. U tubum aty.

Mirëpo çka ndodhi? Kanë gjujtë ushtria edhe milicia po kanë gjujtë përpjetë. Dikush ka gjujtë prej banesave edhe e kanë rrokë Skender Muqollin qitu {te krahërori}. Mʼduket jaknen ende e ka me shenjë ktu e ka (qeshë)…

Anita Susuri: E ka rujtë.

Muharrem Musliu: E ka rujtë. Ktu e kanë rrokë {te krahërori}. Kanë ardhë do për mu provokator shqiptar, ʻJo e burgosën Fehmi Pushkollinʼ. Fehmi Pushkolli ishte profesor në normale, profesor i historisë dhe e patʼ qitʼ flamurin kombëtar. Ai Fehmi Pushkolli nʼbazë të analizave tʼmija që janë tʼvërteta ai ka qenë te televizioni i vjetër me Hysen Rakovicën e Muhamet Limanin e me kta. Kanë qenë qendra e pionerëve aty.

Mirëpo e burgosën. Tash nisën tjertë me shku me nxjerrë prej burgut. Aty vritet Murat Mehmeti, qaty tʼu shku me nxjerrë ata. Kur e plagosën Skenderin ishte afër meje, armtë i mbajke në lokal Sabri Novosella. E ka pasë lokalin rrobaqepës ku oshtʼ busti Skënderbeut pak ma poshtë ka qenë ni bahçe kozara i thojshin aty. Unë dhe Afrim Loxha shkojmë. E kemi gjetë aty Hyrije Hanën, Ali Boletinin edhe Metush Krasniqin. Ata i përcillshin prej atyhit qysh po ndodhë, çka po ndodhë.

Kur kemi shku aty thashë qishtu qishtu. I morëm dy revole unë edhe Afrim Loxha, prej Sabri Novosellës. Baca Metush decidivisht na ka thanë edhe mu edhe Afrimit, “Mos gjuni ushtri e polici se ju vrasin. Po runu prej anash mos tʼju vrasin”. Ai ka qenë ni prej vizionarëve ma tʼmdhaj që kom njoftë unë, Metush Krasniqi. “Runu mos tʼju vrasin”. Nuk gjujtëm edhe na, nuk gjujtëm. Nuk erdh koha me gjujtë po qaty i morëm revolet.

Tash kta u burgosën nantë vet. Unë i kisha shokë gjithë. Po bisedoj çka me ba me ba ni aksion dreq mallkun. Thashë, tʼja gjuj Gjygjit Qarkut ni bombë ni natë para se me dalë kta gjykim. Hogosht e kom marrë ni bombë tʼcilën e kom ende sot, e kom thanë kta edhe simpoziumin për 50 vjetorin e demostratave ʻ68-tes, simpozium e kom thanë. Dashta me dorëzu polici po ende e kom edhe sot qatʼ bombë shtëpi e kom. Pata vendosë mramje me gju bombë gjygjit.

Mirëpo Baca Metush decidivisht mʼtha kshtu, “Jo”, tha, “se atëherë kanë mʼu dënu dy fish ma tepër si terrorista”. Se unë pata përgadit krejt terenin mrapa gjygjit se qasajde kalojsha ditë e natë, i dihsha rrugicat kah me hy edhe isha në moshë 28 vjet, lujsha në Ligë të Dytë Qendrore të ish Jugosllavië futboll, domethonë kisha kondicion. Ku me u strehu krejt i kisha llogaritë.

Baca Metush, qe shkrun edhe Liman Ahmeti, nʼqatʼ libër oshtʼ e lexova. Decidivisht thotë, “Mos gabo me gjue se dënohen dy fish ma tepër, llogariten si terrorista”, 1969-ten, mʼka thanë Baca Metush. Mbeta qashtu ende e ruj qatʼ bombë qaty shtëpi e kom (qeshë). Pʼe thom haptas kshtu. Ka qenë qishtu.

Anita Susuri: Po mʼintereson para se mʼu bo demostrata domethonë organizimi ka ndodhë, aty janë shkru parulla…

Muharrem Musliu: Parulla, krejt krejt parullat kanë qenë kryesore ka qenë ʻKosova Republikëʼ. Parullat gjitha i ka shkrue Skender Muqolli. I ka pasë shtëpi Selatin Novosella, gjitha. Janë majtë ato. Selatin Novosella me ni pajton i ka pru deri te Fakulteti Filozofik. ʻDuam kushtetutëʼ, ʻJa me hatër ja me luftëʼ, ʻKosova Republikëʼ. Qito gjana kanë qenë kryesore. Parulla kryesore ka qenë, ʻKushtetutë, me hatër me luftëʼ edhe ʻKosova Republikëʼ. Po nivel Jugosllavisë, atë kohë. Kjo ka qenë qashtu nʼatë kohë në nivel të Jugosllavisë.

Ndërsa neve, qajo gjenerata e NDSH-istave e ʻ43-tes, e ʻ44-tes, e ʻ56-tes, e ʻ57-tes, e ʻ68-tes, e ʻ64-tes krejt kanë qenë për bashkim. Mirëpo bashkimin e kemi pa si trambolinë. Trambolinë e dini çka oshtʼ? Kur kcen kërcyesi nʼdeti. Trambolinë për me u bashkue. Sikur sot që e kem shtetin tonë, Kosovën, oshtʼ lloj tramboline për bashkim, a po kupton? Unë krejt jetën time ia kom kushtue bashkimit dhe ende jam për bashkim, ende jam për bashkim.

Nashta po dal prej ni teme ni temë tjetër se nëpër gara sportive gjithmonë krejt shiquesit po thojnë ʻShqipni etnikeʼ. Tash po e thom para jush, sʼe kom thanë para kërkuj ni tʼvërtetë se sʼka pasë rast. E vetmja, i vetmi institucion i Shqipërisë Etnike oshtʼ Kombëtarja e Futbollit e Shqipërisë. Meqë ka lojtar të Shqipërisë bregdetare, oshtʼ Shqipëria e sotshme. Ka Shqipërisë kontinentale domethonë oshtʼ Kosova, Maqedonia edhe Lugina e Preshevës.

E vetmja Shqipëri Etnike shihet në Kombëtaren e Futbollit të Shqipërisë, i vetmi institucion. Tjerat edhe këngëtarët edhe gjithë këndojnë për Shqipëri Etnike e krejt, a Shqipëri praktikisht Enike oshtʼ qikjo kombëtarja. Sʼe di a pajtoheni a nuk pajtoheni po kjo është e vërtetë.

Anita Susuri: E vërtetë oshtʼ. Po mʼintereson edhe kshtu a ka pasë ndonjë thirrje, për shembull, ose si ka qenë vitet e ʻ80-ta trakte kanë shpërnda, diçka tilla a ka pasë atëherë?

Muharrem Musliu: Ka pasë, ka pasë po jo shumë. Se qashtu kem marrë vendimin mos me folë shumë për qata që i kishim nʼpushtet. Nʼatë kohë Veli Devën apo Fadil Hoxhën apo këtë Ali Shukrin e kemi ditë që Ali Shukria oshtʼ njeri ma anti shqiptar se Ali Shukriu nʼatë kohë sʼka pasë. Katër tradhëtarë ma tʼmdhaj kombit janë varros Beograd, Esat Pashë Toptani, Aliu Shukriu, Mehmet Hoxha edhe Rrahmon Morina.

Mehmet Hoxha tash për me ditë se ju nuk i dini, Mehmet Hoxha oshtʼ daja i Hyrije Hanës. Vllaun e Hyrije Hanës me 1948 e kanë vra si pasojë e Gjakoviçi. Mehmet Hoxha nipin e vet, ku oshtʼ Televizioni i Prishtinës, i vjetri u shpallë hero Shqipëri Xheladin Hana. E tash kur vdiq Gjije Hana, nana e Hyrije Hanës, erdh me vorros nipin e vet Hyrije Hana nuk e pranojti dajën e vet. Ke edhe ni, nʼqatʼ varreza atje naltë e kishin pru kta Lidhja e Luftëtarëve Nacional Çlirimtare Kosovës, e kishin pru ni kunor Hyrije Hana sʼja u pranoj ia gjujti. Ka qenë e pa thyeshme Hyrije Hana.

Kom qenë për to kom folë katër-pesë herë Radio Kosova te nifarʼ Radije Hoxha. Ajo e ka portat e natës. Katër-pesë orë kom folë se kërkush sʼe ka njoftë ma mirë se unë. Ajo ma shumë se i ka besue Metush Krasniqit edhe mue kërkujt sʼi ka besu ma tepër. Mirëpo po harrohen kto gjana. Mu mʼthojnë shpesh ti po i man mend tʼgjithë, unë i maj mend edhe klasë parë fillore kond e kom pasë mirëpo vet jom pak dembel nuk kom shkrue. Çka kanë shkru shoktë, çka ju kom thanë.

Ju tregova kanë thanë disa herë… erdh ni ditë njëni isha me shokë tʼu nejtë, “Për NDSH-në a po na tregon diçka”, thashë, “Jo se po shkruni, nuk po shkruni ashtu”. Sot nëse don Muharrem Musliu me shkru ni libër për veti duhet me pagu ni profesor a dikë nja pesë mijë euro me ia dhanë edhe tash unë me folë gjana që sʼjanë tʼmijat hiç, të pabesueshme. Jo e kom rreh filanin, jo kom qenë ktu, jo kom shpëtue kta, jo ky, jo ky. Domethonë ka shumë pa vërteta. Unë qito po i thom gjitha, gjitha janë tʼvërteta çka i kom pa, i kom përjetue dhe i kom analizue.

Anita Susuri: Po mʼintereson tash, thatë ʻ69-ten ndodhi kjo me bombën. Po qysh ka vazhdu pastaj? A jeni interesu prap për ndonjë akvititet a si e keni përcjellë pastaj gjendjen?

Muharrem Musliu: Po, ʻ71-shin me 09 janar ʻ71-shin vdiq Hilmi Rakovica, shoku ma i ngushtë i imi. Edhe Zeqir Gërvalla, poeti, është Amerikë shkrujti diçka dhe unë e kam lexue te varrezat atje. E kam lexue nʼatë kohë me lexu për tʼburgosur politik ka qenë shumë zor. Binte ni borë e madhe. Kom lexu edhe tʼu qajtë. I kom dorëzue krejt çka kom pasë për Hilmi Rakovicën ia kom dorëzu Shkollës Hilmi Rakovica e cila oshtʼ sot ni shkollë që quhet me emrin e Hilmi Rakovicës.

Ni drejtor e ka pasë jashtëzakonisht tʼmirë, ni Ajet Brajshori. Ma shumë ai e njifte jetën e Hilmi Rakovicës mes nesh se na vet. Rregullisht më thrrasin për përvjetor, çdo përvjetor mʼthrrasin atje. Bisedat tona kanë qenë rregullisht për çashtje kombëtare çka do tʼbajmë, si do tʼbajmë. 1972-shin ʻ73-shin ia fillun kta ishin nëpër burgje me dalë prej burgjeve. Rregullisht takoheshim, bisedonim.

1974-ten lirohet Adem Demaçi edhe Xhafer Mahmutxhiku. Ka qenë bashkë burg me Adem Demaçin ʻ64-ten. Zeqir Gërvalla edhe ai ka qenë. Ka qenë edhe Osman Dumoshi edhe unë në ish Hotelin Bozhur, tani është Iliria. Po bisedojmë se duhet me shku dikush me marrë prej burgut dajën, ish atje te afër Borit, te Zajçari ish atje. Thojshim mos kah e bijnë knena se dikush duhet me shku me marrë, mos po ia bojnë ndonjë atentat po ia qesin naj kerr e po e mysin.

Ra biseda Shaipi, vllau im ishte rrobaqepës, e kishte ni fiq, e njihte Serbinë jashtëzakonisht mirë. Sepse shkonte me shitë rroba, me shitë nëpër gjitha tregjet e Serbisë. Vendosëm me shku me marrë. Mirëpo na e dishim ka shku Ahmet Haxhiu, gjyshi i Albulena Haxhiut, cilin e kishim shok. Ai e kishte si dajë, nip e dajë. Mirëpo si vozitës nuk ka qenë vozitës bash i mirë se i ka pasë mytë dy-tre vet (qeshë). Oshtʼ histori ia dijnë krejt se oshtʼ histori jeta e tij.

E dishim Ahmet Haxhiu pa ju lajmëru Hyrije Hanës është e pamundur, oshtʼ e pamundur. Unë shkoj, kta i la hotel aty, shkoj unë te Hyrije Hana po rri me Hyrijen si zakonisht, kurgjo sʼpo i tregoj. Se nuk dojshim me bo tʼmadhe. Tash pʼe thrret Ahmeti prej Nishit po thotë, “Motër na jem Nish”. Hyrja po çohet në telefon në Lagjen Pejton që thojnë, po çohet në telefon po thotë, “Mirë faleminderit që mʼlajmërove. Nisuni knena me ardhë kah Bujanoci, kah Gjilani”, thashë, “Jo, jo, jo Hyrije”, thashë, “le tʼvijnë kah Nishi Prokupla se ata e dijnë”. Tash Hyrija meniherë pa mendu hiç tha, “Jo vlla”, tha, “nisuni knena”.

Si ka thanë mas dy minuta tre… se masanej mʼthojke, “Ti je tradhëtar”, Hyrija, se sʼi kom tregue (qeshë). Jom ardhë tʼu nga Hotelin ish Bozhuri edhe i kom thanë Shaipit, “Nisu me Zeqir Gërvallën”, të dy janë gjallë sot. Nisën prej ktuhit përte Prokuples Shaipi e sheh Ahmet Haxhin tʼu ardhë. Ju del me veturë përpara i nalë, e del e kap Adem Demaçin prej kerrit e nxjerrë e shtin kerr tʼvetin tesha tʼburgut. Drejt e bijnë ktu te motra e vet, te Parku i Qytetit nalt, te motra Ajshe. E bijnë Ademin. Ahmet Haxhia tʼu ardhë me kerr tʼvetin knena.

Po duket e kishin pasë përcjellë se kur kanë shku te shpija, ku e ka te lagja, qaty i thonë te Mullini i Bankoviçit oshtʼ atje, kur del Ahmeti del vetëm prej veturës po hin nʼshpi, kërkush sʼpo del. Ata janë habitë. Diçka oshtʼ e pamundur çfarë organizimi kemi ba. ʻ74-ʼ75 përgjithësi kom qenë me Ademin, me Ahmet Haxhinë kemi shku te Metushi e krejt. 1975-ten kur u burgosë Adem Demaçi nuk ka pasë kurfarʼ grupe, hiç kurfarʼ grupe sʼka pasë.

Mirëpo çka ka ndodhë ktu? E shkrujti ni kërkesë në Higjiena Teknikë si përkthyes ia kom çu unë Ademit. E shkrujti edhe ni kërkesë në Bankos, ish Bankos edhe nʼfund aty e shkruante, ʻVdekje fashizmit, liri popullitʼ, unë e kom çu atë kërkesë për punë. Tash në Bankos ka qenë Latif Bunjaku drejtor, cilin e kom ngjoftë shumë mirë se kemi pasë kontakt bankat mes veti. Mirëpo kemi qenë edhe gjimnaz. E merr letrën edhe e çon komitet. Thotë, “Adem Demaçi ka konkurue. Kushtet i plotëson. A me pranu a mos me pranu?”

atë kohë, Mahmut Bakalli shpresonte se do tʼbëhet Ministër i Punëve Jashtme Jugosllavisë. E tash, për me likuidu Adem Demaçin edhe mʼu tregu lojal ndaj Beogradit, pʼe thom haptas se oshtʼ e vërtetë. I gjejnë nja dy vet e formojnë ni grup prej 19 vetëve Adem Demaçit edhe i burgosin prej gjashtë vjete deri në 15 vjet. Dy vet ishin. Njëni prej tyre është Hetem Bajrami, i Gjilanit. Gjallë oshtʼ. Ni për me

likuidu Adem Demaçin, dy mʼi dënu edhe qita ʻ68-tes se i dënun kah pak dhe ju mbetë marak mʼi dënu edhe më tepër.

Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Xheladin Rekaliun, Skender Kastratin, Ilaz Pirevën i morën. Qita i ka njoftë Baca Adem se ka qenë nʼburg me ta. Mirëpo qita tjertë nja 14 vet rrethit Gjilanit anena që thojnë kah Shipashnica asnjo sʼi ka njoftë, hiç, hiç asnji sʼi ka njoftë. Hiç asnji sʼi ka njoftë. Mirëpo ata kishin pasë ni organizatë e dikush e ka gjetë ni letër edhe ti burgosim edhe qita. I dënojnë prej gjashtë vjete deri në 15 vjet.

mënyrë ma sinqertë e kanë thanë sigurisht edhe Selatin Novosella, e ka thanë nashta edhe Ilaz Pireva oshtʼ një prej ma tʼfortëve. Nuk kanë pasë kurfarʼ organizate. Biseda kemi pasë. Kah kemi shku na… mu kur mʼburgosën tha, “Po ju ku keni shku”, tha, “keni folë kundër nesh, ku ka shkel kama juj”, ish e vërtetë. Mirëpo organizatë sʼka pasë. Kjo ka qenë me largu nga Kosova Adem Demaçin edhe mʼu tregu lojal qita na kanë udhëheq ndaj Beogradit. Kjo ka qenë qëllimi kryesor.

Pjesa e Katërt

Anita Susuri: Folëm për ʻ75-ten edhe kto kurdisjen me thanë oshtʼ bo për me u dënu Adem Demaçi, tʼu e pa krejt kta domethonë orkestrimin, qysh ka qenë përjetimi juj për shembull po ndodhin ksi padrejtësi? Çka ka qenë mendimi juj?

Muharrem Musliu: Po mendimi im sʼkishte çka me qenë se e disha që ia fillum gjithmonë veç me burgosë, sa ma tepër tʼri, sa ma tepër tʼri. Meqë qaty ku mendojshin se ka ni lëvizje ose po shoqërohet me dikë ata i burgosshin sa vet e kanë pranue, gati kanë qenë 250 mijë dosje. Vet Rrahmon Morina e ka pranue. 200 domethonë, 750 mijë. Domethonë çdo i dyti shqiptarë ka pasë dosje. Kta e kanë ditë gjithë. Masanej u burgosën ʻ75-ten u dënun kta, na prap sʼkemi nejt. Prap sʼkemi nejt.

Sepse Adem Demaçi edhe Metush Krasniqi… Metush Krasniqi e ka pasë që ʻ74-ten në ni bisedë ku kanë qenë veç ata dy edhe unë kom qenë i vetmi kemi qenë pesë-gjashtë orë, vetëm na tre kemi qenë. Ni bisedë pesë-gjashtë orë që e kanë ba. Metush Krasniqi e ka majtë gjithmonë ata, se ai ka qenë NDSH-ist i përbetum. Thotë, “Pa u forcu Shqipëria, pa na ndihmu Amerika nuk mundemi kurrë mʼu shlirue”, doli krejt e vërtetë. Kurse Baca Adem pak mendonte pak ma ndryshe. Ai edhe ma ndryshe ka mendu deri vonë. Baca Metush ka qenë decidivisht, “Pa luftë nuk ka fitore”.

Atëherë Baca Metush me Sabri Novosellën, Shefqet Jashar Strofcin janë gjallë dy edhe Ahmet Krasniqin, gjeneralin që u vra në Shqipëri, Ahmet Krasniqi. Edhe ai ka qenë në organizatë tonë. U formu ni organizatë edhe e bom grupin e treshes. qatʼ… ʻ76, ʻ77, ʻ78, ʻ79. qatʼ grup isha edhe unë në grupin e Sabri Novosellës, grupin e treshit (qeshë). Mirëpo Shefqet Jashari u burgos në ʻ79-ten. Shefqet Jashari me të tjerë. Sabri Novosella iku.

Tash tʼkish ra nʼburg Sabri Novosella ndoshta edhe unë kisha ra. Nashta edhe unë i kisha qitʼ edhe dy tʼmit, po thom ndoshta, kta me ndoshta. Mirëpo Sabri Novosella iku Shqipëri e prej Shqipërie dul Turki. Unë meta. Sot tregon Shefqet Jashari, ni Asllan Sllamniku ma së shumti e ka rraf shkaku i Muharrem Musliut. Shefqeti ka thanë, “Nuk e njoh”. Metushi e ata e kanë ditë jom nʼgrup me ta. Mirëpo ky sʼka pranu mʼnjef, kurrsesi. Tha, “Mundimin ma tʼmadh ni Asllan Sllamniku”. Sigurisht gjallë është ende. Mundimin ma tʼmadh ia ka bo shkaku im.

I kish pasë thanë ni shoku, “Qiky Muharrem Musliu veç mos hift dorë se llom ka me ba”. unë sʼi jepsha pesë pare, isha i shnosh atëherë. Ra Baca Metush nuk ra e shpëtoj Shefqet Jashari, sʼe ka dhanë. 1983-shin edhe mu burgosën. Ma shumti mʼkanë mundu për Bacën Metush po sʼe kom dhanë. Deri ʻ85-shen kur bjen me ni prej shokve tʼmi ma tʼngushtë me Ramadan Haizirin e Ferizajit, ni prej shokve ma tʼngushtë të jetës time.

burg praktikisht dy javë masi dul prej burgut vdiq, prej rrahjeve. Jo rrahjeve po rrahje shtazarake. Njeri gjallë oshtʼ sot ktu. E kom thanë televizion. Oshtʼ Zymer Zymeri oshtʼ i Mulliqit. Dy metra burrë oshtʼ paralizu del me ni krryle, e me ni sy që u paralizu. Unë pesë muj e kom pasë hetues. Ishim ni tubim qitash pak ma herët për Metush Krasniqin ke edhe Profesori Haki Bajrami tha, “Nuk bon”, tha, “me emra me mbiemra se kanë fmi”, u çova thashë, “Jo, ai oshtʼ dashtë me mendu për fmi tʼvet se edhe unë kom pasë fmi”, thashë, “edhe Baca Metush ka pasë pesë fmi. Ai le tʼmendon për fmi tʼvet, pse unë me mendu”. Me emër me mbiemer e thom televizion haptas.

Ma pari e kom thanë Televizion TV Mitrovica, kom thanë Zymer Zymeri e ka mytë Metush Krasniqin. Kjo oshtʼ, sʼe di kah 2005, a 2006, nuk e di. Me Fehmi Elmazin kom qenë, qitʼ Fehmi Bajramin the sʼpo muj e gjej, dhe me Sabri Novosellën. Unë e thashë, haptas e thashë, televizion e kom thanë. Kjo oshtʼ e vërtetë. Tha, “Hypte karrige, mu mʼshtrente poshtë me te dy kamtë”, se oshtʼ i madh, “më kcente gjoks”. Dy herë ka pasë infarkt burg sa ka qenë. ʻ85-ten.

Po shumë interesant. ʻ83-ten e kom pasë Zoran Dragoviçin hetues, Zymer Zymerin edhe Lufti Ajazin. General Luta, i Drenicës thoshin. Ka vdekë. Qe sʼdisa herë po ia hjekin… ka dekë Kurshumli atje ka ikë. E kanë vorros në Stankovc qitu të Drenicës po po ia shplojnë vorrin e po ia hjekin trupin. Se General Lufta e thirrshin edhe shkijet General Luta. Ka qenë i pa shpirt ka qenë. A Zoran Dragoviçin unë e kom pasë lojtar, se trajner kom qenë ni kohë tʼgjatë. Tash po kaloj te vetëvetja. Kur u burgosëm ʻ83-ten…

Anita Susuri: Si ka ndodhë fillimisht burgosja?

Muharrem Musliu: Interesant ka qenë burgosja ime dhe janë habit krejt Kosova (qeshë). Ni tezak i imi ka qenë milic, ka punu milic. Shkon kufi Shqipërisë aty, ku oshtʼ Vërmica ka qenë punkti i milicisë tyre. Shkon ka punu si depoist aty. Kinse me shku me inspektue diçka edhe rrijnë sa rrijnë edhe ni

tjetër e dalin tash milicia dalin nʼkufi aty. Ky ni çantë aso me veti edhe nja dy revole. Ia bon ktyne, “Ditën e mirë se shkova për Shqipëri”, pikë ditës. Kta thojnë, “Ali ku po shkon?” Ali Buzaku oshtʼ nʼpytje. “Ali ku po shkon? Ali”, ky thotë, “Shkova për Shqipëri”.

Tash ai ushtaraku në Shqipëri i thotë, “Ali ndalu”, thotë, “se po hyn në Shqipërinë e shtetit shqiptar”, ky thotë, “Jo”, thotë, “po vi me vdekë te ju”. Ata tri herë i thojnë, ky hin anena, kta tʼu kqyrë. Masanej e shpjegoj. Del në Shqipëri. Rrin ni kohë atje. Tanë u habitëm na, dul Ali Buzaku, milic dul iku në Shqipëri. Mas nja ʻ82-shin, ʻ83-shin del televizion dy-tri here. Se e kthyn ata knena. Po e kanë ba ekstradimin, Ismail Dumoshi mʼka tregu, e kanë bo ekstradimin. Kta e kanë dhanë dy vet, bashkëpunëtor Shqipërisë çka i kanë zanë kta knena, kta e kanë marrë Ali Buzakun.

Del në televizion. Ni Sali Sahiti ka punu Televizion Prishtinës e kom pasë shok klase. Thotë, “E shisha e kom pa dy-tri herë televizionin tonë”, thotë, “Mu shoktë mʼkanë qitʼ anena”. Po mendoj vet me veti thashl çʼpaska me hangër dikush (qeshë). Paskan me hangër dikush. E qitshin dy-tri herë nʼtelevizion se deri sot në televizion veç dy vet kanë dalë që kanë qenë tʼburgosur, Ali Buzaku edhe ni…

Anita Susuri: Në RTP a?

Muharrem Musliu: RTP ka qenë, televizionin jugosllav, televizionin serb. Dy vet deri sot kanë dalë nʼtelevizion njënin e dini sʼpo du me ua cekë edhe Ali Buzaku. Shkova te tezja krejt normal a din. Me 27, 27 korrik isha ratʼ Ulpianë banesë aty. Fjetën kom qenë kah 05:00 ora veç ma ka nxjerrë, ma ka çu çarçarfin ky Zoran Dragoviçi. E kom pasë lojtar ata, kom qenë trajner i tij. Tha, “Lišen si slobode, je i privuar nga liria”, serbisht. Pashë kishin hi 20-30 vet aty mrena.

Pʼe shoh krejt ndërtesa Es 12 oshtʼ vizavi konviktet, si tʼi kalojsh semaforat shkon për spital djathtë janë tri ndërtesa, i kishin rrethue. Ia nisën po kontrollojnë. Mu mʼlidhën. Gja nʼdyje hiç sʼdisha. Mʼlidhën. Kontrollo, kontrollo. Tha, “A ki diçka prej armëve?” Thashë, “Jo”. Me tʼvërtetë ia kishin gjetë vllaut tim, i vogli ish i martun i kish pasë dy revole aty. Njëni ka thënë, “Vishu edhe ti”. Kur e pashë që kanë ardhë për mue, pse me ma marrë edhe vllaun. Thashë, “Tʼmijat janë ato”, dy revole.

Dashtën me mʼçu nʼzyre ku oshtʼ Banka Qendrore, isha katin e tretë e kisha zyrën e posaçme, isha nifarʼ lloj shefi i vogël aty. Po mʼkontrollojnë. Mʼka kontrollu Xhavit Kuqi kryesor, Xhavit Kuqi. Ka punue Sigurim Shtetror, gjallë oshtʼ. Mʼi gjet do libra i kisha ble prej Rilindjes. Libra historike. Thashë, “Po kto Rilindjes, botim i Rilindjes”. Se diçka çka kom pasë sʼka qenë, ka qenë interesant veç për mu jo për shtetin e kom lanë nʼfolldera në folldera zyrtar çka janë aty. Që shkrun për shembull R1, çashtje e shërbimit kontabilitetit, aty kisha dokumentat e mija. Sʼisha qaq i marrë.

Mirëpo tʼu shku përpjetë me kta tre përcjellësit po ju thom edhe dy inspektorëve, “Hajdeni me mue”, u habitën. Ish Sadri Demë Shijaku edhe ni Muharrem i Pejës tash sʼpo mʼkujtohet. Thashë mos po

mʼqesin diçka e mʼthojnë qita e gjetëm, le tʼi kom edhe dy dëshmitar. Mʼlidhën aty. Thashë… shefit ia çova serb e kisha. Thashë, “Qe çelësi i zyrës”. Kta tash po i thojnë, qiky Zorani po i thotë, “Ka me qenë ka ni kohë te na”. Serbt kishin bo banket aty (qeshë). Oshtʼ e vërtetë, mʼkanë tregu shokët.

Më morën më çun të nesrit meniherë në hetime. “Kënd e njef?” Thashë, “Po pyt, unë jom sportist pytmi për çdo njënin kah e njeh se qysh e njeh”. Se unë kisha mbulesë. Tha, “A e ngjeh Metush Krasniqin?” Thashë, “Po”, “Kah e njeh?” Thashë, “Mes Hilmi Rakovicës”. “A e njeh Adem Demaçin?” “Po”, “Kah e njeh?” “Mes gjimnazit”. “A e ngje Xhafer Mahmutxhikun?” “Mes Hilmi Rakovicës”. Krejt thojsha mes Hilmiut se Hilmiu kish vdekë, shoku ma i ngushtë. “E dijmë”, tha, “na kush ka qenë Hilmi Rakovica”.

Nja pesë muj ditë hetime qaty. E tash qiky Zymer Zymeri gjallë oshtʼ tha, “Ty oshtʼ dashtë me burgosë në ʻ68-ten, ʻ75-ten dhe ʻ79-ten”, thashë, “Pse sʼmë keni burgosë?” Tha, “Sʼna kanë lanë mʼu përzi në sport”. Se sportistat kanë pasë privilegje, kjo oshtʼ e vërtetë. ʻ68-shen lujsha Ligë Dytë Qendrore ish Jugosllavisë. ʻ75-shen isha trajner i Besëlidhjes Prishtinës, ʻ79-ten i udhëheqssha djemtë edhe vajzat hendboll Ligë Dytë Qendrore Jugosllavisë Prishtinës. Domethonë isha nifarʼ aktivisti sportiv.

Tha, “Sʼna kanë lanë mʼu përzi nʼsport”, oshtʼ e vërtetë. Se prej krejt sportistave përmenda pak ma herët NDSH 1957-ten Islam Mumxhiun e kanë pasë burgos, i Prishtinës ka qenë. Ai ka qenë një prej lojtarëve ma tʼmirë që ka pasë Kosova. Domethonë si futbollist, Islam Mumxhiu edhe ʻ83-ten Muharrem Musliu. Mirëpo tha, “ʻ75-ten, ʻ68-ten, ʻ75-ten, ʻ79-ten”, thashë, “Po”. Se ka qenë interesant ʻ68-ta erdhën kta të komitetit Shërbimi i Kontabilitetit mʼi gjykue demostratat mas dy-tri dite. Erdh edhe qendra jonë, ish poshtë, kto Ipko janë aty.

Tash po propozojnë tre vet, mʼi gjykue tre shqiptarë. Po propozojnë Muharrem Musliun serbët, ni Banush Gashin edhe Selman Istrefaj. Aty dy po pranojnë unë jo. Unë u çova thashë, “Po e di”, thashë, “për çfarë arsye mʼkeni propozu mue, e di, i di qëllimet e juja”, thashë, “mirëpo”, kalova prej ni teme nʼtemë tjetër, “Fadil Hoxha ka thanë, ʻKush oshtʼ kundër Skënderbeut edhe kush oshtʼ kundër flamurit kombëtar oshtʼ edhe kundër Lidhjes Komunistëve Jugosllavisëʼ”, thashë, “ju jeni qaq tʼpaftyrë as ftyrë sʼkeni”, serbisht, edhe e kom lshu mbledhjen kom dalë jashtë.

E kanë propozu ni Rasim Shollën nʼvend timin e sʼkanë guxu me mʼthanë aty. Masanej disa shokë tʼmi jo u dashtë me qëndru. Thashë, “Mirë pse sʼqëndrut ju? A e thatë naj fjalë?” Asni fjalë sʼe kanë thanë. Unë sʼpranova. Banushi ka pranu. Banushi i shkurtë ekonomist. Edhe Selman Istrefaj përkthyes. Ata kanë pranu unë sʼkom pranu. Sʼkisha pranu jo… e qishtu ka qenë. Tash po mʼçojnë te gjykatësi hetues në Prizren. Se landën Ali Buzaku e kish Prizren ajte. Ju tregova ai Fadil Nushi mori nʼpytje sʼkisha çka me pranu se sʼkish kurgjo tʼvërtetë.

Ali Buzaku kish thanë që Muharrem Musliu mu mʼka bind mʼka nxit me ikë për Shqipëri, mʼka bindë edhe mʼka nxit. Për sa? Për dhetë minuta. sʼish e vërtetë edhe sot e pranoj sʼo e vërtetë se e kom ditë kush oshtʼ Ali Buzaku. E kom ditë oshtʼ i dobët, e kom ditë oshtʼ i dobët. Kurrë nʼjetë time nuk kisha bo diçka. Se sot muj me thanë oshtʼ e vërtetë. Atje kur e qesin Shqipëri, kumeditë mes tjerash se oshtʼ shumë interesant në Bankë Qendrore punojsha ktu edhe shkova zyrtarisht mas lufte në Shqipëri atje. Aty punonte djali KKelmendi, djali i profesorit tim Zekerija Rexhës. Zekerija Rexha ka qenë edhe në MUP2.

Kelmendi edhe u njoftova me të. Ai po më njofton me një që kish punu në sigurim shtetror të Shqipërisë që e kish njoftë Ali Buzakun. Koleg, punojke në Bankë Qendrore. Tash përafërsisht po mʼtregon. Mes tjerash e kanë qitʼ në helikopter e kanë shëtitë që po tʼkthejnë për Jugosllavi, Ali Buzakun. E çojnë ni zyre ku fotografia e Titos aty edhe ai oshtʼ dashtë me bisedu me serbisht po i thotë, “Ali nuk e ke kry detyrën qysh u dashtë me krye”, ky ia nisë, “Po mʼkanë malltretue, mʼkanë rreh, mʼkanë mundue”. E shan, thotë, “Ende gjindesh Shqipëri, ende gjindesh trollin shqiptar”.

E kthejnë knena edhe unë kom psu shumë. Kom psu shumë. Masanej dojsha kah mos… dy muj ditë unë sʼkom ditë arsyen pse mʼkanë burgosë, dy muj ditë. Kërkojsha. Kur mas dy muj dite po thojnë, “Ali Buzakun e ke qitʼ Shqipëri”. Ia nisa me qeshë, është natyrë e imja. Po kërkoj ballafaqim. marrin mas dy muj dite më çojnë në Prizren në gjygj aty. Shkun ata po bisedojnë. Nja dy milic më kontrollojshin, mʼrujshin aty. E kishin pru Ali Buzakun tash po marrin. E kishin kthy ata kah muri anena, mu po mʼshtijnë mrena.

Kta inspektorët e mi po thojnë, “Kthehu Ali”, u kthye Aliu. “Kush oshtʼ qiky?” “Ky oshtʼ Muharrem Musliu”, “Kush tʼka qitʼ Shqipëri?” Tha, “Muharrem Musliu mʼka nxit”. Tash mu po mʼpysin, “A e ngje ti kta?” Kjo oshtʼ natyrë e imja thashë, “Po qysh sʼe ngjoh djalin e tezës”, kjo oshtʼ natyrë e imja e bisedës. Thashë, “Po qysh sʼe ngjoh djalin e tezës”, thashë, “Ali a je budallë?” Origjinal po tregoj. Tha, “Pse?” Thashë, “Hajde mshoj me kokë murit, hajde mshoj me kokë murit”, thashë, “unë po thom dil në Shqipëri a vritesh nʼkufi a sʼvritesh e unë po rri krevet Prishtinë si zotni, a ka logjikë kjo?” “Jo, mʼke bind e knej anej”.

Tash, “Hajde me dhanë deklaratë”, thashë, “Merre me mend çka po bojnë kta sigurimi shtetnor”. unë kisha përvojë, kisha nejt me tʼburgosur politik masanej prej filmave. Se unë kom shiku shumë filma ktu, sot i shiqoj kah katër filma nʼdite. Kemi qenë Avni Zhubi, unë nifarʼ Bedri Hoxha thojnë kampion Prishtinë për filma, Prishtinë ktu. Tash na la neve dyve vetëm. Tʼu mendu se e disha kanë lanë kamera apo ndëgjojsa kanë lanë, ata nuk isha qaq naiv. Isha 43, 44 vjeç.

Hiç sʼpo du me folë, hiç, hiç, hiç. Veç e kisha kthy kokën qishtu {në anën e majt}. Aliu qaty unë qitu, ni zyre sa qikjo e juja. Hiç sʼpo du me folë. Çka kisha me folë kur ata përgjojnë. “Hajde me dhanë deklaratë”. Dham deklaratë. Mas pesë muj dite më marrin ktu drejt në Prizren në gjygj. Erdh ni…

2 Ministria e Punëve Brendshme e Jugosllavisë.

familja ime kishin angazhue avokat, ni të Prizrenit. Tash mʼkujtohet emri i tij. Kur e kanë marrë atë nʼpytje, Ali Buzakun, mu nuk lejshin aty. Kur marrshin mu nʼpytje Aliu ish aty. E shifsha që… Engjell Çeta ka qenë avokati im.

Aliu u çojke edhe taketukën atij prokurorit ia shymke. Ai ish bankë zezë sikur une tu u gjykue. Tash sʼkisha çka me thanë. Ni Sylejman Limani, ni gjykatës e dënoj avokatin tim 15 banka atëherë. Pse po mbron mue. Ali Buzaku u çu tha, “I kom pre venat Shqipëri atje se qaq shumë mʼkanë mundu i kom pre venat, kom dashtë me mbytë vetën”. Prezent ishin aty, kanë qenë mbi 100 vet se shoktë e mi ishin ardhë krejt edhe dajtë e mi po edhe njiherit edhe dajtë e Aliut. Se ai dajë unë dajë.

E disha e ka kafshu zagari ktu {te venat} te dajtë atje. Për besë tʼzotit sʼkom pasë, sʼkom pasë shpirt me rëndu me thanë, oʼ Ali pse po rren po kqyr ku i ki dajtë e tu edhe dajtë e mi. Te dajtë tʼka kafshu zagari. Po sʼkom mujtë me ra nʼpozitë të atij edhe sʼkisha mujtë me ra në pozitë të atij. Ni Skender Rugova, prokuror qaq mʼka rëndu mue, qaq ka qenë i pasjellshëm, qaq ka qenë, mʼfal nʼshprehje i flliqt, sʼpata qare, dikur u çova. Thashë, “Ndëgjo prokuror”, kanë qenë mbi 100 vet. Thashë, “Ka me prit 20 vjet, ka me pasë unë ni bisedë me ty”. Ju ktheva gjykatësit Sylejman Limanit thashë, “Qita që po i kërcënohem prokurorit merrma si rënduese”. Qishtu kjo është natyrë e imja.

Sylejman Limani tha, “E di qysh ta marr”. Kom ni ka ikë meniherë mas lufte, diku Zvicërr oshtʼ. Tash çka ndodhë? Mu dënun tri vjet, Ali Buzakun e dënun shtatë vjet. Mʼlshun mʼu mbrojtë liri. Tash mas tri vjete kur po dalim gjykim… se me Ali Buzakun Prizren ka qenë Tahir Geci burg, i dënuar 12 vjet. Ky Aliu si ka tregu, “Kom qenë shofer Ramiz Sadik, e kom mbytë ni fmi e tash jom burg”. Mirëpo kur jom dënu unë, edhe ka lexu në shtyp ai, Ali Buzakun e kish pasë dhomë, burg të Prizrenit, e din. Tash sigurisht ka ndiku ai a diçka.

Mas tri vjete në rishqyrtim Ali Buzaku thotë, “Shok gjykatës çdo gja që kom thanë për Muharrem Musliun kom gënjye”, du me qenë fer, jom sportist du me qenë fer, korrekt. “Shok gjykatës, çdo gja që kom thanë për Muharrem Musliun kom gënjye”. Gjykatësi qiky Sylejman Limani thotë, “Ali je dënu për shpihunim pesë vjet edhe shtatë vjet dënohesh”, “Çdo gja”, thotë, “që kom folë për Muharrem Musliun kom gënjye. Mʼu ka kanos rreziku me më myt sigurimi shtetnor sigurisht”, tha, “në krye me Franjo Herleviqin”. Kta e ka thanë haptas, para sʼdisa vetve. Domethonë, “Kom gënjye”. Qatëherë mʼlirun, mas tri vjete.

Anita Susuri: E tri vjet keni qenë në liri a po?

Muharrem Musliu: Jo pesë muj nʼburg masanej në liri kom qenë.

Anita Susuri: E qysh oshtʼ kjo se sʼpe…

Muharrem Musliu: Ndëgjo, qata që i dënojnë ma shumë se pesë vjet kanë të drejtë mʼu mbrojtë në liri. Domethonë, ankohesh Gjygjin Suprem, nëse Gjygji Suprem ta kthen landën mundësh mʼu dënu prap edhe ma tepër se tre vjet, katër vjet ose pesë vjet. Se unë u ankova Gjykatën Supreme. Gjykatë Supreme ju thashë kshtu, “Vërtetone ju ni gjygj”, sa isha nʼburg, “vërtetone. Nëse i kom thanë Ali Buzakut me ikë për Shqipëri, dënomni vlla edhe 30 vjet ka mʼi majtë. Po nuk oshtʼ e vërtetë”. Se sʼish e vërtetë. Mirëpo, ata thanë, “ʻ68-ten, ʻ75-ten, edhe ʻ79-ten me mʼburgosë”. E tash Muharrem Musliu po shpëton.

Edhe ishte mas ʻ81-shit, ishte çashtja se ʻ81-shi kur u bon demostratat e ʻ81-shit bankë, Shërbim të Kontabilitetit Shoqëror ku oshtʼ Banka Qendrore u çu drejtori foli, foli, foli, foli. Serb ishte. Tha, “Sʼka nevojë kërkush me folë”, u çova unë, jom i tillë, u çova. Tha, “Duhet me qenë tʼqetë”, thashë, “Ku me qenë tʼqetë? Kur po shef shumë aeroplana, shumë helikoptera, shumë tenka”, thashë, “po sheh edhe shumë ushtar, shumë polici”, thashë, “ku mundemi me qenë tʼqetë?” Po ju thom, “Armiku i jashtëm nuk oshtʼ i rrezikshëm sa është armiku i brendshëm”, thashë, “armiku i brendshëm janë qita që po provokojnë”, se ia nisën do serbe, “Qe erdhen tontë, qitash kanë me pa shqiptartë kush janë”. Provokojshin. Thashë, “E qita”.

Ka qenë ni Milleva Tevoviq, kom punu ni zyre me po pak. Ajo ia nisi diçka i kom thanë, Ćuti tamo seljanko jedna, Shuj more katunare e keqe” (qeshë), para krejtve ishim qaty. Kjo është natyrë e imja. Sʼe ka çelë gojën kërkush ma hiç, sʼe ka çelë gojën. E tash edhe ʻ81-shin janë çu edhe do shqiptarë, ni Musa Tropoja ka qenë zëvendës drejtori ai haptas ka thanë, “Muharrem ti po indoktrinon tʼritë”, kur mʼthotë shqiptari pse sʼmë thotë… edhe shkaku që mos po shpëtoj pa burgosë edhe e gjetën Ali Buzakun. Kom psu shumë, kom psu shumë.

qatʼ kohë mʼu patʼ nda ni banesë tri dhomëshe. Mirëpo (qeshë) e humba ata. Fminë i kisha, vajzën e kisha tri vjeç, djemtë ishin njëni i kishte gati 15, tjetri 13, tjetri i kishte tetë vjet. Sʼkish. Shoqja ishte e papunë. Mirëpo tjertë janë dënu kah dhetë vjet, 15 vjet, 20 vjet…

Anita Susuri: cilin vend keni qenë qato tri vjet? Muharrem Musliu: Ktu në Prishtinë edhe në Prizren. Anita Susuri: Qysh ka qenë burgu?

Muharrem Musliu: Burgu ktu ma sʼpari kur mʼkanë burgosë ʻ83-shin mʼkanë çu dhomën tre. Treshi ka qenë nʼdhe. Ka qenë ni paravan, ni si shtrat. Ka pasë drrasa. Qishtu drrasat kanë qenë {drejtë} ni mbrojtëse ktu, njo ktu. Fikalli vetëm isha. 34 ditë kom qenë. Duhej me fjet përafërsisht qishtu me fjet

{horizontalisht} se me flejt kshtu {vertikalisht} nuk zejke. Po drrasë mʼi drrasë. As shtrojë, as mlojë, hiç, hiç kurgjo, 34 ditë. Isha veç kmishë edhe do pantollë verës se ishte 27 korriku. 34 ditë.

Mirëpo mas 34 dite dikush iku, po thom në thojza, iku prej Burgut të Prishtinës, kati i dytë. Në thojza po thom iku, numër 26. Vijnë kah ora… unë po i nij që po bërtasin, “Shaip, Shaip”, Shaip vllau im. Unë tash tʼu u dridhë thashë ma paskan burgosë edhe vllaun. Shaip ishte ni zëvendës komandant i Burgut Prishtinës. Ni njeri pa njeri, ni njeri pa njeri. Janë ardhë veç mʼkanë thanë, mʼkanë marrë. Kur çun katin e dytë dy jogi aty, patos, dy jogi. Po e gjej edhe ni rom. Mʼshtijnë aty.

Anita Susuri: Te qajo ku kanë ikë ata?

Muharrem Musliu: Qajo ku ka ikë, qajo dhomë ka ikë, ka ikë thojza. Tash po mʼthotë ai, ish i Fushë Kosovës ni hajn. Tha, “Kqyr qatje nalt”, po kqyri. Se atje naltë ka qenë ai xhami po me hekur, nalt në krye atje ku hin nitro dritë. E kishin pre ata telat. Njëni ka ikë e tjetri e kanë zanë aty. Kjo oshtʼ histori nʼveti.

Anita Susuri: I kemi intervistu te dytë ata.

Muharrem Musliu: Mu mʼkanë çu nʼqatʼ dhomë (qeshë).

Anita Susuri: Çfarë koiçidence, çfarë rastësie.

Muharrem Musliu: Pʼe shoh jog aty. Dy jogi. Tash i prun edhe dy vet për vrasje edhe ai romi aty tre edhe unë i katërti. Tash qita te tre flejshin në ni jogi, mu ma lshun ni jogi. Se mu më merrshin kah dhetë, 15 herë në dite, nërʼ pesë herë kurrë sʼka ndodhë në pytje, në hetime. Kta e kishin ni mirëkuptim. Unë ni qasi jogi, ata katër sa te tre gati ni jogi, sʼe harroj kurrë. Kjo është me vërtetë diçka e jashtëzakonshme. Se ju dhimbsha atyne. Tamon kthejshin prej hetimeve, ndodh meniherë mʼthirrshin tjertë.

Ka qenë edhe interesant që qiky Zymer Zymeri edhe Zoran Dragoviçi zhag mʼçojshin për koridori nʼpytje. Ka qenë ni Arif Riza edhe ai ka qenë inspektor i sigurimit shtetnor. Po vjen tha, “Muharrem si je?” Thashë, “Mirë shok inspektor”, tha, mʼfalni shprehje, “Mos ta ninë se kurgjo sʼdijnë për ty”, po ju betohna si me mʼlshu prej burgut. E disha sʼdijnë mirëpo kur mʼtha ky… e tash ai Arif Riza e ka djalë tʼvllaut këtë Bekë Rizën që u vra në Kumanovë.

I pari e ka lshu sigurimin shtetror është ky Arif Riza. Prishtinë jeton, kur takohem me pa e pi ni kafe me është e pamundur. Se ʻ83-shin patʼ guxim me mʼthanë, “Mos ta ninë”, tha, “se kurgjo sʼdijnë për ty”, guxim jashtëzakonshit i madh. Domethonë edhe që kanë punu aty ka pasë njerëz jashtëzakonisht tʼmirë. Por qitʼ Lufti Ajazaj ky ka qenë bishë. Zymer Zymeri ka qenë bishë. Bashkim Kursani ka qenë bishë. E shumë e shumë tjerë atje.

Si hyna ai Lutfi Ajazi po i nxjerrë do pendreka tha, “Me cilin po tʼdon me tʼrreh?” Po sʼpo du me mʼrreh me asnjënin (qeshë). “A me një ma tʼgjatë a ma tʼshkurtë”, “Burrë i dheut sʼki nevojë me mʼrreh sʼpo du

me mʼrreh, pse me mʼrreh?” “Jo me cilin se me njënin po po me cilin?” E patën plagos tont po iku Kurshumli atje. Ka punu atje mas lufte. Para nja dy vite ka vdekë, e kanë vorros ktu Drenicë po qe tri-katër herë po ia prishin vorrin.

Qito prralla tona burgosurve politik a jemi mundue diçka me mbajtë zjermin ndezë. Hun, hun thojnë, hun e din çka oshtʼ, ai druni digjet me mbajtë ndezë. Kah kemi shku e kemi propagandue për çashtje kombëtare. Ka qenë koha e tillë, sot nuk oshtʼ ma kjo kohë për qato gjana. Mirëpo sot sʼi kem puntë mirë por për kta sʼdu me folë, për kta nëse doni me folë fol tash ose naj herë tjetër ose diçka që jom i befasun për tʼkeq.

Pjesa e Pestë

Muharrem Musliu: Demostratat e vitit ʻ68 kanë qenë autoktone, tonat kanë qenë, na i kemi organizue vet tont. Pa ndihmën e asni sigurimi, as Shqipërisë, asni sigurimi tjetër. 1981-shin ka pshtjellime tʼmdha. Kanë qenë 40-50 sigurime tʼjashtme. Bullgar e gjerman, e rus e serb e gjithkah kanë qenë. Ajo ka qenë… qato tʼmira që na patʼ pru 1968-tsha na pruni Kushtetutën e ʻ74-tes, që ka qenë ni fitore shumë e madhe. ʻ81-shin gati i humbëm krejt.

Anita Susuri: Ju ʻ86 po i bjen keni dalë prej ktuhit?

Muharrem Musliu: ʻ85-ten.

Anita Susuri: ʻ85-ten. Qysh ka vazhdu pastaj, a keni mujtë me ju kthy punës?

Muharrem Musliu: Po, po se u shpalla… Gjygji Suprem më shpalli pafajshëm. Çka oshtʼ interesant ish ky Musa Tropoja zëvendës drejtori se drejtori serb ishte spital. Ruzhdi Mjekiqi ishte këshilltar i pavarur, gjallë oshtʼ. Nuk dojshim me mʼpranue. ʻPo na indektrionin tʼritëʼ. Oshtʼ e vërtetë krejt çka janë pranu tʼritë te unë kanë ardhë, me vajza, me djem e krejt se isha ma i vjetri. Besojshin krejt te unë, oshtʼ e vërtetë. Sidomos Shkollës Ekonomike vishin praktikë, vishin te unë mʼi msu me ua shkru ditarin me ju shpjegu edhe mʼi ia nënshkrue ato fletoret e krejt.

Unë shkoj në qendër tonë. Ka qenë ni Leonid Nikoliqi, zëvendës drejtori ai ka qenë vllah cincar, me cilin kom lujtë futboll. Ai tha, “Shko filloja punës”. Unë vi prap zyre ktu ata sʼmë pranojnë, prap unë shkoj atje. Dul ai drejtori i përgjithshëm ni Sfeto Vukoviqi. Mʼfalni. Tha, “Muharrem”, tha, “ti sʼje punëtor i jonë, ti shko filja”, tha, “hin nʼzyre edhe puno. Ti je shpallë i pafajshëm ti hin nʼzyre edhe puno”. Jom çu jom ardhë drejt kom hy nʼzyre. Ia kom nisë punës.

Tash kta dy janë çu janë shku qendër tonë atje me pytë nifarʼ Marseniçin, ka qenë jurist. Ai Marseniçi thotë, “A jeni normal? A ka thanë drejtori gjeneral shko nʼpunë, çka po doni ju?” Shqiptarë ishin ata.

Sot oshtʼ Ruzhdi Mjekiçi gjallë. Qiky Ruzhdi Mjekiçi mas luftës del nʼpenzion se ni shok i jon shkon zëvendës kryetar ktu Obiliq, Hajriz Bekteshi. A din çka i kish pasë thanë Ruzhdiut, “Muharremin na shqiptartë e kemi pasë jorgan, na ka mbulu tʼgjithëve”. Po ai ka shku nʼkomitet kundër meje, në komitet ka shku kundër meje që po indektrioj të ritë shqiptarë. Pse? Se e kom folë veç për çashtje kombëtare.

Qata na kanë… kanë pasë kta gjithkah bashkëpunëtor. çdo, çdo pore kanë pasë bashkëpunëtor. Mirëpo unë i kom pasë zbulu do te na edhe po ju tregoj haptas. Portirat shqiptar, e disha portirat janë gjithkah, kanë bashkëpunue, në përgjithësi po foli. Kur fola prej burgut shkova zyre katin e tretë, i kqyra do dokumenta do diçka.

E mora ni letër bardhë edhe e coptova dhe e shtina xhep. Shkova po ia shti xhep atij portirit, “Qite”, thashë, “nʼkat tʼparë lshoje novojtore lshoja ujin se po mʼpërcjellin”. U çu meniherë nʼvend se me thanë Muharrem pse ti sʼe ke lshu atje. Po ju betohna e kemi përcjellë, e ka përcjellë qiky Hajrizi, ka shku drejt SUP, milici atje e ka dorëzu. Sʼka pasë asni shkronjë, totalisht letër e bardhë ka qenë (qeshë). Se ata kanë lujtë me neve edhe ne jemi mundu me lujtë me ta.

Anita Susuri: Po du pak me folë edhe për, folët për aktivitetin politik po përmendet filmat. E dijmë ktu në Prishtinë ka qenë Kino Rinia, ka qenë…

Muharrem Musliu: Kino Vllaznimi.

Anita Susuri: Po. A mundeni pak për qitʼ jetën kulturore pak me folë?

Muharrem Musliu: Jeta kulturore ktu filmat kanë qenë në përgjithësi në përgjithësi, se Kinema Rinia ka pasë edhe sallën jashtë edhe mrena edhe Vllaznimi ma vonë. Mirëpo unë ia kom fillu Kino Teka. Kino Teka ka qenë nifarʼ cubi, ni rom punojke ka qenë dikund pak ma poshtë se që oshtʼ busti i Skënderbeut atëherë. ʻ48-ten aty ka qenë. Si fmi ia kom pasë fillu me shku nëpër kinema. E kur u bo Kinema Rinia ka qenë… dy herë nʼdite shkojsha.

Se sʼka pasë… ose me shku qato ballot thojshin igranka kta. Aty ku shkojshe përgjithësi serb edhe femna serbe. Femrat tona sʼkanë shku asnjë as viteve ʻ50-ta, ʻ60-ta, ʻ70-ta sʼkanë shkue. Shkojshin serbët edhe ndonji shqiptar rrallë ndonjë shqiptar ka shku. Na kishim ose orë letrare, normalja sidomos kur majke ose gjimnaz ose kinema. Rregullisht unë kom qenë i parapaguen nʼfilm deri vitet e ʻ80-ta, ʻ50-ta, ʻ60-ta, ʻ70-ta deri viteve ʻ80-ta.

Se shkojshim filmat, për shembull, kur shkojshim me qitʼ Hilmi Rakovicën kur ishin amerikan edhe indian. Krejt rrehshin dorë kur fitojshin amerikanët që i mujshin indianët unë e Hilmiu për indian se e dishim ata kanë qenë vendas. mënyrë ma sinqertë po ju thom. E dishim ata janë vendas. E

na e krahasojshim kta. Jusuf Gërvalla ka qenë kritik i filmave edhe shkova niherë nʼzyre dyqan Sabri Novosellës, pʼe shoh edhe Jusufin aty.

Tash po bisedojmë tash Jusuf Gërvalla… se Sabriu po i thotë, “Muharremi shkon rregullisht nʼfilma”. Tash po mʼpytë Jusuf Gërvalla tha, “Muharrem”, se patën ardhë ʻ71-shin do filma prej Shqipërie patën ardhë, ʻKomisari i Dritësʼ, ʻI tetë bronzʼ, ʻPajtimi i një hakmarrjeʼ, do filma. Unë i pata nxjerrë nja 18 bileta i mora mes Shërbimit Kontabilitetit. Me Metush, me Hyrije, me Ahmet, me Xhafer, unë e krejt. Krejt na rreshtin e kishim ish tʼburgosurit politik aty (qeshë).

Tash po mʼthotë me bo ni krahasim Jusuf Gërvalla. Thashë, “Jusuf, filmat amerikan janë inxhizun jashtëzakonisht mirë, teknika ka shku shumë larg dhe i shtjellojnë jashtëzakonisht mirë. Ndërsa filmat tonë e shtjellon ni rast mirëpo ndërpritet e del nʼtjetrin menihere. Mirëpo kur oshtʼ nʼpytje çashtja”, po i tregoj, “në ata filma sʼmë kanë dalë lot, filmat tonë po mʼdalin lot”.

E mora si shembull, ʻKomisari i Dritësʼ, kur e lshon shkollën ai plaku, sʼe di nëse e keni pa, msusi shkollën, shtëpinë e vet edhe të gjyshit tʼvet e bon shkollë. Tash a sʼkishin ku mʼu ulë po do shkom. Shkon oshtʼ, e dini, me tri kamë edhe do uleshin poshtë në tokë. Qashtu e kishin bo. E tash nuk po gjejnë zile (qan). Tash ky plaku, gjyshi, po shkon po ia hjekë kumonën dhisë edhe po merr po i thrret nxanësit. Sʼka pasë sʼkemi qajtë. Tash po mʼdalin lot, mʼfalni (qan).

Anita Susuri: Pini pak ujë nëse doni.

Muharrem Musliu: Jo, jo, jo. Po janë momente që… edhe po i tregoj Jusufit qishtu. Masanej, ʻI tetë në bronzʼ, se e dojshin njerëzit Enver Hoxhën. Pa e njoftë na kha hiç e dojshin. Kinema Vllaznimi po lun ʻI teti bronzʼ, kur ai rolin kryesor kish nʼfund pʼe merr bustin e Enverit edhe po ecë, a din. Kta krejt shuplakë rrehshin. Ose filmin ʻSkënderbeuʼ kur e kemi pa në Vllaznim, herën e parë me pa flamurin kombëtar, haptas.

Se na shumica kemi qenë, kemi pasë familje NDSH e kemi ditë, kemi thanë, “Kuq e zi edhe me shqiponjë nʼmes”. Kuq e zi, kuq e zi. Shumica sʼe kanë ditë. Herën e parë qitu Prishtinë kur ka lujt filmi ʻSkënderbeuʼ… filmin ʻSkënderbeuʼ Rusia e ka inxhizue, jo Shqipëria. Kur ka dalë ai me flamurin e Skenderbeut, krejt salla nʼkamë (qan). Kto janë momente që janë regjistrue te na, kanë mbetë në kujtesën tonë si momente të paharrueshme.

Mirëpo gati ma shumë individuale, familjare deri në ʻ99-ten. ʻ99-sha ka qenë tmerr, ka qenë tmerr ʻ99-sha. Kush ka, kush oshtʼ i fortë ka qenë ktu Kosovë ose ka qenë nʼluftë ose ka qenë jashtë, kto përjetime nuk oshtʼ lehtë mʼi shpjegue. Isha qaty Ulpianë, i hyni, unë isha katin e dytë katin e katërt i hyjnë banesë qita para militarët po i thojnë, se ata kanë qenë njësi speciale. Vajza e tij edhe reja e tij ikin diqysh e vijnë te na. Po na tregojnë thanë, “Kanë hy”, qata paramilitarët, mʼi mytë. Me kërku pare, ishte maj.

Na u veshëm krejt se e kisha edhe vllaun. Vllau kishte pesë vajza, unë e kisha djalin, vajzën edhe ren. Dy djemtë i kisha jashtë. Atë natë gjithë natën na veshun, kanë me hy edhe neve me na mytë. Bedri Keqës, doktorit, edhe nesër kah 06:00 tʼmëngjesit ato vajza e Bedriut dhe reja, ato veç tʼu qajtë tʼu mendu ia kanë mbytë krejt familjen. Çohen shoqja ime, kur shkon i gjon qut. Ata ditë hiç ku e ka Bedriu vajzën edhe ren. Kur ju thojnë janë te na, na për shembull… ka qenë tmerr ktu Prishtinë.

Nuk guxojshim shumë me dalë nëpër qytet. Kur takojshim sidomos… mu po më thrrasin në maj se kom pasë ni vend tʼpunës Shërbim Kontabilitetit sʼka ditë kërkush me krye pos une (qeshë). Drejtori Marko Privica mʼthrret me telefon. “Muharrem”, tha, “a po vjen?” Ish maji i ʻ99-tes. Tha, “Se ka mbetë puna jote llugë”, thashë, “Po vi”. Haptas i kom thanë po vi se neve na lshun krejtve, na dhanë kah, me 30 prill na dhanë kah dy muj ditë na dhanë pushim vjetor. “Shkoni nëpër shtëpija”. Thashë, “Po vi”. Mirëpo ni punëtor i imi shkon i thotë drejtorit, “Nëse vjen Muharremi”, thotë, “ka me tʼvra edhe ty edhe Muharremin”, serb. Se unë shkova. Thashë, po shkoj. Nuk mʼlanë se deshti me mʼvra ai.

Anita Susuri: E ju krejt vitet e ʻ90-ta keni punu? Sʼe keni nalë?

Muharrem Musliu: Jo te na asnjo sʼe kanë largue. Ka qenë ni drejtor i Lapllasellës ni Stanimir Steviq masanej erdh Marko Privica. Marko Privica as malazez, asnji sʼe ka largue. filalë tonë asnjo sʼe ka largue hiç. Pse? Malazezët edhe serbët ia kishin inati. Mirëpo ky malazez. Rregullisht u konsultu me mue, rregullisht. Ky edhe Vojadin Kopervica ka qenë kshilltar, e nifarʼ Deniç Bane ka qenë kryesor kontroll. Ata tre kanë qenë kryesor viteve ʻ90-ta.

Ata u konsultojshim me mu se kom qenë fer, korrekt, e kom njoftë punën. Por e kanë ditë sʼka mujtë kurrë kërkush nʼjetë me korruptue, ata e kanë ditë. Sʼka ekzistu. Mʼkanë besu. Pamarrë parasysh e kanë ditë jom nacionalist numër ni, po mʼkanë besue. U konsultojshin. Se kur u bo ajo shkum në greva me 02, me 03 shtator mʼduket unë kom qenë pushim mirëpo tʼnesërmen shkova.

E tash po shkoj te drejtori po i thom, “Dëgjo, ju na largoni prej pune”, a keni shqiptar ktu shumë interesant, kur te largojnë dikond prej pune shkojnë njerëzit me pa. “Tash pʼe za vijnë 30 vet te unë, 30 vetve duhet me ju thanë Stanimir Steviçi mʼka qitʼ prej pune”, thashë, “e qata 30 vet ju tregojnë edhe 30 vetve e krejtve”. Tha, “Muharrem ty po tregoj, çka janë me shkollë tʼmesme ktu kom me i dënu veç 5%. Kta me shkollë tʼlartë 10% po mos i trego kërkujt”. Edhe sʼi kom tregu kërkujt.

Kur po shkoj tash me marrë nʼpytje ai juristi e dijke unë e di. Kemi folë për sport, për futboll. E disha që kanë me na dënue. Marko Privica asni nuk e ka largu hiç, hiç, asni sʼe ka largue prej pune. Shkova rastësisht, po dal prej teme nʼtemë, po shkova rastësisht, jo rastësisht po mʼçun Pejë Shërbim Kontabilitetit me ju ndihmue. Atje ishte ni Dragani drejtor. Djalin e Draganit e kanë vra atë rastin Panda. Djalin e Draganit. Ata gjashtë u vran.

Anita Susuri: Po, po.

Muharrem Musliu: E tash po mʼthotë ai Dragani, po nuk bisedojshim për djalë tʼtij. Po mʼthotë, “Muharrem shqiptarët asni sʼi kom largue. Thuju le ta formojnë ata sindiaktën e vet po tʼmos largohen prej sindikatës tonë se mʼu largu prej sindikatës tonë duhet me i largue. Po ata le tʼjapin pare çka dojnë e le ta formojnë sindikatën e vet, nuk ju pengoj. Mirëpo mos tʼhiqen prej sindiaktit tonë”, shumë fer, shumë korrekt. Asni sʼe ka largue.

E ka qenë ni Shosheviq Sllobodanka Ferizaj, ni, mʼfalni nʼshprehje ni magjupe me tʼcilën unë prej ʻ75-tes me to sʼkom pasë folë (qeshë). Sa ka qenë drejtor atje e kom pasë… Ajo i largojke. I largun Gjilan, i largun Mitrovicë. Mirëpo do nuk kanë largue. Te ne asni nuk kanë largue, asni hiç sʼe kanë largue. Mu mʼranë 40 e sa vite punova Shërbim Kontabilitetit. E disha oshtʼ shpija ime e dytë, jom interesue shumë. Për çdo ditë ʻ99-ten jom shku mʼu interesu, kom kalu asajde.

Me 14 qershor, me 12 hyni NATO-ja. Me 14 qershor jom shku te drejtori, Marko Privicës, i kom thanë, “Mʼi jep çelsat e ndërtesës prej sotit ndërtesën, bankën unë e menaxhoj”, tha, “Qe çelsat Muharrem”, se ata natën sʼguxojshin me nejt. Tash i mora çelsat edhe atë natë shkova me rujtë me djaltë e mi jom shku me rujtë. Qendra ku oshtʼ Banka Qendrore me djalë timin kom shku e kom rujtë atë natë.

Tʼnesrit i thirra do çka ishin në Prishtinë, çka kishin mbetë. Ka qenë Qefsere Hatashi, ka qenë Sherafedin Kulinxha, Afërdita Spahiu. Ka qenë kjo Fahrije Dragusha. I thirrsha me ardhë ditën me ardhë me rujtë, natën rujsha une. Kjo ishte me 14.06. Me 16.06 e thrras ka qenë shefe kjo, shumë interesant, shefe e arkës së trezorit ni Popoviç. E thrras unë, tha, “Jom në Nish”, thashë, “Ku janë çelsat e trezorit?” Trezori pʼe dini çka oshtʼ (qeshë). Tha, “Janë te Vishnja Graçanicë”. Unë ni taksi e drejte në Graçanicë, me 16.06.

Shkoj te Vishnja, thashë, “Vishnja, kanë ardhë paret prej Bankës Popullore Beogradit”, kjo oshtʼ as andërr njeri me pa jo. Po e qita qata. Sʼe si tʼi thom prej Bankës Popullore Beogradit… thashë, “Kanë ardhë paret prej Bankës Popullore Beogradit merri çelsat e hajde me çelë trezorin”. Ajo mendojti oshtʼ e vërtetë. Ku me ardhë me 16 ishte, ishte… vjen. I marr çelsat e çelim arkën e trezorit edhe bojmë regjistrimin e arkës së trezorit.

Te na ka qenë aty llogaria 100, qashtu ka qenë arka e trezorit. I marr ni Filipoviç, Filip serb, Sabedin Shujaku edhe Hysni Rudi. Thashë, “Bomna komplet regjistrimin e arkës trezorit”. I gjetëm kah 13 milion e 8617 e diçka dinar. Domethonë sʼe kishin prekë, sʼe kishin prekë, sʼkishin marrë kurgjo. Ni veturë na kanë marrë se kurgjo sʼi kom leju ma me marrë. Krejt qysh oshtʼ në Bankë Qendrore aty ShKSh-ja. Masanej me qata 13-14 milion i thirrshim firmat kishin mjete edhe ua kemi dhanë krejt.

Masanej erdh UNMIK dhe e pruni ni anglez ma së pari drejtor. Unë shkova dy-tre vena se i kisha autorizimet prej qasaj qeverisë përkohshme, me zgjedhë nja dy drejtor. Ishin mbetë nja 40 serb

ishin mbetë aty. Tash ata kërkojshin që unë mʼu bo drejtor, isha me shkollë tʼmesme, mʼu bo unë drejtor. Mʼthirri edhe drejtori prej Bankës Popullore të Beogradit, se më njofshin. Tha, “Muharrem bonu ti drejtor”, thashë, “Jo unë drejtor sʼbohna”.

Ia fillun krejt me kërku ndihmë prej meje që kto serbët edhe serbet, ʻNdihmona se po na marrin banesatʼ. Po ju thom, “Po ju sʼna keni ndihmu neve asnjë”, “E na nuk jemi fajtor, shteti oshtʼ fajtor”. Çka oshtʼ kjo? “Na sʼjem fajtor po shteti”. A te na unë tʼgarantoj për qita edhe pikë. Ata kurrë nuk kanë garantu për kërkë hiç. “Pse bre”, thojsha, “ju sʼna ndihmut?” “Nuk jem na fajtor, shteti oshtʼ fajtor”.

Ju thashë… se i kisha qato autorizime. E zgjodha unë ni drejtor. I thashë ni Muharrem Ukës, “Bonu ti drejtor”. Qitij Hysni Rudit i thashë, “Qe ti çelsat e arkës trezorit, ti je shef prej sotit”. Atyne serbëve krejt ju thashë, “Prej sotit e keni kah ni muj pushim vjetor me pagesë”, krejtve ju thashë. Ua dham vendimet kah ni muj ditë pushim vjetor me pagesë. Shkun, asnjo sʼu kthyen (qeshë). Se e lujta këtë lojë se jom i lindun për kto gjana, e lujta këtë lojë.

E kom ditë komplet mjetet kah po shkojnë viteve ʻ90-ta. Sʼoshtʼ kjo për juve me ju tregu po sʼerdh kërkush mʼu interesue deri 2007-ten që kom dalë në emision. I kom pasë shiritat, trakat ato të rrumbullakëtat për krejt filialat e Kosovës. Se mʼi bishin mu se isha kryesori për mjete për krejt. Kurrë sʼju ka interesue me ardhë mʼu interesu kah kanë shku mjetet, sa kanë marrë mjete, sa sʼkanë marrë. Kërkush sʼi ka ditë ma mirë se unë, kërkush, sot e thom, haptas. E dijnë edhe shoktë.

Kom ditë përafërsisht prej ʻ92-shes krejt kontributet çka janë pague. Se rroga dhe kontributet janë 51 me 99. Domethonë nëse ki mʼi marrë 100 euro rrogë, 51 i ke marrë a 49 kanë shku kontribute, tatime. 1993 krejt qato tatime që kanë marrë punëtorët tonë që kemi qenë kah 300-350 mijë inkuadrun Kosovë, kanë shku fondin e luftës Serbisë. Nuk intereson askush me ardhë hajde ta pyesim bre qatʼ Muharrem Musliun. Se e dijnë. Se i kom ngjoftë me mjek, me profesora, me… krejt kuadrat i kom ngjoft qitu edhe mʼkanë njoftë. Sʼju ka interesue. 2007-ten qato, sʼi i kom pa qato shirita i kom gjujtë, i kom përplas, i kom qitʼ nʼkontinjer.

Anita Susuri: Deshta me ju pytë edhe nʼvitin ʻ90 ka fillu Pajtimi i Gjaqeve, thatë keni qenë atje…

Muharrem Musliu: Po, po. Unë kom qenë edhe ma herët se mʼka njoftë kta pjesa e Gollakut që i thojnë. Gollak i bjen prej Orllanit, Batllavën e dini ma mirë, e gati te Presheva knena. I kom njoftë do katune mʼkanë njoftë, kom shkue. Mirëpo viteve ʻ90-ta isha edhe federatë edhe u njifsha me kta. Me Profesorin Anton Çetën, me Bajram Hotin, me Musa Limanin, me Profesorin Kajtaz Recaj. E kom pasë edhe profesor dy vjet gjimnaz. Ishin Mujë Rugova, ishin krejt kta. Masanej disa knej kah Gollaku unë i organizojsha Mramor e Marec e Dabishevc e. Se i kisha tʼngjofshëm edhe i njifsha ma mirë.

Shkojshim nëpër qito pajtime. Masanej kemi qenë edhe nëpër Drenicë e gjithkah. Ka qenë, ka qenë lodhje e madhe. E di na pritshin sʼdisa vena na pritshin policia edhe na përcillshin. Niherë tʼu shku

Mramor e dijmë nʼqatʼ shpi shkojshim nuk ish bash e pastër po tham po shkojmë le tʼna çojnë sa dojnë nʼburg. Se kishim me pajtu ni familje tʼmirë me ni familje tʼkeqe. Mirëpo familjes tʼkeqe, familjes vrasëse kurrë sʼi kemi shku nʼshpi, kurrë kafe sʼkemi pi. Kurrë hiç.

Masanej, te na ka qenë ligj qatʼ këshillin qendror për Pajtimin e Gjaqeve na kemi shku mʼi pajtu, jo mʼi ndreq. Jo me kushte. Jo me lshu katunin, jo me pare, jo me besë, jo me… jo, jo, pa kusht. E kta ia kanë fillu me kushte, kta, kta ndreqin njerëz, na kemi shku me pajtu. Folshëm emër rinisë, në emër zotit, emër luftës, emër kombit. Qito. Njerëzit… ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Anita Susuri: A keni pasë ndonjë rast specifik që ju kujtohet?

Muharrem Musliu: Ka qenë ni kah Bellopoja, kah Llapi, tash kujtohet emri. Ia kishin vra dy djem nʼrrugë. Gati pa kurgjo hiç. Edhe sʼpajtojshin. Çohemi shkojmë na, ish edhe Musa Tropoja, Musa Limani profesori. Ishte edhe me neve njëni nʼautobus. Ai na përcillte çka po flasim. Tash po pytum, “Ku e ka Shaban”, tash mʼkujtohet edhe mbiemri, se ni mbiemer e ka karakteristik se kaniherë po harroj, 83-84 vjet. “Shaban Kuleta, ku e ka shtëpinë?” Tha, “Unë ju çoj”, tha, “pritni qitu”. Na po presim para dere. Ka hy tjetrën derë, erdh na çeli derën (qeshë).

Po na shtin mrena. Tash pʼe shofim na. Musa ka qenë ma transparenti prej nesh, Profesori Musa Limani. Tha, “Mirë bre djalë”, tha, “ti?” Tha, “Unë jom djali i Shaban Kuletollit”, tha, “Po pse sʼna tregove?” “Kisha”, tha, “dëshirë me ditë çka folni ju. Kur jeni veç ju” (qeshë). Hyjmë atë natë aty, dikur ky Musa po i thotë, “Oʼ Baca Shaban”, tha, “Fol profesor”, tha, “A po mʼi falë dy djemtë tʼi dalë shkaut nʼgardh?”, gardh e din çka oshtʼ?

Anita Susuri: Po.

Muharrem Musliu: Nʼkufi. Tha, “Po bre profesor”, tha, “Jo qita dy i ki gjallë po qata dy tʼvdekurit”. Tʼnesrit Lluga gati 13 ngatërresa, gjaqe u pajtun masi e fali Shaban Kuletolli. Domethonë ky ka qenë rast kur din sʼi mʼu sjellë. Tha, “A po mʼi falë, pʼi dalë sante shkaut nʼgardh, kufi?” Tha, “Po, po tʼi fali”, “Jo kta dy që i kie po ata dy”. Oshtʼ dashtë njeriu ka qenë edhe Mulla Idrizi nʼatë mënyren fetare, sidomod kah Presheva. Niherë kemi qenë Miratovc atje te Presheva. Ata fetar tʼmdhaj, a din. Mulla Idrizi kishte, me kuran e kto gjana. Kur folke ata habiteshin. Ka pasë edhe momente tjera po janë do momente që, janë tʼprekshme, të ndishme.

Anita Susuri: A e dini përfarësisht nʼsa familje keni qenë ose keni pajtu?

Muharrem Musliu: Po janë pajtue kah dy-tre mijë vrasje. Veç janë gati, pjatesa janë mbi dhjetë mijë. Ngatërresa, pajtesa e kto kanë qenë. Kanë qenë shumë. Shkum niherë na në Marec ishte edhe profesori. E mora unë edhe ni Sejdi Kryeziu Roganës, Rogoçicës atje edhe ishte ni Rrahim Kosova. Rrahim Kosova Francë ai e ka pasë tʼndalune me ardhë Kosovë. Ka qenë NDSH-ist ka vra ktu. E ka

thy burgun në Jugosllavi, ka ikë. Nejse, ka shkru ni libër, ni shkrimtar shqiptar e përmend Rrahim Kosovën, Redenica.

E mora edhe unë ata. Ai kishte vlla atë kishim me falë Marec po ata tʼardhun prej Hogoshtit. Ai kishte musteqet deri ktu {tek mjekrra}, vllau i ktij Rrahimit. Tash, po çohen ata po thojnë, “Po ju falëm derisa shlirohet Kosova”. Na kushtet, thashë, sʼi kemi pranue. Profesori po çohet nʼkamë po thotë, “Jo, kjo sʼoshtʼ pajtesë, nuk mundemi me pranue këtë pajtim. Ose duhet me falë mʼu pajtu përgjithmonë ose”…

Tash ky Rrahimi ma i vjetri e ka thirrë vllaun e vet, i thojshin Bubi. I ka thirrë edhe nipat e vet. E ka marrë edhe Sejdi Kryeziun. Se Sejdi Kryeziu kish qenë burg Idrizovës Maqedoni, bashkë kishin qenë. Tha, “Çu vlla”. Shkon i shtin mrena nʼdhomë (qeshë), nʼdhomë te gratë atje. E ka hjekë revolen, e tʼju mshon kresë vllaut tʼvet e nipave tʼvet e tʼi përgjakë. Thotë, “A din mʼka ardhë krejt Kosova mʼkanë ardhë”, thotë, “e kom Profesorin Anton Çetën ktu, ju po doni me mʼkorit”.

Tʼi kish pasë rreh. Kur u ardhë, ai Bubi që i thojshin, vllau i Rrahimit, kur u ardhë musteqet krejt tʼpërgjakta huntë. Erdh tha, “Falë ju kofshin, u pajtum”. Kur dulë po ia bon Antoni, “Çka bone Rrahim?” Tha, “Pata mʼi vra po Sejda sʼmë la”, vllaun e vet e kta. Janë do raste pa imagjinueshme mirëpo tʼvërteta.

Anita Susuri: Thatë që vitet e ʻ90-ta, ju vazhdimisht keni punu kur ka qenë ni situatë shumë e tensionune në Prishtinë…

Muharrem Musliu: Në Prishtinë ka qenë shumë e tensionune po isha unë edhe në Federatë të Futbollit Kosovës edhe e kisha vendin e punës që… se ShKSh-ja ka qenë ent shtetror. Si i thojsha, Inspektor u SDK”, ndryshe, krejt ndryshe shikojshin. Mirëpo nuk na ngucshin se lujshim nëpër livadhe, nëpër ara. Fushat na morën krejt. Veç Fushën e Flamurtarit ktu e lanë. Lujshim nëpër ara, nëpër livadhe edhe nuk na ngucshin.

Situata ka qenë Prishtinë viteve ʻ90-ta deri ʻ96, ʻ97 lirisht mujshim me dalë. ʻ97, ʻ98, ʻ99 veç, sʼpo di si me thanë, veç kemi guxu me dalë prej Hotel Grandi ku oshtʼ deri te ata sermaforat aty kryesor. Qikjo pjesë. Knena sʼguxojshim kërkush me dalë. Po çka ndodhi? Lagja e Muhaxherëve, Pozerka që i thojnë Lagja e Pozerka, edhe Kodra e Trimave atje krejt i hapën muret, i bojnë sokaxhik, kapixhika. Kapixhik i bjen turqisht derë e vogël, derëz, kapi derë edhe kapixhik.

Domethonë i çelën me dalë prej shtëpisë tane dilshe nʼkrejt lagjen atje pa dalë nʼrrugë hiç, pa dalë nʼrrugë i çelën. Sidomos Lagja e Muhaxherëve dhe anena Kodra e Trimave. I çelën shtëpijat. Domethonë lëvizishin nëpër shtëpija. Prej shtëpije… edhe kush nuk ka thanë pse po mʼhyn nëpër oborr ose diçka, pse po ma then murin ose diçka. I patën thye, qashtu ka qenë jeta. Mirëpo janë vra ktu

Prishtinë, për shembull, e kanë vra ni kusheri timin. Tash qatje te bunari i Hajratit del baba i vet i sulmon ata, ʻPse ma vratë?ʼ E vrasin ata. oborr i kanë vorros.

Ktu ku isha Ulpianë unë ndërtesën S12 nën rrugë aty meniherë, ndërtesë tʼparë vdes ni gru edhe shkon shoqja ime e ka la, e ka la, për nder. Ishin pesë vajzat e vllaut edhe vajza ime. Thojshin, “Jo ti duhesh me shku diku hamam me tushirat se sʼguxon me hi ktu”. Shoqja ime u shku e ka pastru, e ka la dhe e ka pregatit, sʼkish kush, sʼguxojshin. Veç vishin do magjup me kerre i çojshin nëpër gropa, nëpër qito. Ka qenë kohë pa kohë. Sʼguxojshin me dalë tʼritë kërkund. Mirëpo kjo organizata ka punue në Prishtinë, e luftës, ka qenë ktu.

E vran, për shembull, këtë te konviktet atje këtë llapjanin e vran gjatë kohës luftës. Para tij djali im, janë betu Lagje Muhaxherëve 200 vet. Ka ekzistue sidomos kha naltë kah kisha shkojmë përpjetë atje, Rruga e Bledit ajo edhe Rasim Kiqina. Atje kanë nejtë gjithmonë kanë nejtë kta të ushtrisë tonë. Mu mʼka ra me çue ndihma dy-tri here. Niherë shkum me këtë Hajriz Bekteshin edhe nifarʼ Ferati me çu Zllashë. Ish, Zllashi është kapun me Mramor edhe me Marec atje. Na nalën nja dy milic na nalën në Slivovë te rruga aty.

Dola aty thashë, “Jom i Marecit, mʼka dekë ni axhë edhe po shkoj nʼvorrim”. Po hy, tash po hy ni lokal po blej do sheqer edhe do çaj. Thashë, “Se oshtʼ rregull me çu sheqer, e çaj”. Na kishim tjetër sen me çu me veturë. Tash ish ardhë milici mrapa meje. Unë po i thom asaj shitëses, ishte ni shitëse, thashë, “Ndëgjo, nesër masneser ka me ardhë me ju kontrollu juve se sʼpe dorëzoni pazarin në ShKSh”, në Shërbim Kontabilitetit. E lujta këtë lojë, se… ai milici tha, serbisht po mʼthotë, “Unë marrë vesh kah pak shqip a e din?” Thashë, “Po, po ka me dalë zyrtarisht nesër e masnesër krejt nëpër kto katune”.

Çum atje ndihmë tash kah u kthym anej prap thashë, “Prap po na nalni neve na”, edhe na lshun. Kemi çu atje me Hajrizin dy-tri here. Drenicë kom qenë, çojshim ndihma qishtu. Po unë relativisht mirë kom kalue. Pos qatij burgu. Thashë, federatë qaty i kom organizue tʼgjitha ndeshjet. Vitin 2000 e lshova Federatën e Futbollit, i bona 60 vjet. Mbeta nʼpunë qaty. Vjet mʼthirri ky Agim Ademi oshtʼ kryetar i Federatës Kosovare Futbollit ma dha ni orë dore për 60 vjet nʼfutboll. Ma dha ni mirënjohje, që jom shumë mirënjohës. Për mu është shumë punë e madhe kur dikush ta çmon, ta respekton mundin që kemi dhanë qata.

Anita Susuri: Masi jeni penzionu, a keni vazhdu me futbollin?

Muharrem Musliu: Jo hiç, e kom lanë. E kom lanë ia kom kushtu vetit. Dal Gërmi shëtis. Dal me shokë rri qaty, jem nja pesë-gjashtë shokë rrijmë rregullisht bashkë. Shëtisim, dalim. Shkoj Gërmi rregullisht, eci dhjetë, 15… tash zakonisht ni shok dilsha me se mʼkanë vdekë shoktë, gjenerata ime, mʼka mbetë veç ni Mustafë Breca me tʼcilin kom qenë gjimnaz bashkë edhe kemi punu bashkë e kemi lujtë bashkë futboll.

Po atij… ky 1962-shit ia theu kamën ni Bora Gërkoviçit, vllaut tʼni heroit Trajko Gërkoviçit oshtʼ edhe fabrikë atij. Ia theu kamën qitu Prishtinë me qëllim se ai ia patʼ thy ni dhom atje (qeshë). E dënun për jetë. Me kom dalë Germi deri para katër-pesë vjete, tash nuk oshtʼ mirë me shëndet, ai nuk po del. Unë dal rregullisht. Jom i lëvizhshëm ende, jom aktiv nʼjetë. Dal me shokë rri edhe gati 84 vjet i boj në 01 janar.

Mirëpo praktikisht nʼshoqni jom gjithmonë i disponuem, gjithmonë jom nʼgjendje me pranue, inatin sʼja kom kërkuj, sʼe urrej kërkond. Sʼfoli për inati kurrë për kërkond sʼfoli për inati. Ju thom shokve shpesh, “Unë e di për ty ti thuj çka dush për mu, unë haptas thom, hiç pesë pare sʼi japi”. I respektoj shoktë, i thrras. Kjo oshtʼ jeta e ime.

Pjesa e Gjashtë

Anita Susuri: Nëse doni edhe diçka me shtu për fund?

Muharrem Musliu: Po sʼpo di çka kisha me thanë për fund. Nuk jom anëtar i kurfarʼ partie, tregova, sʼkom qenë kurrë. Qaty jom përzi me kta të NDSH-së mirëpo ajo pari oshtʼ e kohës, ka qenë parti e kohës. Nuk oshtʼ e kohës sotshme. Janë qito parti politike mʼvjen shumë keq. Amerikë i kanë dy parti politike. Maqedoni, maqedonët, bullgarët, maqedonët i kanë dy parti politike LSD-në edhe VMRO-DPMNE. Shqiptartë tonë 32 parti.

Befasia ime ma e madhe oshtʼ dalin nʼkuvend, nuk flasin për çashtje kombëtare, sʼflasin për çashtje ekonomike po vetëm tʼu akuzu njëni-tjetrin, tʼu e sha njëni-tjetrin. Pse masanej te unë për shembull nʼjetë time nuk ka pasë njeri unë Metush Krasniqin e kom pasë, nuk thom idol, po e kom respektu ma sʼshumti se ka qenë vizionar edhe e kom dashtë. Mirëpo njeriun nuk e kom bo tʼshejtë, tash qysh po i bojnë tʼshejtë. E bonën Ibrahim Rugovën shejtë, tʼcilin e kom njoftë, kom fotografi me e krejt. E bon shejtë. Tash edhe Albinin e bonën shejtë nuk oshtʼ i shejtë.

Ju kom thanë, “Lenja historisë historia nesër ka”… unë sʼkom besim. E kom thanë haptas. Se kom fakte sʼkom besim nʼtë po mos e boni tʼshejtë. Nuk bon me bo dikanin njeriun me ba hyjni, nuk bon me ba hyjni. Ka gabime. Sʼka njeri sʼka gabime. Mirëpo thojnë çdo gabim përmirësohet veç tradhëtia kurrë sʼpërmirësohet. Kurrë tradhëtia. Kanga e Bajram Currit qe 100 e sa vjet, ʻO Kadri, Kadri Mehmeti, pa besë e tradhëtarʼ. Domethonë çdo gabim përmirësohet, tradhëtia sʼpërmirësohet. Qita kanë bo tradhëti edhe që po bojnë tradhëti populli ka mʼi dënue. Populli ka mʼi dënue.

Tradhëtia sʼpërmirësohet kurrë. Pamarrë parasysh kush oshtʼ. Popullin sʼmunësh me tradhëtue, e tradhëton niherë, dy. E keqja jonë ma e madhe oshtʼ Muharrem Musliu po flet mirë, qenka burrë i mirë. Po kqyri veprat e mija çka po veproj, qato, bazë tʼqatyne veprave. Ka pasë aty burra tʼmirë, pʼe za Shërbim të Kontabilitetit që thojshe ky as sʼish punëtor i mirë, as sʼish prind i mirë, as kurgjo. Pse kurrë

sʼfolke po rrijke si zotni. Kqyrja veprat, kqyrja sjelljet, qato se jo nʼbazë tʼfjalëve. A foli Muharremi mirë, te oshtʼ burrë i mirë, po çfarë, kqyrmi veprat për shembull. Qito gjana janë vajza e mirë.

Kom folë ashtu çka po i mbaj mend ende që i kom përjetue, që vet i kom përjetue edhe që i kom analizue. Tʼcilat kom qenë dëshmitar i të gjitha qityne ngjarjeve kom qenë dëshmitar. I ʻ57-tes e ʻ58-tes, e ʻ64-tes momentalisht kom qenë ushtar, e ʻ68-tes po kom qenë i kyçur edhe ʻ75-tes tregova haptas krejt. Ademi gati ni vit tʼplot ka nejtë shtëpinë time me Ahmet Haxhinë. harrova me cekë. 1969-ten… si e përmenda këtë Ahmet Haxhinë është gjyshi i Albulenës.

Shkon Gjakovë te Din Spahiu edhe e qet Shqipni. Kta pak, krejt pak e dijnë. E kom thanë ni ditë kur i vdiq ni djalë Ahmet Haxhisë, i thashë Grand e majtën tʼpanën isha me familje, me tre vllazën edhe ishim me tri gratë. E kthejnë Shqipnisë. Se Din Spahiu është ni shok i jonë i Gjakovës e qetʼ. E kthejnë i thojnë, “Ti je ma i nevojshëm Kosovë sesa Shqipëri”. Çka ish e vërtetë. U pa viteve ʻ90-ta masanej. Ka vdekë ai.

Isha unë te Hilmi Rakovica Lagje Muhaxherëve. Natën me 13 mars ʻ59-tes ftoft, fërfllazë. Po vjen, hyni mrena. “Ha Baca Ahmet”, tha, “Valla kom ardhë prej Shqipërie”, qishtu qishtu tha, “po du se mos po mʼkërkon pushteti, po du”, tha, “me mʼçu te qiky vlla”, te une, “bile nja ni muj ditë”. Unë e kisha në Ulpianë te Hasan Prishtina banesën, 44 metra njëmbëdhjetë anëtarë familjes. E marrë unë Ahmetin atë natë. Prej atyhit e shkojmë me Hilmiun te unë, ni muj ditë. Familja sʼe dishin kush oshtʼ hiç (qeshë). Nuk ju tregojsha se sʼdojsha me ditë.

Mas ni muj dite vjen Ramadan Haziri qiky shoku im ka vdekë para pesë viteve, një prej shokëve ma tʼngushtë të jetës. Hyjmë në kuzhinë aty, i kisha dy fmi atëherë edhe nanën e vllaznit e motrat. Po shkoj po i thom, “Baca Ahmet”, ai ish nʼdhomë, thashë, “Dani ka ardhë ktu”, tha, “Ani”. Shkum me Danin, kur e ka pa Dani tha, “Muharrem ti ktu këtë banesë pʼe man, nuk bon hiç”, tha, “po kem me marrë me çu”, ai ishte, punonte arsimtar shkollë Prelez afër Ferizajit. “E mshefi”, tha, “unë nʼshkollë”. Ka qenë shumë interesant. Çohemi natën, Ramadan Haziri, mocanik i imi, Ahmet Haxhija, Metush Krasniqi, Hyrije Hana, unë drejt Ferizaj nʼkamë.

Anita Susuri: Nʼkamë?

Muharrem Musliu: Nʼkamë natën se jo ditën, natën. Kjo oshtʼ ʻ59-shin, natën. Kur e shifshim po kalon naj veturë, hishim, a din, mos me na pa rrugës. Kur kemi shku mëngjes atje tʼlodhur. Hyrija u rrzu, meniherë u rrzu. Gjithë natën tʼu udhëtue. Kemi sakrifiku pa kurgjo hiç. Nja ni muj ditë rrin aty. E ka mshef, strehim në shkollë aty. Mas ni muj dite çohet Shaipi, vllau im rrobaqepësi, e merr këtë Zeqir Gërvallën e shkojnë e marrin.

Prej atyhit e çojnë Dajkovc te Baca Metush, te Metush Krasniqi. Ni muj ditë. Mas tre mujve sʼe kërkoj kërkush edhe dul lirisht masanej (qeshë). Ka qenë shumë interesant. atë kohë ʻ69-shen me majtë ti njeriun e kërkon pushteti, rrallta familje kanë qenë. Veç na kemi rrezikue njëni për tjetrin.

Kur hyna unë nʼdhomë po mʼthotë ai magjupi po mʼthotë, “Kqyr naltë”, kur po kqyri ata telat me tʼvërtetë… ju thashë, nuk i besojsha ktij thojsha, “Ma ka shti kta hetuesit me qëllim diçka me zbulue”. Tha, “Jo, kanë ikë e kanë pre. Na kemi qenë jashtë edhe ka ra shi atë nate”. Ka qenë mʼduket ni Kamer, Kamer Hoxha gardien naltë atje. Mirëpo kur vjen shi mbi burg janë ato teneqet edhe shiu kërset pak, a din, rropllon ose qysh thojnë e lshon nifarʼ krisme. Aty qysh mʼka tregu ky, qysh mʼka tregu ky magjupi edhe ka qenë ni i Kaçanikut për vrasje…

Anita Susuri: Po, Ilaz Dardhishta a nuk e di…

Muharrem Musliu: Nuk e di, a din pse sʼe di, tash tregoj. “Kur ka ikë ky i pari i pari”, tha, nuk ia dijke emrin ma tregonte me emër me mbiemër. Tha, “Ka ikë ka dalë aty përpjetë e tash kur ka hy ky i kaçanikasi ka kërsit me durë edhe gardiani e ka dëgjue edhe ka ardhë e kanë zanë. Ende pa dalë. Gjysën e trupit, gjysen e ka pasë nʼdhomë”, qysh mʼtregonte ky, tash sa oshtʼ e vërtetë. Ky magjupi qysh mʼtregonte. “E kanë marrë”, tha, “edhe ia kanë dhanë nja dy-tre grushta”.

Tash pʼe di e kanë zanë, pʼe di e kanë marrë se kur morën mu mʼqitën prej treshit ishte poshtë, ata e kanë pru aty. E mu mʼçun naltë. Domethonë kjo oshtʼ 100% e kanë zanë. Ai për vrasje, ka vra djalin e axhës tʼvet. Ndoshta ju kanë tregue e dini rastin.

Anita Susuri: Po, po. Ka qenë 15 vjet i dënun ai po mʼduket.

Muharrem Musliu: Po. Pʼe dini rastin pse e ka vra?

Anita Susuri: Jo.

Muharrem Musliu: Po sʼoshtʼ me randësi. Se mu edhe mʼka tregu edhe gjykatësi. Tash tʼnesrit, Vesel Laitifi, profesori ka dhanë nʼfakultet, tash ka ndrru jetë para nja dy-tre muj dite. Ka qenë ministër atë kohë që thojshin për jurispodencë, për drejtësi. Masi oshtʼ thye burgu u dashtë me inspektue burgun. E kish pasë ni serbe, e kish pasë asistente, ni serbe. Tash kur shkon e pytë aty, “Kush oshtʼ nʼkëtë dhomë 26”, thojnë, “Muharrem Musliu”, e nuk hyn se unë Veselin shok, Vesel Latifin.

Ai ka qenë ni gjeneratë mas meje në gjimnaz. Po edhe kemi pasë farʼ shoqnie. E shtin veç atë asistenten e vet, ni serbe. Tash kur hyni ajo po pytë thashë, “Mu”, thashë, “tash mʼkanë pru, natën mʼkanë pru”. Tash pʼe pytë atë magjupin, tha, “Nuk e di, unë kom qenë na kemi qenë shëtitje kur kemi ardhë”, tha, “e kemi gjetë tʼpren aty, ata telat e pren për me ikë”, unë qikaq di. A e di që mu

mʼkanë çu, prej treshit mʼkanë çu në 26. E qita të Kaçanikut e kanë marrë e kanë çu në tresh atje poshtë.

Tash kur dola mas katër-pesë vjete po takohna me Veselin. Tha, “Jo valla, sʼkom guxu me hy aty”, “Pse?” Thashë, “Tʼkisha pytë për çka je? Ti kishe thanë për kurgjo”, (qeshë). Tha, “Çka me bisedu me ty”, tha, “e shtina atë sekretareshën”…

Anita Susuri: A keni vrejtë ju për shembull, a ka ndodhë pastaj…

Muharrem Musliu: E prun ata ni rrjetë, e prun ni rrjetë aty e prun ni rrjetë te na tri fijesh, diçka tri fijesh e prun ni rrjetë. Se unë atje tresh nuk shisha kurgjo veç ka qenë ni, ni, ni llampë ka qenë tresh poshtë. 24 orë ajo ka qenë, se sʼka pasë xhama kërkund treshi ku kom nejtë 34 ditë nʼdhe atje poshtë. Sʼka pasë xhama. Sʼka pasë dritaren. E ka pasë veç ni llampë mrena atje nʼmur bojke dritë aty. Kjo e kish pasë aty.

Tash kesh unë mas, kur u lshu si muze. Bile ke kjo ministrja ke Vlora Dumoshi, vajza e Ismail Dumoshit. Po mʼkap e po mʼpërqafon a din, “Axha Muharrem”. Thashë, “Po, qitu tresh”. Jeta Xharra tha, “Po du me bo ni intervistë”, sʼpranova. Edhe ty me tʼpasë ngjoftë mirë nashta edhe te ti sʼisha ardhë (qeshë). Se nuk i jepi gjithkuj intervistë, nuk du me keqpërdorë.

Anita Susuri: Zoti Muharrem, desha me ju falënderu shumë edhe për kontributin edhe kohën për intervistën na keni dhanë, faleminderit shumë edhe njiherë!

Muharrem Musliu: Qy vajzë e mirë, ka qenë edhe privilegj për mue sado pak me tregue nji çashtje tonë kombëtare kom qenë edhe unë ni pjesë e nji mijta, e ni milianta pjesë e qisaj çashtje e kemi mbajtë qatʼ un gjallë prej viteve 1878 prej Lidhjes Prizrenit edhe këndej. Kurrë nuk u shym, kurrë nuk u shym edhe sot nuk shymet. Edhe sot ka njerëz që me tʼvërtetë punojnë në mënyrë legale, jo mënyrë ilegale po mënyrë legale për bashkim kombëtar, për tʼcilin prej se di për veti kom qenë për bashkim kombëtar.

Kjo oshtʼ thojnë dhunti e zotit na ka falë neve shqiptarëve bashkë, do tʼjetojmë bashkë, do ta kemi ni shtet përbashkët. Kta sʼka me mujtë kërkush me ndalë, kurrë hiç sʼka me mujtë. Po a sot, a nesër, a masnesër… edhe pa marrë parasysh kush e bon këtë bashkim kisha me përqafue, pa marrë parasysh kush. Se sʼmë intereson çashtja ideologjike mirëpo mu mʼintereson vetëm çashtja kombëtare. Sʼkom qenë i lidhur kurrë me ideologji edhe sʼjom.

Mʼvjen keq do tʼri ende i kanë ose do analista, do analista dojnë me formue ni komb kosovar. kjo është luftë e përhershme e serbëve për diçka tillë, me na nda neve kosovarëve, shqiptarëve Kosovës. Se neve deri vonë, deri vitet e ʻ70-ta na kanë thanë, ʻShiptariʼ, shqiptarë. Kur kemi dalë jashtë për shembull, kanë thanë, ʻShiptariʼ. Janë habitë Francë kur ka shku “Shota” Francë atje me lujtë

valle e krejt i kanë paraqit, “Shiptari sa juga Jugoslavije, Shqiptartë e jugut të Jugosllavisë”. Janë habitë kah lindi ky komb shqiptarë. Janë habitë. Se tʼkishin thanë ʻAlbanskiʼ, albaneze, kishte me qenë ndryshe po ʻShiptarʼ. Domethonë janë habitë kah lindi ni komb shqiptarë.

E po i shoh do Halil Kadosha, do Halil Matosha, do, ky Spahiu i Mitrovicës, ai Nexhmedin Spahiu e do tjerë, kombi kosovar. Ka lindi? Kto janë shumë tʼrrezikshme, oshtʼ e rrezikshme edhe vehabizmi te na. Shumë është i rrezikshëm. Ky është ma i rrezikshëm se gjithë tjerët. Mirëpo ma merr menja qysh kemi jetu qe dy mijë vjet Kosova sʼka pasë shtet, sot u bom shtet. A oshtʼ… se për histori kurgjo sʼjanë nji mijë vjet, 100 vjet. Kjo oshtʼ dhunti e zotit. Zoti ka me na bashkue tʼgjithve, kem me qenë bashkë me jetue, ndoshta me kojshi tonë pa marrë parasysh çka na kanë ba, çka na kanë ba. Mirëpo kur tʼbohemi tub, kur tʼbohemi bashkë çka me na ba.

Faleminderit edhe prej jush! Ka gjana ka pasë ende me thanë po ndoshta sʼi kom pa arsyeshme apo i kom harrue, sʼduhet me ma pa për tʼmadhe. Se moshë shtyne, moshën gati 84 vjet. Jom mundu me qenë fer, korrekt, pa kurfarʼ lavdimi e qishtu. Faleminderit prej jush!

Anita Susuri: Faleminderit! Ishte knaqësi!

Download PDF