RADHITJE NË PLUMB, GERMË PËR GERMË
Projekti “Radhitje në plumb, germë për germë” sjell një rrëfim për proceset e krijimit të gazetës “Rilindja” dhe rolin e individëve që kanë kontribuar në formimin e identitetit kulturor të Kosovës. Titulli i projektit, i huazuar nga shkrimtari Nazmi Rrahmani, ilustron një nga momentet më të vështira të punës në shtypshkronjë. Ky detaj tregon jo vetëm mundimin fizik, por edhe rëndësinë e secilit element të historiografisë në ndërtimin e një narrative më të madhe.
Përmes rrëfimeve të dhjetë individëve që kanë kontribuar në gazetën “Rilindja”, projekti krijon një pasqyrë të periudhës së Rilindjes gjatë ish-Jugosllavisë, duke iu dhënë zë kujtimeve të cilat, përmes dëgjimit dhe reflektimit, mund të transformojnë mënyrën sesi ne i kuptojmë ato. Ky dialog midis së kaluarës dhe së tashmes krijon mundësi të reja për të rishikuar rolet tona shoqërore dhe për të vlerësuar historitë që janë shpesh të heshtura, por gjithsesi të rëndësishme për formimin e identitetit tonë kombëtar dhe kulturor.
Ndërsa ikonike e Rilindjes, ndërtuar më 1971 mbetet një dëshmitare e ndryshimeve shoqërore dhe kulturore. Projekti ”Radhitje në plumb, germë për germë” na kujton se hapësirat publike janë më shumë se vetëm objekte fizike; ato janë hapësira të kujtesës dhe të ndërveprimit shoqëror.
Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës Heritage Space e cila implementohet nga CHwB Kosova dhe financohet nga Qeveria Suedeze.
Projekti “Radhitje në plumb, germë për germë” sjell një rrëfim për proceset e krijimit të gazetës “Rilindja” dhe rolin e…