Projekti i arkivit Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 shkon në të EVA International 39

39th EVA International

Faza 2

2 korrik–22 gusht, 2021

Programi i vizitorve: Little did they know

Kuruar nga Merve Elveren, faza 2 e programit të vizitorëve të EVA International 39 ,  Little did they know, do të shtrihet në dy vende në qytetin Limerick (Park Point dhe Sailor’s Home) dhe përmes një platforme të dedikuar në internet.

Ekspozita përqendrohet në dy projekte hulumtuese; Asia Art Archives’ Betsy Damon Archive: Keepers of the Waters (Chengdu and Lhasa) dhe Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 nga Iniciativa për Histori Gojore.

Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 ishte thirrje për pajtim dhe unitet ndër shqiptarët e Kosovës. Fushata filloi më 2 shkurt, 1990 në Lumbardh, Kosovë, në përgjigje të keqinterpretimit të mediave serbe për vdekjen të 33 studentëve.

Vendtakimet dhe Informacionet për vizitorë

Vendtakimet e Fazës 2 të EVA International 39 janë Park Point, Sailor’s Home dhe spacecraft Studios. Të gjitha ambientet e mbrendshme i përmbahen kufizimeve të kapacitetit dhe protokolleve të shëndetit publik. Ju lutemi shikoni eva.ie për më shumë informacion. Për vizitorët ndërkombëtarë që synojnë të udhëtojnë në Irlandë, ju lutemi referojuni këshillave më të fundit të qeverisë këtu.