Nëna nuk është në dijeni se i biri i është vrarë: Historia e Tretë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i tretë nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë e grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

Nga tubimi i Bubavecit,nga e djathta,Minire Ademi,Valdete Bajrami,Raif Musa,Syzana Jupa

Në fotografi: Nga e djathta, Minire Ademi, Valdete Bajrami, Raif Musa, Syzana Jupa. Tubimi Pajtimit të Gjaqeve në Bubavec, 26 prill, 1990.

Ka pasë raste shumë të randa, ka pasë raste interesante. Qe rasti, për shembull, njani në Podujevë u kanë i lidhun, dorasi u kanë i Ferizajit, ai i vdekuri i Podujevës edhe kem shku na në Prishtinë me profesor Liman Rushitin e kem marrë edhe jem nisë për Podujevë, e kemi marrë nji plak që ka pajtu gjaqe ma herët i komunës së Podujevës, Obranqa mbiemrin e ka pasë a Selim a… ja kom harru emrin. Edhe u nisëm për te shpija e atyne që kishin me falë gjakun, rrugës e takum nji vëlla të atij të vdekunit, rasisht e takum edhe për fat që e takum.

Edhe po thotë ai, “Qiky osht’” edhe e nalëm, po i thojmë, “Na jem të Këshillit të Pajtimit të Prishtinës edhe Ferizajit.” Tha, “Nuk ban me shku te shpija!” “Pse?” Tha, “Se nana nuk e din që na i kanë vra vllaun,” tha, “nana e din që vllau u vra, ksi u shkelë në aksident, e ka shkelë nji gjerman, nji kerr edhe kurrë s’e ka ditë që dikush e ka vra, tash me shku na me çelë varrë të reja s’ban”. Po tha, “Zine këtë punë të kryme”. “Na s’po dojmë ashtu po duhet me i mbledhë krejt vllaznitë që me [vendos] … a din”. Përndryshe njani me falë… na gjithmonë kem pasë qejf sigurt, për atë nanën  e tyne s’e kemi llogaritë, ajo është shumë e vjetër që munet me ba nji diçka ajo me marrë hak. Domethanë, është rast shumë i prekshëm se ata e kanë falë gjakun pa dijen e nanës t’vet derisa ajo e ka ditë djalin e vet domethanë të shkelun prej nji kerrit në aksident.

Eh, atë rast s’e kom publiku, se unë e kom nxjerrë nji libër në 2010-tën, po shumicën e rasteve s’i  kom publiku për shkak të marrrëveshjeve që i kemi pasë me familjet që e kanë falë. Kanë thanë, “Une e fali, po as nuk du me dalë në publik, as nuk du me botu”, domethanë  me dalë emri i tyne, “P’e fali për hatër të gjakut të rinisë”, mirëpo qaty me përfundu ajo. Dikush ma të fortë, dilke në tubim direkt e përqafojke ia falke gjakun. Por ka pasë prej atyne që na i kanë falë neve gjakun e na veç kem shku ia kem kumtu familjes tjetër. Edhepse ka plot që nuk jonë pajtu, jo shumë në komunë tonën, ka pasë raste që nuk jonë pajtu, ka pasë raste që  ata që kanë pasë me falë e kanë falë, ky që ka dashtë me pranu, s’e ka pranu faljen hiç, edhe asi raste të çmenduna ka pasë.