Shqipe Malushi

Pejë dhe Prishtinë | Date: 2 qershor dhe 13 tetor, 2013 | Duration: 129 min.

Kom pas shumë andrra të mëdhaja. Kom pas qef me shku përtej qëtyne maleve të Rugovës se këtu në Pejë kurgjo nuk ndodhte, njerëzit lindnin, për djemë u gëzojshin për vajza heshtnin. Vajzat u martoshin, djemtë u martoshin, lindshin bebat, vdisnin njerëzit. Qe krejt. Edhe cirkusi vinte një herë në vjet. Cirkusi vinte prej dika nuk e di prej kahit, edhe unë shumë kisha dëshirë me lujtë në cirkus. […] Edhe unë u shpërbirojsha në cirkus edhe shkojsha me i kqyrë në trapeza ato femnat qysh lujshin, e kisha andërr me lujtë në cirkus sepse s’kishte tjetër kund ku me lujtë, edhe natyrisht e pashë një djalë shumë të bukur aty në cirkuz dhe shkova i hina aty n’kabinë. Edhe ai t’u e ly fytyrën palaqo, unë i mbeta mbas [prapa] edhe ai kur e kthej krytë, unë e putha, puthja e parë 15 vjeçe me atë njeriun e cirkusit. Kur dola u rrëzova, ai më qiti përjashta, ‘Del del, se isha e vogël’, po nejse puthja e parë.


Donjeta Berisha (Kamera/Intervistuesja), Igballe (Igo) Rogova (Intervistuesja), Nicole Farnsworth (Intervistuesja), Kaltrina Krasniqi (Kamera), Jung Chao (Kamera), Anna Di Lellio (e pranishme)

Shqipe Malushi u lind në Pejë. Është shkrimtare, trajnere për udhëheqje dhe çështje gjinore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Mori pjesë në themelimin e shoqatës “Motrat Qiriazi” ku filloi të punojë me refugjatët e Kosovës. Tërë jetën i’a ka dedikuar fuqizimit të gruas dhe ndërtimit të paqes. Ka ligjëruar mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, menaxhimin e krizës në SHBA, Shqipëri, Kosovë, Afganistan, Kili dhe Indi. Tani punon në Kabul si këshilltare për çështje gjinore dhe zhvillimin e potencialit njerëzor. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Beogradit në linguisitikë. Në New York ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin “Sarah Lawrence College” dhe ka vazhduar studimet master në Universitetin e Nju Jork-ut. Gjatë karrierës së saj ka fituar çmimet: medalen e NATO-së për mbështetjen e Kosovës në Misionin për Ruajtjen e Paqes, Engjullin e Paqes nga Women’s Day Magazine, Gruaja e Vitit e zgjedhur nga Refugee Women’s Network.

Shqipe Malushi

Nicole Farnsworth: Na tregoni për fëmininë tuaj.

Shqipe Malushi: Fëminija ime ishte shumë e dhimbshme për shkak se në moshën tre vjeçare më vdiq baba ku ai ishte farmacisti i parë në Kosovë dhe e la nënën time 24 vjeçe të vejë. Dhe shtëpia jonë meqenëse ishte shtëpi e aktivistëve, ishte shtëpi me e cila ishte me prejardhje ku prej stërgjyshit qe ishte Haxhi Zeka e deri te gjyshi të gjithë ishin në rrjedhën e lirimit apo çlirimit të Kosovës dhe të kombit. Ishte nji vdekje shumë e randë për neve dhe ishte për gjyshën teme sidomos, ishte shumë dhimbje e madhe. Edhe për mu ishte ajo nji dhimbje tepër e madhe se isha fëmija i parë edhe baba shumë më ka deshtë, ashtu më kanë thënë se kujtimin e tij nuk e kom. Edhe unë në atë moment kur e kom pa, kur e kom ndi dhimbjen teme shumë të madhe, kam vendosë në atë fëmininë teme me qenë një fëmijë i gëzuar. Edhe e kom kriju në çdo mënyrë jetën me argëtim domethonë jom bo si clown, me i shti me qeshë të gjithë për me i’u largu dhimbjen. Edhe duke u rritë ashtu, unë kam fillu të shkoj nëpër mahallë, ka pak ka pak në shpia ku kishin shumë dhimbje edhe t’i baj me qeshë të gjithë, edhe t’i baj të lumtur. Qysh nga hapat e para unë e kam pasë qëllimin me pru lumturi aty ku ka dhimbje, edhe ajo gjer tani vazhdon të më përcjellë.

Mirëpo, si fëmijë unë jom rritë në nji familje shumë tradicionale, shumë konservative, në nji familje ku ka pas shumë rregull, gjyshja ime mbretneshë (buzëqeshë), ashtu e konsiderojshim edhe të gjithë në Pejë. Ishte ndër gratë e para e cila shkoi në Tiranë në konventën e murgeshave, për me mësu me lexu, me shkru edhe me u eduku. Ishte e edukume ne atë kohë. Nji ndër gratë e para ishte e cila e sjelli modën në Pejë, sepse ajo delte e veshun me sheshira, me gjana shumë të bukura nga Greqia, nga Turqia dhe ishte nji gru shumë moderne por shumë shumë e mençur.

Meqenëse unë i përngjajsha babës, ajo, gjyshja ime u lidh shumë me mu dhe unë flejsha me të dhe ajo vendosi të më bajë njeri. Domethonë më tha, “Duhna më të përgatitë me u bo njeri”. E me u bo njeri, unë nuk e kuptojsha çka domethonë ajo me u bo njeri. Domethonë unë jom njeri me dy komë, unë veç ekzistoj si njeri. “Jo nuk je njeri pa u bo njeri, pa i shërby vendit, pa i shërby kombit edhe pa i shërby popullit”. Prandaj, ajo punonte shumë me mu edhe më mësonte në çdo aspekt dhe çdo lami qysh me mendu, qysh me vepru, qysh m’u sjellë me njerëz. Unë si fëmi isha shumë kurioze, kisha shumë kuriozitet për çdo gja edhe bojsha shumë pytje. E bojsha pytje pa vend se në atë kohë ku ka pasë shumë rregulla, kur je vajzë s’bon me bo shumë pytje, e sidomos pytje pa vend. E kur bojsha pytje pa vend gjyshja jeme ma shtrëngonte gojën edhe ma bojke “Qekjo nuk u kon vendi me vetë [pytë] qësi pytje”. Edhe m’rrehke kanjihere edhe natyrisht kuptohet, unë jom kanë rrebel shumë i madh.

Për shembull nji herë kemi shku me djemtë lujtë, lujsha shumë me djem. Edhe në këtë mahallën tonë shumica kanë qenë djem po vajzat kanë qenë shumë ma passive, dhe unë isha kryetarja e gjithë fëmijëve këtu, djemve dhe vajzave, sepse gjithmonë bojsha aksion. Edhe nji ditë shku me vjedhë gjerenika, gjerenikat jonë do fryta kështu të jeshilta. Shkum me vjedhë gjerenika edhe i shtishim kështu përmrenda bluzës {tregon me duar}. Edhe nji shoqja jonë Nazlia e gjora pësoi shumë keq, erdh te gjyshja ime edhe i tregoi, “Mbesa jote po vjedhë gjerenika në bashqe teme”. Natyrisht, gjyshja m’boni për vdekje më rrehi, më rrehi, më rrehi, se i’a mora fytyrën. Edhe shkova unë mora sakicën, du me i’a pre krytë Nazliës, dua me i’a pre krytë se na ka tradhëtu. Edhe po shkoj me sakicë te dera e sajna, natyrisht dul nana e saj, isha shtatë vjeç, po qe gjak shqiptari me i’a pre krytë dikujna prej fillimit (qeshë). Edhe kur nona saj dul edhe e kapi sakicën, ma mur sakicën dhe prapë shkoi te gjyshja ime edhe i tha “Çika jote deshi me i’a pre krytë çikës teme”. Edhe gjyshja m’boni gjenaze shtatë ditë s’u qova krejt komtë m’u bonë si zebra prej dajakut me konop. Mirëpo, nana e Nazliës kurrë nuk e kthej sakicën, domethonë për mu ishte shumë me rëndësi e drejta. Ajo nuk e kthej sakicën unë i’a vjedha gjerenikën, ajo ma vjedhi sakicën edhe kështu që kurrë nuk u zhvillu, nuk dulë në dritë ajo puna e sakicës. Unë e hongra dajakun, Nazlia shpiunoi edhe krejt kjo ndodhi, mbeti si nji kujtim. Më dhimbet Nazlia sot gjindet në spitalin mental edhe të gjithë i kanë vdekë edhe unë deshta me shku me e pa para dy dite, por na ranë disa vdekje dhe nuk mbriva, por në rastin tjetër kur të vij në korrik do të shkoj ta shoh Nazliën se i’a kam me borxh. Borxhi i kujtimit i’a kom nji takim, edhe meqenëse se ka askend me mbrojtë me pa a mundem me gjetë nji lidhje shpirtnore, a muj me i’a sjellë kujtimin mas për me mujtë me i ndihmu, nëse muj me i ndihmu nese osht’ në gjendje me i ndihmu. Mirëpo, unë kurrë se kam harru Nazliën edhe pse ajo ka qenë e fëmijëve.

Një kujtim tjetër që më mbetet shumë i dashur osht’ kujtimi i varreve. Ne si fëmiljë lujshim mbi varre edhe këtu i kemi pas varret e vogla, qito ku osht’ parku u qujshin “Varret e vogla”. Meqenëse unë isha shumë e afërt me vdekjen, unë e kisha punën e babës kurrësesi nuk mujsha me pranu që babën ma ka marrë vdekja dhe unë me vdekjën isha në betejë të zbulimit se s’ka vdekje, duhet me pas jetë përtej vdekjës. Dhe t’gjithë t’vdekurit për mu ishin ushtarë. Edhe kur këtu ishin të varrosum edhe ushtarët turq qysh nga okupimi i Turqisë. Dhe një ditë vendosën t’a bojnë park dhe t’i prishin vorrezat dhe për mu ish nji tmerr i madh se përniher nga krejt përallat e gjyshës t’gjithë ata ushtarë që ishin t’varrosun këtu në këto vorreza tash kishin me u prishë. Dhe mu mu prishte krejt bota e besimit që ka jetë andej nese i lëvizin eshnat dhe unë organizova me fëmijë që na me i shpëtu ushtarët e vdekun. Edhe kur erdhën ato makinat me i prishë varret, une u qova me ata krejt fëmijët me najllona i mbledhshim eshnat e t’vdekunve edhe u mundoshim me bo nji njeri prej eshnave. Ku gjejshim dorë, i qitshim dy durë, ku gjejshim një kokë e qitshim e bom trupin e shtishim në najllona, ka njo ka njo; me bo njerëz, me rujtë ushtarë edhe mos me i hongër maqina. Në ndërkohë dikush erdh te gjyshja jeme kuptohet edhe i thotë “Fëmija mundet me u infektu, se po i prekin ato eshnat ato munden me pas naj sëmundje”. Erdhën prindët te na, na okupun projektin edhe na murën na rrehën të gjithëve kush kem aty, na bon llom. Unë isha shumë e vogël, shumë e ligësht me veshë të mëdhja edhe qështu kaloi edhe ai kujtim i fëminisë. Domethonë e kisha nji dëshirë qysh fëmijë me i rujtë kujtimet e jetës edhe pse janë vdekje me i mbajtë gjallë edhe luftojsha me qata.

Kom qenë shumë dreq i madh, kom qenë jashtë kohës edhe jashtë rregullave edhe si fëmijë kanë pas me mu problem shumë. S’kanë faj familja, ka qenë nji ndër familjet shumë tradicionale në Pejë, kanë qenë tepër të mirë, tepër të mençur. Ka ana e nanës gjithë fotografitë i shihni këtu, babgjyshi jem kryetari i Gjakovës revolucionar, ja n’atë anën tjetër {tregon nga muri}. T’gjithë kanë qenë shumë atdhetarë të mëdhaj, kanë qenë të përzimë me shtetin edhe kanë luftu. Një fëmijë si unë, gjithmonë e ka rreziku emrin e tyre me budallakinat e mija që i bojsha si fëmi. U duhshe me u sjellë si ushtar e jo si fëmijë, e unë u sillsha si fëmijë. Me djem lujsha, vazhimisht jom konë ma e fortë se krejt djemtë edhe ato vajzat kanë qenë shumë si vajza, e unë kom qenë ma shumë si djalë, nuk u frigojsha prej asgjaje. Aventura shumë kemi pas. Për shembull, një shok i imi i cili e pata një intervistë para disa nate edhe një shok thirri gjatë intervistës te portat e natës dhe tha, “Na gjithë jemi frigu nga Shqipja se Shqipja su frigojke nga asgja përveç axhës s’vetë”, i cili kur m’u paraqitk ka qenë shumë i madh, edhe shumë i tmerrshëm kur e ngritke zërin, mu krejt trupi mu dridhke prej drojës. Se kur ma futke njo kështu, a din fluturojsha {tregon me duar}. Kshtu që, unë vetëm me dajak kom mujtë m’u zavitë, s’kanë mujtë ndryshe qysh me m’zavitë, veç me dajak m’kanë zavit pak.

Kom pas shumë andrra të mëdhaja. Kom pas qef me shku përtej qëtyne maleve të Rugovës se këtu në Pejë kurgjo nuk ndodhte, njerëzit lindnin, për djemë u gëzojshin për vajza heshtnin. Vajzat u martoshin, djemtë u martoshin, lindshin bebat, vdisnin njerëzit. Qe krejt. Edhe cirkusi vinte një herë në vjet. Cirkusi vinte prej dika nuk e di prej kahit, edhe unë shumë kisha dëshirë me lujtë në cirkus. Cirkusi ka qenë krejt me…

Edhe unë u shpërbirojsha në cirkus edhe shkojsha me i kqyrë në trapeza ato femnat qysh lujshin, e kisha andërr me lujtë në cirkus sepse s’kishte tjetër kund ku me lujtë, edhe natyrisht e pashë një djalë shumë të bukur aty në cirkuz dhe shkova i hina aty n’kabinë. Edhe ai t’u e ly fytyrën palaqo, unë i mbeta mbas [prapa] edhe ai kur e kthej krytë, unë e putha, puthja e parë 15 vjeçe me atë njeriun e cirkusit. Kur dola u rrëzova, ai më qiti përjashta “Del del, se isha e vogël”, po nejse puthja e parë. Më qiti prej aty nga ajo ku rrinë aty si kamiona qysh i kanë ata edhe u rrëzova unë më hongër qeni, ma kafshoi kamën, edhe më dul gjak (qeshë). Më dul gjak shumë, erdha në shtëpi e më fshiu gjyshja gjeneral të ushtrisë së vdekur, gjyshën e kam pasë gjeneral (buëqeshë), kur të më ka fshi dajak, “Çka t’a gjeti komën?” “Më hongër qeni”. “Ku të honger qeni?” “Te cirkusi”. “Pse shkove te cirkusi? A qetash të kallxoj, s’bohesh njeri, ti kurrë nuk bohesh njeri”. Të më fshivi mu dam dam [tregon si e ka rrahë]. Unë piskat. Ajo “Hala s’tkom ra, pse po pisket?” Unë po i thirri kojshitë, “Ndihmë! Hajdeni ndihmoni se më mbyti gjyshja”. Nejse pshtoj edhe një herë. Qeshtu…

Andrra e parë filloi të më realizohet me televizonin e parë. Shtatë vjeç e blemë televizonin, të vetmit në mahallë [lagje] që kishim televizion edhe t’tan fëmija u mbledhshin me kqyrë, edhe qe Mickey Mouse në televizon. Ne të tan të dashurum në Mickey Mouse, kuku nanë, qeky Mickey Mouse emër i bukur e po lëvizë. Edhe une vendosa, jeta n’televizion shumë e bukur, unë po du me hi n’televizon se këtu nuk jetohet shumë dhimshëm edhe veç dajak. A jetohet në këtë jetë. Shkova unë, provo me hi në televizon, s’ka me hi në televizon, provo andej kendej me qelë, kurqysh s’po bon me hi në televizon. E mora nji kuti, e preva, e bona si televizon edhe e qita mbi kry e dola nëpër Pejë. “Mirëdita lajmet e fundit i ndigjonit sot”. Edhe qeshtu njerëzit thanë u tranu kjo çika e Malushave (qeshë), erdhën te gjyshja jeme. Prapë dajaki… “Ku je dalë me kuti me na e marrë ftyrën?”, me kuti unë qeshtu nëpër Pejë. Domethonë qështu kom bo.

Kom qenë tepër… e kom pasë trunin shumë fotografik mbajsha shumë n’mend, nuk kisha shumë nevojë me msu. Nji herë i’a lshojsha sytë, përmendësh e dijsha krejt. Me t’vërtetë ka qenë shumë interesant qysh i mësojsha mësimet me një t’pame. Natyrisht në shkollë i kisha krejt pesë-she, po u mërzitsha se ish shumë mërzitshëm me nejt në shkollë. Mësuesat ishin shumë të mërzitshëm edhe nxanësit shumë t’mërzitshëm gjithashtu, se ata rrishin qështu {bën një pozitë të ngurtë}, nuk lëvizshin. E mu mu duhke me bo diçka interesant me e argëtu vetvetën. Edhe në shkollë iksha prej klasës, kcejsha prej penxherës. Kemi pas një shoqe Kimetën, u kon shumë ashtu perfekt si fëmijë, edhe flokët i kish perfekt, edhe fistoni perfekt. Edhe Kimetja kish qef shumë me hongër. Gjithë e bijke mengjesin me veti në klasë, edhe gjithë e shtike dorën gjatë mësimit edhe hajke. Ama unë kam shumë qef me hanger, po ajo s’ma jepte kurrë asnjë kafshatë nuk e ndajke me mua. Edhe unë nji ditë e gjej një mi të coftë, edhe i’a mbeshjetlli edhe i’a lo miun e coftë, edhe natyrisht Kimeti, i’a vjedhi unë bukën asaj, i’a lo miun e coftë (qeshë). Edhe ajo e shtin dorën, edhe një herë e prek ai i butë, kur e sheh që është mini i bjen t’paktë [të fikët]. A din qysh më ka kap mësuesi (qeshë), mësuesi m’ka kapë për jake, kështu këmbët më lëvizshin {imiton me gishta si ka ecur} nuk më ka lonë me ecë, më ka kap kështu e më qet për dere përjashta. Domethonë isha pak monster po për arsye se konditat ishin tepër të mërzitshme nuk kisha rrugëdalje tjetër veç se me argëtu vetvetën. I bojshim qito sende në Pejë.

Çdo gjë gjatë rritjes sime ka qenë zbulim i vështirë (qeshë), se kërkush nuk më ka përgaditë për kurgjo, kërkush nuk më ka dhonë përgjigjje për procesin natyror qysh ndodhë me rritjën e një çikës. Kur kom lindë unë baba im ka prit djalë, mirëpo linda vajzë edhe shumë e vogël, më thanë ke lindë sa një macë qekaq {tregon me dorë madhësinë}, edhe plus i ke pas vesht e mëdhaja. Domethonë baba jem e ka marrë scoch tape s’di qysh i thojnë lepakin, edhe m’i ka ngjitë veshët për me m’i drejtu. Unë në djep, se dojke me më bë të bukur, kurqysh s’kanë mujt me m’bo të bukur. Janë mundu shumë po, s’kom hongër, kom kajtë, domethonë qysh fëmij e kom pas një averzion, kuku çka po më pret në jetë. Edhe kur jam rritë m’kanë thirrë fëmijët e mahallës, më kanë thirrë, kryehudër, veshlakuriqi, edhe kryehudër. Domethonë unë me qeto komplekse jom rritë si kryehudër, mirëpo kryehudër kam qenë ma e mençur se krejt ata kryekepat që i kam pasë. Shumë bukur… një ditë isha në Rugovë, isha dhjetë vjeçe, atëherë shkonim verës në Rugovë, me veru, ka tre muaj rrishim në Rugovë, edhe unë i lodrojsha kuajt me ata rugovcit e vegjël. E kom pasë një shok timim Zekën ai ka qenë fantazi, edhe unë e Zeka kemi qenë dreqnit ma të mëdhaj. U qojshim herët me pigjama edhe kcejshim me kuaj pa shalë, pa kurgjo edhe lodrojshim. Gjyshin tem dojke me lëshu shpirti, se thojke me të rrëzu kali s’metësh gjallë, unë kalin e lodrojsha shumë mirë. Nxijshim gjarpërinj, e mbytshim gjarpërin e frigojshim gjyshën apo hallën, kush qëllojke atje, ja gjujshim gjarpërin qështu dhe kishte reagime. Njëherë e mjelëm magaricën, e mjelën e kishte tomlin e përhimtë, edhe ja dhamë viçit me pi tomlin e magaricës. Dojshim me eksperimentu çka po ndodhë, kurgjo s’ndodhi natyrisht.

Njëherë e mora një lepur, edhe deshta me eduku lepurin me ecë si qeni. Edhe i’a lidha konopin leprit edhe po du me ecë, mirëpo lepuri lepur, po ikë, nuk po don me ecë si qeni. E unë lepurin e deshta shumë edhe e mora e futa në kotec të pulave, për me rujtë për nesër që me lujtë me lepurin. Kjo ishte në Rugovë, edhe tash natyrisht gjyshja, gjyshja ështe elementi kryesor i jetës teme. E adhuroj e mbaj gjallë edhe sot. Edhe gjyshja më thotë, “Ku e le lepurin?” “E shtina në kotec të pulave”. “Qysh more në kotec të pulave, tash polizat ta hajnë lepurin”. Aaa..unë kam me i mytë polizat, tap sprejin e këpucave menjeher lepurin me sprej…tak, tak, tak, të mizave sprejin, i’a futa lepurit sprejin, natyrisht lepuri u lëpi edhe vdiq. Çfarë vuajte, vorrimi i lepurit ishte fenomenal, në kuti të këpucave e vorrosëm lepurin edhe i’a bom varrin, unë më lotë e çava atë lepur edhe vuajta pse e mbyta vetë, pa ditë që spreji është i helmum. Sidoqoftë, n’mbramje aty qentë e katundit e kanë gropuar varrin e kanë ngrënë lepurin e vdekur. Khu çfarë vdekje, ballafaqimi me ashpërsinë e jetës dhe vdekjes ishte… Merre me mend copat e lepurit të vdekur nga qentë e kishin shky copa-copa. Ajo frika nga ashpërsia e jetës ishte shumë e madhe. Unë isha dhjetë vjeçare kur isha në mal duke luajtur me Zekën edhe përnjeherë më rrjedhi gjaku mes komëve, u tmerrova. Çka o’ ky gjak, s’po di çka osht’. Shkoj te gjyshja “Oh kuku nonë jom vra po del gjaku”. “Hajt se je vra s’ka kurgjo të kalon”. Ajo spo ndalet, edhe unë po shkoj po mbledhi fleta, spo di qysh me ndal, po i përdori fletat. S’po rri hiç n’shpi, po rri nëpër mal edhe po qes fletat me ndalë gjakun, edhe s’po di çka osht’. Edhe po vij unë, edhe hallat po marojnë, të dy hallat jonë ulë, po marojnë ambëlsinë se tash jam bo gru. Kuku çfarë vaji unë, çfare gruaje more unë? “Jo tash je bo gru, s’bon me lujtë me Zekën”. “Pse more s’bon me lujtë me Zekën?” “Je bo gru tash, qëky gjaku s’bon me lujtë me Zekën”. Dhjetë vjet more duhet me lujtë… U kon nji kalim prej fëmijës në gru, u kon shumë tragjik për mu. Se nuk e kam ditë çka domethonë me qenë grua. Nejse ka kalu ajo. Kaloi diqysh, e përballova qat kalimin dhjetë vjeçar. Edhe filloi shkolla, filluan me ma ndal këtë, filluan me ma ndalë atë, s’ka mo me djemë me lujtë, s’ka mo m’u ngjitë nëpër drunj, s’ka me kcy mbi vorre, s’ka kurgjo. Vetëm mundesh me disa çika që janë të mençme me lujtë, u bë kufizim total. Me ato tjera budallica s’bon, kështu thojke gjyshja jem. S’bon me lujtë me budallica se nuk mëson kurgjo prej budallicave. Filonja budallicë, filonja budallicë, s’mbeti kërkush, edhe unë i thosha, e unë? Ty duhet me t’bo njeri. Nuk të vynë shoqet, duhet me të bo njeri. Domethonë procesi i njerit.  E valla më erdhi shpirti në fyt. Në moshën 14 vjeçe vendosa revolucion. Duhet reagimi total, duhet me ju kallxu këtyne diçka, duhet me i mësu këtë familjen teme diçka, se këta kurqysh me marrë vesh jo. E vendosa unë kom me ikë prej shpisë. Edhe lexova qaty me një revistë, se lexojsha shumë, edhe lexova, “Tom Johns po i ndihmon talentave jetima”. Konsideratë, jetim jam babë s’kom, nana kërkund s’po figuron, ajo osht’ metë qashtu e ndishme edhe unë jetim, me temën edhe e talentume shumë, pikturo po, vallëzo po, poete po, çka duash po. Isha tatamata, unë vendosa po shkoj te Tom Johns, qysh me shku te Tom Johns? Plani: plani i parë me i’a vjedhë nanës pasaportën, plani i dytë me i’a vjedhë gjyshit paret kishim pare, na fëmijë të pasanikut. Babgjyshin e thirsha babë, i rujke paret në sandëk atje nalt, tregëtar ishe, sa të duash pare. Edhe parat i palojshin nëpër sanduka. Edhe unë hajde, “Oj nonë e kam për detyrë shtëpie me vizatu pasaportën romake edhe pasaportën e re, a ki pasaportë oj nënë?” “Kam nonë”. “A ma jep ta shoh qysh duket?” “Po qe pasaporta”. E marr pasaportën e nanës e vizatoj kishe, edhe e shoh ku po e len ajo mes librave. Ha e gjeta! E marr pasaportën edhe shkoj në tavan e qeli kutinë e babgjyshit, pesë mijë marka në 70-tën kushtojke shtëpia. Gati mujshe me ble shtpi, banesë me ble me pesë mijë marka. Edhe e mbushi çantën e shkollës me pesë mijë marka, edhe e thirri një shok edhe i thom, “Gjoma një taksi, që ka me më qu se du me shku jashtë shtetit”. Krejt u bo plani, na kishim si shkollë me shku në film, u lujke një film edhe krejt shkolla shkojke me pa qat film. Edhe unë kishe po shkoj në film, kta se dijnë, kthehna vonë. Unë në sabah vend që me shku në shkollë, taksi te dera i’a ngjeha [numërova] paret. E mbusha taksin me perime edhe pemë, se e dita unë, kemi me kalu ka Bullgaria ata fukara, kur i shohin pemët e perimet ata nuk më kqyrin mua po… Kom parë filma bre bacë, kom pa filma..edhe i marrin perimet edhe pemët. E qita një jastëk qëtu {tregon se mbi prehër} me kecele të zezë, u kon kecelët i veshim, e shtina një jastëk u duksha shtatëzënë. Shaminë në kry si fotografia e nonës se ajo u kon me me shami të zezë për vdekjen e babës, edhe u nisëm. Mbrimë para 12 të natës në kufi, kur mbrijtëm në kufi e pritëm ndërrimin e gardave, qysh ndërrohen. Edhe 5 minuta para se me u ndërru ata, ata të parët të lodhun të tjerët s’kishin ardhë hala, na drejtë me kerr. Edhe ata po më kqyrin mu, myslimane, shtatëzënë, çikë e re, s’ma vunë mendjën, për Zotin e kqyrën pasaportin, kalum. Erdhëm te bullgarët, tap e qelën ato pemë, perime, limona çka të dush t’i fshijtën ato, konfiskim total, s’ma vunë mendjen. Kalum erdhëm te turqit, tap jastëkun në kerr, miniqin [minifund] deri këtu {tregon gjatësinë}, kur m’i panë këmbët s’më kqyrën a jam nonë a s’jam nonë, kalum. Erdhëm në Stamboll.

Kuku nonë, në Stamboll. Hotel Kent o kon, hotel me pesë yje. Shkova në hotel Kent, edhe i’a futa unë, sendi i parë i bleva një palë tesha të rrypit të zeza një kapuq, edhe u bona unë shumë kuller, a din. Atëherë edhe ishte hippie time edhe unë i’a nisa tash me kqyrë qysh me shku deri në Londër. Bre andej, bre këndej… bre sillu me amerikan bre me ata, me këta. Edhe mrriva me shku me një koncert të Zeki Muren, në atë kohë Zeki Muren o kon star. I’a dhashë një trandafil të kuq edhe ai ma puthi dorën, qekjo për mua o kon fort histori e madhe, Zeki Muren me ma puthë dorën. Përndryshe kurgjo, si fëmijë lollipop mersha , mersha sheqera, rruges u sillsha me hippie u sillsha u pshtillsha. Këtu kjameti te shpia, u zbulu ma në fund që ika prej shpisë, kjo një tmerr i madh familjes teme. Por nuk kam ikë për mu martu ajo ishte shumë pozitive, se tona çikat ikshin veç te burri. Po unë s’jom ikë te burri, jom ikë jashtë shtetit. Kjo ish diçka tepër e madhe. Çka me bo tash, u bo ditë vdekje, gjyshja jeme qeli derë. Qeli derë, unë e dua një copë të asajna, gjallë a të vdekur me ma pru, se unë nuk muj me jetu pa to. Du varrin me ja ditë. Edhe filloj interpoli me më lypë, në krejt Evropën. U zbulu që jam në Turqi, filloi interpoli në Turqi, erdhën tri herë në Turqi nona me axhën, po ju pshtojsha. U sillsha, ju shpëtojsha. Edhe n’fund një shok që e kam pas unë, që e ka aranzhu taksin, erdhi në Turqi. Edhe ma bon “A don me shku në Londër?” “Po more”. “Po duhet me vjedhë një dyqan”. S’ka problem. Ti me shku te dyqani, unë me sharmirat atë njeriun e dyqanit. Ai me thy kacën, na me i marrë qato pare, se m’u kishin sos paret, t’u i harxhu unë. Edhe gati ishin t’u u sos. U sosën, në fund. “Hajde po i vjedhim qito pare, edhe është një anije e pagujmë me qato pare edhe shkojmë deri në Londër”. S’ka problem. Unë domethonë atë plakun me mashtru me seksi diçka qashtu a din… Nejse sa u bona gati me shku m’u bo matahari, erdhi policia. Ai më kish tradhëtu, Feridi më kish tradhëtu, se policia e kish qu Feridin, e kishin gjetë taksistin, taksisti kish tregu në cilin hotel më ka lonë edhe në fund u bë tradhëtia. Edhe sa u bëra unë gati kështu kena me i sulmu qeta, tap polici. Edhe më tha, “M’fal a p’e ngjeh qit çikë?”ma tregoi fotografinë, thashë “Vallain çika jote a?” Po e shoh vetvetën, po thom “çika jote a?” turqisht. “Jo, jo” po thotë ai “qekjo nuk është çika jeme, qekjo je ti”. Jo jo, “Ben, jok” nuk jam une. Edhe ma nxjerr fotografinë e nanës, ma kallxon, unë e kqyri nanën teme. Aiii Zot çka po më ballafaqon me të vërtetën. “Sa e bukur kjo gruaja jote”. “Jo” thotë “kjo o’ nona jote”. “Jo nuk o’ nona jeme”. “Ani” thotë “hajde pra kon e ki babë?” “Qe qëtu e kam një Filan Fisteku”. E më qon “Hajde me shku në polici, se çikat turke nuk rrinë në hotel”, natyrisht nuk rrinë në hotel. Po i thom baba më pruni me hongër mëngjes. Thotë “Baba? Babat turk nuk i sjellin çikat në hotel.” “Hajde me pa kush je.” Edhe më mori ai mua, edhe unë tu dasht me i ikë atij, më nxojnë atje si miun, ma poshtë, krejt kishin ardh me kerre, një qind policë aty. Më marrin më shtin në kerr, ju kom ikë tri herë edhe më qojnë në ambasadë të Jugosllavisë, Ish Jugosllavisë në atë kohë ishte një ambasador shumë i mençëm. Thotë “vajzë ti je 14 vjeçe, na duhet me të kthy te shpia”. “S’bon nuk kthehna në atë shtëpi, kanë me më mbytë, nuk bën me shku në shpi”. “Me airoplan deri në Beograd të qojmë”. Unë kom me kcy prej airoplanit, ju më shtini në airoplan unë kërcej prej airoplanit”. U frigu ambasadori tha, “Përndryshe unë këtu nuk guxoj me të mbajtë se ti qenke shumë e rrezikshme, nese të mbajmë ti na ikë prapë, nese na ikë prapë nuk mundemi kurrë me të gjetë”. Edhe në burg, më futën në burg, qëlloj fundi i Ramazanit, fillimi i Bajramit. Në qafë më morën, në burg më morën, unë me një qeli qaty. Andej ishin mashkujt, unë aty në komë. Ishte një muri i premë përgjysmë, e prisha palltën time, e lidha për këpuca e gjujta kështu u kapa për muri dola në atë anë, kur andej ai polici po më pret tha hajde prapë më shtini mbrenda, e dyta herë ika prej burgut.

E prunë një grua të vjetër aty edhe unë si fëmijë po ju mshoj mureve, po piskati, po thom hajt nëse çmendna ma bijnë psikiatrin, më qojnë në psikiatri e unë iki. Po po, krejt planet si në filma i kam të gatshme. E prunë një grua, thash “A ta qoj në banjo se kjo femër?” Ata thanë “hajt qo në banjo”. Unë e qova në banjo, e ika. Te dera gjenerali po hyn brenda, të ma ka ngjitë për flokë kështu më ka ngrehë zhag e më ka kthy brenda, nuk pshtova. I prunë disa prostituta, ato më prekshin, mi ngrehshin veshtë, e u duhke me luftu, në mbramje nji dhjetë i patën pru. Unë e vogël, unë kështu, {merr pozitën sesi është mbrojtë} mos më preki more, ato qeshin të lyme e të ngjyme, piktura nga ferri. Sidomos u dashuru një djalë polic aty, e hongër, më bijke bukë, se në Turqi nese s’ki pare me pagu ushqimin, s’ka me hongër. E ish ai burgu i tranzicionit, edhe ai djali më bijke me hongër, e ndajke bukën e vetë me mu, edhe më ka shkru, dhjetë vjet me rend m’ka shkru. Ka qenë shumë i mirë, i lezetshëm u kon. Nejse në atë far vakti s’më kanë interesu shumë. Erdh nona jeme, me axhën me më marrë, kijameti, dita e kiametit erdh. Kur po vjen ata po më thojnë, kqyre “I ki dy zgjedhje, ki me dalë para gjykatësit edhe e kemi një gru që po lyp me të adaptu. Nëse don mundësh me shku me qat grun, nëse jo, me nonen tonde”. E qitën nonën teme edhe ajo gruaja ajo bjonde, e veshur me kostime, teget e maj n’mend me një vijë të bardhë e mbaj mend, qështu o’ kon shumë e bukur. Ah çfarë bukurie. Me shku me qat gruan ish kon fantazi, po e kqyri qat gruan. Po thojnë “Kjo gruja po don me të adaptu, kjo gruaja nona jote”. Unë kurqysh s’po pranoj kjo nona jeme, s’osht’ nona jeme. Nona jeme e zezë, me shami të tezë u vesh, e vogël, po kanë, po kanë, “Pse bre nonë na i bone këto të zeza?” P’e kqyri kuku a shkohet me këtë nonën teme te shpia, nuk shkohet bre. Me kqyrë me këtë grun si princeshë kisha jetu, nuk jetohet s’di turqisht mirë. Hajt se po shkoj me qet nonën teme, e të më kanë marrë nona me axhën tem, more minutin qysh kom dal prej derës, kur të më kanë lidhë me konop kështu {merr pozitën se si është lidhur}. E më qun te një kusheri, e më shtinën me një dhomë pa pengjere edhe ma mshelën derën. E i qitën tavolinën e karrikat, e krejt i qitën me mbyllë derën mos po iki. Nona po më shtin me flejt ka muri. Nonë ngushtë, “Hajt pasha nonën se ma mirë e ki qandej”, “Pse qandej? hajt unë po flej këndej”. “Jo” tha “unë po flej këndej se më ka marrë malli”. Çfarë malli, mos me më lon me lëvizë. Krejt familja kështu tu më kqyrë. Erdhëm në Pejë, kur mbrijtëm në kufi të ish- Jugosllavisë kur u ardh ai oficeri që e kom mashtru. T’ ma ka futë njo tha, “A ti hoćeš da pobjegneš?” Ti don me ikë a? T’ma ka futë një shuplakë që m’u sill kështu krytë 360 shkallë.

Dhunën e kam pas të përditshme. Edhe kaluam ne, erdhëm në Pejë. Kur erdhëm n’Pejë unë kujtova që kanë me më mytë, kërkush nuk reagoi. E prunë hoxhën me m’i knu disa dua për sipëri, se thanë u hi dreqi në mu. Thashë hajt hajli koftë u hi dreqi. M’i këndojke ai diçka edhe kërkush nuk foli. Dënimi qe shumë i dhimbshëm, heshtja. Ishin marrë vesh krejt qyteti me më injoru totalisht, edhe unë u bëra si hije 15 vjeçe, as 15 jo, 14 vjeçe. Merre me mend ecsha nëpër qytet, veq delshin gratë në pengjere tok, tok, tok, folshin qashtu, nuk më folke askush, as në shpi, as në shkollë, as mësuesat, as nxënësit. Shumë e dhimbshme ka qenë qajo, qetash po më kahet (qan). Gjashtë muaj, dënimi total edhe një ditë erdha në shpi prej shkollës edhe po e shoh axhën t’u i qit hekurat në pengjere. Po i thom, “Çka po i qet qëto hekura?” Tha, “Mos me hi hajnat”, thash “Na s’kemi hajna”. Tha “Hajnat”. Nejse më mbyllën mua, më ndanë prej shkollës, edhe më mbyllën në qat dhomë, një vjet. S’ka shkollë, s’ka libra, mi prenë flokët. Edhe unë me krejt botën time, mirëpo e kam pasë shumë botën e bukur. Në kry me këta, i lexova do sende që i kam shkrujt përpara, unë folsha me ata njerzit e planeteve tjera, s’kisha me kon me folë, me zida [mure]. Edhe imagjinojsha qysh po vijnë ata edhe une po ju thom “ Çka dëshira jote? Se na jena në shërbimin tuj”. E unë ju thoja “Hajeni familjen tem, krejt zhdukeni”. (qeshë) Çka do me thonë me qenë fëmijë rebel dhe revolucionar. Aty ndejta një vjet në burg shtëpiak edhe në atë burgun shtëpiak u zhvillu imagjinata jeme. Rrisha në dritare kur vishin shoqet nga shkolla, bojsha gjeste me shti me qeshë, nuk jam dorëzu kurrë. Edhe kur i mbusha 16 vjet, 15 vjeçe isha e mbyllur vendosa me bo vetëvrasje edhe i piva krejt hapat e gjyshit, edhe natyrisht meqenëse se isha shumë aktive, u bo heshtje në shtëpi. Ata e panë, diçka nuk është në rregull kjo çikë s’o ka i mshon mureve e dyerve. Çka ndodhi? E qelin derën, mua më gjejnë gjysëm të vdekur, më qojnë në spital ma pshtojnë jetën. Shpëtova! Ish një psikiatër aty ishte serb dhe i tha familjës teme, “Ky fëmijë don liri, nëse nuk ja jepni lirinë kjo prapë do ta tentoj vetëvrasjën dhe duheni me lon mu kthy në shkollë. Nëse s’e leni mu kthy në shkollë nuk garantoj që jeton”. Edhe atëherë këta vendosën me më lëshu në shkollë, me sherbëtorën, sherbëtorja ma mbajke çantën, kishe ma mbate çantën, më përcillshin. Sherbëtore dy i kemi pasë, vishin në shkollë me më pritë edhe me më qu në shkollë. Fëmijët e pasanikëve tash po i bëjnë qato, po përpara s’kemi pasë nevojë për mbrojtje. Sidoqoftë, unë në shkollë me krejt pesë-she, e kryva 17 vjeçare.

Edhe më lanë me shku në studime, me studiu farmacinë në Beograd. Shkova me studiu farmacinë, e urrejsha farmacinë, ku bëhet poeti farmacist për Riza të Zotit, s’bohet. Edhe shkova në Beograd edhe me qat u kon lamtumira e familjes sime. Por u bo aty një ndrrim shumë i madh në zemrën time, se unë çka kom lypë si fëmijë ka qenë dashuria, mbrojtja, edhe liria. Qetash këto të rejat i kanë krejt, unë atëherë s’e kom pas edhe familja ime s’më ka kuptu që qato po i du. Se unë mënyrën qysh e kom lypë, kom lypë në mënyre rebeloze, s’kom ditë qysh me lypë dashuri edhe ata s’kanë ditë qysh me ma dhonë. Prej atij momenti që e lashë familjën teme, filloi kërkimi i famlijës time. Krejt jetën fillova me lypë familjën time në njerëz të huaj. Lype nonën në dikon, te nonat e shoqeve, lype babën te babat e shoqeve, lype axhën, lype krejt familjën tem e rujta. Thesar i jetës time, kërkim, e lypa në Beograd e lypa nëpër botë, ende tash e kam gjetë, e kom kthy por ata kanë shku, jonë vdekë por unë tash po du me ringjall kujtimin. Edhe po i ruaj fëmijët, a din qysh i ruaj këta fëmijë se po du me kthy, se ata kanë qenë me të vërtetë me vend, ata kanë qenë njerëz dinjitoz, në familjën time ka pasur vetëm vdekje, 50 vjet me rradhë, vetëm vdekje pas vdekje. Ata nuk kanë pas kohë dhe hapsirë me u marrë me një fëmijë qe ka pasur kuriozitet përtej maleve të Rugovës, me zbulu Rugovën.

Jeta ime ka qenë një avanturë shumë e madhe, pa e ditë sa e madhe osht’ ajo dhimbja e familjës teme. Paramendo, po kapërcej pak, se parvjet e patëm një syneti të qëtyne dy djemve të vegjël që i kemi. Edhe ishte festa e parë në familjën tonë që ishte gëzim, në 50-60 vjet, 60 vjet e fundit. Domethonë asnjë gëzim, vetëm vdekje, vdekje. Edhe me 19 korrik ishte ajo dasma, festa edhe na e kishim hallën shumë smutë, ja bojsha hallës “Mos gabo me vdekë para 19-shit se kuku na prishë festën”. E gjithmonë diçka na ka prishë festën. Edhe ti s’guxon me vdekë, ajo nuk vdiç. Pshtoj, halla o’ gjallë.

Ikja ime nga shtëpia, i ka ba shumë prindë me i mendu sjelljet e tyre ndaj vajzave. Mbas këtij gjestit tem, mbas dy viteve u hap shkolla e baletit për vajza. Domethonë u leju n’qytet që vajzat të shkojnë në shkollë të vallëzimit, fillun të bohen dramat dhe u lejun vajzat të marrin pjesë nëpër drama. Natyrisht mu nuk më kanë leju, mirëpo vajzat tjera i lejuan. Apo kur i veshim çorapat najlon, unë per çorapa najlon kom hongër dajak. E kur i shoh tash vajzat qysh veshën, i kqyri me një dhimbje, sikur ta kisha edhe një herë jetën, lirinë, qashtu qysh e kanë sot vajzat, me veshë çka dojnë, me ecë qysh dojnë, me ata fustana… Njëherë kom thanë me një intervistë për lirinë e juaj neve jemi sakrifiku, duheni mos me na harru se periudhën që e kemi pas ka kushtu shumë. Për çorapa najllon unë dy ditë s’jom shku në shkollë, se i kom veshë kom hongër dajak, skom mujt mu qu prej vendit dhe kjo ka ndodhë.

Mirë.. unë në studime në Beograd e lash farmacinë, mbas dy viteve, e lëshova farmacinë. E studiova psikologjinë, e lash psikologjinë, e studiova frangjishtën një vit, shkova në Belgjikë u ktheva. E lash frangjishtën dhe në fund zura vend në fakultetin e albanologjisë dhe letersisë së gjuhës shqipe, se kisha andërr t’i tregoj tregimet e gjyshës, dojsha me u bo shkrimtare.

Ne Beograd kanë qenë vitet shumë të bukura të jetës teme, në atë periudhë ish-Jugosllavia nuk ishte në mardhënie të acaruara. Natyrisht mos të harrojmë familja ime ka qenë e përsekutuar qysh prej fillimit, mirëpo unë nuk e kam ndi atë persekutim, për arsye se në kokën time nuk kam pasë asnjë ideologji përtej lirisë. Nuk kam pasur ideologji politike edhe nuk jam marrë me qato sende. Si artiste kom qenë gjithëmonë e untë për me zbulu artin edhe njeriun atë çka gjyshja ime ka dashë të bëhem. Unë vazhdimisht kom kërku të bahem. Kam kërku ta ngris nivelin e vetëdijes përtej kufijve të një njeriu të rëndomtë, të bahem diçka shumë ma tepër se që një njeri i rëndomtë ishte. Jeta për mu vetëm me  ngranë, me flejtë edhe m’u martu nuk ishte e mjaftushme. Unë kërkojsha diçka shumë ma tepër.

Në Beograd, ato themelet e diturisë filluan me m’u themelu, domethonë aty shkojsha në teater, operën e zbulova. Opera shumë më fascinojke, teatri më fascinojke, filmi, u mbajshin festivalet e filmit. Isha në shoqërinë e artistve të Beogradit në teatër, isha anëtare e shoqatës “Përpjekja” shoqatë “Përpjekja” Shqiptare, shkrujsha për gazetën “Përpjekja”. Isha antare e vallëtarve “Përpjekja”, udhëtojshim nëpër krejt Jugosllavinë, unë isha valltare shumë e mirë edhe e kisha pasion me vallzu. Edhe lujshim profesionalisht si me “Përpjekjen“, gjithashtu në shfaqje isha në teater “Përpjekja”. Domethonë nga aspekti shqiptar unë i takojsha grupit “Përpjekja” në t’gjitha sferat e artit dhe kontribojsha si studente. Gjithashtu botojsha në gjuhën serbe, aty fillova të ngritem. Si shqiptare nuk kam pasur problem se unë ju jepsha përgjigjjën. Domethonë kur shqiptarët shiheshin atëherë vetëm si pastrues të rrugëve, unë nuk isha pastruese e rrugëve, unë isha një fëmijë i prindërve të pasur. Neve kishim banesën me qera, kishim tesha shumë të mira, studiojshim, domethonë kushtet materiale i kishim shumë të mira dhe na nuk e ndijshim veten sikur njerëz që ishin pastrues. Une nuk identifikohesha me pastrues apo me bukëpjekës, edhe isha në gjendje t’i luftoj ato koncepte kur thojshin, kur ma bojshin mu “Krejt shiptarët janë një, ti je ndryshe”. Unë e luftojsha ata, nuk jam ndryshe, na jemi të gjithë shiptarë, jemi një edhe jemi të gjithë të mirë. Edhe ju jeni pastrues, edhe ju jeni bukëpjekës, se na dallonin, edhe unë i luftojsha ata, e kërkojshin falje, se isha në gjendje në të njejtin nivel mu ballafaqu me qat racizëm, apo diskriminim të asaj kohe që unë nuk e kom kuptu deri sa kom shku në Amerikë.

Kur kom shku në Amerikë dhe e kom kuptu diskriminim ndaj zezakëve, ndaj indianëve të Amerikës, e kom kuptu që edhe na paskëm qenë të diskrimunu,, për arsye se kur shihsha çka po ju ndodhë atyne thojsha po edhe na qeta e kemi perjetu, edhe neve na ka ndodhë qekjo. Edhe vetëdija ime patriotike ka fillu në Amerikë, jo në Kosovë, jo në Serbi, ka fillu në Amerikë. Në Beograd kom jetu një jetë boeme, ku unë për çdo natë kom dalë me artista, kom udhëtu, kom bo sefa. E studimet kanë qenë rangu i dytë se s’më kanë interesu aspak për arsye se kanë qenë jo shumë atraktive. Sidomos e kom kry gjuhën dhe letërsinë shqipe në katedrën e gjuhës shqipe në Beograd. Edhe me 20 qershor 1980 u hap një vend student exchange, ndrrim studentash me Amerikën për me shku tre muj me mësu gjuhën dhe me punu vetëm tre muaj, dhe unë e shfrytëzova atë rast meqenëse dojsha me shku te Mickey Mouse.

Krejt jetën e kam pasë fantazi me shku ne Holliwood edhe mu bo aktore, a mu bo qashtu diçka. E me hi në televizon natyrisht. Mirëpo, mbërriva unë në Amerikë shkova, në airoplan e bëra nji pakt me vetvetën. Çka du me bo une në Amerikë? Aktore… gjuhën s’e di mirë, aksentin e kisha shumë, edhe anglishtën s’e kisha shumë të mirë, 50 fjalë i disha krejt. Piktore, jeta shumë e varfun si piktore, duhet me vujtë shumë për me dal në sipërfaqe. Valltare, i kisha shtu do killa, nuk bon. Nuk bon aktore, nuk bon valltare, nuk bon piktore, e me poezi kërkush nuk ka bo pare me jetu, me poezi nuk bon. Hajt se po bohna shkrimtare, shkrimtare noshta më dhezë, edhe e vendosa në aeroplan me u bë shkrimtare. Dhe kur mbërijta në New York, New Yorku ishte magical. Shpijat e mëdha, dritat krejt natën, edhe unë në New York ndejta katër ditë, natyrisht i kisha 50 dollar në xhep që m’i ka jep gjyshja, qato i rujsha edhe 50 fjalë anglisht me qato kom mbri në New York. Edhe sendi i parë që kam blerë ka qenë, maica dhe ora me Mickey Mouse që jon kon 40 dollarë në atë kohë. Edhe i harxhova krejt edhe më mbetën 10 dollar, edhe bileta për me shku në Upstate te vendi ku na dërgun me punu me një hotel të pleqve, mu më ra me punu me një hotel të pleqve çifut, me ato hasidikë që jonë ata çifut. Edhe unë s’kisha para për biletë, edhe tu ecë rrugës i gjeta 20 dollarë, çfarë gëzimi. I gjeta në rrugë 20 dollarë edhe e bleva biletën edhe shkova në atë hotel Upstate. Puna ime e parë, me i ndreqë dhomat, njerëzit me kolica që janë të hendikepum me i qu në dining room aty ku ushqimi hahet në sallën e ushqimit edhe m’i argëtu pleqt. Edhe unë katër muaj punova aty. Ishhte një eksperiencë shumë fantastike, për arsye se unë çifutë nuk kam ditur se çka janë, nuk i kam pa kurrë, nuk i kam njoftu kurrë. Meqenëse unë isha muslimane, kur e kuptova çka janë çifutë ndoshta ata kanë me më urrejtë. Mirëpo ata ma dhanë dashurinë tepër të madhe, ata më dhanë qaq shumë dashuri, qaq shumë mirëkuptim, qaq më mësuan me i marrë hapat e parë në New York. Për shembull, unë nuk disha, kur ma jepshin një dollar bakshish unë thoja “Jo, jo ne e kemi traditë, unë të qoj ty në sallë nuk bon!” Edhe ajo zonja e hotelit ma boni, “Hej ti paske me qenë fukara tan jetën. Pse s’e merr këtë bakshishin?” “Jo, e kom për detyrë unë me i shty këta”. Thotë, “merri këto bakshishet edhe m’i jep mua”. Edhe unë i mersha bashkshishet edhe i’a jepja asaj. Ajo m’i mbledhi dy mijë dollarë bakshisha. M’i mbledhi mu, se unë me këtë moralin tim (qeshë), traditën gjyshës time, e përdorsha atje, nuk dhezte. Mirëpo unë e përdorsha, përnjëherë fillova me rujtë traditën e gjyshës teme. Në New York fillun aventurat, e unë vendosa mos m’u kthy në Kosovë, dhe në New York fillun aventura tjera të jetës, u dufsha me jetu. U ktheva në New York prej atij fshatit me katër mijë dollarë edhe përnjëherë shkova në Bronx me jetu, ku jeton gjithë shiptarët. E mora nji banesë qaty të zhpraztë me qera, aty e kisha një makinë të shkrimit të vjetër. Edhe vendosa që me ato katër mijë dollarë me prodhu një gazetë që u qujke “Zëri i studentit” edhe unë po shkruaj për Michelangelon, për filozofët, Gandin. Nejse, po shkruaj për shumë sende për të cilët komuniteti shqiptar lidhje s’kish për ta, as s’kish nivel, as dëshirë me msu. Po unë po du me i mësu ata për filozofinë edhe i harxhita krejt paret, e shtypa gazetën me një qind gabime edhe shkojsha derë për derë me i shitë ato. Ajo gazetë nuk i bori ma shumë se 20 dollarë edhe i hupa krejt paret natyrisht. Një numer doli ajo gazetë, edhe vdiç ai numri i parë me paret e mija. Edhe shkova u bëra kamariere se u duhke me hongër, s’ka problem. Edhe qështu filluan avanturat e mija, në New York.

Fati më qoj, t’a gjoj një punë me i rujtë tre fëmijë, ku ju kishte vdekë nana. Ishin ata çifut edhe baba i tyre ishte avokat shumë i famshëm edhe më morën mu në punë. Unë fillova me krejt dreqnitë e mija. Për shembull, intervista s’kisha çka me veshë edhe i kisha një palë pantolla të zeza që ishin bë gati të përhimta ato pantolla. Qysh me shku në intervistë me këto pantolla? I laga, i bona të lagëta, ato të lagëta dukeshin të zeza, i vesha të lagëta, kur po shkojmë në intervistë po na shtijnë me një dhomë krejt kauqat e bardha. Kuku nonë… qysh me u ulë në kauqa të bardha më pantolla të lagëta. U ula me pantolla të lagëta, tash duhet rolin me mbajtë. Edhe më pyesin ata mua. “A din me zi?” “Po”. “Çka din me zi?” “Ndërkombëtare, gjella ndërkombtare”. Çka, çfarë gjella ndërkombtare?” “Italiane, greke, turke” “Çka gjella italiane?” Shpaget”.” Çfarë din turke?” “Musaka”. “Ah shumë bukur”. Edhe unë qeshtu po foli, po dukna fantazi aty në intervistë. Mas pesë ditëve, më lajmërun të kanë pranu në punë. Erdha unë me punu, shpija shumë e madhe, kauqat e bardha, dy qenë njo i bardhë, njo i zi. Tre fëmijë, fantazi. Unë lidhje s’kom me zi, unë kurrë s’i kom zi dy vo e le mo diçka tjetër. Mirëpo isha njeriu i parë i bardhë që ata e kanë punësu, ata ishin shumë të lumtun që nuk isha zezake, isha e bardhë isha nga Evropa. Ai avokati e dinte historinë e Kosovës ma mirë se une, i kishte librat e gjithë opresionit, unë qaty e kom mësu historinë e Kosovës taman kush kon e ka vra, kur e kanë vra, përsekutimet, vuajtjet. I kam mësu te çifuti në shërbim të tij. E çka po ndodhë mua, një ditë ajo gruaja e vetë po ma bon, “A e din pse të kemi marrë në punë ty? Se na u ke dhimtë shumë. Atë ditë kur ke ardhë prej drosë, je pshurrë {urinu} në kauqat tonë edhe osht’ dashtë me i marrë me i fshi kauqat”. Unë i thom “S’jom pshurrë, po i kom pasë pantollat e lagëta se s’kom pasë pantolla të mira me ardhë në intervistë”. (Qeshë)

Sidoqoftë, ajo ka qenë avantura ime e parë, a këta fëmijët e avokatit ishin shumë të dashur, fëmijë të pasunikëve. Meqenëse unë jam rritë njisoj në pasuni, nuk e kisha ndjenjën se unë isha më ultë se ta. Unë kisha ndjenjën shumë të madhe edhe ju tregojsha tregimet e gjyshës. Ata shumë më dashuruan mua edhe unë i dashurova ata. Edhe unë e thirsha gjyshën në telefon me m’kallzu qysh me i bo qyftet, qysh me i bo këta, qysh me bo ato. Edhe atëherë mësova me zi, t’u ju zi atyne, une msova me zi. Senet e gjyshës, kadal dale, qysh bohet pitja edhe ata u tranojshin mas ushqimeve që u bëjsha unë. Kjo ishte një familje që unë e adhurojsha, ishte si familja ime por nuk ishte me dhunë. Ishte e dhimshme se ju kishë vdekë nona, ishte e pasun sikur e jemja. Por, ishin të ngritun dhe të gjitha çashtjet u diskutojshin rreth tavolinës. Domethonë unë e transformova atë dhimtën teme që e kom pasë me familjën teme, në atë familjen artificiale që ma plotësoi dhimbjen teme të ndarjes prej familjes teme edhe u sillsha si antare e familjes. Mirëpo fati jem ishte pak ma i dhimbshëm, ashtu e kisha fatin.

Nji ditë unë isha t’u shku në shkollë me mësu hibru, gjuhën hebraike, edhe shumë mirë e shkrujsha, edhe fillova me shkrujt poezi në gjuhën hebraike. Punojsha ditën aty me ata fëmijë rrisha, natën shkojsha me mësu gjuhën hibru. T’u e kalu rrugën nji natë më shkelë kerri, edhe kjo ishte një përjetim i parapamë, diqysh e kisha nji ndjenjë që diçka ka me ndodhë, edhe t’u ecë rrugës mu ndalën komtë edhe ma mshoj një kerr, e dita që ka me ma mshu. Edhe e pata përjetimin e vdekjes para vdekjes. Domethonë  mua më dul shpirti prej trupit, para se me më ra kerri, edhe e përjetova unë ata. E pash krejt planetin, e pash shpinë ku kom lindë, e pash shpinë ku po jetoj, e pashë trupin tem edhe mu duk shumë trup i vogël. Edhe mendova kuku a qaty pasna qenë a? Edhe ishte sikur sy, e shihshe krejt, por trupi lirë, nuk kishte mo trup kufizimi. Edhe përnjeherë të ma futi kerri, rash mbi kerr, ndër kerr mbeta e ulne, edhe një zë i tmerrshëm më tha, “Go back, go back!” Shko mas, shko mas. Edhe unë thash s’dua me shku. Edhe si fija e flokut njëfarë drite. A osht’ imagjinatë, a s’osht imagjinatë vetë nuk e di, por kurrë nuk më kalon kjo ndjenjë. Si fija e flokut erdhë poshtë dhe hyri në trupin tem. Edhe unë i qela sytë një njeri më kishe kap me më majt. Unë ja ngjita qështu për setër {kap bluzen e vetë} edhe i thashë, “I believe in God, I believe in God”, besoj në Zot, besoj në Zot. Ai ma boni, “Mshele gojen vlla, kërkush s’po ta ndalë veq mshele gojen”. Edhe më ra të pakt [të fikët], shkova në koma. Në koma kom qenë katër orë edhe  koma [këmba] e majtë ka qenë e shkatrrume, humbja e dëgjimit ka qenë 40 përqind,, rruzat e shpinës kanë qenë të damtume, të shpinës poshtë, dhe unë isha paralizu prej belit e te poshtë dhe ndejta në spital një vjet e gjysmë. Në spital më bon operacion shumë herë. Komën ma drejtun diqysh se ka pas mbetë e ndalme, në shpinë kom qenë shtritë një vit e gjysmë në spital dhe shumë u mërzitsha në spital, nuk mujsha me pranu fatin që u shëndrrova në një trup pa jetë. Prej belit e te naltë isha shumë e bukur edhe shoqnija vinte me më pa. Edhe flokët e gjata i kisha, shumë kam qenë e bukur si e re. Edhe unë veq qesha bojsha hajgare edhe ata vishin me më argëtu, rrishin me mu në spital. Mirëpo prej belit e te poshtë s’ka lëvizje. Në spital unë bëjsha shumë hajgare, preksha pullat, fati jem kam qenë në Amerikë, ato spitalet si hotele. Unë i preksha ato pullat e ndihmsëve të mjekut, i qojsha komtë te naltë me asi edhe u thosha “Lëvizën komtë”. Ata “Mo bre s’e kemi njëqind punë mos na thirr, unë “lëvizën këmbët, lëvizën”.

Mjeku më patë thonë që s’kom me mujtë me ecë pa karrocë. Nëse ulem në karrocë, nese boshti i kurrizit rregullohet nëse mrrij me u ulë në karrocë osht’ fenomen. Edhe unë i thojsha mjekut “Ti e ki gabim se mu Zoti qeshtu s’më ka bo. Unë duhna mu qu se kom shumë punë me bo”. Edhe unë mas nji vjet e gjysë u qova në karrocë me krejt fuqinë teme që e kom pas, edhe fillova hapat e para, kurrë nuk i harroj ato hapat e para. M’i ka marrë 45 minuta vetëm një hap të parë me bo, vetëm një hap. Trupi nuk shkojke e mbaj mend lotët më pikshin, djersët më pikshin në ato dy hekrat në terapi, e unë u duhsha mu mbajtë e hapi nuk shkojke. M’ka marrë gjashtë vjet me mësu me ecë përsëri, kom ecë përsëri kom qenë e lidhun me hekura, prej këtu {tregon nga beli deri te këmbët poshtë} deri këtu të këmbët poshtë dhe kom ecë qashtu. Jom kthy në shtëpinë e atyne ku punojsha, më kanë pranu edhe qashtu kom punu. Qashtu kom shku në shkollë, mu hapën dyert e shkollave. Një ditë shkova, ky djali u rritë, Joshua edhe u regjistrua në “Sarah Lawrence College”, edhe unë shkoj me ja shpalu teshat e tij se ai shkoj në “Sara Lawrence”, edhe me babën e tij po shkojmë me rahatu djalin në college edhe vij unë në college edhe dashurohna në atë college. Ishte qaq i bukur ama si në përalla, ato shpija, ish një gur u ula unë edhe po kajë, po kajë. Ishte, jo ende s’kish qenë, s’pakska ndodhë aksidenti, kjo viti i parë. Edhe po shkoj unë me rahatu atë djalin, dhe jom ulë po kaj edhe baba tij po më thotë “Pse po qan?” I thash unë “Po kjo shkollë osht’ për mu, unë jam fukara qe gati shërbëtore”. Ai ma bon, “Kurrë nuk dihet Malush, kurrë nuk dihet”. Qështu më thirke “Malush”, edhe unë ja boj “Mos bo hajgare, unë as letra s’kom, as pare s’kom, as anglishtën se di… kjo andërr kqyre djali yt”, edhe fillova me qajtë. Nejse, edhe atë natë ja qon Zoti një dhimtë të krehës atij avokatit, ai s’mundët me qu krytë. Edhe ata e kishin me me familje n’festën freshman, ardhjen e studentave. Edhe Joshua ma bon “Pashë Zotën hajde me mu, se krejt e kanë nonën e babën, hajde me mua”. Edhe unë them “Okay”, edhe shkoj unë aty me hongër pa pare, me pi pa pare. Të pijavna, të bohna top kështu top pijavt, fitil. Edhe ju thom unë atyne di me lujtë Mozzartin n’piano.  Çfarë Mozzarti unë kurrë s’i kom ra pianos, hypa unë si hajvan po i bi pianos. Amerikanët janë shumë të mirë, ata janë të butë edhe pse e shohin qe je budallë nuk ta prishin. Edhe unë po ja boj, “This is Mozzart”, kjo Mozzarti. Ata po bojnë me kry, “very good very good”, çfarë Mozzarti. Edhe një profesor më sheh mu aty, ishte shkrimtar edhe fillon me bo muhabet me mu. Edhe pesë orë me Allan Gurganus unë kom bo muhabet. Çka kom fol unë nuk e di, pitë jom kon fitil, nejse ai mua më ka thon, “I love your mind”, ma ka bo e du shumë mendjën tonde. Ani bofsh hajr. “A ki dëshirë me studiu?” Thom “Po qysh s’kom dëshirë me studiu, s’kom para”. Thirëm për tri ditë do ta marrë scholarship, dua me të pasë në këtë shkollë, ai ma boni qat natë. Ai ma dha kartën, për tri ditë mu më shkeli kerri, edhe u kry muhabeti. Mas një vit e gjysmë, Allan Gurganus po e sheh Joshuan, edhe po i thotë “Ku është ajo gruaja që o kon me ty në party?” Thotë, “E ka shkelë kerri”.” Ah bre bjere se i djeget scholarship, nëse vjen brenda gjashtë muajsh vazhdon për dy vite, nëse nuk vjen i djeget”. Edhe më thirrë mua Josh “Please come”, hajde, hajde.. “S’e po don me të pa Allan Gurganus”. Unë me shtaga, e lidhur me hekura. Kur më ka pa ai mua ka kajtë. “Çka u bo?” Thashë “Më shkeli kerri, qe çka jom mbetë”. “A ki me ardhë në shkollë?”, thashë “Kom me ardhë në shkollë”.

Domethonë jeta jeme ku mbaroi filloi në qat moment; filloi në qat moment përsëri. U hap shkolla. Unë tash u duhesha, qysh me ardhë në qët shkollë? Se andërr e kisha. Mo s’kish lidhje trupi, s’ish me rëndësi trupi. Qysh me ardhë në qët shkollë? Qysh me ardhë në qët shkollë? Edhe ja nisa, më qojshin për çdo ditë në terapi në sptial, ishte një kishë atje, tash me çifutë e kryva. Tash fillova me u marrë me kristianë, kisha ishte “First Baptist Church” edhe vijshin më mershin me kerr vullnetarisht më qojshin atje, më sjellshin në kishë, më ushqejshin edhe unë biblën e mësova përmendësh. Mësova krejt puntë e Krishtit, dojsha mu bo si Krishti, se Krishti ishte elementi ma i bukur në jetën teme, ishte shumë i bukur, ishte dashuria e vërtetë, me Krishtin shok u bona. Edhe i thash unë, ja mu bo si Krishti ja s’ka, edhe Krishti ka me më shëru mu. Edhe sidoqoftë, ai njeri që më qonte me kerr, unë po kaj një ditë. “Çka ki?” Valla më kanë dhonë scholarship e më duhet me pranu e nuk i kom 1500 dollar me pagu, se duhej me pagu një pjesë. Edhe ai ma bjen 1500 dollar çekun dhuratë për Christmas prej grus së tij dhe atij donacioni. Kjo ndodhi. Tash s’i kisha dhjetë dollarë që mu duhke për me shku në shkollë. Prej New Jeresy deri në  Bronxville, New York, u duhke dhjetë dollarë me pagu autobusin e trenat me mbri deri në shkollë. Edhe unë nji dollar e kisha në xhep po shkoj në diner me pi një kafe me dollarin e mramë se eta jem tragjedi gjithmonë, tragjedi mas tragjedie, edhe po kaj. Po më vetë ai njeri, “Çka ki?” “Qe kom fitu scholarship, jom pranu në shkollë, qeky njeri m’i ka jep 1500 dollarë, edhe qe një dollar më ka mbetë, edhe unë s’muj me shku në shkollë”. “A mundësh me punu?” “Muj me punu, unë s’po muj me ecë po i thom atij, “muj me punu”. Ani hajde në katër të sabahit nesër me qel qita. Me qel diner, me qel qat restoranin, “okay”. Vi unë në shpi, gruja e kojshisë del, sinkronizimi i ngjarjeve. Del më thotë, “Më ka dekë baba, edhe po du me i shpërnda krejt senet e babës. A po e don qet bicikletë?A din, se noshta ta ushtron këmbën”. “Ani!” Në bicikletë prej majës së bregut, në bicikletë te poshte, diner në fund të rrugës, te poshtë në bicikletë, në katër të sabahit unë para diner {shpjegon me duar rrugën}. Kur kom mbërri aty, ai ishte grek, krejt me armiqë kom pas punë, mirëpo armiqtë mu nuk më kanë bo armiqë se më kanë deshtë. S’di s’i kom kqyrë si armiqë.

Kur po hi aty ai Bill, i ka qit krejt tullat rreth shankut për me mbajt unë këmbën e thyme në tulla edhe mos me lëvizë. Edhe puna ime ka qenë kjo, me i qitë coca cola-t qështu {shpjegon me duar}. Koma më rrinte aty mbi tulla, shtagat i qitsha poshtë me këtë komën e djathë u mbështetsha në shank. Rrisha qështu i mersha pjatat e përlyta i kthejsha qëtu te ai njeri edhe coca cola-t i shprazsha {përshkruan procesin e punës}. Edhe u bona unë me tetëdhjetë dollar në ditë. E tip-a [bakshishe] m’i jepshin njerëzit, kërkush nuk shihke që jom sakat. Edhe në dy sahati e lëshojsha punën, i mersha shtagat, bicikletën në taksi se s’mujsha mu ngjitë me biciklet në breg, në taksi te shpia. Tash punojsha për atë aktorën e famshme Olympia Dukakis, e pata lshu at familjen, edhe i’a rujsha fëmijët dhe bojsha me hongër. Edhe Olympia s’ish te shpia e unë i bojsha me hongër. Prej dy-ve deri në katër i’a bojsha sillën [shujtën] e fëmijëve te Olympia Dukakis. Jetojsha mbi garazhë për arsye se garazha e ka pasë një dritare të xhamit ku vinte hana, e unë shtratin ndër atë dritare. E kqyrsha hanën edhe yjet, edhe më vinte drita drejtë kështu, e unë shkrujsha poezi, shkrujsha. E për qat dritare jetojsha në qat garazhë pa banjo pa kurgjo, vetëm për shkak të qasaj dritares.

Sidoqoftë, në katër hecsha deri te autobusi me ato shtaga me libra në shpinë, e mersha autobusin me shkru prej New Jeresy në New York, 45 minuta. Në pesë mbrisha në New York, e mersha trenin nëntokësor prej perëndimit me shku në lindje, në lindje trenin tjetër me shku në Bronxville edhe nji orë para gjashtë-ve, 35 minuta, në ora 17:45 isha në stacion të trenit në Bronxville e mersha taksin prej Bronxville me shku në fakultet. Prej gjashtë deri në nontë në fakultet njëjtë kthehesha në shpi. Në 12 të natës, katër orë gjumë. Kjo ka zgjatë dy vjet e gjysë. Gjatë shërimit t’trupit, gjatë studimeve, ai studimi jem u bo ikje nga realiteti shumë i ashpër i Amerikës. Domethonë pa letra, pa pare, pa shëndet, pa familje pa kërkond, krejt fundi i fundit. Kjo ishte fenomen që unë kisha miq shumë edhe ika n’këtë bukurinë e qëtij fakultetit, e kryva para Josh. Unë e kom kry fakultetin me shpërblime, e kryva në dhjetor 1985, kom fillu në ‘83, në ‘85 e kom kry. Edhe në ’86-tën kom fillu master në New York University edhe ajo gabimisht qashtu ka ndodh me mu, se i kom qu për letërsi ata më kanë qu në art. Edhe unë i kom kry Performances Arts, Artet e Teatrit, çka di une qysh me i thonë, e kom harru qetash qysh me i thonë. Sidoqoftë, në Amerikë puna jeme profesioniste ka fillu prej fundit, prej një fundi të fundit, domethonë  27 punë të ndryshme i kom punu.

Kom qenë clown, shkrujtë këngët e mija, kom shkrujtë poezitë e mija. Vetë e kam bo ftyrën tem si clown, jam veshë vetë, instrumetet i kam ble vetë, kanstanjetat për fëmijë, krejt i kom bo vetë. Në Harlem kom punu gjashtë muaj pa pare si clown se s’kishin tonë fukara, edhe prej aty ka fillu interesimi im për humanizëm. Gjithmonë e kom pas në shpirt, me ju ndihmu të tjerve me u ngritë, m’u ngritë edhe me ju ndihmu të tjerëve se e ndisha vetën që kisha shumë fat. Si fëmijë na ishim shumë të pasun, bicikleta e parë ishte e jemja, fëmijët tjerë s’kishin bicikletë, unë të gjithëve ja u jepsha me i jepë bicikletës, mas mramti më bike rendi mu me i gra bicikletës. Domethanë isha shumë fatlume në atë aspekt se i kishim të gjitha të mirat si fëmijë. Dojsha edhe unë shoqet e mija me pas, se nuk kishin ata, nuk kishin. Çokollada jeme e parë prej Italisë, kukulla jeme e parë prej Turqisë. Krejt ato sende ishin shumë të randësishme tash në jetë me i kujtu edhe me ju ndihmu atyne që s’kishin. Këtu ka fillu inkuadrimi jem në botën e atyne më pak fatlum se unë. Edhe në Harlem, unë kom shku për çdo ditë edhe kom punu për fëmijë të cilët nuk kishin rast me i festu ditëlindjet, me pagu edhe unë ju bojsha pa pare. Edhe në fund natyrisht që bankrotova se u duhke me jetu. U dashtë me ja bo Zotit, “Ej bre pse po m’i qon qëto ideja? Pse po m’i qon qëto ideja në kry se s’po muj me bo pare kurrë? Okej give up e lash, edhe ato e lash. I kom rujtë qentë, i kom rujtë fëmijët, i kom rujtë pleqt. Kom bo me hongër jom bo masterchef. Kom msu prej qysh nuk din dy vo me i zi, me bo ushqime të ndryshme. Bëjsha për party ushqime edhe fitojsha shumë pare, edhe i harxhitsha krejt për fukara. Edhe kështu që gjithmonë kom qenë pa pare, edhe gjithmonë kom qenë me pare. Kurrë nuk kisha, gjithë kisha. S’di qysh me thonë.

Kjo Amerika kadal dale ishte për mu një send tepër i mirë, se dojsha m’u ngritë, m’u bo inson [njeri], ato çka dojke gjyshja jeme. Krejt teatrat kom shku, i kom pa shfaqjet ka 20 herë. Ka 20 herë, qitashtash rekordi osht’ “Phantom of the opera”, e kom pa 32 herë. Se kush vijke mysafir e qojsha me pa Phantom-in, përmendsh i dijsha kongët, ku gabon aktori, krejt i kom ditë. T’gjitha shfaqjet i kom pa, t’gjitha operat i kom pa, t’gjitha baletët i kom pa, çka ka pasur sezonale në New York unë me krejt mysafirët e mij. Çka kom fitu pare, kanë shku nën qeto investime, me u ngritë. E kryva masterin atje. Në NYu krijojsha, shkrujsha, ditën punojsha, ka dy punë i punojsha. Punova si Editor and Publisher Company që ishte kompania e parë e vetmja në Amerikë për gazetari. Edhe ata u mershin me krejt research të gazetarve të krejt botës edhe i rujshin në arkiva krejt punimet e gazetarëve, gazetat e ndryshme. Unë isha menaxhere e informaciont që ma në fund e transmetova informacionin prej arkivës aty në arkivën elektronike domethonë kur dulën kompjuterat. Dhe unë u bona shumë e shpejtë me informacione me gazetarë. Edhe nji ditë e gjeta në arkiva e gjeta nji plak, baba i Public Relations, mardhënieve me publikun dhe reklamimin, edhe ai ishte 94 vjeç, Edward Bernays edhe unë thom du me shku me bo. Ai ishte nipi i Sigmund Freud. Unë du me shku me intervistu Edward Bernays, se e zbulova që ish gjallë, ishte në Boston, ishte ngatë Harvard-it. Edhe unë e thiri në telefon, më thotë ai “Hajde” edhe shkoj unë me intervistu Edward Bernays”. Edward Bernays u fasionu me vitalitetin tem, qysh unë mujta prej një njerit mu sheru, mu ngritë, e me dalë edhe me luftu qaq shumë. Edhe ai mua më mësoi 12 rregullat e suksesit. Qysh me arritë sukses, edhe unë ndejta tri ditë te Edward Bernays në atë shpinë e tij, ai plak i vjetër. Ma boni një peshk me bo për darkë, një peshk e nxirri prej frizit, ai ish peshk i ngrimë edhe gjysën nuk e përzhiti mirë, natyrisht a hahet ai peshk. Krejt kta profesorat e Harvard-it i thiri për darkë, ata krejt e hongrën veq s’ e hongra. Thash “kjo osht’ e ngrime”, tha “this is good for you”, ma boni është shumë e mirë për ty. (Qeshë)

Sidoqoftë, ma dha bazën e të mendumit qysh arrihet suksesi, me mendimin pozitiv edhe me një strategji qysh me i eliminu njeriu krejt dyshimet që i ka njeri në kokë. Kurrë se harroj, fillimi i qasaj ishte profesionalizmi im. U ktheva aty, e botova atë intervistën e tij edhe fillova m’u marrë me refugjatë, me i bindë refugjatët që munden me ndrru jetën. Qe m’u kish tekë qashtu me i bindë refugjatët, “hajt more se mundeni me ndrru jetën”. Natyrisht që e ndrrun shumë jetën, t’u punu me ta hajde hajde me ndrru jetën pozitive, dashuri, dashuri, domethonë qat krejt dashurinë e familjës që e kom pasë e kom bajtë, e kom shpreh në njerëzit refugjatë dhe emigrantë. Prandaj, i mësova krejt ligjet e Amerikës, niher i mësova krejt. Për arsye se u dashtë me rregullu statusin tem, deri sa e rregullova statusin tem i mësova krejt ligjet. Kur i mësova krejt ligjet u bo lufta në Kosovë, para se mu bo lufta në Kosovë ja nisën me ardhë emigracion njerzit. Krejt shiptarë avokatët ju merrshin ka dhjetë mijë dollarë edhe kurgjo nuk i’u zgjidhshin landën. Unë fillova me shku edhe me i’u bo letrat vetë, unë i’u shkrujsha meqenëse e kisha kry shkrimin tash isha bo shkrimtare. I’u shkrujsha jetën e tyne qashtu qysh osht’, po e shkrujsha në anglisht, ajo u duke edhe ma e madhe se që ishte. Mbi dy mijë vetë e kanë marrë azilin politik që i’u kom bo letrat. I’u kom bo letrat pa pare, i’u kom bo letrat i kom shpëtu nga harxhimet që ju mershin avokatët. Çka kom bo tjetër? Sdi çka kom bo tjetër, shumë sene kom bo tjetër.

U kyça në botën e emigrantëve dhe refugjatëve dhe aty filluan me të drejtat e grave, domethonë dojsha… Me 1993 u formu shoqata “Motrat Qiriazi”, meqenëse unë isha aktore, isha artiste, gjithmonë i bojsha shfaqjet e mija vetë. I bojsha monologjet, i bojsha vallet e mija. I bojsha jo teater konvecional, po teatër modern, improvizues edhe i shfaqsha gjithka nëpër New York nëpër vende të ndryshme. Për shembull, e kom pas një mbramje të poezisë me violinë, ai violinisti ka qenë belg, e unë kom përdorë poezinë time, por kena lujtë me qira edhe violina e bardhë e ai o’ kon krejt i zi, ai u kon kundër luftës së Irakut. Domethonë gjithmonë jom kon kundër diçkafit. Kundër opresionit, kundër Irakut, kundër luftës. Isha gjithmonë për atë.

Vendosa që shfaqjet e mija mos me i bo më vetëm, por me ja kushtu “Motrave Qiriazi”, i’u ofrova atyne, në vend si Shqipe Malushi po dalë në publik vetë, nuk e ka vleftën qaq të madhe nuk është qaq me rëndësi, unë po boj se po boj. Hajt po e bojmë në emën të Motrave Qiriazi, juve ju rritet fama edhe unë kom hapsirë mjaft edhe na njohin si shiptarë se jom ka zhdukna si shiptare, asimilimi po bohet. Edhe ata pranun edhe na fillum edhe u organizum qashtu, me dhjetë vjet e para u bojshin punë vullnetare, ne në ’93-shin i mbledhëm tre qind gratë e para edhe filloi komuniteti m’u zgju, fillun gratë me dashtë m’u eduku. Edhe punum ditë e natë.

Kur filloi lufta, shteti na thirri se ishim e vetmja shoqatë e grave, tha qe “Ne do të i’u financiojmë, i’u japim 190 mijë dollarë, ju t’i merrni refugjatët, t’i mësoni, t’i jepni gjana që i’u mundësojnë me hi në punë. Ju jepni mjete për me mujtë ata me hi në punë edhe ju punoni, qe paratë. Edhe më thirin mu shoqata edhe thojnë “të kena zgjedhë drejtoreshë ekzekutive, hajde”. Lidhje me kry s’kisha, ku me ja nisë, u duhke me ja nisë prej fillimit, ka me ja nis, organizatë, çfarë organizate… unë isha në shfaqje. Edhe shkova e murem një zyre me një hotel New Yorker edhe fillum.

Prej një njeri, brenda nji viti e ngrita buxhetin në 1 milon e 800 mijë, prej një punëtorit i murëm 16 punëtorë. I hapëm tri zyre, i kishim 22 programe në vit. As shteti s’i kish 22 programe në vit, edhe e afrum e mobilizum komunitetin prej 300 mijë  vetëve në New York. Mershim pjesë në demostrata, fondet e ndryshme i rritshim, unë me këto shfaqjet e mija punova me Olimpya Dukakis, Vanessa Redgrave, Eve Ensler me krejt këta njerëzit e famshëm, ata ju dhimshin shumë populli shqiptar. Çka thojsha? Ttojsha “hajde, hajde, bojmë shfaqje, mbledhim fonde”. Një shfaqje e kemi pas në Brodway e bom, i mbledhëm 26 mijë dollarë për dy sahat. Kshtu që kemi mbledhë shumë para, kemi qu përmes “Motrave Qiriazi” në Kosovë. “Motrat Qiriazi” në Kosovë na përkrahën shumë derisa na ishim atje, na udhëzun tepër, na filluam bashkpunimin me Igo Rugovën, me Safete Rugovën me Martën edhe shumë tjera, që unë për momentin nuk i mbaj mend të gjithë emrat.

Kthimi jem në Kosovë ka qenë mas 15 vjetëve në ’95-tën, ku më kanë pritë mu sikur një princeshë, nuk e harroj kurrë. (Qan) Ishte një kthim shumë i dhimbshëm për arsye se unë shumë e kom deshtë vendin edhe njerzit e mij, po kom deshtë shumë ma teper. S’kom mujtë me bajtë dhimbjen qe e kanë pas familja jeme, edhe krejt njerëzit e mij edhe Igo edhe Safete ma kishin botu librin e parë “Për ty” të poezive. Safete e vjedhi manoskriptin kur ishte në New York, ma vjedhi se unë i gjuj sendet qashtu palidhje nuk i kqyri. Dhe e ka pru e ka botu librin tim të parë dhe kështu që, mbrëmjet e poezisë u organizuan në Kosovë derisa ishin ushtart këtu me pushka serb. Meqenëse unë nuk u duksha si shiptarët e frigum se sa kisha ardhë prej Amerikës, ma bojshin po dukesh si shkinë [serbe] edhe nuk më ngucshin mua ata serbet. Unë ecsha shlirë nëpër Pejë, ata t’u kujtu që jom serbe nuk m’prekshin.

Mbramja e poezisë së parë në Pejë osht’ mbajtë me një kafe qaty ngat lumit, i kishin mbyllë dritaret… I kishin mbyllë dritaret me perde t’zeza edhe s’guxojshin me dhezë dritën mos m’i pa serbet dhe me qiri e lexum poezinë. Unë nuk kam pas fuqi ta lexoj poezinë, mirëpo rinia gjithë ato femna lexojshin poezitë e mija edhe me piano dikush i përcillte. Domethonë qaq ka qenë ajo dëshira për artin me mbajtë gjallë, kujtimin me mbajtë gjallë jetën. Edhe kurrë nuk e harroj, unë s’kom guxu me shku në këto, nuk kom pas fuqi me shku në qeto pjesë të jetës të kujtimeve se kanë qenë shumë të dhimbshme, shumë tepër të dhimbshme. I kom ikë se thojshin pse nuk po kthehesh në Kosovë? S’kom pas fuqi emocionale mu kthy në Kosovë me bajtë dhimtën e popujve e popullit krejt.

Me aktivitetin e “Motrave Qiriazi” kemi fillu në vitin 1993, kur disa nga gratë e komuniteti vendosin me formu nji shoqatë “Motrat Qiriazi”. Shqipe Biba ishte themeluese e shoqatës, ndërsa unë isha artiste dhe krijojsha individualisht me shfaqje. Une ju bashkangjita për arsye se isha shumë kreative dhe mendum t’bajmë, qysh me thonë, shfaqje t’ndryshme, aktivitete t’ndryshme në komunitet edhe t’a mbledhim komunitetin sa ma shumë. M’kujtohet natën e parë kur e kemi bo hapjen e themelimit të “Motrave Qiriazi” tre qind gra kanë ardhë në atë mramje dhe…….. kur ka kënduar me një restoran të Shaqir Gashit të quajtur “La ron dine”. Të gjithë burrat u çmendën t’u na thon “Çka po doni ju me gratë tona? Pse po na mbledhni gratë?” Atëhere kaloi shumë mirë ajo mramje dhe na pengun për mramjen e dytë, në mujin e dytë për m’u mledhë përsëri se kishin dyshim të gjitha gratë s’bashku aty, çka bohet aty, çka flitet, mos bojmë gjana t’kqija. Dhe, ne vendosëm t’i dekorojmë burrat, t’gjithë burrat aktivista të komunitetit. I morëm dhe i’u dhamë dekorata në mledhjen e dytë mas nji muji. Me ate i nderum të gjithë burrat, dhe me ate vendosëm që ata të shofin se na s’kemi asnjë vendim apo qëndrim të keq, vetëm se dëshirojmë t’a mledhim komunitetin s’bashku edhe të krijojmë, të i’u shërbejmë popullit tonë me informacione që atyne i’u nevojiten. E filloi aktiviteti, m’kujtohet gazeta “Iliria” masi e pranoi dekoratën, na dha dy faqet e mesme me shkru për çdo javë për aktivitetet tona. Televizioni “Viktoria” na dha 15 minuta program për me raportu aktivitetet tona në komunitet dhe kshtu na, u kapëm dhe fillum me shumë aktivitete. Gjatë luftës refugjatëve… na veprum vullnetarisht me vite të tana, prej 1993-shit deri me 1999-shin, gjashtë vjet me rresht, krijum vazhdimisht në çdo festë veprime, aktivitete, i’u ndihmum njerëzve me përkthime, me raste të azilit politik i reprezentojshim në migracion. Ishim sikur nana, dera e hapun për komunitetin. Na nuk kishim zyre, por veprojshim prej shpijave dhe njerëzit dijshin se ku me na thirrë. Dijshin ku me ardhë edhe kshtu që u bam sikur një qendër. Me 1999 veç pak para luftës, filloi aktiviteti kryesor kur refugjatët erdhën. Para se me ardhë refugjatët ne organizum koncertin e parë të muzikës klasike, ku i mledhëm artistat shqiptarë nga të gjitha trojet, nga Tirana, nga Parisi, nga Irlanda nga Greqia, krejt emra të mdhaj dhe e ban koncertin e parë të muzikës klasike, që neve na u duhtë nji javë ma vonë kur u vra familja Jashari, që sikur t’ishte njëfar mevlydi dhe parandjenje se ishte tepër i dhimshëm nga qiftelia deri te Mozarti dhe n’atë moment ne e kuptum se ajo ishte parandjenjë e bashkimit tonë kombëtar në mes artit. Një vajtim por cili ndodhi nji javë ma vonë, por që u vra familja Jashari. Kshtu që ishim shumë të lidhun me çashtjen e Kosovës dhe krejt vujtjen që populli jonë n’Kosovë e ka përjetu, na e kemi përjetu njisoj, t’u e pas familjen ktu, shoqninë ktu dhe t’u ju dhimtë populli.

Me 1999-tën shteti na dha disa fonde, 120 mijë dollarë me fillu me hapë një zyre për refugjatë kosovarë, dhe na me ato pak fonde e hapëm zyren, dy veta. Isha unë edhe Venera Bekteshi një gocë e re, dhe përmrena nji viti ne ato fonde i shumëfishum i bomë 1 milion e 800 mijë. Ku i morëm në punë 16 punëtore të cilat ishin refugjate, i hapëm tri zyre, e bom programin tonë televiziv, e kishim programin tonë në radio, e kishim revistën që do ju tregoj pak ma vonë, revistën “Shpresa” që u shpërnda nëpër krejt botën. Kishim 22 aktivitete të ndryshme prej fëmijëve deri te nanat, aktivitete edukimi, adaptimi në jetën e Amerikës, aktivitete punësimi, t’gjitha çka i nevojitet nji komuniteti. E kshtu që ne fillum ta ngrisim komunitetin, ta përkrahim, ta argëtojmë me artistat tonë dhe ne punum me vite të tana. Para nji jave, shoqata “Motrat Qiriazi” e ka festu 20 vjetorin e aktivitetit të vetë dhe vepron ende pak ma pak, me kushte ma t’vshtira për arsye se fondet jonë kry dhe prapë janë kthy nëpër shtëpija kush vepron vullnetarisht. Gjatë kësaj periudhe ne u mundum shumë, mbajtëm lidhje me “Motrat Qiriazi” në Kosovë, mledhëm fonde, shumë fonde dërgum prej Amerikës n’Kosovë, thirrëm mysafirë nga Kosova shumë për me e njoftë komunitetin dhe për mos me lon komunitetin me na harru. Ishim aty për çdo rast vdekje, ishim aty për çdo rast lindje, për martesa, për ndarje, ishim aty për çdo rast që i nevojiten “Motrat Qiriazi” në çdo familje, kanë qenë prezente dhe kanë ndihmu. Kemi ndihmu me operacione t’zemrës, t’fmijve, kemi ndihmu me edukimin dhe scholarship-et e ndryshme.

M’kujtohet nji rast kur erdha me 2003-shin, erdha me nji grup rinore prej Amerikës me jetu me jetima të Krushës së Madhe dhe të Vogël, dhe kishim sjellë shumë libra, shumë tesha për jetima. Erdhëm nga Tuqia me autobusa dhe kur u ndalëm në Kosovë, natyrisht n’ato autobusa kishte pas edhe tregtarë që shkojshin n’Turqi me ble tesha dhe kur i ndalshin n’kufi, shumë u frigojshin se ju merrshin teshat që i bijshin nga Turqia.  Ne u ndalëm i kishim njo 20 valixhe të mdhaja për jetimat, me gjithë njo 25 t’rijë me nga 15 deri 20 vjeç dhe kur u ndalëm në kufi kur u afrum, mas nji ore që pritëm, u afru nji djalë e m’tha, “Kush o’ ktu Shqipe Malushi?” edhe une dola. Tha, “Shqipe Malushi, a bon me t’përqaf?” (Buzëqeshë) Thash “Bon mor vllau jem, bon. Hajde hajli koftë, kush je ti?” Tha “Unë jom nji djalë që ti e ki harru, veç une s’tkom harru ty se ti ma ke nxerrë bursën kur jom kon n’Amerikë për shkollën e mesme e m’ki shti n’fakultet. E une sot e kom kry fakultetin e jom drejtor i kufinit. Prandaj, mirësevjen n’Kosovë. Cili osht’ autobusi jot?” Thash, “Qe qiky”, tha “Mos e prekni këtë autobus!” Thash “E pshtove jetimat o vlla, se kto valixhe nuk jonë as për mu, as për neve, po jonë për do jetima”.  Tha “Hiç mos ki gajle veç hec përpara”. E lotë në sy m’erdhën, çka domethonë nji e mirë që bohet, e qysh nuk harrohet. Une e kom harru atë djalë as nuk e kom ditë kush osht’, mirëpo ka ndodhë që qësi raste ka shumë e shumë qësi raste që “Motrat Qiriazi” i kanë mundësu për njerëz me ndi veten t’sigurtë.

Donjetë Berisha: Cilat e konsideroni se janë arritjet e tuaja më të mdhaja?

Shqipe Malushi: Valla, arritja jeme ma e madhe ka qenë kur kom qenë fmi. Kom pas shumë dëshirë me kuptu krejt gjuhët e botës, dhe ma n’fund e kom arritë me kuptu krejt gjuhët e botës me një fjalë që quhet dashuri. Sepse qajo dashuria te çdo komb, çdo shtet, çdo racë ishte e njejtë, edhe çdo njeri po e njihke edhe po komunikohet pa fjalë pa kurgjo. Kom arritë n’atë nivel me shprehë dashurinë dhe me pranu nga të gjitha kombet e ndryshme. Po m’duket se osht’ arritja jeme ma e madhe që e kom arritë që dashuria ime të transmetohet përtej kufijve dhe të bahem ambasador i popullit për mirësi edhe për njëfar ndjenje të dashurisë madhështore që e kemi pas dikur ka gjyshërit e stërgjyshërit tonë. Une jom mundu me i rujtë shumë vlerat edhe i kom arritë me i rujtë qato vlerat e stërgjyshit dhe gjyshit, prandaj kjo osht’ arritja jeme ma e madhe. Nuk flasim për arritjet nëpër shkolla apo për qindëra çertifikata, shpërblime që i kom fitu, nuk ishin asgja përpos ksaj dashurie e cila ndezet si flakë dhe vazhdon të ndezet për njerëzit që i kemi rreth vetit dhe jashtë vendit. Prandaj, kush më njeh nga India, Afganistani, Lindja e Mesme, kudo që udhëtoj, kush më njeh mendon se krejt shqiptarët jemi të njajtë për shkak se une e shprehi n’atë mënyrë. Kjo për mu osht’ arritje. Dhe osht’ nji arritje tjetër, unë i boj njerëzit të qeshin në çdo gjuhë, pa marrë parasysh a jonë kinezë apo jonë afrikanë, e kom arritë mënyrën e humorit t’i baj t’i qeshi njerëzit që njerëzit të qeshin, e kjo osht’ nji punë shumë e vështirë. Mirëpo, kjo osht’ arritja jeme ma e madhe t’i baj njerëzit të qeshin të harrojnë vujtjen për nji moment, në çdo gjuhë në çdo vend ku udhëtoj, edhe t’gjithë qeshin. (Buzëqeshë)

Po, ishte puna e luftës, para se ka fillu lufta n’Kosovë unë isha gruja e parë që e mur azilin politik nga Ballkani n’Amerikë, 6 vjet m’i mur kishin fillu opresionet në ’81-shin kur studentat fillun demonstratat. Në ’90-shin kur fillun serbt me i qitë prej punës, u mbyllën shkollat dhe unë isha shumë aktive në çdo demonstratë, duke shkru artikuj t’ndryshëm prandaj, kjo ishte fillimi jem, dhe unë u angazhova jo vetëm me shqiptarë, po u angazhova edhe me familjet amerikane ku delsha nëpër televizione, debate me serbë. Me 1993-shin ka qenë kyç viti, kyç kur kom fillu për të drejtat e njeriut me u aktivizu e m’ftun mu me marrë pjesë me nji debat ku ishte nji serb avokat, Srgja Popoviçi ishte shumë i njoftun dhe i zoti; ambasadori i Bosnjës dhe nji ambasadore kroate. Mirëpo, ata s’kishin kon me i marrë edhe dikush m’ka propozu mu edhe une e pranova debatin. Nji javë ditë bona hulumtime, i zbulova t’gjitha vrasjet, numrin e t’vramëve atyne që jonë të vramë në Kosovë, sa viktima, sa sakrifica, krejt i kisha hulumtu përmensh i kom msu. Burrat e komunitetit tonë erdhën nji natë para se me shku debati edhe m’thanë “Ma mirë tërheku, se me bo me na marrë ftyrën, kuku për ty se ky o’ moment shumë i rëndësishëm. Po le ndonji burrë le t’del aty le t’folë, se ti je gru, ti nuk din”. Unë i thom “Une kom me i’u zbardhë ftyrën”. Edhe une përmensh e msova krejt ato hulumtimet. Kur dulë Srgja Popoviç, natyrisht avokat tepër i zoti, e majke fjalimin tepër t’fuqishëm, ishte me nji Universitet, salla ishte plot, krejt mediat ishin aty. Foli ambasadori i Bosnjës, mu m’lanë ma t’mramën, une thash se pak nuk jom mirë, a bon ma e mrama. Ata krejt i thanë çka patën me thonë, unë i mbledha çka patën ata me thonë, kur t’ju kom hi rafall, edhe… jonë metë pa tekst. Kërkush… heshtje, kërkush s’pat çka me thonë. Me fakte folsha jo me zemër, me fakte! Qët vit qikaq jonë vra, qët vit qikaq jonë dhunu, qët vit qikaq jonë ekstradu i kanë hekë jashtë shtetit. Çka ndodhi? U qu ni serbe edhe ma boni, “E çka sygjeroni ju duhet me bo?” Po kurrë s’e harroj, në 1993-shin, une jom qu n’komë edhe kom thonë “Luftë! Na duhet me bo luftë për me shpëtu”. Tash nuk kisha me thonë qato që kom thonë qatëhere, por atëhere me zemër kom dashtë me e fitu na luftën, se mo vujtja u kon n’maje t’kulmit. Edhe m’kujtohet a din, se t’gjithë na jena t’rijë, e motiv edhe une jom qu n’komë edhe kom thonë, “Luftë!” Lufta u bo gjashtë vjet ma vonë, po qysh u bo? Nuk u bo se na e fillum, po u bo se neve gati na mujtën e na mytën. Prandaj, i hajsha fjalët e mija n’atë kohë.

Une fillova me bashkëpunu me organizata të ndryshme amerikane që m’afrun, e mu n’atë moment komuniteti jonë u gzu shumë se m’qitën nëpër televizone edhe i’u zbardha ftyrën se thanë… U kon nji ndër fjalimet që ju ka zbardhë ftyrën. Prej atij momenti aktivizmi jem për t’drejtat e njeriut filloi. Luftum valla, me mish e me shpirt bashkë me “Motrat Qiriazi” n’Kosovë, e punum shumë. Shoqata Women’s Comission në New York u kon e ndjera Mary Diaz, tepër, tepër e zoja që i’u ndihmonte refugjatëve, emigrantëve, t’gjithëve. Ajo mu m’ka deshtë shumë dhe m’ka afru shumë. Kur u bo lufta ajo m’qoi n’Shipni me refugatë. Unë s’kisha eksperiencë me refugatë deri atëhere. Mirëpo, ajo e pat besimin që unë i’a dal n’kry dhe m’dërgoi. Edhe une kshtu erdha n’Shipri bashkë me refugjatë, mledhëm shumë fonde, ju shpërndamë fonde, i zbulum padrejtësitë që i’u bojshin refugjatëve në Shqipëri. Shumë sene zbulum… Kshtu që, ishte nji punë shumë e madhe dhe e ndisha veten tepër të mburrun. Fatkeqësisht, unë u smuva në Shqipëri gjatë punës time edhe m’u dashtë me ndërpre punën m’u kthy. Por, u kthym ma vonë.

N’ditën e parë kur u shliru Kosova, erdhën me “Motrat Qiriazi”, hinëm n’Kosovë, ditën e parë me gjithë ushtrinë. Mas ushtrisë na ishim t’parët që erdhëm në ditën e shlirimit. T’u ecë unë rrugës në Prishtinë, menjëherë m’u afrun, “Ah Shqipe Malushi, mirë se ke ardhë n’vendlindje” S’e di kush osht’. “A bon me t’përqafë bre?” “Bon bre bacë, përqafëm”. E m’përqafi. “Ah na ki jep shpresë n’Shqipëri bre, na ki shpëtu në Shqipëri. Unë s’i kom shpëtu, por nji fjalë e ambël kanihere t’a shpëton jetën, për arsye se të jep shpresë. E kto fjalët e mija i kanë dhanë shumë shpresë njerëzve, e ju ka dokë që i kom shpëtu. Kshtu që, qajo edhe sot ndodhë me të drejtat e njeriut. Tani jom përtej kufijve të Kosovës, jom përtej kufijve të Ballkanit tani udhëtoj nëpër botë. Unë nuk luftoj për të drejtat e njeriut me emocione, por i përdori emocionet për shërim dhe për rehabilitim dhe për skjarimin e fakteve që kur të zgjdhen nuk ka kush çka me folë. Se kërkush nuk osht’ që nuk osht’ i vramë. E t’drejtat e njerëzve jonë t’abuzuara, n’shumë vende, n’shumë mnyra, prandaj e kemi për detyrë, e na posaqërisht që jemi aktivistë, e kemi për detyrë të mirrem me ato të drejta.

Donjetë Berisha: Na tregoni për eksperiencën tuaj në SHBA në Harlem Base.

Shqipe Malushi: Une kur u ktheva n’Kosovë, më ndalën të punoj në armatën… në NATO, në Bonsteel, kampin Bonsteel me amerikanët ushtarë. Ishim të parët që erdhëm dhe  kshtu që ishin 7500 burra, unë isha një ndër femrat e para që isha me ta. Për Zotin, nuk ishte ndjenjë e mirë të ishe një nji kamp me 7500 burra. Asnji vërejtje nuk e kom, asnji t’keqe s’ma kanë bo, mirëpo ishte vetë ajo ndjenja që nuk ishe e lirë me burra rreth vetit. E çka t’boj, çka t’boj? Punojshim nëpër misionet e ndryshme nëpër katunde, me nji rast shkum me nji msion n’maje t’malit dika n’katunde rreth Serbisë aty ku jetojshin serbt. Edhe aty flejshim n’male, ishte shumë vështirë, gjithë burra vetëm une femën. Për çdo gja biologjike, nuk ishte lehtë si femën me qetë n’armatë.

Unë punojsha, dhe nji ditë erdh nji serb, kaloi aty me shtatë qenë. Une ma kishin mbulu emnin se nuk dojshin me ditë që je shqiptare apo je serbe. Nuk e skjarojshin dhe unë dijsha serbisht, dhe kaloi nji serb aty e m’tha… unë përkthejsha për kapedanin, e pyti kapedanin tha “Si jeni ktu, mosvet për shqiptarë nuk jetohet”. Atij i’u kuq ftyra kapedanit, se pe din që përkthysja osht’ shqiptare. Une pe pys atë “Pse, çka ju kanë bo shqiptarët?” “Ja jonë njerëz t’egër. Ja kanë vjedhë Savës shtatë lopë, shtatë lopë ja kanë vjedhë”. Pe pytë kapedani “A e keni lajmru n’KFOR?” “Po more e kemi lajmru n’KFOR”. “Ani çka u bo? A ju ka ndihmu KFOR-i?” “Ja more na kanë kthy gjashtë, po njo e kanë pre”. (Qeshë) Edhe po m’kqyre ai n’sy e po m’thotë, “Kqyre motër, mos dhashtë Zoti me pas punë me shqiptarë? Ruju prej tyne!” (Qeshë) Une i thash, “Hajt, hajt se bohet mirë. Nuk jonë t’tonë qaq t’kqi”, edje e lash me shku. Edhe thash çka me bindë une kit njeri? Për shembull, une nuk isha n’pozitë t’mirë, as me mbrojtë, as me u angazhu, u duhke vetëm me përkthy. Por qaj momenti, ishte nji moment që m’ka mbetë mbresë se kanihere e kqyrë armikun n’sy edhe e len me kalu. Edhe une për veti, prej atij momenti nuk i pranoj ofendimet e njerëzve që jonë ma t’ulët se une edhe e lo me kalu, se kur nuk i pranon, ato jonë…

Dikur, çka t’boj? Çka t’boj? Fillova me kqyrë, thash hajt more unë di me kqyrë filgjon, i thash atyne… S’kisha çka me bo n’bazë, aty kanihere nuk punojshim ka tre javë, ka katër javë, s’kish kurgjo çka me bo, m’u tranu nihere. Thash hajt se po ju kqyri filgjonin, ju thom atyne ushtarëve “A doni me kqyrë filgjonin?” U bo rendi me ardhë me kqyrë filgjonin, m’dulë zoni mu mosvet. Prej atij ma t’ultit deri te gjenerali, m’thirrën ata mu me bo filgjon, m’i dhanë dy medalje për ndihmën morale që ju dhashë ushtarëve. (Qeshë) Bojshin ushtarët vetëvrasje, m’u dhimshin. Dojsha me i marrë me t’mirë, edhe i merrsha me t’mirë qashtu t’u ju folë tregime pozitive, t’u i marrë me t’mirë kishe po ju kqyri filgjonin.

Po unë isha ndër feministet e para kur ka fillu feminizmi me Gloria Steinem. Ah unë isha feministe. Çka nënkupton me feminizëm? Ngritjen e gruas, lirinë e gruas, zgjedhjen e gruas, respektin ndaj gruas, të drejtën e gruas me jetu ashtu qysh don. Gruaja m’u vlerësu ashtu për ate çka osht’ edhe shansa me i’u dhonë grusë me kriju njisoj si me mashkullin. Krejt jeta m’ka shku t’u dashtë me vërtetu që une jom njisoj si vëllau, njisoj si burrat për arsye se kom mendjen që punon. E kom të drejtën, jom qenie njerëzore. Për mu s’ka nevojë me mendu kërkush se muj vetë me mendu. Për mu s’ka nevojë me vendosë kërkush se vendosi vetë. Prandaj, une si fillestare e feminizmit, jom shembull i asaj që e kom zgjedhë me jetu jeten bash qysh du vetë, edhe jetoj qysh du vetë, jom tepër e knaqun. Me sfidat e jetës ballafaqohem, nuk kom ankesa, shumë kom pas sfida t’mdhaja t’jetës, me smundje, me ramje, me vramje. Mirëpo, s’kom kurrë ankesa se jom pjesë e jetës, ama jetën e jetoj qysh du dhe jom feministe. Por tani, shprehja feminizëm mo nuk përdoret, për arsye se filloi në një mnyrë të gabushme. Mur hov në një mnyrë të gabushme. T’u dashtë me tregu që  edhe femrat kanë të drejta, femrat u bonë si mashkuj. E fillum me veshë pantolla, fillum m’u sjellë sikur mashkujt, fillum m’u shty. Prandaj, nuk osht’ feminizmi… feminizmi osht’ qëndrueshmëria e gruas dhe e drejta e gruas me qenë dhe me vepru. Ne e humbëm feminitetin n’emën të feminizmit edhe aty gabum të gjitha gratë, për arsye se na u shtu puna, e fillum të punojmë tepër, të paguhem ma pak se burrat. Edhe fillum t’i kryjmë edhe punët e shpisë edhe punët e familjes edhe lindjen edhe punën jashtë- karrierën. Prandaj, trupat e grave që nuk janë t’formum me duru qaq shumë fillun t’plaken ma përpara, fillun t’smuhen ma shumë.

E kshtu që, ne feminizmi tani ra nga sfera edhe gratë prapë nuk dijnë n’çfarë drejtimi m’i marrë, çfarë emri me i dhonë të drejtave të grave. Unë jam nji ndër të parat…

Isha me nji konferencë, bash po kom dëshirë me t’a tregu [i drejtohet kamermanës]. Isha në nji konferencë, u thirrke “Fuqzizimi i gruas në New York” dhe Gloria Steinem që ishte nona e feminizmit n’atë kohë, kishte ardhë me mbajtë fjalim. Ajo u martu 60 vjeçe u martu, nuk u martu deri n’moshën 60 vjeçare, dhe u martu. Tani, ajo mbante fjalimin, i kishte vdekë burri, ishte 66 vjeçe dhe ajo qante në skenë. Dhe unë e qova dorën kur pytën a ka dikush me thonë diçka. Une qova dorën m’i tregu asaj që çfarë roli ka lujtë ajo në jetën teme. Edhe u qova me folë edhe i thash “Kqyre, krejt jeta jeme ka shku t’u t’kqyre ty n’televizion edhe t’u i lexu librat e tua si feministe, edhe nona jeme ma bojke ‘Kur don me u martu?’ unë i thojsha, ‘kqyre more Gloria Steinem nuk u martu, pse duhna une me u martu?’” Edhe ajo nji ditë mas njo 20 vjetëve, s’i kom hi n’derë e ka pa Gloria Steinem u martu 60 vjeçe “Hajde, hajde qikjo gruja që t’ka lonë pa u martu, vetë u martu. Hajde, kqyre, kqyre!” E une kesha shumë edhe u befasova se qatye kuptova që u martu Gloria Steinem edhe ajo qeshi dhe tha “Thuj nanës sate, se ka kohë për martesë. Mos u ngut, kur e vendosë martohesh” (Qeshë)

Ja me kto e mbylla unë feminizmin, n’atë moment kur u martu thash qe i ka vdekë burri prapë osht’ e lirë, (qeshë). Ah feministet s’kanë nevojë me u martu… Eh kjo osht’ feminizmi për mu.

Andrrat e mija kanë qenë shumë fantastike. Kom pas dëshirë me u bo aktore, mirëpo se kur jom shku n’Amerikë kom pas dëshirë me shku n’Amerikë, n’Holivud, m’u bo aktore. Mirëpo, kur kom mrri n’Amerikë, s’kom mujtë me u bo aktore për shkak se gjuhën s’e kom ditë mirë, jeta ma ka imponu. U duhke me jetu për me mbijetu, atëhere e kom ndrru drejtimin. N’vend që me u bo aktore, jom bo shkrimtare. Andrra e dytë ka qenë me u bo shkrimtare. Te dyjat m’u kanë realizu edhe aktrimi edhe jom bo shkrimtare, për arsye se unë tani aktroj gjatë prezentimeve t’mija të cilat kom dëshirë që njerëzit t’i kuptojnë. Edhe vetë aktroj, vetë i shkruj rolet e mija, i shkruj dialogjet, i shkruj librat (buzëqeshë). Mu andrrat m’u kanë plotësu, n’Amerikë jom shku me shëtitë botën, po e shëtiti me ju ndihmu njerëzve, po ju ndihmoj njerëzve. Kto ishin andrrat e mija, kom kriju mjaft, jom e knaqun. Famën e kom ma t’madhe se që e kom prit m’i pas, mirëpo une nuk jetoj për famë. Për mu tani, andrra ma e madhe osht’ të jom në shërbim të Zotit, t’i ndihmoj njerëzve e në shërbim të së mirës, në shërbim të së vërtetës. Kjo për mu tani osht’ faza e mramë e jetës sime ku unë dëshiroj që jeta të më mbaron në dritë. Dashuria ime të shndërrohet në dritë, me ju ngrohë zemrat e njerëzve kudo që shkoj une dhe të sjell shpresë. Kjo osht’ tani andrra ime e mramë dhe unë jam duke punuar në te. E kalumja jeme në Kosovë osht’ e ndalne, osht’ ndalë në zemrën time, n’memorien time me t’gjitha vlerat e paraardhsëve të mi dhe meqenëse unë kom dalë shumë heret nga shtëpia, unë transformimin e modernizmit t’juej shqiptar nuk e kom përjetu as nuk e kom pranu për arsye se nuk jom pjesë e atij transformimi. Domethonë, jom dalë n’atë kohë kur ato vlerat e vjetra kanë qenë diçka t’shejta. Kur kom ardhë për shembull në Afganistan me punu, ato vlerat e mija edhe edukimi jem i asaj kohe osht’ përputhë me kohën e tashme të Afganistanit. Për shembull, shtëpijat kur une i shifsha në Kabull, ato mure e shtëpijave ishin si shtëpija që kanë qenë në kohën e gjyshes teme kur une jom rritë e kishte t’njojtën erë, sjelljet e njerëzve jonë t’njojta me t’gjyshes teme. Domethonë për mu, memoria ngjallet në Afganistan dhe bohet realitet. Dhe unë n’atë realitet mundohet t’a ngriti vetëdijen e tyne në transformim të modernizmit që jemi. Pra unë jom vetëm urë e lidhjeve mes memorieve dhe realitetit për me ju ndihmu njerëzve me e bo kalimin, prej nji periudhe, n’periudhën tjetër. E kjo m’ka ndihmu shumë, se kto kujtime dhe edukata e gjyshes teme m’ka forcu shumë, m’ka dhonë drejtim edhe m’i ka donë disa mjete të shprehunit dhe sjelljes që në çdo kulturë jonë t’njojta dhe njerëzit i njohin ato. Prandaj, une kom komunikim shumë t’lehtë me kultura të ndryshme, për arsye të ktyne vlerave t’edukimit.

Donjetë Berisha: Cilat do të ishin sfidat me grate në Nju Jork krahasuar me gratë këtu?

Shqipe Malushi:  Këtu n’Kosovë? Aha! Valla vështirësitë e mija në New York kanë qenë të mdhaja për arsye se ishte nivele të ndryshme të edukimit t’njerëzve. Për shembull gratë shqiptare nga Shqipëria ishin tepër t’edukume, ishte shumë vështirë, ata kishin ardhë prej një vujtjes shumë t’madhe dhe kishin ra në nji vujtje ma t’madhe. Mirëpo, gratë e Shipnisë ishin tepër t’menquna, ato nuk e kapshin fshisën menihere, nuk e kapshin fshisën me punu për nji copë goje po menjihere u futshin nëpër universitete, durojshin shumë edhe ne u dufshim me i marrë me t’mirë. E kishim shumë vështirësi me ju gjetë punë t’nivelit, për arsye kur vjen si emigrant, vjen e ti bjen n’fund t’fundit, s’ka aty… mundesh me pas Master t’krym, edhe doktorata kanë pas e s’kanë pas bukë me hongër për arsye s’e dijshin anglishten. Ana tjetër ishte që gratë tona që erdhën nga lufta, ato s’kishin dituri as njohuri as mjete t’punës. E na i merrshim n’punë, e s’dijshin me punu, e ju metke hatri kur dojshe me i msu edhe ishte puna e kulturës edhe adaptimi. Për shembull, na ishim organizatë jo-qeveritare, po u duhke me punu profesionalisht se t’gjithë donatorët që jepshin fonde, i dojshin raportet, i dojshin çdo sekond me u raportu, e ato nuk dijshin me u raportu. Nuk dijshin me punu qysh duhet, edhe kishim shumë probleme adaptimi. Ishte problem se komuniteti jonë gjithashtu ishte ndalë në memorie. E unë për shembull dojsha me i sjellë ata në nivelin e amerikanëve, e kishin vizionin shumë më t’madh se komuniteti që ishte i gatshëm për vizion. Kshtu që, na nuk mujtëm me arritë me i ngre ata pak ma naltë se rezistojshin. Ishte shumë vështirë me bashkëpunu kanihere. Dojshim me ecë përpara, nuk na ngrehshin përmrapa.

Ktu n’Kosovë, osht’ nji vujtje tjetër, ktu n’Kosovë osht’ nji acarim i madh mes njerëzve edhe njerëzt i frigohen suksesit. Kur e shohin dikon që osht’ t’u ecë përpara, dojnë me bo çmos që me e shkatërru, për arsye se jonë të msum për me kon viktima. E n’viktimizim, njeri nuk sheh dritë, vetëm rrin t’u kajtë e t’u kukatë, e t’u i pa krej rreth vetit keq e ma keq. Edhe ata që jonë mirë, keq e ma keq. E kshtu që, kur jom ardhë n’Krushën e Vogël a n’Krushën e Madhe, n’dyjat kemi qenë… e tragjedi ma t’madhe se atyne që ju ka ndodhë gjatë luftës, me ju vra krejt burrat, i kanë lonë do gra pa pikë mundësie qysh me jetu, pa mjete, pa shkollë, pa punë, pa kurgjo e ishin n’depresion total. Qysh me ju thonë atyne, “ju mundeni me punu”? E Marta Prekvukaj punonte me ato gra, fantastike nji gru që kurrë nuk u dorëzu. Për shembull, unë ndoshta s’kisha pas qaq shumë durim me qet depresionin e tyne, ajo kurrë nuk u dorëzu. Qe mbas dhjetë vjetëve, qe çka po bajnë gratë e Krushës. Kanë qelë biznis po shesin djath, e tomël, e kosna [kosëra], turshi, po shkojnë tash nëpër Konferenca jashtë shtetit p’i prezentojnë. A pe sheh që bon? U qunë n’komë t’veta për arsye se e kuptun që derisa e shohin veten si viktimë, as Zoti s’ju ndihmon. N’atë moment që fillojnë me marrë përgjegjësi, i’a nisin krejt dyrtë me u qelë. Jonë bo shembull gratë e Krushës, jonë bo shembull për gratë qysh munden me ndrru jetën e me transformu pozitivisht. Për qato duhet durim, duhet kohë për me arritë qëllimin, e kjo o’ punë e përjetshme, kurrë nuk kryhet, nuk kryhet me nji njeri, nuk kryhet as me dhjetë njerëz, nuk kryhet as me mijëra njerëz. Po, osht’ sikur lumi, ecë, ecë, ecë derisa krejt kultura ndrrohet me kohën. Qe tash ajo periudha e gjyshes teme osht’ zhdukë edhe t’gjithë ata njerëz jonë zhdukë, edhe kultura o’ zhdukë edhe qe te une ka metë kujtim, kur t’zdhukna une edhe ajo shkoi. S’ka mo nuk metet asnji gja. Gratë për shembull qe qajo fotografia qaty [dëfton nga muri] jonë gratë e të kalumes. Jonë zhdukë krejt, njo dy veta jonë gjallë. E une e kom qit qat fotografi qaty për me ma kujtu se dikur fara e qatyne jom une sot. Për mos m’i harru qato vlera të mirësjelljes, durimit, shpresës edhe bukurisë. Kanë pas bukuri, kanë pas dashuri edhe kanë pas nji mirësi se kërkush s’e ka hongër nji kafshatë pa e nda me tjetrin me kojshinë, ja kanë bajtë gajlen kojshisë. Sot nuk e kemi atë, sot jemi vetëm për veti, as për veti disa nuk jemi. Prandaj, duhet me pas shumë durim për me bo ndrrim (buzëqeshë).

Download PDF