Shqipdona Ademi

Prishtinë | Date: 5 shkurt, 2018 | Duration: 4 minuta

Shqipdona Ademi (1996), studente, Skenderaj


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Donjetë Berisha (Kamera)

Shqipdona Ademi

Shqipdona Ademi: Shqipdona Ademi, 21 vjeçare.

Aurela Kadriu: Shqipdonë a t’kujtohet vera e vitit 2007? Domethanë qysh t’kujtohet vera e vitit 2007?

Shqipdona Ademi: Verën e vitit 2007, si krejt verat para pavarësisë nashta janë kanë t’mushuna ma shumë me lajme edhe si fëmijë na u bojke monoton. Diqysh kena pasë qef me dalë me lu ose… Po shumicën e rasteve si fëmijë kena improvizu lojna që kena pasë qef edhe na me pasë ni shtet. Se na hala se dishim edhe na përfaqësojke veç flamuri i Shqipërisë. Qikjo diçka shumë ma t’veçantë noshta festat që i kena bo n’shkollë janë kanë ma t’veçantat prej krejt çka ka ndodhë.

Aurela Kadriu: Kur ke ndi ti për herë t’parë, ose kur e ke kuptu për herë t’parë që Kosova ka me e shpallë pavarësinë?

Shqipdona Ademi: Po ma shumë n’televizor dëgjojshim, prindët i ngojshin lajmet. N’tona antë na thojshin që, a din, “Po shpallet pavarësia”, po na nuk e besojshim. A din diqysh, nuk na u doke që ka me kanë realitet shumë i afërt.

Aurela Kadriu: A ke mendu, a ke mendu çka i bjen qekjo pavarësia me qenë se ke qenë shumë e re?

Shqipdona Ademi: Po, a din, kanihere e vetsha nanën, “E pse na jena kështu, përderi sa p’e kena ni kryeministër, pse na nuk jena shtet?” E tani ajo na spjegojke qe kena qenë n’luftë, atë, Amerika që na ka ndihmu tash. Na i ka bo do institucione, po ato nuk janë tonat deri sa ta shpallim pavarësinë, ta kemi flamurin, himnin… qito. Nuk ka pasë diçka, a din, që kena bo shumë pytje…. Noshta prej krejt pytjeve u kanë ça, “Kur ka mu shpallë?” Qajo u kanë ma e madhja edhe si fëmijë s’na ka interesu fare çka osht’ pavarësia.

Aurela Kadriu: E ku je konë për ditën e pavarësisë?

Shqipdona Ademi: Ditën e pavarësisë n’shpi jena kanë. U kanë ditë e dille. Jena kanë me familje. Ashtu si jena çu n’mëngjes veç jena ulë para televizorit, s’e di, nuk e maj n’men a kena hangër bukë. M’doket që jo, veç qe kena nejt aty deri n’ora 2:00 kur edhe u mbjatë seanca për me shpallë pavarësinë. Aty s’kena lujtë asnjo prej venit.

Aurela Kadriu: Edhe masi, masi që u shpallë a na tregon qysh keni festu me familjën e juj? Ndoshta detaje…

Shqipdona Ademi: Masi që u shpallë pavarësia, babi me, shumica kanë qenë burra aty t’lagjës, kanë shku në Skenderaj, aty n’qytetin tonë për me festu dhe nuk jonë kthy deri n’mbramje. Edhe çka u kanë e veçanta e kësaj dite se krejt ata që s’kane pasë mundësi me shku me veturë ose me diçka, kanë shku n’kamë. Domethanë shumica e fshatit ku jetojna na kanë shku n’kamë atë ditë edhe n’kamë janë kthy, a din, në 10:00 të natës.

Edhe unë nuk kam qenë atë ditë n’qytet, veç kallzon babi që kërkush nuk u shpërnda pa e hangër tortën e pavarësisë edhe torta e pavarësisë ka pasë nji shije shumë t’veçantë edhe babi thotë se asnjiherë s’ka kërku asi torte. Nashta krejt u varë prej asaj dite.

Aurela Kadriu: E mrena n’familje për çka, çka keni folë qat’ ditë? Qysh osht’ festu? Çka, çka t’ka ra me dëgju ma s’shumti prej prindërve?

Shqipdona Ademi: N’familjën tonë pas pavarësisë ma shumë ka pasë heshtje. Nashta rasti që e kena pasë n’familje, nana që e ka pasë t’vramë vllaun, diqysh ajo u ndi shumë e mërzitne edhe diqysh jena kanë krejt n’heshtje. Nashta babi ma shumë ka dalë që nuk ka mujtë me pa nanën qashtu që u kanë e mërzitne edhe… Diqysh e kom pa që nana i ka pasë sytë me lotë po, a din, gjithmonë i ka mshefë prej neve. Edhe ma shumë na e kena kalu n’heshtje ditën e pavarësisë, nashta ma shumë na kanë thirrë me na uru po na, ma shumë na ka dhimtë ajo që u shpallë pavarësia se që jena gëzu.

Aurela Kadriu: Faleminderit shumë Shqipdonë!

Download PDF