Sevim Baki

Prishtinë | Date: 13 janar, 2019 | Duration: 72 minuta

Kur isha shumë e re, ishte një këngë e Emel Sayın, Sevda sevmessen [Kur nuk dashuron, dashuro]… quhej Rüzgar [Era], isha shumë e re dhe e imitoja shpesh. Kur kusherinjtë e mi vinin, thoja, ‘Dëshironi t’a imitoj Emel Sayın?’ Ulesha, vëja jastëkët në tokë, flokët në një anë {tregon me duar}, thoja, “Merreni tharësen e flokëve që flokët e mija të dukeshin sikur po i fryen era si asaj në video.’ Ata më duartrokisnin. Kur vinte ndonjë musafir, babai im thoshte, ‘Hajde, këndo disa këngë.’ Tani, kur e mendoj, mund të them që ka pasur shenja që do të jem e lidhur me muzikën.


Ebru Süleyman (Intervistuesja), Donjeta Berisha (Kamera)

Sevim Baki u lind më 1972 në Prishtinë. Zonja Baki ka diplomuar në Fakultetin Filologjik, departameti i gjuhës turke në Universitetin e Prishtinës. Ajo punon në Departamentin e burimeve njerëzore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Zonja Baki është këngëtare e njohur dhe pjesë e komunitetit turk në Prishtinë. Aktualisht, ajo drejton një kor të grave që është pjesë e Institutit Yunus Emre.