KTHIMI TEK DËRGUESI: NJËQIND VJET KARTOLINA NGA KOSOVA

Më 11 Prill, 2017, Iniciativa e Historisë Gojore ka nisur një projekt të ri bashkëpunues, Kthimi tek Dërguesi: Njëqind Vjet Kartolina nga Kosova. Ky është një koleksion unik i më shumë se një mijë kartolinave, që përfaqësojnë imazhe nga Kosova nga fundi i vitit 1800 deri në vitin 1999. Falë bashkëpunimit me pronarin e koleksionit, Kenneth Andresen, Profesor i Komunikimit në Universitetin e Agder, Norvegji, Iniciativa e Hisorisë Gojore është në gjendje t’i vë këto kartolina në dispozicion për publikun, duke zhvilluar hulumtim në kartolina si objekte kulturore në të cilat ndërpresin historia dhe tregimet individuale.    

Drejtoresha ekzekutive Erëmirë Krasniqi foli për specifikat e projektit në Klan Kosova TV.