PUNONI ME NE

Drejtor/e Ekzekutiv/e

A keni interesim në histori bashkëkohore dhe prodhimtari kulturore? A Keni synim të bëheni pjesë e një kolektivi dinamik të hulumtuesve dhe në ngritjen kapaciteteve organizative në fushën e arkivistikës dixhitale?

Nëse po, konsideroni të aplikoni!

FORMA E APLIKIMIT ⮕ https://forms.gle/kYL6DzqDKJ96dCBy6


Si pionere në formate të reja mediatike, Iniciativa për Histori Gojore (IHG) ka mundësuar një angazhim kritik me forma të ndryshme të kujtesës, rrëfimit dhe arkivimit të së kaluarës në të tashmen, kështu duke rikuperuar ndërveprimin në mes të kujtesës individuale dhe asaj kolektive, përtej narrativave grupore dhe atyre zyrtare. Arkivi ynë dixhital gjithnjë në rritje, shumëgjuhësh dhe me qasje të hapur www.oralhistorykosovo.org, prezanton intervista të historisë gojore me individë nga të gjitha sferat e jetës. E themeluar në vitin 2015, IHG ka kontribuar në demokratizimin e historisë lokale duke përfshirë zëra të nënpërfaqësuar në arkivin e saj publik, inkurajuar pjesëmarrje të gjerë të komuniteteve të shumta në ruajtjen e historisë gojore, dhe arritur tek audienca të ndryshme.

Iniciativa për Histori Gojore është në kërkim të një Drejtori/e Ekzekutiv/e, dikush që ka përvojë, njohuri, dhe synim që të luaj rol vendimtar në suksesin dhe zhvillimin e organizatës.

Pozita: Drejtor/e Ekzekutiv/e 

Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)

Lokacioni: Prishtinë

Afati i aplikimit: 15 janar, 2024

Fillimi i punës: 1 shkurt, 2024

Përshkrimi i punës: Drejtori/ja Ekzekutiv/e drejton dhe krijon strategji hulumtuese; ka përgjegjësinë kryesore në zhvillimin e arkivës dixhitale dhe aktivizimin e përmbajtjes së tij përmes formateve të ndryshme mediatike kulturore; përfshihet në menaxhimin e koleksionit të intervistave të historisë gojore; angazhohet në vazhdimësi në diversifikimin dhe përfaqësimin e përvojave të komuniteteve të ndryshme në arkiv; identifikon, zhvillon dhe mirëmban partneritete dhe bashkëpunime me institucionet vendore, regjionale dhe ndërkombëtare; njeh mirë peisazhin vendor dhe regjional të organizatave kulturore; përfaqëson organizatën në konferenca dhe prezantime publike në vend dhe jashtë vendit; rrjetëzohet si dhe merr pjesë në takimet e rrjetit të organizatave të pavarura kulturore dhe kontribuon në zhvillimin e politikave lokale kulturore.

Përgjegjësitë:

Mbikëqyr përfundimin në kohë dhe me sukses të të gjitha aktiviteteve që lidhen me IHG-në në përputhje me afatet dhe planifikimet e përcaktuara.

Mbikëqyrja e arkivave (video ashtu edhe foto me titra) në bashkëpunim me arkivistën dhe montazherën, duke përfshi ngarkimin në kohë të intervistave, filmave të shkurtër dhe fotografive në uebfaqen zyrtare dhe media sociale;

Koordinon së bashku me hulumtuesën kryesore, transkriptueset dhe përkthyeset të sigurojë hulumtimin, intervistimin, dhe botimin në tri gjuhë.

Bashkëpunon ngushtë me financieren e IHG-së për të siguruar ekzekutimin e kohshëm dhe të rregullt të obligimeve të organizatës ndaj stafit dhe palëve të treta.

Në konsultim me stafin e IHG-së, organizon ngjarje promovuese për punën e organizatës;

Punëson, menaxhon dhe mentoron staf për nevojat e projekteve të organizatës;

Krijon strategji dy-vjeçare për aktivitetet hulumtuese të organizatës;

Ngritë fonde për projektet e organizatës pjesë të strategjisë dy-vjeçare;

Përgaditë raporte mbi arritjet e IHG-së dhe për projekte specifike për donatorë dhe partnerë mbështetës të organizatës;

Mban komunikim të vazhdueshëm dhe i raporton Asamblesë së organizatës dhe Bordit Këshillues.


Kualifikimi:

I/e organizuar dhe i/e sigurtë në menaxhimin e njerëzve, programeve dhe projekteve;

Ka aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe detyrave të shumta në të njëjtën kohë;

Është entuziast/e dhe angazhohet drejt zgjidhjeve të qëndrueshme;

Është në gjendje të punojë brenda afateve dhe nën presion;

Është komunikues/e i/e shkëlqyer dhe i/e saktë;

Është i/e vetë-motivuar dhe i/e pasionuar për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e organizatës;

Është i/e njoftuar me zhvillimet aktuale në shkenca shoqërore dhe kulturë;

Është shumë profesional/e gjatë tërë kohës që përfaqëson Iniciativën për Histori Gojore;

Aftësitë dhe përvoja që kërkohet:

Diplomë Bachelor/Master në fushën e shkencave humanistike dixhitale, studime kulturore, arkivistikë, histori, antropologji dhe të ngjashme;

Së paku tre vite përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e programeve në OJQ;

Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të shkruar;

Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze (gjuha serbe dhe turke është plus, por jo kusht).

Dokumentet që duhet dorëzuar:

C.V.;

Letër motivimi;

Emrat dhe detajet e kontakteve të dy personave të cilët mund t’i kontaktojmë për të marrë një referencë në rast se ftoheni në intervistë.

Nëse keni pyetje rreth pozitës së punës, na shkruani në: [email protected]