PUBLIKIM I RI: Galeria Kombëtare Projekti i Historisë Gojore

Kjo seri e intervistave dokumenton jetërat e artistëve dhe profesionistëve të artit të cilët kanë punuar në Kosovë dhe kanë qenë pjesë e skenës së artit që nga vitet 1970, dhe të cilët përgjatë dy dekadave kanë fituar njohje në hapësirën artistike jugosllave. Konteksti politik që i dha formë artit pamor u bë përfaqësues i epokës së artë të Kosovës në Jugosllavi. Kjo periudhë e prosperitetit ishte në thelb të secilës kujtesë institucionale, duke përfshirë edhe institucionet kulturore. Nuk është çudi që Galeria e Arteve në Prishtinë, e cila sot njihet si Galeria Kombëtare e Kosovës, u themelua në vitin 1979, duke u bërë institucioni i parë i artit që definonte se si punët artistike do të ekspozoheshin dhe do t’i komunikoheshin publikut.


Video—inçizimet e historisë gojore ofrojnë prova të vlefshme të dorës së parë nga ngjarjet e së shkuarës. Pikëpaamjet dhe qëndrimet e shprehura në intervistat e historisë gojore janë të intervistuesve, të cilët përshkruajnë ngjarjet nga perspektiva e tyre. Intervistat janë dokumente historike dhe gjuha, toni e përmbajtja e tyre reflektojnë qëndrime të kohës së kaluar në dialog me qëndrimet e tanishme të të intervistuarit.

Galeria Kombëtare Projekti i Historisë Gojore është nisur në fund të vitit 2016 nga Iniciativa për Histori Gojore në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.