Rishkruarja e historisë së Prishtinës gjatë regjimit të Millosheviqit ishte veçanërisht e dukshme në kampusin universitar. Peizazhi i tij i gjelbër u bë fushë-betejë semantike. Pjesa qendrore e kopshtit përballë Fakultetit Filologjik ishte shtatorja e Vuk Karaxhiqit, një linguist dhe reformator i gjuhës serbe, i skalitur në bronz nga Zoran Karalejiq më 1995. Karalejiqi ishte student i Agim Çavdarbashës, dhe puna e tij parimisht ishte moderniste. Sidoqoftë, gjatë viteve ‘90-të praktika e tij artistike ndryshoi duke i shërbyer ideologjisë nacionaliste serbe. Shtatorja u shkatërrua pas luftës në Kosovës gjatë një tubimi masiv të shqiptarëve më 2 korrik 1999.