Shtatorja Kosovska Devojka

Shtatorja Kosovska Devojka, në gjuhën shqipe, Vajza e Kosovës, merr kuptimin nga një poezi epike serbe të vitit 1389. Shtatorja e vajzës së ulur me sytë e saj të fiksuar poshtë portretizon përkujtim për të rënët në Betejën e Kosovës. E vendosur në korzo në fillim të viteve 1960, shtatorja lidhet me lokacionin në bazë të formës. Kosovska Devojka qëndronte përballë rrugës nga hoteli Kosovski Bozhur, që e tematizonte Betejën e Kosovës të vitit 1389 në fasadën e saj. Është interesante se për rininë ajo simbolizonte vajzën që po lexonte dhe kështu mbahet në mend. Shtatorja e tanishme, e Nënë Terezës, ka ruajtur konturat e dizajnit fillestar: bazamentin dhe fontanën e rrumbullakët të Kosovska Devojka.