Muzeu i Kosovës

Ndërtesa e Muzeut Kombëtar dikur ka qenë objekt qeveritar i Prishtinës. E ndërtuar në mes të viteve 1885-1886 në stilin neo-barok, reflektonte valën modernizuese të Perandorisë Osmane në periudhën e vonë të saj. Është në formë drejtkëndëshi e punuar nga gurë, tulla, dru dhe mermer, dhe ka një palë shkallë mezoqarkore në ballinë që shpiejnë në katin e parë. Ajo ishte dëmtuar rëndë nga zjarri më 1898, megjithatë ishte riparuar pas një periudhe të shkurtër. Me themelimin e Mbretërisë Jugosllave, dhe më vonë Federatës Socialiste të Jugosllavisë, ndërtesa shërbeu si shtab i përgjithshëm i ushtrisë deri në vitin 1975. Sot, ndërtesa shërben si muze dhe është e hapur për vizitorë.