Nobeliste e Paqes me prejardhje shqiptare, Nënë Tereza ishte një murgeshë dhe misionare katolike. E skulpturuar në bronz, shtatorja e Nënë Terezës u zbulua në sheshin kryesor të Prishtinës të emëruar sipas saj në vitin 2002. Shtatorja ishte skulpturuar nga një treshe skulptorësh Vasiljev Nini, Sadik Spahiu dhe Vasil Raka dhe e porositur nga vëllezërit Gojçaj, diaspora shqiptare me bazë në Nju Jork. Shtatorja përdor ikonografinë e krishterë dhe ka për qëllim të komunikojë weltschmerzin e Nënë Terezës, ndërsa figura e fëmijës që del nga draperia e saj përfaqëson të mjerët e botës. Me braktisjen e rregullit të Motrave të Loretos, Nënë Tereza ishte e njohur për universalizmin e saj, duke u bërë nëna e botës që e dedikoi veten tërësisht të varfërve duke shërby në Kalkutë, Indi, pjesën më të madhe të jetës së saj.