Shtatorja e Metush Krasniqit

Anëtar i lëvizjes Ilegalja, Metush Krasniqi (1928) ishte aktivist dhe themelues i shumë organizatave politike ilegale gjatë jetës së tij. I burgosur disa herë, ai vdiq në spitalin shtetëror të Prishtinës pas disa muaj torturash në burg. Njëzet e pesë vjet më vonë, në vitin 2011, u zbulua një shtatore e tij e përmasave njerëzore, e skulpturuar nga Ismet Jonuzi. Nuk dihet shumë për Krasniqin përveç faktit se ai i përkiste një fraksioni të Ilegalës. Kur ishin të lirë, gjë që ishte ngjarje e rrallë, anëtarët e Ilegales kurrë nuk organizoheshin në grupe më të mëdha se tre njerëz, shkruanin pak dhe dokumentonin edhe më pak, gjithmonë të kujdesshëm për gjurmët që mund të lenin pas. Vendosja e një shtatoreje për ta përkujtuar një anëtar të Ilegalës është një deklaratë, një përpjekje për të shkruar historinë e shumë familjeve të persekutuara politikisht në Jugosllavi.