Meto Bajraktari

Në mëhallën e Tophanës, pranë rrugës së vjetër të Divan Yolit qëndron shkolla fillore “Meto Bajraktari”, e cila është ndërtuar në pjesën e dytë të viteve ‘50-të. Shkolla akomodonte mësimin në shumë gjuhë që përdoreshin në qytetin e Prishtinës. Njohja e gjuhës turke si gjuhë zyrtare në Jugosllavi në vitin 1951, hapi rrugë drejt krijimit të klasave në këtë gjuhë. “Meto Bajraktari” ishte ndërtuar për të vendosur në një vend këto klasa të shpërndara nëpër qytet. Përveç gjuhës turke, “Meto Bajraktari” kishte klasa në gjuhën shqipe dhe serbe. Në vitin 1997, klasa e vetme në gjuhën turke ishte zhvendosur në shkollën “Elena Gjika” dhe “Meto Bajraktari” kishte vazhduar të mundësojë arsimimin në gjuhën shqipe dhe serbe, të dytës i erdhi fundi në vitin 1999.