Kosovafilmi

Kosovafilmi u ndërtua strategjikisht në periferi me qëllim të zgjerimit të infrastrukturës kulturore të kohës duke ndërtuar një qytet të filmit. Duke qenë në krye të lagjes Arbëria, nga Kosovafilmi përjetohet një pamje panoramike madhështore e Prishtinës, por edhe një distancë prej saj. Pamja e jashtme e ndërtesës është projektuar për t’u harmonizuar me natyrën përreth. Në mënyrë që të komunikonte qëllimin e ndërtesës, arkitekti Salih Spahiu zgjodhi ngjyrën oker që të ngjante me ngjyrat e kompanisë ikonike American Kodak. I përfunduar në vitin 1987, i shërbeu komunitetit të saj vetëm pak kohë para se të mbyllej për gati një dekadë nga regjimi i Millosheviqit. Që nga viti 1999, ajo është një bazë ushtarake e KFOR-it dhe është e mbyllur për profesionistët e filmit dhe vizitorët tjerë. I frymëzuar nga Le Corbusier dhe Frank Lloyd Wright, Spahiu është një shembull i arkitektektit vendor që ka domestikuar fjalorin modernist të arkitekturës dhe që ka kontribuar në definimin e mendimit arkitekturor kosovar.