Në Prishtinë, përkundër arkitekturës brutaliste qëndron Bill Klintoni duke përshëndetur, një shtatore prej tre metrash, e skalitur në një stil realist nga Izeir Mustafa. Shumë i respektuar në mesin e komunitetit shqiptar, ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton perceptohet se ka luajtur një rol kyç të vënit në lëvizje ndërhyrjen e NATO-s të vitit 1999 kundër regjimit të Millosheviqit. Pas përfundimit të luftës, shumë rrugë dhe bulevarde në Kosovë mbajnë emrin e tij. E zbuluar në vitin 2009, shtatorja ishte komisionuar nga “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit”, një organizatë që ushqen marrëdhëniet miqësore midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.