Në principet e Bauhaus, Banka sllovene e Lubjanës, ka tipare formë rrumbullakët nga qelqi dhe çeliku. Është ndër projektet e fundit të rëndësishme arkitekturore të përfunduara në qendër të qytetit para rënies së Jugosllavisë. Dizajnuar nga nga Zoran Zakiq në vitin 1984, me dritare të vazhdueshme dhe sipërfaqe reflektuese, ndërtesa përfaqëson valën e arkitekturës moderniste, e cila ndau rrugët me béton brut. Banka e Lubjanës ishte një investim slloven në Kosovë, dhe njëkohësisht përigjigje në kërkesën për barazi ekonomike pas demonstratave të vitit 1981.