E karakterizuar si kryengritje popullore kundër elitave ushtarake dhe burokratike, protestat mbarëbotërore të vitit 1968, inkurajuan shqiptarët e Kosovës që të artikulojnë kërkesat e tyre politike përmes protestës. Një kryengritje e tillë ishte e pritshme sepse kishte zemrim nga dhuna e vazhdueshme e administratës së udhëhequr nga serbët dhe gjendja e rëndë politike dhe ekonomike e Kosovës në Jugosllavi. Protesta e parë e shqiptarëve në vitin 1968 u organizua në Prizren, duke kërkuar universitet dhe njohje të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, si dhe të drejta të barabarta me popujt e tjerë jugosllav. Protesta më e madhe ishte në Prishtinë, ku një protestues u vra dhe shumë u plagosën. Në pesëdhjetë vjetorin e protestës, u zbulua një pllakë përkujtimore për të nderuar protestuesit dhe të rënin, Murat Mehmeti.