VIDEO TUTORIALE TË ARTIT TË QERAMIKËS

Bashkëpunim programor ndërmjet Iniciativës së Historisë Gojore dhe Galerisë së Ministrisë së Kulturës - Qafa

Të nxitur nga besimi se artet dhe trashëgimia mund të kontribuojnë në dialogun ndërkomunitar, Punëtoria e Artit të Qeramikës, një partneritet programor tetë-javor me Galerinë e Ministrisë së Kulturës – Qafa, u përshtat me nevojat, aftësitë dhe interesat e komuniteteve dhe audiencave të ndryshme që i shërbejnë këto dy institucione. 

Video tutorialet që do të pasojnë janë prodhuar gjatë Punëtorisë së Artit të Qeramikës, i cili u mbajt nga 27 shtatori deri më 15 nëntor, 2021. 

Pjesëmarrëset e punëtorisë Ardita Krasniqi dhe Granita Grezda, dhe mentorja e punëtorisë Lirije Buliqi, prezantojnë tre procese të ndryshme të punës në qeramikë.


VIDEO TUTORIAL #1: SI TË PUNOJMË ME RROTËN LËVIZËSE PËR QERAMIKË?


Rrota lëvizëse për qeramikë, e njohur edhe si teknika e hedhjes, kërkon kohë për të mësuar hedhjen në rrotë, por pasi të përvetësohet kjo aftësi është një mënyrë shumë më efikase për të krijuar vazo. 

Varësisht nga teknika dhe qasja, rrota lëvizëse për qeramikë mund të vihet në funksion manualisht apo me energji elektrike, siç kemi demostruar edhe në video. 

Rrota lëvizëse për qeramikë mund të përdoret për të krijuar objekte të ndryshme qeramike si gota, pjata të thella, pjata, vazo, kavanoza, çajnik, enë dhe gjëra të ndryshme të rrumbullakëta.


VIDEO TUTORIAL#2: SI T’A MODELOJMË ARGJILËN?

Shtrirja e argjilës është procesi më thelbësor që ka shumë potencial në formësimin e objekteve nga qeramikës. E shtrirë në një trashësi të njejtë, argjila mund të marrë forma, madhësi dhe dizajne të panumërta. 

Gjatë formësimit dhe modelimit të argjilës, mund të përdoren lloje të ndryshme mjetesh. Për shembull, për një strukturë dhe model më të ndërlikuar, përdorni gjëra që ju rrethojnë, si gjethe, oriz, tela, fletë metalike, gurë. 

Para pjekjes, argjilës së formësuar i duhen një deri në dy javë për t’u tharë. Zakonisht, argjila piqet dy herë. Pjekja e parë zgjatë rreth 8-10 orë; dhe e dyta, pjekja me glazurë rreth 8-12 orë. 

Varësisht nga lloji i glazurës dhe dimensionet e projektit tuaj, furrat për pjekjen e argjilës blihen në përputhje me projektin.


VIDEO TUTORIAL #3: SI TË NGJYROSIM NJË VAZO?

Ngjyrosja e vazove të qermaikës nuk është gjithmonë e domosdoshme. Ngjyrat e ndryshme të argjilës mund të përdorën në vend të ngjyrave që kërkojnë pjekje në temperatura të larta. Megjithatë, ngjyrat mund të formojnë një sërë efektesh në sipërfaqe të qeramikës, duke përfshirë ngjyrat me shkëlqim ose mat. Qëllimi më praktik i glazurës së qeramikës është t’i bëjë objektet nga qeramika të sigurta për përdorim dhe të papërshkueshme nga uji. 

Kur përdoren vetëm për dekorim, objektet e qeramikës mund të ngjyrosen me ngjyra që kërkojnë temperaturë të ulët pjekjeje ose pa i pjekur fare në furrë, i tillë është rasti me ngjyrat e përdorura në video. 

Së fundi, të gjitha materialet dhe veglat e përdorura në të tre videot, duke përfshirë furrën dhe rrotën lëzvizëse të qeramikës, janë blerë në dyqane të arteve dhe zanateve në Prishtinë.


Projekti i Iniciativës së Historisë Gojore “Punëtoria e Artit të Qeramikës” është pjesë e grantit të financuar nga projekti “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezioni social” i zbatuar nga UNDP në Kosovë dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP).