THIRRJE E HAPUR | SECONDARY ARCHIVE

1 Gusht - 1 Shtator, 2022

SECONDARY ARCHIVE: THIRRJE E HAPUR për artistet e reja gra nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia + Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria

Fondacioni Katarzyna Kozyra (Poloni) dhe partnerët ftojnë me kënaqësi artiste gra në fillim të karrierës së tyre për të marrë pjesë në një Thirrje të Hapur për Secondary Archive një arkiv në internet i artisteve gra të Evropës Qendrore dhe Lindore. Platforma shërben si një burim ndërkombëtar informacioni për artin e grave nga ky rajon. Këtë e bën duke mbledhur deklarata personale (artistike) nga tre breza grash: ato që kanë qenë aktive para vitit 1990; brezi që filloi praktikën e tyre artistike menjëherë pas rënies së regjimit komunist; dhe artistet më të reja, të lindura pas vitit 1990. Deri më tani, Secondary Archive ka mbledhur deklarata nga Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, si dhe Ukraina dhe Bjellorusia.


Thirrja e hapur organizohet për artistet gra të reja, në ngritje, dhe në fillimet e karrierës për të prezantuar zërat dhe perspektivën e tyre. Kandidatet e përzgjedhura do të ftohen të shkruajnë një deklaratë të artistes në bashkëpunim me kuratorët e projektit. Rezultati i kësaj pune do të publikohet në faqen e internetit të Arkivit. Gjithashtu, juria do të zgjedhë një artiste nga secili vend, vizioni dhe praktika e artit të së cilës do të inkurajohen me një grant prej 500 eurosh.

Gjithashtu, juria e V4 do të zgjedhë një artist, vizioni dhe praktika artistike e të cilit do të inkurajohet me një grant prej 500 euro.

KUSH MUND TË MARRË PJESË: Artiste gra të të gjitha disiplinave të arteve pamore nga Serbia, Kosova apo Shqipëria të lindura pas 31 dhjetorit 1987.

RREGULLAT E APLIKIMIT: 

Artistet e interesuara për të marrë pjesë duhet të dërgojnë dokumentet e më poshtme në versionet anglisht dhe në gjuhën e tyre amtare si një file të vetëm PDF (maksimumi 20 MB):

1) CV

2) Portofoli (Për video, ju lutemi shtoni linqet dhe fjalëkalimet, nëse është e nevojshme)

DËRGOJENI TEK: [email protected]

TEMA/SUBJEKTI I EMAILIT: Secondary Archive Open Call. Albania / Serbia / Kosovo / Polonia / Republika Çeke / Sllovakia / Hungaria (ju lutemi tregoni vendin tuaj)    

AFATI I FUNDIT: 01.09.2022

Ne inkurajojmë artistet të dorëzojnë portofolet sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi juria do të fillojë shqyrtimin dhe studimin e aplikimeve sapo të mbërrijnë.

Lexo më shumë në secondaryarchive.org

Për pyetje dhe informacione shtesë ju lutemi shkruani në [email protected]

Partnerët e projektit:

Tirana Art Lab (Shqipëria), Ambasada Kultury (Bjellorusia/Lituania/Gjermania), MeetFactory (Republika Çeke), Easttopics (Hungaria), Oral History Initiative (Kosova), Center for Cultural Decontamination (Serbia), björnsonova (Sllovakia), Artsvit Gallery (Ukraina).

Projekti është bashkëfinancuar nga Qeveritë e Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë përmes Granteve të Visegrad-it nga Fondi Ndërkombëtar i Visegrad-it. Misioni i fondit është të avancojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.

Fondi Visegrad: www.visegradfund.org