Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990–1991 ishte thirrje për veprim dhe bashkim në mes të shqiptarëve të Kosovës. Fushata filloi më 2 shkurt të vitit 1990, në Lumbardh, fshat në komunën e Deçanit, si kundërpëgjigje ndaj medieve serbe të cilat kishin keqprezantuar vdekjen e tridhjetë e tre studentëve të cilat kishin raportuar që vrasja e tyre kishte qenë e motivuar nga gjakmarrja, kur në fakt studentët kishin vdekur në protesta në mbrojte të autonomisë së Kosovës së revokuar nga Jugosllavia. Shumë shpejt fushata mori hov dhe krijoi një momentum në të gjitha vendet e Jugosllavisë të banuara me shqiptarë. Rezultatet ishin qindra tubime publike, mijëra falje të gjaqeve, dhe lirimi i familjeve nga barra e gjakmarrjes. Projekti arkivor dhe ekspozita Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990 – 1991 është një sprovë në konstruktimin e një hapësire të kujtesës së gjallë, të një mjedisi që e çmon rrëfimtarinë dhe strukturat narrative, për të na mundësuar një dialog historik dhe ftuar që të mendojmë se çfarë do të thotë të kujtosh.
Redaktuar nga Erëmirë Krasniqi
Udhëheqëse e hulumtimit: Erëmirë Krasniqi
Asistente të hulumtimit: Jeta Rexha dhe Lirika Demiri
Përkthimi në gjuhën shqipe: Donjet Behluli
200 faqe, fotografi me ngjyra
Kopertinë e fortë 27 x 23 cm
Libër dygjuhësh: Gjuhë angleze dhe shqipe
Botuar nga Iniciativa për Histori Gojore
© 2023
Ky publikim është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Rockefeller Brothers Fund.