PUBLIKIM I RI: C19 A20

Redaktuar nga Erëmirë Krasniqi

C19 A20 përmban histori dhe vizatime nga dhjetë artistë nga Kosova të brezave dhe prejardhjeve të ndryshme kulturore. Libri u zhvillua brenda mureve të shtëpisë. Faza fillestare e prodhimit të këtij libri ishte realizimi i intervistave së historisë gojore me artistë. Intervistat u zhvilluan në distancë, gjë që kërkonte fleksibilitet dhe përshtatshmëri për të krijuar hapësira besimi ku zhvillohet rrëfimtaria më e mirë e mundshme mes intervistuesës dhe narratorit. Intervistat janë redaktuar dhe përpunuar në tregime nga intervistuesja, duke e lënë rrëfyesin të thurë rrëfimin në vetën e parë.


Shumica e tregimeve të paraqitura në libër u inçizuan në mes së valës së parë dhe të dytë të COVID—19, gjegjësisht në mes të muajve qershor dhe shtator. Nëntë nga dhjetë intervistat u zhvilluan në kohë të ndryshme pas mbylljes që mbaroi më 1 qershor, ndërsa njëra u bë gjatë mbylljës në mes të muajit maj. Cilësia kohore e secilës dëshmi gojore në lidhje me përvojat e mbylljes ndryshon, si të tilla ato regjistrojnë nivele të ndryshme të vetëdijes dhe qëndrimeve rreth koronavirusit.

Artistët e përfshirë në këtë projekt janë: Artan Hajrullahu, Dejan Kitić, Doruntina Kastrati, Driton Selmani, Fitore Berisha, Jakup Ferri, Meriton Maloku, Mirjeta Qehaja, Renea Begolli dhe Zake Prelvukaj.

Ky publikim është mundësuar nga një grant nga Citizen Diplomacy Action Fund e sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe zbatuar në partneritet me Partnerët e Amerikës.