Nadire Dida

Prishtinë | Date: 10 korrik dhe 8 tetor, 2014 | Duration: 11: 43 min.

Kam thanë ‘Sedat, unë me u ba nuse, me ardhë ktu gratë, kurrë jo! Me lypë nana jote…’ edhe kto kam thanë “me lypë nana jote unë me u ba nuse… ‘E nuset renditeshin në fund të dhomës [..] kush hynte u çohke n’kambë.

[…] E tash s’po vij n’shpi teme, po shkoj n’shpi t’Sedatit (qeshë). ‘Sedat, me lypë nana jote…’ na n’hotel kemi flejtë katër ditë. ‘Me lypë nana jote, unë me u ba nuse, me puthë dorë, unë natën iki në kambë kthehem n’shpi teme.

 


Donjeta Berisha (Intervistuesja/ Kamerë), Jeta Rexha (Intervistuesja), Kaltrina Krasniqi (Kamerë), Ben Dida (Nipi i Znj.Dida)

Nadire Dida u lind në Prishtinë me 28 nëntor 1930. Filloi të jap mësim në shkollë fillore kur ishte vetëm 16 vjeçe. I takon gjeneratës së parë të mësueseve në kohën kur u krijuan klasët e para të nxënësve shqiptarë.  Punoi në disa shkolla nëpër Kosovë, atë të Suharekës, Prizrenit dhe Prishtinës. Znj. Dida, punoi në shkollën fillore “Hasan Prishtina” (Asokohe Aca Maroviq) që nga viti 1955 deri me 1977, nga ku edhe u pensionua. Ajo vdiq në gusht, 2017.

Nadire Dida

Vdekja

Kemi lujtë në bahçe, ka qenë muji fror. Po, dielli. Ka pas edhe borë. Baba ka lyp pjeshka, shefteli. Mu m’kanë qu te halla me marrë, kam marrë. Ai veç kështu pak… {bën me duar sikur po han} Ka vdekë edhe krytë e tij e ka lshu këtu në prehnin tem {prek këmbët}. S’jam tutë, s’kam ditë çka osht’. Po mandej, nuk di te ju [i drejtohet të pranishmeve] nuk osht’ zakon, te na te feja myslimane e kanë la babën n’oborr. E tash halla, motra e babës tha, “Hajde me i’a puthë dorën babës”. E ai kufomë. E vllau jo! Vllaun po e kursejnë. Mu m’morën hallat, unë shkova. Edhe qysh e kish dorën {tregon duartë} këtë gisht {prek gishtin} kështu diqysh ishte, nji ngjyrë si kshtu diqysh {tregon nga tepihu} ma e mshelë. Kufomë. Une shumë aty jam tutë, veç kshtu ja murrë, s’kam puthë. Po me vjet, nji vjet po se po, qat ven… Se për me dalë në rrugë u duhte me kalu, e shihsha babën edhe e nijsha atë gishtin që kam puthë dorën. Po ashtu m’thanë hallat motra e babës me e puthë.

Dashunia

Shoku im ka qenë drejtor në gazetën “Rilindja”. Ai ka qenë intelektual, i ri. Më thirrë për drekë te Asllan Fazliu. Ai ka qenë shok me Sedatin, shoku jem Sedati. Unë shkova. Në korzo po dali sa çika, po dalin me noj djalë. E une kërkun s’po dal. Hangrëm drekë, mandej po pysin burrin tem “Sedat bre! Hajde bre Sedat, a ki gjetë noj çikë?” “Jo, jo, jo. Ik, ik ik!” ai burri jem. “Fol, fol hajde. A ke ndoj simpati ktu?” Atij po i vjen marre e dikur thotë, “Osht’ bre nji çikë. Po a e dini çka? Unë po eci sa ma larg prej saj se ajo duhet t’jetë noj borgjeze, se vishet shumë pedante”. A unë babë s’kam pas edhe nuk kam qenë borgjeze, po nime kam qenë pedante. “Uhh… “ ata thojnë, “çfarë borgjeze, paske zgedhë nji çikë shumë t’mirë”.

Në shkollë isha msuse. Në nji kartolinë, ato lulet e para që i çelen në pranverë, fotografitë, e ktu {tregon me duar pjesën e pasme të kartolinës}. Aty shkrun, thotë “Ma në fund vendosa me të shkrujtë”. A po m’kuptoni? [i drejtohet të pranishmëve] “Dhe me t’tregu se të due sinqerisht” (qeshin). Me nji zarf të bukur, mbyllun zarfi. Unë e mora, po qysh me e lexu në klasë? Shumë nxansa, plot klasa edhe me çelë unë ate. A kurioze çka po shkrun (qeshin). A keni ba edhe ju në mes…? Eh qashtu, lulet e para t’pranverës, t’bardha. E në anën tjetër, jo “E dashuna”, marre (qeshë).

Ka qenë pak ma i gjatë, tamam normal me gjatësi. Ka qenë pak si bjond kshtu. Kam pas nji shoqe t’klasës, tha “Hajde po dalim!” S’kemi dalë në korzo. Nuk kam pas të drejtë prej nanës une me dalë n’korzo me u shëtitë {lëviz gishtin në shenjë mohuese}. Vendosëm prej shkollës “Elena Gjika” deri në korzo. Veç na dyja. Ky Sedati, po vjen mas nesh. Ma në fund thotë, “A kam të drejtë me marrë pjesë në këtë shoqni tuj, pranë jush?” Shumë marre. Po kjo që ishte me mue, kjo u largu. T’u hecë tha, “Ju kam shkrujtë…”. Ju kam shkrujtë, jo të kam shkrujtë (qeshë) “…një letër, nuk di a ju ka ra në dorë. A e keni marrë?” Thash “Po kam marrë”. Dhe ai tash po vazhdon hecë me mue. E kjo tjetra iku! Metëm na dy. Unë thash, “Unë nuk muj me vendosë”. “Jo,” thotë “du me t’lypë ty”.

I kam ra ziles. “Ku ishe deri tash?” thash “Erdha”. Tha “Jo, tash s’ki ardhë prej shkollës”. E kam pas motrën, s’ka qenë e martume po shumë ma e madhe se une, tha “Mori, a ke noj djalë?” (Qeshë) “Po” thash, “me ju kallxu sinqerisht”.

Ajo motra që ka qenë ma e madhe, ajo ka ba shumë… a qëndisje a krejt. Unë jam gërditë. Unë kam thanë, “Unë nuk du asnjë faculetë” se kanë qu vjehrrit. A e din kush janë vjehrrit? [i drejtohet të pranishmes] Vjehrrit me i’a qu boshqa, vjehrrës, ari, unaza e kshtu…. Unë kam ditë që te Sedati nuk kanë qenë pasanikë, kanë qenë t’varfën. Baba ka qenë rrobaqepës. Thash “Unë nuk du”. Uhh nanës teme e mirëseardhun mos me bo. Ah jo, mos harroni! Duhet me u ba nuse, shminka, me veshë n’ato dimija, kshtu… [I drejtohet nipit të saj] Ben kur t’martohesh, duhesh me u ba nuse. Kam thanë “Sedat, unë me u ba nuse, me ardhë ktu gratë, kurrë jo! Me lypë nana jote…” edhe kto kam thanë “me lypë nana jote unë me u ba nuse…” E nuset renditeshin në fund të dhomës {dëfton nga ana tjetër e dhomës} aty osht’ dera, e kto edhe kshtu {bashkon duart te barku} kush hynte u çohke n’kambë {çohet në këmbë} edhe kshtu {lëvizë duart në formë përshëndetjeje}.

Edhe tash vendosëm, shkum në Shkup. Në Shkup ndejtën në hotel “Bristol”. E maj n’men njo katër ditë kemi ndejtë. E tash s’po vij n’shpi teme, po shkoj n’shpi t’Sedatit (qeshë). “Sedat, me lypë nana jote…” na n’hotel kemi flejtë katër ditë. “Me lypë nana jote, unë me u ba nuse, me puthë dorë, unë natën iki në kambë kthehem n’shpi teme”.

Lindja

Një dhomë në banesë shtetnore. Një dhomë edhe një shtrat. Një dhomë e një shpajz, ai shpajzi- kuzhina. Une s’po di kugjo, edhe s’kam ditë as me gatu. E ish gzu Sedati, shumë o gzu që na kanë dhanë banesë. Kur shkojshim në atë shpi, fryjke, ftoftë.

S’ka menstruacione! Ka qenë e rregullt, tash s’ka menstruacione. Edhe tek se s’ka menstruacione, ka nisë bebja (qeshë). Edhe shkova në kontroll. Shumë marre, marre te ginekologu. Ajo tha “Fort mirë. Ke pas me rregull menstruacionin, tash a e ke?” Thash “Jo, s’kam”. “Ti je shtatëzane, edhe muji i tretë!” {tregon tre gishta}. “Uh…” u gëzu vjehrra. A e dini kush osht’ vjehrra? [i drejtohet të pranishmeve] “Uh sa mirë…” Kojshit po vinin, “Uh hajt ishalla bon nji djalë” (qeshë). Une po m’vjen marre, ata po dojnë me ba djalë une.

Donjetë Berisha: E sa vjeçe ke qenë?

Nadire Dida: 18 jam kuronizu, e mandej… nantë mujë (qeshë).

 

Download PDF