MARDHË FITON ÇMIMIN SPECIAL MENTION NE DOKUFEST XX

Gusht 6-14, 2021

Mardhë një film i shkurtë i animuar nën regji te Flaka Kokollit dhe i prodhuar nga Iniciativa për Histori Gojore në partneritet me forumZFD – Programi i Kosovës, fiton Çminin Special në Festivali Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, DokuFest, që zë vend në Prizren, Kosovë.


Historia e filmit Mardhë bazohet në intervistën e historisë gojore me Beti Muharremin që Iniciativa për Histori Gojore e realizoi në vitin 2015 si pjesë e hulumtimit të aktivizit të grave, me synimin për të ofruar një hapësirë ​​unike që i jep dukshmëri dhe qëndrueshmëri përvojave dhe subjektivitetit të grave, historia e të cilave është margjinalizuar në vazhdimësi dhe harruar.

Filmi i shkurtë i animuar eksploron përvojën e Betit, një grua shqiptare në të dyzetat nga Kosova, gjatë deportimit në fund të viteve ‘90. Beti, së bashku me familjen e saj, deportohet nga forcat serbe të sigurisë nga shtëpia e saj në kryeqytetin e Kosovës për në fshatin kufitar Bllacë. Me shpërthimin e luftës në 1999, historia e saj thurret përderisa bota që ajo e njihte shpërbëhet. Cikli i mizorisë që duket i pafund që Beti përjeton në udhëtimin e saj drejt një strehe të sigurt bëhet një histori kolektive e mbijetesës.

Juria e Garës Kombëtare të Filmit të Dokufest XX tha se: “… juria vendosi t’i japë një Çmim Special, një filmi të shkurtë te animuar Mardhë që portretizon tragjedinë e luftës me kreativitet dhe thjeshtësi përmes fuqisë së animacionit.”

DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Çdo vit festivali mbush kinematë dhe vendet e improvizuara të shfaqjes rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmash nga e gjithë bota. E themeluar në vitin 2002, me qëllim të rigjallërimit të kinemasë dhe jetës kulturore në Prizren, DokuFest u rrit dhe u zgjerua në festivalin më të rëndësishëm të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropën Juglindore dhe nga viti 2019 është festival kualifikues i BAFTA-s për filma të shkurtër.

Regjia:
Flaka Kokolli

Animacioni:
Flaka Kokolli
Giorgi Gabisonia – Gio Gabi
Nora N. Jusufi

Sfondi:
Njomëza Mulhaxha

Ngjyrosja:
Blendi Pajaziti

Audio produksioni:
Nart Kelmendi

Post produksioni:
Mohamad AlNazer

Aktorët e zërit:
Xhejlane Tërbunja
Adrian Morina
Igballe Qena – Bibi Qena
Robert Wilton

Mentore:
Anna Di Lellio

Prodhimi:
Iniciativa për Histori Gojore në partneritet me forumZFD – Programi i Kosovës

Mbështetur nga:
Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe Komuna e Prishtinës.