Tetë vjet ka punuar gjimnazi ynë në shkollën e Lismirit. Sidomos hekurudhën, të kalohen binarët e trenit, ka qenë e pamundur që çdo natë ndonjë nxanës të mos frikësohet apo të rrahet nga policët e asaj kohe, milicia serbe. Fatmirësisht prindërit kanë kontribuar mjaft. Ne pa ndihmën e tyre asgjë s’kishim mujtë të arrijmë, as atëherë, as sot. Ata na kanë dërgu fëmijët në shkollë dhe kanë thanë, ‘Fëmijët janë të jujt. Ju kujdesuni në shkollë ku jeni. Për rrugë ju s’mund të i përcillni’, se kishim së paku 400 nxanës. 400 nxanës me pesë arsimtarë nuk mund të përcilleshin. Ato kanë qenë vitet ma të vështira. Por fatmirësisht, në shtëpi shkolla ku kemi punu, nxënësit janë përpjekë që edhe ato dhoma të vogla, të ngushta, të ulen mbi ndonjë tepih me ndonjë bllok apo ndonjë dru që uleshin. Dërrasa që i vënin në vend të tabelave. Kanë qenë jashtëzakonisht të rregullt dhe kanë punuar mjaft. Secili prej tyre ka arritë, që kemi mjaftë intelektualë sot që punojnë në Universitetin e Prishtinës, po edhe jashtë.








