Harry Bajraktari

New York | Date: 18 maj 2016 | Duration: 29 minuta

Besim Malota me do shokë të tijna kanë qenë në nji shoqatë ktu […] i kanë ftu për me ardhë në Amerikë. Ku kanë ardhë këtu në Amerikë edhe kanë nejtë disa javë në New York, kanë shku në Detroit edhe kanë bisedu me njerëz, ku dymbëdhjetë gjaqe jonë falë, rrehje, varrë, edhe kështu i kanë shëru popullin.
Ishte nji, nji krenari e madhe për kombin tonë, për njerëzit tonë, për popullin tonë, me dalë me i pritë Krushqit e Pajtimit të Gjaqeve, edhe ata erdhën, nejtën, porosia e tyne ishte si, ‘Për hatër të Kosovës duhet t’bajmë çmos t’i falim gjaqet dhe t’bashkohem s’bashki për të ndërrue, për të, për të fitu lirinë, për të fitu populli me qenë të lirë.’ Edhe kjo doli sikur ata e kanë mendu në atë kohë, nuk ishte vetëm pajtimi i gjaqeve, por ishte me i pajtu gjaqet edhe me i avitë popullin s’bashki për me i ndihmu popullin në Kosovë.


ANNA DI LELLIO (Intervistusja), REXHEP MYFTARI (KAMERA)

Harry Bajraktari  u lind më 1957 në Vranoc, Lugu i Baranit, komuna e Pejës. Familja Bajraktari ka emigruar në Shtetet e Bahkuara të Amerikës në vitin 1969. Harry është i suksesshëm në biznesin e pronave të patundshme në New York dhe Kosovë. Ai është anëtar themelues dhe ish-nënkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë dhe Amerikan me bazë në Washington DC. Ai poashtu ka themeloi dhe publikoi gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”.

Harry Bajraktari

Harry Bajraktari: So…they had arrested, you know, they have come to the…my hometown, and they surrounded the communists and the Serbs, you know, they come, to, to, to town, want to capture my father’s uncle, his name was Shpend Bajraktari, and what happened, they couldn’t capture him that time, that moment, that morning. So they arrested my dad and his uncle, you know, and other people, and they took them to Peja, this was in November, so what happened is the uncle and two other cousins, they executed them, and my dad was seventeen years old and they let him go, because, “You are seventeen, we are going to have you go to join the military in Drenica, to fight against the Albanians.” You know. So, for nine months or eight…nine months, he was, you know, chasing the Albanians, now the partisans, you know, whatever, the Serbs. And we go back and forth, then they name this place 17 Nëndori [November] and the whole nine yards, and I come back sixty years later, I buy the place, I took down 17 Nëndori [November] and I put my dad’s name, it’s called Metë  Bajraktari Plaza, how the world you know {crosses his hands} like, it, it goes back, you know, it’s unpredictable, what you can do, so it’s a, it’s an interesting thing, you know, but you know, we’ve been very fortunate beings…coming to this great country where we have the ability to do those things, otherwise, you know, we couldn’t do it. That’s one human story, so…

[Pra… ata i arrestuan, ata kanë ardhur në…qytetin tim, dhe kanë rrethuar komunistët dhe serbët, e dini, ata vijnë në, në, në qytet, duan të kapin xhaxhain e babait tim, emri i tij ishte Shpend Bajraktari, dhe çfarë ndodhi, nuk mundën ta kapin atë në atë moment, në atë moment, atë mëngjes, kështuqë e arrestuan babain tim dhe xhaxhain e tij, e dini, dhe njerëz të tjerë, dhe i dërguan ata në Pejë, kjo ka ndodhur në nëntor, pra, çfarë ndodhi ishte se xhaxhai dhe dy kushërinj të tjerë, ata u ekzekutuan, babai im ishte shtatëmbëdhjetë vjeç dhe atë e liruan, sepse, “Ti je shtatëmbëdhjetë vjeç, ty do të të dërgojmë në ushtri në Drenicë, për të luftuar kundër shqiptarëve”. E dini. Kështu, për nëntë ose tetë muaj…nëntë muaj, ai ishte, e dini, duke ndjekur shqiptarët, tani partizanët, e dini, sidoqoftë, serbët. Dhe shkojmë para e prapa kështu, pastaj ata e emërojnë këtë vend “17 Nëndori” dhe të gjithë nëntë oborret e tjera, pastaj unë kthehem 60 vjet më vonë, e bleva vendin, e largova “17 Nëndori” dhe i vendosa emrin e babait tim, tani quhet Metë Bajraktari Plaza, bota, e dini {kryqëzon duart}, sillet, e dini, është e paparashikueshme, çfarë mund të bësh, kështuqë është një, është një gjë ineresante, e dini, por ne kemi qenë qenie shumë fatlume…ardhja në këtë shtet të mrekullueshëm ku kemi mundësi t’i bëjmë këto  gjëra, përndryshe, e dini, nuk do të mund t’i bënim. Kjo është histori njerëzore, kështu….]

Anna Di Lellio: Where were they looking for Shpend Bajraktari? [Ku po e kërkonin ata Shpend Bajraktarin?]

Harry Bajraktari: He wasour family [Ai ishte… familjarë i yni] kanë, oh, familja jonë tana herët kanë qenë, kanë liftu me turq, kanë liftu me serbë, me malazezë, me oku…me njerëz që e kanë okupu Kosovën, and [dhe] ai ka qenë kryetar komunje në atë kohë… gjatë, gjatë okupacionit italian edhe gjerman, ka qenë kryetar komunje, edhe tani sa kanë ardhë komunistat edhe tani serbët, dojshin me arrestue me pushkatue, edhe vijnë e arrestojnë, vijnë e rrethojnë fshatin, edhe atë ditë ai kishte njerëz me veti, edhe ata i thojnë, “Me na i dhanë armët”, thotë, “Jo, unë armët s’ja u jepi”, thotë, “Ja u jap armët kur të shkoj në baran, në komune, kur të shkoj në komune ja u dorëzoj armet”.

So [pra], i kishte nja 20 vetë me arme, ushtria para e mas thotë me shku në baran, kur shkojnë nji ven atje, ja u kthejnë pushkën edhe u ikin, kthehen për mrapa, fshati ishte i rrethuar, e arrestojnë Zenel Bajraktarin, Hajdin Zekën edhe Fazli Ramën edhe babën tim, 17 vjeçar, i çojnë në Pejë. Mbas nja dy jave, babës i thojnë, “Ti je 17 vjeçar, nuk dojmë me të pushkatue edhe duhet me shkue në luftë në Drenicë me liftue kunraj shqiptarëve”. Edhe detyrohet, i thojnë, “Shko te shpija nja dy ditë, prej shpije m’u lajmëru në luftë në Drenicë, për me liftue kunraj shqiptarëve”, e nantë muj ditë ka liftu kunraj shqiptarëve, ka qenë me brigadat, ka pasë shqiptarë, ka pasë malazezë, serbë edhe ato… edhe gjatë asaj kohe, mas dy jave, Zenelin, Hajdin Zekën edhe Fazli Ramën, kta kur kusheritë tonë, i pushkatojnë. Deri sot nuk e dijmë se ku jonë të vorrosun, i kanë pushkatue në atë kohë edhe u kry ai muhabet.

Edhe tani na vijmë në, në Amerikë, vitet kalojnë, anej-knej, Peja ndërton qendrën ma të bukur se e kanë pasë midis qytetit, e emnojnë “17 Nëndori” ishte Dita e Çlirimit kur komunistat edhe serbët e kanë marrë Pejën, edhe e emnojnë shitoren ma të bukur në vitet e ‘60-ta, krejt në fund të ‘60-tave. Edhe në vitin 2006, na e blejmë në privatizim në Kosovë edhe ia ndërrojmë emrin prej “17 Nëndorit” e hekim edhe e vnojmë “Metë Bajraktari Plaza”. Është e çuditshme ajo, 60-70 vite kalojnë, 70 vite kur kthehesh atje prapë, vjen në Amerikë, prej Amerike kthehesh edhe e hek “17 Nëndorin” edhe ia ven emrin e babës, babës tim, njerëz që kanë sakrifiku për atë vend.

Anna Di Lellio: Just  tell me the story of the Pajtimi, what happened here? How did they come here? If you…as many details as you have, also if you have, if you know some people who were in blood feuds and why was your father involved, I mean, just really, more than just saying, “They came here and these were the people who came,” just give us a sense of what it was.           

[Të lutem më trego historinë e Pajtimit, çfarë ndodhi këtu? Si erdhën ata këtu? Nëse ju…sado detaje që keni, gjithashtu nëse keni, e dini, ndonjë njeri që ishte në gjakmarrje dhe pse ishte përfshirë babai juaj, po mendoj, më shumë sesa thjesht të thoni, “Kanë ardhur këtu dhe këta ishin njerëzit që erdhën,” na e jipni një ndjenjë të asaj që ndodhi.]

Harry Bajraktari: Qëkur, si e dijmë, Kosova kalonte nëpër kohë të vështira në vitet ‘90-ta, ‘89, edhe ishte sikur nji luftë për t’u shliru Kosova, prej asaj lufte për t’u shliru, nji ndër… mendoj gjanat ma kryesore kanë qenë, është Pajtimi i Gjaqeve ku njerëzit kanë pasë ngatërresa, kanë pasë vrasje, kanë pasë ato, edhe i kanë bashku popullin. Edhe ka qenë, unë mendoj se ka qenë sikur referendum për Kosova për t’u shlirue, me qenë e shlirë, e lirë edhe e pamvarun, ku njerëzit i kanë bashkue, e kanë falë gjaqin për hatër të Kosovës, për hatër të vendit, edhe kjo ka nisë me pak njerëz, tani ka qenë, mendoj, lëvizje shumë e madhe, po unë e shoh si ka qenë si referendum për t’u shliru populli jonë, për të ardhë kjo ditë ku sot na gjindem shtet i pamvarun.

Anton Çetta me shumë shokë të tina, me profesor Mark Krasniqin, Don Lush Gjergjin, Zekerija Canën e shumë e shumë tjerë kanë ba nji punë të madhe, nji punë të madhe, nji kontribut popullit shqiptar, se në kohëna të vështira i bashkojnë popullin, i falin gjaqet edhe fillon puna për t’u shlirue, për të mbrojtë atdheun, për të mbrojtë venin tonë, për të….Kjo [që] ka ndodhë në Kosovë, ishte fenomenal çka ka ndodhë në atë kohë, eh është, unë mendoj se ka qenë lëvizje e shenjtë për popullin tonë, i kanë shliru njerëzit, njerëzit e kanë ndi vehten mirë, njerëzit vehten shumë  të lumtun se p’e falin gjakin, o p’e falin varrën, o p’e falin rrethin, o p’e falin të gjitha ato për hatër të venit, për hatër të Kosovës dhe për hatër të popullit. Si kanë mendu se falja e këtyne gjaqeve e njerëzit e tyne, si kanë vdekë, e si jonë vra nuk shkon kot, se falja e tyne është ekzistenca për Kosovën, për t’u shlirue edhe për sot si është Kosova shtet i pamvarun, ajo ka qenë krejt lidhja.

Në krye me Anton Çettën edhe gjithë shokët e tijna kanë pajtu shumë gjaqe nëpër Kosovë si kanë pajtu, tani kanë fillu me shku në Gjermani e në Zvicër, edhe rradha ka ardhë në Amerikë. Besim Malota me do shokë të tijna kanë qenë në nji shoqatë ktu, s’em bjen nërmend emri i shoqatës, i kanë ftu për me ardhë në Amerikë. Ku kanë ardhë këtu në Amerikë edhe kanë nejtë disa javë në New York, kanë shku në Detroit edhe kanë bisedu me njerëz, ku dymbëdhjetë gjaqe jonë falë, rrehje, varrë, edhe kështu i kanë shëru popullin.

Ishte nji, nji krenari e madhe për kombin tonë, për njerëzit tonë, për popullin tonë, me dalë me i pritë Krushqit e Pajtimit të Gjaqeve, edhe ata erdhën, nejtën, porosia e tyne ishte si, “Për hatër të Kosovës duhet t’bajmë çmos t’i falim gjaqet dhe t’bashkohem s’bashki për të ndërrue, për të, për të fitu lirinë, për të fitu populli me qenë të lirë”. Edhe kjo doli sikur ata e kanë mendu në atë kohë, nuk ishte vetëm pajtimi i gjaqeve, por ishte me i pajtu gjaqet edhe me i avitë popullin s’bashki për me i ndihmu popullin në Kosovë. Si ndihmohet populli në Kosovë? Materialisht. Shqiptarët e Amerikës, porosia e tyre për ne ishte se, “Boni çmos të inkorporoheni me qeverinë amerikane, me na ndihmu qeveria amerikane neve për me ardhë ne ma shlirue, me na ndihmue nihmën”. Edhe ajo porosi e tyne, ajo luftë e tyne, ajo nderë e tyne, ajo krenari e tyne q’i kanë ba për t’i shëru popullin tonë, na ka dhanë energji për të qëndrue, për të liftue për venin tonë.

Na, nji pjesë e madhe në komunitet ktu kena punue me kongresmenë, me senatorë, me qeverinë amerikane. Sikur dihet, me shumë probleme, me shumë ato, por në vitin ‘99, NATO vjen atje, fillon bombardimin, populli kthehen në ‘99, 1999, kthehen te shpia e tyne, fillojnë jetën e re, venin e ri, sikur e dijmë tash qe 16 vite. Me të gjitha problemet që i ka Kosova, është ba fenomenal, është shumë mirë, mundet me qenë ma mirë, por është ba mirë, por kena qenë fatlumë, komuniteti jonë kena qenë fatlumë se kena qenë në Amerikë, kem mujtë me kontribue në nihmën e pamvarësisë edhe lirisë së Kosovës. Po ky komunitet në Amerikë tash njëqind vite lifton për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan, kena komunitetin ma të vjetër kur në Lidhjen e Kombeve me presidentin Woodrow Wilson kanë pasë ndikim për me rujtë Shqipërinë, qat’ Shqipëri se o metë, se mos t’e kish, presidenti i Amerikës Woodrow Wilson mos me u pa angazhue, nashta Shqipëria kish qenë e dame copa-copa, sikur e dijmë, Kosova edhe viset shqiptare kanë metë nër Jugosllavi, nji pjesë e Shqipërisë ka metë nër Greqi edhe nji Shqipëri e vogël ka metë prej ‘18-tës e knena deri tash.

Eh, kena qenë fatlumë për të takuar Anton Çettën e gjithë këta njerëz ku kanë pasë ndikim të madh në neve për me punue, me veprue, me ardhë se ku kena ardhë. Edhe Anton Çetta ishte ni burrë simpatik, ni burrë i urtë, ni burrë i omël, ni burrë i meçur edhe ni burrë me orë të mirë, me fat të mirë, edhe u printe Krushqive për Pajtimin e Gjaqeve. Ka qenë Bajram Kelmendi, Nekibe Kelmendi, kanë qenë edhe shumë e shumë të tjerë si thashë Zekerija Cana, akademik Mark Krasniqi, Azem Shkreli, ka qenë nji pjesë fenomenale që kanë ba ni servis kombit tonë, popullit tonë, për t’i shëru nga plagët e hakmarrjes edhe për t’i organizu për t’mbrojtë venin edhe popullin e tyne edhe për të punue për ardhjen e lirisë edhe ardhjen e pamvarësisë së Kosovës.

Une thom shpesh se popullin tonë e ka pa Zoti në vitet ‘90-ta, ku sakrifica e popullit në Kosovë, vrasja e njerëzve, djegia e njerëzve, një milionë njerëz dalin jashtë, lufta e tyne, komuniteti jashtë, prej jashtë Kosove, nimon ekonomisht për t’i majtë familjet, edhe lufta e komunitetit tonë, shqiptarët në diasporë, kanë ndihmue, kanë liftue për të ndihmu Kosovën ku jena sot.  Edhe sakrifica edhe ndihma e popullit prej jashtë e ka ba të mundshme ku na sot jena që tash Kosova është e pamvarun, njëqind e sa shtete e kanë njofur, ka punë, duhet të punojmë ma shumë, ka, ka sfida, por është ba mirë.

Anna Di Lellio: Can you tell me more about the meeting, why was your father involved in this, what did it mean to have one hundred people in your house? You had…what did they say, they gave some talks      do you remember anything? Can you give us also some memory of Bajram Kelmendi because that’s been lost a little bit?

[A mund të më tregoni më shumë rreth këtij takimi, pse ishte babai juaj i përfshirë në këtë, çfarë nënkuptonte të pasurit e njëqind njerëzve në shtëpinë tënde? Ju keni…çfarë thoshin ata, ata dhanë disa fjalime, a iu kujtohet ndonjë gjë? A mund të na jipni gjithashtu disa kujtime të Bajram Kelmendit, sepse kjo ka humbur disi?]

Harry Bajraktari: Baba edhe une kem qenë të aktivizum për të nimu venin tonë në Kosovë. Baba im e ka njofur profesor Krasniqin, Anton Çettën, i ka njoftë ma herët, edhe baba ka dalë atë ditë në aeroport me i pritë edhe me i përkrahë. Gjatë kohës sa kanë nejtë në Amerikë ka qenë me ta, ka udhëtu me ta, une kom udhëtu me ta, shumë e shokë të mi, shumë prej komunitetit tonë. Na vijmë nga nji familje ku e kena titullin “bajraktarë”, e kena fituar në luftë, të parët tonë jonë detyrue me shkue në luftë, me liftu për Turqinë, edhe në atë kohë për bravery, për trimni, jonë bajraktarë, edhe tash 200-300 vite kena qenë si liderë në venin tonë.

Edhe baba im ka pasë ni vujtje shumë të madhe në Kosovë, nga, nji presion shumë të madh nga qeveria serbe, nga qeveria komuniste, nga malazezët, edhe me vujtje e me sakrificë. Dalja e tina në mërgim, ka qenë si lider i komunitetit, lider i venit tonë, edhe e ka ni obligim për t’u pri njerëzve, për me ba diferencën për venin tonë. Baba edhe une edhe familja jonë marrim pjesë tash e 46 vite jena në Amerikë, edhe baba im prej se ka ardhë në Amerikë edhe derisa ka nrru jetë, ka qenë i aktivizum në çdo gja në komunitetin tonë për të nimu trojet tona, për të nimu komunitetin, për, edhe ka qenë [në] të gjitha këto lëvizje. Në të njëjtën kohë, unë kom qenë i ri po kom qenë me ta, edhe unë tash p’e vazhdoj atë luftën e tina, a di kshtu, e, ishte, ishte, ishte krenari për neve t’i kem Krushqit e Pajtimit të Gjaqeve në shpinë tonë.

Në shpinë tonë për 35 vite, për 30 e sa vite, ka qenë si nji seli dipllomatike, sikur nji ambasadë ose sikur seli dipllomatike. Në shpinë tonë ka nejtë Ibrahim Rugova, president Rugova, ka nejtë shumë e shumë liderë të tjerë, Congressman [Anëtar i Kongresit] Engel, e shumë e shumë, Senator [Anëtar i Senatit] Alfonse D’Amato, Congresswoman [Anëtare e Kongresit] Sue Kelly, e shumë e shumë amerikanë, në politikën amerikane. Në shpinë tonë në 2006-tën ka qenë Hillary Clinton, e kena pasë mysafire, so [pra], kohë mas kohe, shpija jonë ka qenë ni ven ku i kem bashku njerëzit për me folë për çështjen e Kosovës, për me folë për çështjen e popullit, edhe shpija jonë është përdorë, e babës edhe shpija ime, e kena përdorë gati sikur kuvend. Njerëzit jonë mbledhë, akademik Mark Krasniqi, e shumë e shumë të tjerë you know [e dini] si kanë ardhë kohë mas kohe prej të ‘90-tës edhe deri tash, jonë kthy te shpija jonë, kanë nejtë te shpija jonë, ku i kem thirrë njerëzit e komunitetit, ku kem thirrë miqtë amerikanë, ku është ba bisedë se si me nimu Kosovën.

E ajo ka qenë, e njejta koncept ka qenë edhe ajo darka atë natë e Pajtimeve të Gjaqit për punë të bukur, për punë mrekulli si e kanë ba ata, e për punë të mirë si po e bajnë ndaj venit tonë, ndaj komunitetit tonë. Ishte nji nderë për neve t’i bashkojmë s’bashki ku u bisedonte se si me nimu Kosovën, si me i nimu njerëzit tonë, si m’u shlirue, si me fitue pamvarësinë, si me qëndrue kunraj Serbisë, e të gjitha ato. So [pra], ishte thuja sikur kuvend i luftës, i punës, i jetës, e komunitetit tonë se si ta liftojmë Serbinë. Eh, ajo atë natë ishte kuvend, aty ku Anton Çetta majti fjalë, akademik Mark Krasniqi, Bajram Kelmendi ka majtë fjalë, Azem Shkreli ka majtë fjalë, atë natë ishte Bajrush Doda, është i njohun për muzikën shqiptare, e knonte kangë me muzikë atje, you know [e dini], për mos t’e harru, se muzika e popullit tonë ka qenë si histori edhe ai i knonte ato kangët se si kanë qëndrue njerëzit tonë kunraj Turqisë, kunraj Serbisë, kunraj Malit të Zi, kunraj komunizmit, e ishte, krejt qëllimi ka qenë si me i bashku popullin, si me punu ma shumë, me shku përpara, e kjo ka qenë krejt lufta, krejt ka qenë opinioni, mendimi për t’u bashkuar, për t’u takuar, për të vendosë.

Bajram Kelmendi dhe Nekibja kanë qenë, shoqja e tina, pasin dritë dytë, edhe djemtë e tyne, edhe ishin shumë të preokupum për se si me ndihmu vendin, ishin shumë këmbëngulës se si duhet të nimohet veni, ishin shumë këmbëngulës ndaj komunitetit se duhet të bahet ma shumë për me nimu venin tonë, me nimu njerëzit tonë, me ndihmue, se si mund të ndihmohet, ishte nji… ka qenë…. Se njerëzit kanë qenë të papunë në Kosovë, edhe kta Krushqit e Pajtimit të Gjaqit kur shkojshin në diasporë në Gjermani e në Amerikë e në Zvicër, në të gjitha këto vene, i lutshin popullin si, “T’i mani familjet e juve, farefisin e juve”. Edhe gjithë populli përjashta e ka majtë familjen e vet se s’kanë pasë punë, s’kanë pasë bukë për me ngranë, edhe në këtë mënyrë kanë qëndrue kunraj Serbisë, për të jetue e për të ardhë ku jena sot.

Anna Di Lellio: Do you remember any blood reconciliation, of any blood feud reconciliation, any story, did you go to any of them?

[A iu kujtohet ndonjë pajtim i gjaqeve, ndonjë rrëfim, a keni shkuar në ndonjë prej tyre?]

Harry Bajraktari: I went to one of them…

[Kam shkuar në një prej tyre.]

Anna Di Lellio: Në shqip.

Harry Bajraktari: Kom shkue te ni pajtim të gjaqeve, ka qenë, i kanë thanë atij vëllaut që e ka falë gjakin është Mark Shabani, për vëllain e tina,  para 10 viteve o konë vra në Amerikë, edhe kom qenë në atë, ka qenë emotional [emocion] shumë i madh, edhe Anton Çetta, Mark Krasniqi sesi e cjellin bisedën, si bisedun edhe si kërkun, kërkesa ishte, “Na nuk kena ardhë me na falë gjakin neve. Kena ardhë me falë gjakin Kosovës edhe popullit të Kosovës, mendojmë se ka ardhë koha për me ia falë Kosovës gjakin”. Edhe e tregun se lufta e ndera për venin tonë është me i falë gjaqet, me shku përpara, m’u shliru nga Serbia edhe m’u ba shtet i pamvarun. Kërkesa e tyne ka arritë sot, sot gjindem në kërkesën e tyne.

Ishte emotional [emocional], e kom pa Anton Çettën, i kanë shku lotët kur ia kanë falë gjaqin, gjakin, i kom pa familjen, qajshin, për mu më kanë shku lotët në atë moment. Ishte hera e parë që kom qenë në asi rasti, nuk kom qenë kurrë në nji rast asi soji, e ishte emotional [emocional], ishte, kurrë nuk e harroj, a din kshtu është me të vërtetë ishte interesant me qenë, interesant in the sense that [në kuptimin se] po falet gjaki, jo njerëzit se kanë ardhë aty, po po falet gjaki i Kosovës.

Ishte, me  të vërtetë ka qenë fenomenale, fenomenale, edhe ajo sakrificë e njerëzve që i kanë falë gjaqet, njerëzit si e kanë ba atë trimni, atë burrëni, është, është ku jena, se njerëzit jonë bashkue, kanë punu s’bashti, edhe kena ardhë ku kena ardhë sot ktu, edhe sot për shembull populli jonë gëzon Kosovën e pamvarne. Prapë po thom, është ba shumë mirë, me të gjitha problemet si jonë, Kosova është  fenomenal. Nuk ë…në atë kohë, me të pa thanë se ka me u ba kështu nuk të kishin zanë besë, nuk nxante kush besë se Serbijën mund t’e hekim nga Kosova dhe Kosova  të shlirohet, e dashti Zoti, me nihmën e Amerikës edhe perëndimit, edhe erdhëm deri ktu.

Anna Di Lellio: I want to ask you one other thing, was your father a mediator of blood feuds before, I mean, because this stuff was going on here, so, were you aware of this?

[Dua t’iu pyes për një gjë tjetër, a ishte babai juaj ndërmjetësues i gjakmarrjeve më parë, po mendoj, sepse këto gjëra kanë qenë duke ndodhur këtu, kështu që, a keni qenë ju të vetëdijshëm për këtë?]

Harry Bajraktari: Baba jem, si t’thashë, vijmë nga nji familje ku familja jonë edhe në Kosovë atje edhe ma herët i kanë pajtu njerëzit s’bashki kur kanë pasë konflikte edhe hakmarrje edhe kur kanë pasë rrahje, kur kanë pasë konflikte. E maj në men, në komunitetin tonë, disa herë gjatë 20-30 viteve, baba im ka marrë pjesë e ka organizue kur i kanë vnu njerëzit për konflikte, për konflikte vrasje jo, po për konflikte të tjera, për toke, për konflikte rrahje, për konflikte të pasurisë, për konflikte tjera gjana, por jo për vrasje. Kjo ka qenë hera e parë që e kom pa në komunitet si ka qenë pjesë e pajtimeve të gjaqeve, por ma herët po, baba im ka qenë në disa raste ku i ka bashku njerëzit edhe i ka rregullue, edhe gjyshi jem ka vepru kësisoji, Musli Bajraktari, edhe familja ime ka nji traditë si kohë mas kohe i kanë bashku njerëzit edhe i kanë pajtue për kto raste. Në vitet, në vitin ‘39 kujtoj, i pari jonë Haxhi Bajraktari ka qenë kryetar i kanë thanë, në atë kohë i kishin thanë islihati i pajtimit të gjaqeve, ka qenë për Komunën e Pejës, ku kanë shku e i kanë pajtu njerëzit, so [pra], familja jonë kohë mas kohe, tona herët kanë vepru për t’i bashku njerëzit edhe për  t’i pajtu njerëzit kur kanë pasë konflikte.

Anna Di Lellio: Thank you! Do you want to add something about this, it must’ve been a surprise for you, right? Because you…the Reconciliation of the Blood Feuds for killing…

[Faleminderit shumë! A do të dëshironit të shtonit diçka rreth kësaj, duhet të ketë  qenë surprizë për ju, apo jo? Sepse ju…Pajtimi i Gjakmarrjeve për vrasje…]

Harry Bajraktari: Për mu ka qenë, për mua, e kem shiku ma herët se çka ndodhte në Kosovë në pajtimin e gjaqeve e gjitha ato, për mu ka qenë nji akt, nji akt human edhe nji akt…. Kur e shikon se si Kosova gjinet, ku është sot, kena shumë sakrifica e njerëzve, si kanë vdekë ,e si i kanë vra. Njerëzit kanë liftue, për shembull forcat shqiptare, forcat e Kosovës kanë liftue në vitet e ‘90-ta, NATO vjen me pshtu, komuniteti jonë, diaspora e angazhon Amerikën për me ndihmue. E kur e shikon, jonë tri-katër gjana si e kanë pru këtë ditë s’bashki, e nji është Pajtimi i Gjaqeve, ka qenë me të vërtetë në kohën e dufshme, ka qenë instrumentalisht ku e ka ba diferencën për popullin tonë se e ka tërhjekë atë problemin njerëzit si e kanë pasë nërmjet veti, e kanë hjekë atë problemin se nuk e ka pasë dronë tash se del e vret dikush, o bohet dishka, e vetëm dronë e ka pasë se p’i vretë Serbia dhe si me liftu Serbinë dhe si me nimu dhe si me qëndrue.

E, është, është, ishte nji akt human, nji akt i mirë, nji akt qëndrese, nji akt, është nji akt krenaria e kombit tonë. Na jena krenarë për shumë gjana, se populli jonë ka ba, për shembull, forcat tona, djemtë edhe vajzat tona si kanë liftue tanë jetën, një qind e sa vite kanë liftue, ose pesë qind vite kanë liftu me Turqinë, na kena familjen tonë, për shembull në 1878-ën fshatin tonë e kanë djegë turqit, në 1998-ën e kanë djegë serbët, në 1912-ën e ‘13-ën na kanë djegë e pushkatue, edhe kohë mas kohe jonë, se populli jonë ka qëndrue me qindra vite për t’u shlirue, për të fitu të drejtat, për të fitu lirinë. E ky ishte nji, nji, nji akt, akt human ku kohë mas kohe ka ndodhë ksisoji, për shembull në vitin 1890-ën, ‘95-ën Kuvendi në Junik, Binak Alija i Krasniqës ishte kryetar i pajtimeve të gjaqeve, në të njëjtin koncept si Anton Çetta, në atë kohë ku u mobilizojke populli dhe forcat me liftu kunraj Turqije, si e dini 1912-ën jena shpallë pavarësinë, po 20-30 para asaj kohë i kanë para asaj kohe i kanë pajtu gjaqet, i kanë pajtu gjanat për të liftu kunraj armiqve të vet, si e okupojnë venin tonë, kjo ka qenë fenomenal, nji punë e madhe. E une ndij vehten fatlum se baba im edhe nana më kanë pru në Amerikë edhe kom qenë pjesë e kësaj lëvizje ose pjesë e shlirimit të Kosovës.

Për herë të parë e ndij vehten unë edhe familja ime e kom mundësinë me e liftu Serbinë ose armiqtë tonë nga Washingtoni, kurse të parët e mi, familja ime s’e kanë pasë kurrë këtë shancë, edhe shumë e shumë të tjerë nga Kosova, nga viset shqiptare. E për mu është nji lumturi e madhe si e kom pasë këtë fat, e mu ka dhanë ky fat me qenë pjesë për të ba diferencën për popullin tonë e për vendin tonë, është nër ni kënaqësia ma e madhe si e kom në jetë se kom qenë fatlum t’jom pjesë ku mund të boj diferencën në këtë aspekt. Faleminderit!

Anna Di Lellio: Thank you! [Faleminderit!]

Download PDF