Shumë urime për mu!

Nga Lisa Nagavci

Javën e fundit gjatë qëndrimit tim në Izrael, si studente në shkëmbim, më kujtohet një ditë para se të largohesha akoma mendoja se do të qëndroj atje edhe për dy muaj, në varësi të asaj që do të ndodhë pas situatës me COVID-19. Më kujtohet që fatmirësisht, para se të ndodhnin rastet e para pozitive të COVID-19 në Izrael, Ambasada Shqiptare në Izrael ra në kontakt me të gjithë studentët shqiptarë nga Kosova, kështu që u takuam me të gjithë dhe morëm kontaktet e tyre. Dhe mbaj mend një ditë para mini-diplomimit tonë, një person nga Ambasada na kontaktoi dhe na pyeti nëse do të qëndronim në Izrael apo jo. Dhe, pasi diskutuam gjatë me ta, kuptuam që ndoshta do të ishte më së miri për ne të ktheheshim në shtëpi për shkak të fluturimit të fundit nga Izraeli për në Shqipëri. Në atë moment, aeroporti në Kosovë ishte mbyllur, kështu që fluturimi i fundit nga Izraeli për në Shqipëri ishte pas një dite. Ishte një vendim spontan i momentit të fundit kur vendosëm, “Mirë, ne do të kthehemi në shtëpi nesër”.

Më kujtohet që ditët e fundit ishin shumë kaotike, njëra, sepse isha disi e emociunuar që po kthehesha në shtëpi, por, në të njëjtën kohë, të gjithë miqtë e mi po shkonin dhe ishte hera e fundit që do t’i shihja. Dhe gjithashtu një ditë më pas, ne do të diplomonim. Ne duhej të kishim një ceremoni të madhe diplomimi, por për shkak të të gjitha rregulloreve dhe rregullave të distancës fizike, nuk na lejohej ta kishim. Kështu, ditën e fundit, shkolla zhvilloi një lloj mini-diplomimi. E gjitha ishte jashtë, mabnim distancë fizike, dhe nuk po ndodhnin shumë gjëra. Nuk ishte ceremoni. Kryesisht ishim duke bërë fotografi. Mbaj mend që fluturimi im ishte një orë pas kësaj, kështu që unë dhe studentët e tjerë nga Kosova dhe miqtë e mi thjesht bëmë disa fotografi dhe pastaj paketuam shpejt gjithçka që na kishte mbetur për të paketuar dhe shkuam drejt në aeroport.

Mbaj mend se ishte një vendim në moment të fundit, ne nuk kishim para të mjaftueshme për të paguar për autobus. Trenat në atë moment nuk po funksiononin sepse i gjithë vendi ishte i mbyllur. Pra, ne i mblodhëm disa monedha që kishim, dhe për fat të mirë kishim mjaftueshëm për të shkuar deri në aeroport. Zakonisht, unë kam një përvojë të keqe me aeroportet sepse nuk më pëlqen se sa shumë janë të mbushur me njerëz, por mbaj mend që aeroporti i Tel Avivit ishte pothuajse plotësisht i zbrazët dhe pashë vetëm tre ose katër persona atje. Kështu që kjo ishte e këndshme për mua. Më pëlqeu shumë.

Shkuam në aeroplan, por në atë moment, ende nuk e ndjeja që po kthehesha në shtëpi sepse ishte vendim i nxituar. Mbaj mend që isha pak emocionale, kisha qarë në diplomim, por isha e frikësuar sepse nuk e dija se çfarë do të ndodhte dhe e dija që duhej të karantinoheshim kur kthehemi në shtëpi. Kështu që, mbaj mend se ishte një udhëtim shumë i hutueshëm për në shtëpi. Për herë të parë më pëlqeu të fluturoja sepse aeroplanët ishin gjithashtu shumë bosh, kështu që ishte një rresht i tërë i lirë dhe nuk duhej të afrohesha me njerëz, që të mos mund të merrja frymë. Unë mund të vendosja këmbët lart, të kaloja shumë mirë dhe të bëj një gjumë të mirë.

I gjithë problemi që po ktheheshim në shtëpi ishte se po fluturonim nga Izraeli për në Shqipëri, dikush duhej të vinte të na merrte në aeroport. Dhe mbaj mend që kemi kontaktuar disa ambasada. Kemi kontaktuar ambasadën e Kosovës në Turqi, dhe më pas kemi kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kontaktuam shumë njerëz sepse duhej të gjenim dikë që të na merrte dhe prindërit tanë në atë kohë nuk ishin të gatshëm të vinin, sepse do të thoshte se edhe ata duhej të karantinoheshin për dy javë me ne në konvikte të qytetit. Por, pas shumë përpjekjesh dhe më pas dështimit për gjetur dikë që të na merrte, babai i një nga shoqeve të mija doli vullnetar dhe na takoi në aeroportin e Shqipërisë në Tiranë. 

Ai kishte veshur një nga ato kostumet hazmat. Nuk e di se si e mori atë, por po përpiqej të ishte i sigurt dhe kështu. Udhëtimi nga Shqipëria në Kosovë ishte vërtet qesharak, sidomos kur mbërritëm në kufi. Të gjithë policët atje ishin të frikësuar nga ne kur u thamë atyre se po ktheheshim nga një fluturim nja Izraeli. Mbaj mend që të gjithë bërtitnin që të qëndronim në makinë, por ne nuk kishim pasur ajër të pastër për disa orë, kështu që ne shumë qetësisht dolëm jashtë dhe thjesht shkuam në cep të kufirit duke u përpjekur të largoheshim nga të gjithë vetëm për të marrë frymë. Ata na bënë shumë pyetje, bënë disa rutina që duhej të bënin, dhe pastaj ne u larguam nga kufiri, shkuam drejt konvikteve të qytetit.

Më kujtohet momenti kur arrita atje, thjesht doja të shpërtheja në lot sepse konviktet e studentëve janë shumë afër shtëpisë sime dhe unë mund të shihja banesën time dhe lagjen time nga atje, por unë nuk mund të largohesha. Në të vërtetë ishte hera e parë që po shihja konviktet e studentëve nga brenda. Ata dukeshin më të vegjël kur i shihja derisa shëtisja nëpër qytet. Por kur hyra brenda pashë shumë ndërtesa, dhe ishin disa mjekë që qëndronin larg nesh, duke na bërtitur që të mos afroheshim, duke na bërë shumë pyetje. Thjesht mbaj mend që isha kaq e lodhur dhe kaq emocionale që u desh të largohesha nga Izraeli kaq herët. Mendoj se më doli një lot. Nuk jam plotësisht e sigurt, por mendoj se pothuajse fillova të qaj.

Praktikisht, pas gjithë atyre pyetjeve, deri në atë moment ne nuk kishim fjetur që dymbëdhjetë orë, u deshëm të prisnim, kishim një ndalesë shumë të gjatë në Stamboll, dhe dikur na dërguan në dhomat tona. Për fat të mirë, unë nuk isha vetëm në konviktet e studentëve, sepse disa miq ishin gjithashtu me mua. Ata kishin studiuar në Izrael me mua. Isha në dhomë me një nga shoqet e mija më të ngushta, kjo ishte e këndshme.

Por mbaj mend momentin e parë kur u futëm në dhomë, e pamë që ishim në një dhomë të vogël me dy shtretër dhe pothuajse pa hapësirë ​​për të ecur. Kështu që, mua dhe shoqën time thjesht na kaploi paniku dhe hapëm dritaret sepse kishim nevojë për ajër dhe ndiheshim shumë klaustrofobike. Filluam të pastrojmë dhe dezinfektojmë gjithçka sepse na dhanë disa pajisje pastrimi, gjë që ishte shumë e sjellshmë nga ana e tyre, dhe gjithashtu shampon dhe pastë dhëmbësh dhe gjëra të tilla. Kështu që, ishte mirë që mund të pastroheshim përsëri, edhe pse dhomat ishin dezinfektuar para se të hynim. Ishte mirë të sigurojmë vetën si, “Hej, gjithçka është e pastër”. Mbaj mend që kam bërë një gjumë shumë të gjatë menjëherë pasi hyra në dhomë.

Dhe pasi darkuam për herë të parë ditën e parë, pamë ushqimin, dhe ishte ushqim mense, si në çdo mensë tjetër. Nuk ishte aq keq, por duke e ditur që shtëpia ime ishte dy minuta larg, ku mund të kisha ushqim shumë të shijshëm të shtëpisë, isha vërtetë e trishtuar. Dhe gjithashtu nuk mendoj se ai ushqim ishte i mjaftueshëm. Ne uriteshim shumë sepse nuk kishim asgjë tjetër për të bërë përveç se të mendonim kur do të hanim mëngjes, drekë dhe darkë. Gjithashtu, unë dhe shoqja ime e dhomës, në atë kohë, kishim gjumin e rëndë, kështu që kurrë nuk kemi dëgjuar kur ka ardhur mëngjesi, dhe thjesht nuk hanim mengjës asnjë ditë. Pra, kemi ngrënë dy vakte çdo ditë, dhe nuk ishin as vakte shumë të mira. Por ishte në rregull. 

Mendoj se ato dy javë që qëndruam atje filluan mirë. Po, ishte stresuese dhe kishim panikë në fillim, por prapë se prapë u argëtuam dhe qeshëm. Por, deri në fund të atyre dy javëve, mbaj mend që nuk kam folur as një herë me shoqen time. Vetëm u zgjonim, rrinim në telefon tërë ditën dhe nuk bëmë as bisedën më të vogël. Kështu që brenda dy javësh, filloi të na mungonte privatësia dhe u lodhëm nga shokët tanë. Unë i dua ata me gjithë zemër, por, pas dy javësh, ne u lodhëm aq shumë nga njëra-tjetra dhe nuk donim të shiheshim më kurrë.

Dhe gjëja më e trishtueshme ishte se, në gjysmë karantinimit, unë i bëra 18 vjet. Rritesh me idenë se ditëlindja e 18-të do të jetë mahnitëse, do të besh një ndej dhe gjithçka. Më në fund je i rritur. Dhe praktikisht unë e festova ditëlidnjet e 18-të mbi një copë buke, sepse ajo ishte krejt çfarë kishim në dhomë. Por ishte mirë. Miqtë e mi nga shkolla në Izrael, të gjithë – mbaj mend se ishte ora 2:00 e mëngjesit kur shoqja ime më e mirë shkroi në grupin e shkollës si, “Hej,  po bëjmë një takim të Zoom për ditëlindjën e Lisës”, por të gjithë ishin në gjumë, kështu që ishin rreth pesë persona në takim, dhe katër prej tyre nuk ishin as njerëz me të cilët isha e afërt. Ata thjesht ishin zgjuar. Ata më thanë, “Gëzuar ditëlindjen”, dhe kaq. Ishte një ditë e mirë sepse po merrja shumë mesazhe nga miqtë e mi, dhe kryesisht miqtë që nuk do t’i shihja për një kohë shumë të gjatë. Patjetër që kam qajtur pak në ditëlindjen time. Nuk e di, mesazhet më ndikuan dhe kjo më bëri të ndishme.

Kjo ishte e tëra pak a shumë. Ditëlindja ime ishte pika më e ulët dhe më e lartë e karantinës. Në fund të dy javëve, ne ishim shumë të emocionluar për t’u kthyer në shtëpi. Dhe gjatë gjithë karantinës, prindërit e mi do të vinin. Ata padyshim që nuk u lejuan në konviktet e studentëve, por unë i shihja nga dritarja duke më përshëndetur me dorë. Ata më përdhendetnin dhe më thërrisnin në telefon. Dhe kam fotografi të miat në dritare duke i shkuar me një fytyrë shumë të trishtuar, por gjithsesi ishte bukur. Pastaj u bënë dy javë.

Nuk kam shumë kujtime, sepse ato javë kaluan shumë ngadalë dhe nuk kishte ndonjë ndodhi.. Absolutisht asgjë nuk ka ndodhur, dhe vetëm mbaj mend që më në fund dola dhe përqafova prindërit e mi. Gjëja e parë që u’a thashë ishte, “Mirë, e di që shtëpia jonë është dy minuta larg, por merrni një rrugë më të gjatë, në mënyrë që të shoh përsëri qytetin dhe t’i shoh përsëri njerëzit”. Ne shkuam në një dyqan dhe blemë luleshtrydhe, dhe blenë të gjitha ushqimet e mia të preferuara, dhe lehtësimi më i madh ishte  kur u ktheva në shtëpi. Por pas kësaj, unë duhej të bëja vetë-karantinohesha në shtëpi për dy javë, kështu që nuk u largova nga shtëpia, nuk dola jashtë një muaj të tërë.

Herën e parë që dola jashtë, ishte akoma ora policore ku na lejohej të dilnim vetëm për një orë [e gjysmë] në ditë dhe gjëra të tilla, kështu që unë shkova në një dyqan poshtë, bleva një çokollatë dhe u ktheva, dhe kjo ishte pak a shumë se si kaloi karantina ime ne përgjithësi.

Konviktet kishin ndërtesa të ndryshme. Ne ishim në një ndërtesë, ndërsa babai i shoqës time, i cili gjithashtu ishte në karantinë për dy javë, ishte në një ndërtesë tjetër. Nuk na lejohej të largoheshim fare nga ndërtesat tona. Ne ishim katër shoqe në karantinë, katër persona nga e njëjta shkollë në karantinë, kështu që unë dhe një shoqe, dhe dy shoqe tjera në një dhomë tjetër. Ata ishin në një kat tjetër. Dhe, teknikisht, nuk na lejohej të largoheshim, por shumë njerëz e bënin pa marrë parasyshë. Edhe kur dilnim jashtë, shihnim fqinjët tanë duke u shoqëruar dhe duke pirë duhan në korridor. Pra, teknikisht nuk na lejohej të largoheshim, por sepse ne të katërtat kishim ardhur vendi i njejtë dhe ishim në karantinë në kampus për tre javë tashmë, ata [zyrtarët] na lejonin të shiheshim herë pas here përderisa sa nuk flisnim me askënd tjetër.

Në fillim, në fillim, prindërit tanë lejoheshin të na sillnin pak ushqim. Pas kësaj, ata [zyrtarët] krijuan disa rregulla që lejonin njerëzit të sillnin ushqim vetëm për gratë në karantinë që janë shtatzënë ose diabetikët. Por, në fillim, kur prindërit tanë na sillnin ushqim, ne nuk na lejonin të zbrisnim në katet e fundit për ta marrë atë. Duhej të prisnim që njerëzit që punonin atje, për shembull vullnetarët, të na sjellin atë në dhomat tona. Kaq ishte.

I kam telefonuar shumë miqtë e mi nga shkolla dhe prindërit e mi. Gjithashtu, në atë kohë, ende kishim detyra për të përfunduar, detyra mjaft të rëndësishme. Por gjithmonë përpiqesha të qëndroja zgjuar që të provoja të mbaroja gjithçka, por, përderisa isha në karantinë në konvikte, më kujtohet që nuk kam bërë asgjë për shkollë, sepse thjesht nuk mund të përqendrohesha. Kam provuar diçka aty këtu. Ne ishim në karantinë, por ende kishim detyra të shkollës pëe të bërë.

 


Lisa Nagavci është studente e cila aktualisht jeton në Prishtinë. Nagavci ndau me ne tregimin e saj në vetën e parë rreth përvojave përgjatë karantimit të COVID-19 pandemisë. 

Ilustrimi nga Renea Begolli